BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja si nisi beteja e spiunëve me regjimin e Enver Hoxhës, Sigurimi i Shtetit kishte shtrirë ndikimin dhe jashtë vendit

CIA zbardh detajet, ja si nisi beteja e spiunëve me regjimin e Enver

CIA dhe shërbimi sekret Jugosllav më 1953 detajuan planin e bashkëpunimit mes tyre për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës. Gazeta sjell pjesën e fundit të bisedimeve të mbajtura në Beograd. Në raundin e fundit të tyre në fokus ishte Sigurimi i Shtetit. Amerikanët nuk kishin shumë informacione të sakta për të, ndërsa jugosllavët ngritën shqetësimin se Sigurimi Shqiptar arrinte të merrte informacione dhe për operacionet e tyre.

 

Ashpërsia e regjimit

Zoti B tha më pas se pranimet e fajit në gjyqet komuniste nuk mund të shpjegohen të gjitha vetëm me torturën. Një faktor i rëndësishëm në to ishte shfrytëzimi i devotshmërisë së anëtarëve dhe i ideologjisë së partisë, deri në pikën ku ata besonin se pranimi i fajit të tyre ishte në interes të partisë. E njëjta besnikëri vërehet dhe në nivele më të ulëta të partisë. Në lidhje me Shqipërinë ne duhet të mbajmë qëndrimin se Hoxha dhe rrethi i tij janë vetëm një klikë dhe nuk përfaqësojnë të gjithë partinë komuniste. Partia Komuniste Shqiptare ndryshon nga të tjerat pasi nuk është imponuar te populli me anë të takeve e bajonetave ruse, por erdhi në pushtet me luftë dhe sakrifica. Kubark ndërhyri duke thënë se në një vend të pazhvilluar si Shqipëria, është e mundur që partia të ketë shumë oportunistë dhe se një pjesë e apelit ideologjik të komunizmit ka humbur për arsye se partia është kthyer në një vegël të Hoxhës. Ndaj kësaj zoti S u përgjigj se duhet bërë dallimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera satelite si Hungaria e Rumania, në të cilat ka shumë oportunistë pasi partitë nuk e kanë provuar veten e tyre në luftë. Meqenëse shumica e atyre të pranuar në parti pas luftës janë zgjedhur mes fshatarëve që kanë marrë tokë, ata konsiderohen si të besueshëm. Ai shtoi se është e rëndësishme të punohet me të gjitha forcat, duke përfshirë dhe elementë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si pjesë e faktorëve të brendshëm. Më tej ne pyetën nëse duhet ose nëse mund të sigurojmë njëfarë koordinimi mes Komitetit Shqipëria e Lirë dhe Komitetit të Prizrenit, apo ndoshta dhe mes grupeve të tjera si BKI. Zoti S tha se këto organizata nuk mund të jenë krijesa të agjencive të inteligjencës dhe duhet të gjejnë vetë terrenin e tyre të bashkëpunimit. PBERM beson se bashkimi i gjerë i refugjatëve përfaqësohet nga Komiteti i Prizrenit, i cili ka programin e linjën më korrekte për të mirën e njerëzve në Shqipëri. Jugosllavët do të ishin të lumtur nëse të gjithë shqiptarët arrijnë një marrëveshje, pasi çlirimi i Shqipërisë është problem i shqiptarëve. Ndaj kësaj ne komentuan se PBERM e konsideron jorealiste që grupe si Komiteti i Prizrenit dhe Komiteti Shqipëria e Lirë të bashkëpunojnë dhe të marrin asistencë e konsulencë nga jashtë. Zoti C tha se jugosllavët jo vetëm që i japin Komitetit të Prizrenit asistencë materiale, por dhe konsulencë në veprim dhe organizim. Ata ishin dakord me idenë e bashkëpunimit mes komiteteve të refugjatëve shqiptarë, megjithëse kishin rezerva për disa artikuj të Komitetit Shqipëria e Lirë në gazetën e saj ku shfaqeshin dyshime ndaj Komitetit të Prizrenit.

Pikat e forta

Ne pranuam se një nga pikat e forta të regjimit shqiptar ishte besimi i popullit se ai mbron pavarësinë e vendit dhe integritetin territorial. Prandaj nëse bëhej diçka për të hequr këtë frikë te shqiptarët kjo do të ishte një goditje e rëndë për regjimin e Hoxhës. Ne pyetën jugosllavët nëse ndonjë deklaratë publike apo gjest bindës do të shuante këtë frikë te shqiptarët. Zoti S tha se shqiptarët e dinë se Jugosllavia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Ne përsëri pyetëm nëse ndonjë deklaratë publike do të kishte reagimin e pritur. Zoti S tha se Greqia për shembull, nuk e ka bërë një deklaratë të tillë deri tani. De Gaspari në Itali ka thënë diçka të vakët, por duke parë eksperiencën historike të Shqipërisë me Italinë, deklarata nuk ishte shumë siguruese. Gjithsesi ata mendonin se kjo nuk do të kishte efekt. Zoti B përmendi më tej dy pika të rëndësishme të ngritura nga Kubark; besnikërinë e dobët të forcave të armatosura shqiptare edhe dyshimet në besnikërinë e Sigurimit. Ai pyeti mbi saktësinë e mundshme të këtyre informacioneve, pasi më herët kishte thënë se informacionet e grupeve të infiltruara ishin zakonisht të ekzagjeruara ose të rreme. Ai tha se PBERM e vlerësonte këtë çështje sipas eksperiencës së saj prandaj nuk mund t’i merrte si të mirëqena raportimet, siç kishte ndodhur në rastin e Muharrem Bajraktarit kur u raportua se gëzonte mbështetje të madhe në zonën operacionale dhe se njerëzit mezi prisnin ardhjen e tij atje. Zoti S shtoi se megjithëse Italia thotë se Jugosllavia dëshiron gjendjen aktuale në Shqipëri, duhet të jetë e qartë nga takimi se Jugosllavia kundërshton regjimin e Hoxhës dhe është në favor të përmbysjes së tij, por vetëm kur situata ndërkombëtare të jetë e favorshme. Zoti C tha se agjenti më i mirë i Kubark në Shqipëri ishte ai i Alush Lleshanakut, i asgjësuar në dhjetor 1950. Ai tha se besonte se Kubark ka marrë informacione të gabuara nga Komiteti Shqipëria e Lirë, siç ishte dhe në rastin e raportimeve për Muharrem Bajraktarin. Nëse SHBA mbështetet vetëm në informacionet e refugjatëve dhe agjentëve, atëherë regjimi i Hoxhës do të kishte rënë për 24 orë. Ai tha se ishte e nevojshme të shkatërrohej monopoli i Hoxhës si mbrojtës i pavarësisë së Shqipërisë dhe të akuzohet si vegla kryesore e skllavërimit sovjetik. Pavarësia dhe integriteti territorial i Shqipërisë mund të garantohen me arritjet pozitive të revolucionit. Për më tepër ai tha se Italia nuk ka të drejta në Shqipëri. Në komentuam mbi papërshtatshmërinë e sloganit të Komitetit Shqipëria e lirë “Vdekje Komunizmit” dhe pyetëm se çfarë do të ishte më e përshtatshme në apelin ndaj shqiptarëve. Zoti C tha se slogani duhet të dalë nga programi i organizatës. Në lidhje me minoritetin shqiptar në Jugosllavi ne kërkuam nëse mund të punohet për mbledhjen e shqiptarëve të afërt me Shehun. Zoti C tha se këta ishin njerëz që Shehu i ka rekrutuar për operacione kundër Jugosllavisë.

Takimi i fundit

Sesioni final i takimit nisi rreth orës 17.15 dhe nisi me diskutimet e përmbledhjes së informacionit dhe bashkëpunimit reciprok. Ne shprehëm mendimin se bashkëpunimi mund të rritet. Zoti B sugjeroi se PBERM ishte e interesuar për shqiptarët në Gjermani pasi mes tyre ishte një agjent depërtimi që kishte raportuar për planet e lëshimeve me parashutë (kjo me sa duket i referohet një rasti të kohëve të fundit të një agjenti jugosllav në Mynih që po tentonte të kryente një operacion në Gardën e Shqipërisë, aktivitetet e të cilit kishin rënë në vëmendjen e PBERM). Por pas kësaj reference PBERM dha të kuptonte se ishte në dijeni se të gjitha operacionet e parashutimit të Kubark kishin dështuar dhe gjithashtu sugjeruan se autoritetet shqiptare kishin njohuri paraprake të datave dhe vendeve të lëshimit. Në u përgjigjëm se agjentët tanë nuk zgjidheshin nga grupe si Garda Shqiptare pasi ato në të kaluarën kishin rezultuar të dobëta. Zoti S bëri një koment të dykuptimtë se PBERM zotëron disa informacione interesante mbi këtë subjekt. Në kërkuam opinionin e PBERM mbi shtimin e këmbimit të informacionit mes dy agjencive. Zoti S u përgjigj se me sa dinte ai parimet bazë për këmbimet ishin rënë dakord më parë. Gjithsesi, ai tha se PBERM ishte dakord me propozimin, këmbimet e informacioneve po zhvilloheshin prej një kohe të shkurtër por deri tani kishin rezultuar të ngadalta. Ai tha se duhet të kishte këmbime të freskëta dhe të reja informacionesh, ndërsa shtoi se PBERM nuk kishte një pyetësor për refugjatët pasi hetuesit e saj e njohin mirë Shqipërinë dhe situatën atje, prandaj pyetësorët nuk janë të nevojshëm. PBERM kishte marrë sinjalizime se rritja e këmbimit të informacionit ishte e dobishme. Sinjalizimet i referoheshin lëshimeve me parashutë në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptarë dukej qartë që kishin njohuri paraprake të planeve, prandaj PBERM tha se me siguri kishte dalje informacion. Agjentët jugosllavë thanë se çështja ishte delikate pasi nuk kishim të bënim vetëm me inteligjencën shqiptare por dhe me atë të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të Kominform. Ai përfundoi duke thënë se agjencia e tyre dëshironte të jepte një vlerësim të materialeve që kishte marrë nga Kubark deri tani. Më këtë pikë zoti C kritikoi raportin tonë mbi organizmin e Sigurimit në Shqipëri, duke thënë se raporti është i detajuar, por relativisht i vjetër, duke datuar prej vitit 1949 ose më herët, prandaj nuk ishte dakord me faktet në lidhje me selinë kryesore apo degët e rretheve të Sigurimit. Ai sugjeroi se planet tona të bazuara mbi këtë raport me siguri janë të gabuara. Ai shtoi se prej kësaj date, struktura e Sigurimit është riorganizuar dhe tani oficerët e Sigurimit janë ngarkuar me drejtimin e stacioneve të policisë dhe degëve lokale administrative.

Roli i Sigurimit

Ai tërhoqi gjithashtu vëmendje mbi faktin se sipas një raporti të Kubark, një në çdo dhjetë shqiptarë ishte informator i Sigurimit në kohën e Koçi Xoxes (1948) dhe se prej atëherë Shehu kishte shtuar numrin e informatorëve, që do të thotë se shifra e parë ishte e ekzagjeruar. Ai përmendi gjithashtu se raporti i Kubark thoshte se Kadri Hazbiu ishte i pakënaqur me regjimin, por tha e Hazbiu ka studiuar në BRSS në 1952 dhe tashmë është ngritur në detyrë në rangun major-gjeneral. Në lidhje me deklaratën se ka pasur rreth 2000 dezertues jugosllavë në Shqipëri, ai tha se në të vërtetë nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se 300. Sigurimi gëzon të drejtën e arrestimit e madje edhe të ekzekutonin njerëz. Në lidhje me raportime të tjera nga Kubark, zoti C tha se informacionet mbi rrugët e urat, nuk përfshinin as disa ura të ndërtuara prej pushtimit italian, informacion mbi ndërmarrjet ekonomike ishin të gabuara ose të dorës së tretë, dhe ndoshta më shumë informacion mund të merrej thjesht nga shtypi. Ne pranuam se informacionet mund të përmbajnë pasaktësi dhe se dëshirojmë të përmirësojmë informacionin. Raportime të tilla kanë në mënyrë të paevitueshme vonesa dhe rrjedhimisht mund të jenë të fragmentuara. Ne ngritëm çështjen e koordinimit për luftën politike e psikologjike, si dhe linjën që duhet të mbajmë në lidhje me Shqipërinë. Zoti S reagoi duke thënë se diskutimi i këtyre çështjeve i përket një niveli tjetër dhe nuk ishte i përshtatshëm për këtë konferencë. Ne kërkuam që i njëjti rezervim të bëhej si për këmbimin e ideve dhe për drejtimin që do të merrte bashkëpunimi për influencimin e grupeve shqiptare të emigracionit. Zoti S u përgjigj se pikërisht këtë po bënte, por shtoi se këto grupe duhet të këshillohen të bashkohen në një program të përbashkët, të bazuar kryesisht në programin e Komitetit të Prizrenit, të cilin zyrtarët e PBERM e konsideronin si më të mirin për Shqipërinë dhe që do të mirëpritej nga të gjithë shqiptarët.

Bashkimi i shqiptarëve dhe trajnimet

Ai shtoi se për bashkimin e grupeve shqiptare çështjet duhet të trajtohen si punë të tyre të brendshme, por PBERM nuk kishte kundërshtime mbi afrimin e tyre së bashku. Lidhjet mes agjencive të inteligjencës dhe grupeve të veçanta të emigracionit janë të dëmshme, pasi gjithmonë janë të nxitura nga interesat e agjencive të inteligjencës dhe jo nga ato të kombit të përfshirë. Në lidhje me trajnimin dhe pajisjen e agjentëve dhe këmbimin e mundshëm të informacionit, zoti C deklaroi se informacionet jugosllave bazohen në të dhënat e emigrantëve shqiptarë, të cilat kombinohen me informacionet dhe eksperiencën e agjencisë. Provokimet dhe infiltrimet janë të shpeshta, tha ai, dhe për këtë arsye operacionet e gjera nuk kanë sukses dhe të gjitha ato duhet të kryhen me shumë kujdes. Në një nga rastet ai përmendi një agjent të Mehmet Shehut, të cilin inteligjenca shqiptare u përpoq ta infiltronte në Greqi nga Jugosllavia. PBERM e kapi atë, e bindi të bëhej me palën tonë dhe u përpoq të vazhdonte misionin e tij për llogarinë tonë, por u zbuluam dhe ai u kap nga autoritetet shqiptare pas infiltrimit, megjithëse kishte qenë mik i Mehmet Shehut. Një tjetër arsye për t’u marrë në konsideratë është fakti që shqiptarët flasin shumë. Sa herë që ata kthehen nga një mision në Shqipëri, rreth 100 njerëz e kanë marrë vesh faktin brenda disa ditëve. Karakteri i shqiptarit është i çuditshëm, sa më shumë shpërblehen aq më pak punojnë, dhe janë të gatshëm të kalojnë çdo lloj informacioni, por te ta nuk mund të kesh besim. Edhe Shqipëria është një rast i veçantë prej terrenit të saj dhe mungesës së rrugëve. Prej këtyre vështirësive teknike dhe të tjerave të ngjashme PBERM kërkoi asistencën e Kubark me aparate radio, telefonikë, barka gome dhe mjete të vogla lundruese me bateri. Zoti C tha se PBERM ishte në pritje të një eksperti teknik nga Kubark dhe shpresonte që ai të pajisej me pajisjet e duhura për qëllime demonstrimi.

Infiltrimet

Ai tha më tej se do të ishte me avantazh të siguroheshin një sasi lekësh shqiptare, por meqenëse1 Shqipëria nuk ka marrëdhënie tregtare me askënd, është e vështirë që paratë nxirren jashtë vendit. Edhe njerëzit brenda vendit nuk mund të shesin paratë pasi nuk kanë, dhe për këtë grupet e agjentëve jugosllavë kanë përdorur lira turke floriri apo napoleonë francezë në sasi të vogla, pasi sasi më të mëdha ngjallin dyshime. Agjentët e Kubark kanë tendencë të tregojnë paratë e tyre dhe të mburren se kanë mbështetjen e SHBA. Ata nuk mund të qëndrojnë më gjatë se dy javë në të njëjtin vend. Është gjithashtu e rëndësishme të njohjet ligji shqiptar, tha zoti C, duke shtuar se shqiptarët mund të punojnë njëherësh për disa shërbime të huaja inteligjence. Ne u përgjigjëm duke thënë se agjentët amerikanë të rekrutimit tregojnë për histori të ngjashme me shqiptarët. Sapo një prej tyre zhduket nga komuniteti i tij në emigracion, ai bëhet menjëherë objekt interesi dhe spekulimesh, edhe vetë rekrutimi nga agjencitë sekrete raportohet prej tyre te të gjithë miqtë. Kjo përbën një problem në gjetjen e njerëzve të duhur për t’u rekrutuar. Agjentët e infiltruar e kanë të vështirë të marrin mbrojtjen e miqve të tyre apo dhe të gjetjes së mjeteve të mbijetesës. Në Shqipëri ka mangësi të theksuara ushqimi prandaj dhe ata që kanë vullnetin për të ndihmuar agjentët nuk kanë mundësi t’i mbështesin për një kohë të gjatë. Përfaqësuesi ynë më pas pyeti nëse eksperienca jugosllave është e ngjashme në këtë aspekt. Zoti C tha se kjo është e vërtetë, por nuk është aq problem sa në vitin 1951 kur situata ishte edhe më e keqe. Në lidhje me lëshimet me parashutë, ne pranuam se humbjet janë të rënda pasi agjentët nuk kanë qenë të aftë të përcaktojnë vendndodhjen e tyre dhe atë të miqve të tyre. Zoti S u përgjigj duke thënë se nuk ishte plotësisht dakord dhe se PBERM kishte pasur raste kur agjentët e plagosur ishin strehuar nga njerëz krejtësisht të panjohur prej tyre. Ai tha se në rastet e lëshimeve të dështuara, autoritetet shqiptare kanë pasur informacion paraprakisht dhe agjentët vetëm kanë rënë në grackën e tyre.

Rrjedhja e informacioneve

Gjatë fjalës së zotit S, zoti C shtoi të tjera dyshime mbi daljet e informacionit, duke thënë se disa grupe agjentësh nga Perëndimi kishin kërkuar strehim në Jugosllavi, ndërsa autoritetet shqiptare kishin vazhduar ndjekjen dhe kërkimin e tyre, deri sa ato kishin raportuar gjendjen e tyre te qendra e operacioneve në Itali, dhe autoritetet shqiptare në të njëjtën kohë kishin ndërprerë kërkimet. Kjo tregon se ata janë infiltruar te selia kryesore në Itali, veçanërisht po të marrim parasysh se agjentë të tillë që kanë mbërritur në Jugosllavi janë mbajtur krejtësisht izoluar, dhe se ne nuk kemi pasur eksperienca të tilla me operacionet tona. Më tej zoti C shprehu dyshime të forta për infiltrim brenda Komitetit Shqipëria e Lirë. Ne pyetën nëse PBERM kishte arritur të dërgonte agjentë në Shqipëri që ishin vendosur aty dhe jetonin normalisht. Zoti CX tha se diçka e tillë nuk kishte shumë gjasa dhe gjithsesi nuk është një nga metodat e preferuara të PBERM. Ai shtoi se komunitet shqiptare ishin shumë të vogla dhe në Tiranë qytetarët kishin nevojë për leje që të udhëtonin dhe jetonin. Ne pyetëm nëse PBERM e mendonte të mundshme rekrutimin e rezidentëve lokalë shqiptarë, dhe ruajtjen e kontakteve me ta me anë të agjentëve sekretë nga Jugosllavia. Zoti S u përgjigj se ky natyrisht do të ishte tipi më i leverdishëm i operacioneve, por tha se nuk kishin arritur të gjenin një banor lokal që të mund të mbante gojën mbyllur, dhe se gjithsesi një shqiptar në një pozicion të tillë nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj, kryesisht prej pasigurisë së tyre dhe besimit të tepruar te të afërmit. Ai e përshkroi një operacion të tillë si bombë me fitil, kohëzgjatja e së cilës varet vetëm nga gjatësia fitilit. Ai shtoi më tej se në Shqipëri bijtë janë tradhtuar nga baballarët, pasi me sistemin e ri komunist po humbet forcën dhe “besa” tradicionale e shqiptarëve. Ne komentuam se shumica e agjentëve preferonin të punonin ilegalisht, nganjëherë duke u pajisur me dokumente false por nuk mbështeteshin shumë te to. Zoti S tha se dokumentet ishin përdorur shumë gjatë kohës së italianëve e gjermanëve por nuk mund të bëhet më tani. Gjithsesi ai shtoi se mund të këmbejmë të gjitha informacionet që kolegët dëshirojnë mbi dokumentet shqiptare. Më tej ne siguruam kolegët jugosllavë se çdo agjent i PBERM që kalonte në Greqi nga Shqipëria do të merrej në kujdesin tonë, ndërsa për grupin jugosllav që po mbahet në Athinë ne i thamë se nuk është në duar amerikane. Zoti S përmendi rastin e Mul Bajraktarit i cili kishte qenë në Siri dhe ka shprehur dëshirën të vijë në Jugosllavi. Por ai u sëmur dhe vdiq në një spital në Itali, pasi kishte shkruar një letër ku thoshte se po vritej nga italianët. PBERM dyshon se përgjegjës për këtë është resul Begoviç, pasi Bajraktari kishte bërë një operacion dhe nisi të përmirësohej, por vdiq papritur pasi resul Begoviç u vendos në këtë spital. Sesioni i fundit i konferencës u mbyll me shprehjen e dakordësisë së plotë mes anëtarëve të PBERM mbi këmbimet e informacioneve, koordinimin operacional dhe asistencën e ndërsjellë, të cilat u nënshkruan në një deklaratë mes agjencive.

Më të lexuarat