BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja si Koço Kota u kap nga grekët dhe ju dorëzua Partisë Komuniste, tentativat e tij për bashkëpunim dhe vdekja në burg

CIA zbardh detajet, ja si Koço Kota u kap nga grekët dhe ju

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë pushtimit gjermano-italian dhe regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi. Në një dokument voluminoz, CIA tregon me detaje rrëfimin e një funksionari të partisë dhe që ka qenë pjesë e luftës, pa përmendur emrin. Sot po tregojmë rrëfimin e tij për Koço Kotën. Ai jep detajet që nga arrestimi në Greqi e vdekja në burg.

31 janar 1957

Raport Partia e Punës

(Vijon nga numri i kaluar)

Cilat janë veprat e ngritura sot nga pushteti komunist? Ç’rezultate ka arritur deri më sot ky regjim?

Situata ishte e keqe dhe në sferën politike. Liritë e njeriut dhe të drejtat e tij ishin shumë të kufizuara. Ndërsa në fushën e kulturës dominonte injoranca e analfabetizmi dhe një situatë e tillë në të kaluarën e favorizonte Partinë Komuniste në ditët e saj. Populli shqiptar nuk është pra as si populli gjerman, as si çekët, polakët apo hungarezët. Një situatë e tillë ekonomike si ajo në Shqipëri do të kishte shkaktuar te këta popuj një revolucion ose lëvizje revolucionare. Por në Shqipëri nuk ekziston një lëvizje e tillë pasi populli shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë situatë më të mirë që t’i rëndojë shumë situata e sotme. Unë mendoj se e mira dhe e keqja janë relative.

Pikërisht për këtë sot në Shqipëri e them me bindje se nuk ka rezistencë aktive kundër regjimit komunist. Ka vetëm një rezistencë pasive kryesisht në fushën ekonomike. Fshatarësia do të donte që detyrimet të ishin më të pakta, inteligjenca do të donte të trajtohej më mirë dhe punëtoria do të donte të paguhej më tepër. Pastaj nuk duhet harruar që kundërshtarët e komunizmit sot në Shqipëri, në mos gaboj janë ish-tregtarët, ish-oficerët e regjimeve të kaluara dhe nëpunësit e lartë të Zogut, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë forcë e vendosur revolucionare. Këto shtresa i tremben veprimit të dhunshëm siç i trembej djalli temjanit. Pra në përgjithësi situata më duket se interpretohet në mënyrë të njëanshme nga shumë në Perëndim, ose sipas dëshirave personale të secilit. Partia ka humbur mbështetje në krahasim me vitin 1945, por unë personalisht mendoj se gjendja në Shqipëri nuk mund të përmbyset brenda një nate, jo vetëm tani, por ndoshta as në të ardhmen. Pa një ndërhyrje të jashtme të armatosur nuk ka përmbysje të situatës në Shqipëri. Kjo sepse partia sundon me anë të mjeteve të saj të njohura si terrori, i cili drejtohet ndaj kundërshtarëve të njohur. Ajo ka gjithashtu influencë politike dhe morale, prej mbështetjes në klasat punëtore, e gjithashtu në shtresat e varfra fshatare dhe te rinia. Me anë të aktivitetit të saj propagandistik ajo ruan mbështetjen te masat. Në një analizë të fundit unë mendoj se populli shqiptar ndahet në tri kategori; në atë të njerëzve që përkrahin aktivisht regjimin siç janë anëtarët e partisë, pjesa kryesore e rinisë së organizuar në grupet e partisë, punëtorët etj. Një tjetër është kategoria e njerëzve që janë kundërshtarë të regjimit siç është fshatarësia e pasur (të ashtuquajturit kulakë) paria e Veriut, tregtarët dhe nëpunësit e lartë të regjimeve të kaluara. Dhe kategoria e tretë është ajo e shtresave më të gjera të popullsisë, si fshatarët e mesëm, fshatarët e thjeshtë, nëpunësit e vegjël etj., që është një kategori asnjanëse e papërfshirë në lëvizjen politike komuniste. Kategoria e parë është më e madhe se e dyta, e cila ka më pak influencë. Kategoria e tretë është dominuese dhe më e madhe se të dy kategoritë e para sëbashku. Por kjo kategori është neutrale dhe nuk mund të hyjë në lëvizje aktive kundër regjimit. Pra shumica e popullsisë nuk është me partinë, por nuk është as kundërshtarët e saj. Nga forcat aktive të shoqërisë, domethënë shtresat që kanë marrë një qëndrim ndaj situatës së krijuar në Shqipëri, fatkeqësisht partia ka shumicën ndërsa kundërshtarët e saj janë në pakicë. Pra rreth 30 për qind e popullsisë ka një qëndrim ndaj situatës politike në vend ndërsa pjesa që mbetet, rreth 70 për qind nuk janë as me partinë as kundër saj. Kjo është gjithmonë sipas opinionit tim personal, nga fakti se popullsia shqiptare është shumë e prapambetur në aspektin kulturor dhe atë politik. Ajo nuk ka tradita politike dhe nuk ka parë diçka më të mirë nga ajo që ka sot, si dhe nga fakti që pompohet vazhdimisht me propagandë e agjitacion, që synojnë ta kthejnë në robotë. Konkluzioni i këtyre që thashë është se një përmirësim sado i vogël ekonomik në Shqipëri do të rrisë më shumë mbështetjen për partinë. Kërkesat politike nuk veprojnë në Shqipëri me forcën që ato veprojnë në vende të tjera të Lindjes si Çekosllovaki, Gjermani Lindore, Poloni, Hungari etj. Masa primitive dhe e prapambetur shqiptare kënaqet me pak koromane më tepër, sepse nuk ka idealet politike të vendeve si Anglia, Franca, SHBA etj.

-Çështja Koço Kota: arrestimi, dënimi, përfundimi.

Edhe për këtë çështje, për arsye të kohës së gjatë që ka kaluar njohuritë e mia janë të pakta. Gjithsesi përcaktoj se Koço Kota me Vasil Avramin e ndonjë tjetër, kanë qenë nga të vetmit ortodoksë me pozita me rëndësi në pushtetin dhe qeverinë e Zogut. Koço ka qenë thuajse gjithë kohën kryeministër i Shqipërisë. Për këtë arsye në prillin e 1939, kur Shqipëria u pushtua ushtarakisht, Koço Kota së bashku me Zogun u arratisën duke kaluar nga Greqia për në Turqi, e më vonë më duket bashkë me Zogun shkuan në Egjipt. Deri nga viti 1943 mbi Koço Kotën nuk kisha dëgjuar të flitej konkretisht për veprimtari politike. Në fillim të 1944 si Balli Kombëtar dhe Legaliteti po kërkonin aleatë anti-komunistë nëpër organizatat nacionaliste në shtetet fqinje si Greqia e Jugosllavia për të përfituar sado pak ndihmë në luftën kundër komunistëve. Atëherë Koço Kota u duk përsëri në horizontin politik shqiptar me funksionet e një delegati të lëvizjeve nacionaliste greke pranë emigrantëve politikë shqiptarë, që dikur ishin larguar në Turqi. Di se ai ka qenë një ndërlidhës më shumë i Legalitetit. Veli Vasjari për shembull, kur u kap nga partizanët deklaroi mes të tjerave se bashkëpunonte me Koço Kotën në emigracion për të bashkuar elementin shqiptar në emigracion me partinë e Legalitetit dhe për ta afruar atë me Partinë Komuniste (Frontin Nacional-Çlirimtar). Në fakt Koço Kota nga të gjithë eksponentët e Legalitetit e ka dashur më shumë bashkëpunimin e nacionalistëve me komunistët, madje kam dëgjuar se ai ka kontaktuar me përfaqësues komunistë për një zgjidhje pozitive të çështjes por është refuzuar prej tyre. Mund të them se ka qenë një legalist dhe në të njëjtën kohë mik i sinqertë i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Por më tepër se një kryetar legalist në Shqipëri, ai ishte eksponent i legalistëve jashtë atdheut dhe deri diku përfaqësues i një fraksioni të Legalitetit që ishte krahu me demokratik e më liberal i saj. Opinioni im personal është se fraksioni i Koços ishte mjaft i pavarur në mendimin dhe veprimet e tyre, por forca e tij ishte e vogël. Më tepër se një fraksion politik ai ishte një fraksion i disa individëve, i kufizuar në sferat e larta të legalitetit, ndërsa në praktikë puna e Koço Kotës ka qenë zero. Ai është arrestuar nga forcat partizane greke në ditët pas çlirimit të vendit nga gjermanët dhe si element shqiptar është paraqitur te një delegacion i Partisë Komuniste shqiptare që kishte shkuar atje për identifikimin e të arrestuarve. Me sa mbaj mend në ketë delegacion komunist shqiptar bënin pjesë Kiço Samaraj dhe Naum Gedeshi. Si element i Legalitetit dhe me akuzën si “bashkëpunëtor me reaksionin grek jashtë atdheut për organizimin e emigracionit në gjirin e partisë së Zogut” Koço Kota është dënuar nga gjykata speciale për bashkëpunëtorët e okupatorit me 10 ose 15 vjet burg në mars 1945. Pas dënimit ai u dërgua në burgun e armiqve të popullit në Burrel ku dhe vdiq. Dënimi dhe vdekja e tij në burg bënë që i biri i Koço Kotës, Nuçi Kota i diplomuar për drejtësi në Paris, të largohet nga miqtë e tij komunistë në Paris duke u bashkuar me kundërshtarët e tyre, me sa kam dëgjuar shkoi me eksponentët e Komitetit Shqipëria e Lirë. Më gjatë nuk di ç’të them për të birin e Koço Kotës, por di se në Shqipëri konsiderohet armik dhe “tradhtar i popullit”. Di gjithashtu se para se të shpallej armik e “agjent i fuqive të huaja imperialiste” Partia Komuniste ka bërë mjaft përpjekje që ta afrojë Nuçi Kotën në vitet 1945-1946 me qëllim që të përdorte kapitalin e tij politik që ai gëzonte nga i ati si dhe influencën e tij me shqiptarët intelektualë në Francë. Para se t’i jap fund kësaj përgjigjeje, shtoj se influenca e Koço Kotës në popullin shqiptar ka qenë dhe është zero. Partia mund ta përdorte këtë njeri (dhe ndoshta e përdori deri në njëfarë mase) vetëm kundër disa individëve në gjirin e Legalitetit. Vetë fakti që nuk e vrau atë në kohën kur kokat e njerëzve iknin si mizat në Shqipëri, tregon se Partia Komuniste nuk kishte akuza konkrete ndaj Kotës, por e konsideronte si njeri që nuk kishte zhvilluar veprimtari të madhe kundër partisë dhe Frontit Nacional-Çlirimtar. Për hollësira të mëtejshme mendoj se duhet kërkuar gazeta “Bashkimi” e muajit mars 1945, ku shkruhen tekstualisht akuzat e gjyqit special të gjyqit special (kryetar Koçi Xoxe, prokuror Bedri Spahiu).

-Kur dhe në ç’vend u bë takimi mes përfaqësuesve të partizanëve grekë dhe atyre të Frontit Nacional-Çlirimtar? Cilët ishin përfaqësuesit?

Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jap asnjë përgjigje konkrete, por mund të them vetëm sa di. Takimet mes partizanëve grekë dhe FNÇ janë bërë në krahinën e Korçës dhe të Gjirokastrës nga përfaqësues të dy palëve që prej vitit 1943, nganjëherë dhe brenda tokës greke. Di vetëm se personat nga pala shqiptare që janë takuar me grekët, por as kohën, vendin apo objektin e bisedimeve dhe rezultatet e arritura.

Personat ishin: Pandi Kristo ishte atëherë sekretar politik i qarkorit të Korçës, tashmë në burg si dora e djathtë e Koçi Xoxes e agjent i Titos. Nesti Karenxhiu, atëherë sekretar i rinisë për Korçën, tashmë në burg pas gjyqit të Koçi Xoxes si agjent i Titos. Bedri Spahiu, asokohe sekretar politik i qarkorit të Gjirokastrës, më vonë përjashtuar nga partia si element borgjez. Më 1954 e lashë jashtë partisë me banim në Tiranë. Të tjerë nuk di.

Më të lexuarat