BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja si spiunët e saj hynin në territorin shqiptar gjatë regjimit komunist dhe qëllimet që kishin

CIA zbardh detajet, ja si spiunët e saj hynin në territorin shqiptar

CIA zbardh detajet, ja si spiunët e saj hynin në territorin shqiptar gjatë regjimit komunist dhe qëllimet që kishin

CIA ka nxjerr në pah të tjera detaje nga operacionet që ajo ndërmori në Shqipërinë komuniste. Në një dokument të deklasifikuar tregohet se si një sërë spiunësh infiltroheshin në vendin tonë dhe aty tregohen detyrat që kishin secili, ku duhet të miqësoheshin me banorët e zonës dhe të grumbullonin s amë shumë informacione.

10 prill 1952

Raport BGFIEND

Ndjenjat e popullit shqiptar

Populli shqiptar i ka pritur me kënaqësi lajmet për krijimin e Komitetit Shqipëria e Lirë. Lajmet kalojnë gojë më gojë dhe ka një simpati të madhe për amerikanët. Shqiptarët akuzojnë Jugosllavinë se ka sjellë komunizmin në Shqipëri. Ata e dinë se Jugosllavia është ende një shtet komunist dhe Komitetin e refugjatëve të Prizrenit e konsiderojnë si një vegël jugosllave. Ata e dinë se Komiteti drejtohet nga seksioni shqiptar në ministrinë e brendshme me në krye Sveto Vuliç dhe Dushan Mugosha, të cilët të dy flasin rrjedhshëm shqip. Ata e dinë se Komiteti i Prizrenit është në bashkëpunim të ngushtë me UDB e cila ka organizuar rrjetin e veprimit dhe të propagandës së Komitetit, si dhe grupe të veçanta aktiviteti nga Ulqini dhe Ohri. Ata thonë se qëllimi kryesor është tërheqja e një numri sa më të madh shqiptarësh në Jugosllavi. Qëllimi i tyre i vërtetë është ta bëjnë Shqipërinë republikën e shtatë të Jugosllavisë. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se cila është në të vërtetë “parajsa sovjetike” dhe kanë reaguar duke lëshuar bombë në ambasadën sovjetike në Tiranë. Shqiptarët dyshojnë te sinqeriteti i britanikëve. Ata mendojnë se Komiteti Shqipëria e Lirë në momentin e duhur do të sjellë çlirimin e vendit dhe do të plotësojë dëshirat e shqiptarëve për një qeveri demokratike të zgjedhur nga populli.

Lëvizja e rezistencës

Nuk ka armë dhe municione në popull por ka grupe të vogla rezistence në rajonet e Krujës, Matit, Kavajës, Elbasanit e Korçës. Emrat e eksponentëve nuk dihen. Shqiptarët e njohin Komitetin e Shqipërisë së Lirë me anë të fletushkave të lëshuara nga ajri, të cilat ata i presin me padurim. Në takimet e tyre vendasin gjithmonë diskutojnë dhe pyesin njëri-tjetrin nëse ka lajme “nga qielli”. Shumë herë tekstet e fletushkave kopjohen dhe shpërndahen në qyteza dhe fshatra madje duke u ngjitur dhe në mure. Sigurimi tenton me çdo mënyrë ndalimin e përhapjes së fletushkave të propagandës. Agjentët e ngarkuar për këtë ndërrohen shpesh dhe në gjuetinë e fletushkave përfshihen dhe organizata të tjera komuniste si Fronti, Organizatat e të rinjve dhe Organizatat e grave. Çdo sektor ka rrezen e tij të veprimit. Natën qëndrojnë burra ose gra në shërbim të cilët raportojnë në mëngjes te përgjegjësit për çdo lëvizje të banorëve ose të huajve, nganjëherë dhe lëvizjet nga një shtëpi te tjetra., organizatat e frontit kanë transmetues radio dhe lidhen drejtpërdrejt me Tiranën. Në Shkodër agjentët janë Mazhar Bekteshi, Suni Bekteshi, Isriz Temali, Shuaip Temali, Hasan Bishja, Selim Baci, Ali Dinosha, Cen Vukatana e Nuh Shabani, të cilët janë spiunë për zonën qendrore të Dërgutit. Në Shqipëri është bërë prej kohësh mobilizimi ushtarak, me një ushtri prej rreth 8000 oficerësh, 30 000 ushtarësh të rekrutuar, si dhe rreth 10 000 policë e roje të Sigurimit. Shumica e ushtrisë është përqendruar në kufirin grek ndërsa kufiri jugosllav ruhet më shumë nga Sigurimi. Në Shkodër nuk ka ushtri por vetëm batalione të Sigurimit dhe elementë të rinisë. Ata janë shpërndarë në disa ndërtesa si ajo e ish-shoqatës Vllaznia në Fushë-Celë ku qëndrojnë rreth 500 vetë. Të tjerë janë vendosur në kazermat “Drini” pranë stadiumit dhe të tjerë në Kishllarë në zonën e Tepes. Në Urën e Bunës e në kodrat përballë kështjellës së Rozafës ka të tjera pika ushtarakësh. Në qytetin e Kukësit rreth 200 nga Ura e Drinit të Zi me Drinin e Bardhë janë tetë kazerma prej rreth 50 metra ku qëndron batalioni i ndjekjes me ushtarë profesionistë. Komunikimet me postë janë tërësisht të censuruara, si nga jashtë dhe brenda Shqipërisë. As ushqime nuk mund të dërgohen nga një qytet në tjetrin pa autorizim të veçantë nga seksioni ekonomik, në autobusë nëse ke pako të mëdha ato kontrollohen para se të ulesh. Linjat telefonike janë të kontrolluara. Nuk ka nevojë për leje për të folur në telefon por shumica e linjave janë në përdorim të shtetit dhe duhet të presësh në radhë dhe në një orë të caktuar. Civilët nuk lejohen të bëjnë telefonata me jashtë shtetit. Telegramet gjithashtu janë të censuruar. Pas nisjes së ndjekjes ndaj atyre që dëgjojnë programet e botës së lirë, masa të ashpra merren ndaj shkelësve si heqje e “triskave të Frontit” ose përjashtim nga kooperativa ushqimore. Nëse dikush kapet duke transmetuar lajme jashtë vendit dënohet me dy vjet burg. Nga stacionet e huaja radio më qartë dëgjohet BBC dhe më pas Zëri i Amerikës, nganjëherë dëgjohet dhe zëri i Shqipërisë së Lirë. Ka pasur një konfiskim të radiove në shkallë të gjerë, veçanërisht ato me bateri. Mjetet e transportit në Shqipëri janë të gjitha në dorë të shtetit. Tirana, Durrësi e Elbasani janë të lidhur me hekurudhë. Udhëtime të tjera bëhen me autobusë dhe kamionë por është e vështirë të gjesh bileta.

25 qershor 1952

Raport operacional

Pas disa ndryshime në përbërjen e grupeve prej konflikteve të karakterit individual mes anëtarëve dhe disa ndryshime të orëve të fundit për infiltrimin, grupi Willow kaloi kufirin në veri më 12 qershor. Misioni i tij është krijimi i një rrjeti inteligjence në rajonin e lindjes së identitetit 5 e 6. Ata do të kontaktojnë me njerëz të besuar që do të veprojnë si guida dhe për grupe të ardhshme infiltrimi. Grupi do të përcaktojë rezultatet e lëshimit të fletushkave dhe pas arritjes së objektivave do të dalë sërish nga vendi për të sjellë informacionet e mbledhura. Në raportimin e tyre grupi informoi mbi gjendjen në vend, kontrollet, fortifikimet kufitare, patrullat e sigurisë dhe kontaktet miqësore. Agjentëve u është dhënë një emër i koduar për t’u përdorur nga grupet e tjera. Duke parë natyrën e këtij misioni, agjentëve nuk u është dhënë trajnim i veçantë. Grupi ka marrë instruksione vetëm për të qëlluarit me armë, leximin e hartës dhe sistemin e koordinatave, ndihmën e shpejtë si dhe për tipin e inteligjencës që ne dëshirojmë të mbledhim. Janë kryer gjithashtu marshime ditore në zona malore me ngarkesa pajisjesh. Shënime: Në minutat e fundit para nisjes u detyruan të tërhiqnim Identitetin 8 nga misioni. Në të njëjtën kohë një tjetër grup po infiltrohej në këtë zonë me një guidë vendase. Bashkimi i dy grupeve do të kishte bërë që numri i agjentëve të ishte shumë i madh. Grupi Ëilloë nuk ishte i kalibrit të lartë sa ai i grupit Apple por ata janë treguar të aftë dhe të vendosur në zbatimin e urdhrave. Kreu i tyre ka shumë eksperiencë në kalimin e kufirit dhe veprimit nga brenda vendit pasi ka punuar me këtë në të kaluarën. Është e rëndësishme që në këtë kohë të fokusohemi në sigurinë e grupeve të veprimit. Jetët e anëtarëve varen nga njëri-tjetri dhe më këtë mendim në mendje ata duhet të veprojnë.

Sugjerimet

Në asnjë mënyrë ata nuk duhet të sillen në mënyrë që mund të zgjojnë urrejtjen e njerëzve ndaj Komitetit Shqipëria e Lirë. Luftëtarët do të furnizohen me para për ushqim pasi popullata është shumë e varfër dhe nuk mund t’i ndihmojë. Edhe në rastet kur ata i ndihmojnë, agjentët duhet të paguajnë për asistencën, ose të paktën të tentojnë ta bëjnë. Në fazën e parë të misionit duhet të realizohet lëshimi i “letrave të vdekura” brenda vendit, me të cilat ne do të marrim informacionet e dëshiruara. Detyra e mbledhjes së informacionit është shumë e rëndësishme pasi do të përdoret në misione e ardhshme. Gjatë gjithë kohës ata duhet të jenë vigjilentë dhe asnjëherë të mos pranohet dikush vetëm prej fjalës së tij. Kur të kërkojnë ushqim ata të sigurohen që ushqimi të mos jetë i helmuar, prandaj duhet të sigurohen për personat që i japin ushqim ose pije duke bërë dhe atë të pijë (kjo mund të bëhet duke ngritur një dolli në shëndetin e tij, që është diçka normale në Shqipëri). Gjatë udhëtimit ata duhet të kenë parasysh se distanca e gjatë në male mund të jetë më e sigurt sesa rruga. Agjentët duhet të evitojnë çdo kontakt me trupat qeveritare dhe nëse detyrohen ta bëjnë, të mos hapin zjarr me armët e tyre, në mënyrë që ndjeja të mos intensifikohet, siç kanë treguar eksperienca të mëparshme. Informacionet e dëshiruara janë të gjitha lajmet vendore për aktivitetin komunist, lajme nga partia apo organizatat e Frontit, udhëheqësit, agjentët e tyre si dhe trupat dhe fortifikimet ushtarake; çdo aktivitet politik spiunazhi, sabotazhi apo spastrime; informacione për fushat ajrore, avionët, tipet e tyre; efekti që radio Shqipëria e Lirë ka te popullata; gazetat fletushkat dhe materialet e shtypura në qarkullim. Përveç sa më sipër, ne jemi të interesuar në dokumentet zyrtare dhe do të ketë shpërblime shtesë për dokumentet e siguruara. Në fjalë të tjera ne dëshirojmë dokumentet për të cilat ka nevojë një person në jetën e përditshme, letërnjoftimi, leje e punës, kartat e racioneve, kartëmonedhat apo pullat mbi dokumente të ndryshme. Gjithashtu nevojiten lajme mbi ndryshimet në qeverisjen lokale të Partisë Komuniste, trazirat apo spastrimet në parti, raste konkrete krimesh të rënda, akte sabotazhi apo akte brutale të kryera nga komunistët, arrestime dhe detaje të ndalimeve, personat e përfshirë, gjyqet, privilegjet e komunistëve, informacione mbi sovjetikët apo organet e sigurisë.

Instruksione zonale

Ju e njihni situatën e përgjithshme në vend dhe cilat zona janë më të mbrojtura, cilët janë komunistët dhe cilët janë personat e besuar. Prej natyrës së misionit tuaj dhe prej eksperiencës së zotëruar nga udhëheqësi juaj, duhet të keni parasysh se drejtuesi juaj është Identiteti 1.

Më të lexuarat