BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

CIA zbardh detajet, ja vizitat e fshehta që Enver Hoxha zhvillonte në Moskë dhe si Beqir Balluku sulmonte ashpër Titon

CIA zbardh detajet, ja vizitat e fshehta që Enver Hoxha zhvillonte në

CIA tregon të tjera detaje mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në një dokument tregohet mbi përplasjet me Jugosllavinë, ndërsa jepen detaje mbi sulmet që Balluku lëshonte ndaj Titos. Po ashtu në raport theksohet se Hoxha bënte vizita të fshehta në Moskë.

Marrëdhëniet me BRSS

Gjatë turneut të tij të famshëm në BRSS në qershor, Tito tha se kishte kërkuar me ngulm largimin e Rakosit dhe kishte shprehur zhgënjim dhe për pasardhësin e tij pasi “Gero nuk ndryshonte shumë nga Rakosi”. Por ai tha se nuk dekurajohej pasi e shihte se “ky nuk është opinioni i të gjithë partisë sovjetike”. Revolucioni hungarez ndryshoi kursin e ngjarjeve në Evropën Lindore dhe i lejoi udhëheqjes shqiptare të forconte disi pozitën e saj drejt Jugosllavisë, duke e fajësuar atë për një pjesë të përgjegjësisë për “kundër-revolucionin hungarez”. Më 8 nëntor në një artikull të Hoxhës në Pravda, pa përmendur drejtpërdrejt Jugosllavinë, ai sulmonte “elementët që kërkojnë të joshin komunistët dhe popujt me sloganet e tyre të ‘socializmit të veçantë’ apo demokracisë pa shpirt proletar”. Tre ditë më vonë, duke folur në Pula, Tito sulmoi personalisht Hoxhën duke e quajtur “aspirant për marksist që di vetëm të thotë marksizëm-leninizëm dhe asnjë fjalë më tepër ... Një tip i tillë jo vetëm që ka guxuar të ofendojë Jugosllavinë por dhe një tjetër vend socialist, Poloninë e Bashkimin Sovjetik. Këta elementë stalinistë besojnë se do të gjejnë sojin e tyre në BRSS, për t’i ndihmuar të qëndrojnë në pushtet në kurriz të popullit të tyre”. Fjalimi i Titos i hoqi kapakun tenxheres së sharjeve dhe prej atëherë shtypi shqiptar mbushej me sulme të ulëta kundër Jugosllavisë. Më 23 nëntor u njoftua ekzekutimi i Liri Gegës dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët “ishin të lidhur me spiunazhin e një vendi të huaj”. Në të njëjtën ditë “Zëri i Popullit” akuzoi liderët jugosllavë për ndërhyrje ‘brutale’ në punët e brendshme dhe tentativa të vazhdueshme për të diskredituar dhe sabotuar partinë shqiptare. Më 28 nëntor ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku akuzoi Titos se ishte “tradhtar në duar të imperialistëve” dhe se mbështeste lëvizjen reaksionare në Hungari. Ai premtoi se komunistët shqiptarë do të mbronin sistemin e tyre nga çdo lëvizje armiqësore dhe nga agjentë si Tito. Këto sulme të ashpra kundër Titos ishin në kundërshtim të plotë me linjën sovjetike të joshjes së Titos për rikthim në bllokun socialist, por gjithsesi nuk u kundërshtuan nga Moska. Në një artikull të Pravdaas mbi fjalimin e Titos në Pula më 23 nëntor, gazeta shkruante: “Përse Hoxha të mos ketë opinionin e tij dhe të drejtën për të kritikuar ato që pretendojnë jugosllavët?”. Tito jo vetëm që kishte ndërhyrë në punët e partisë shqiptare, shtonte Pravda, por kishte përdorur shprehje ofenduese. “Në të njëjtën kohë, është e ditur se liderët jugosllavë flasin shpesh në mbrojtje të tezës së barazisë mes popujve të vegjël e të mëdhenj dhe të drejtës së tyre për të pasur një opinion”.

Arrestimet

Udhëheqjes shqiptare duket se i pëlqeu kjo mbështetje sovjetike dhe në fund të 1957 Hoxha vizitoi përsëri Moskën. Në mbledhjen e Komitetit Qendror pas kthimti të tij, Hoxha i citoi zhvillimet në Hungari e Poloni si një justifikim për linjën korrekte të Shqipërisë. Komunizmi në Shqipëri nuk ishte kërcënuar pasi partia kishte goditur të gjitha shfaqjet e oportunizmit, revizionizmit, trotskizmit dhe tentativa të tjera për devijim nga linja e marksiste-leniniste. Duke iu referuar elementëve që mendonin se udhëheqja duhej liberalizuar, Hoxha tha se këto pretendime ishin njëlloj me idetë e Jakovës e Spahiut. Gjatë këtyre muajve u zhvilluan një sërë arrestimesh të disidentëve të supozuar, duke përfshirë një numër të madh oficerësh të ushtrisë . Në maj Panajot Plaku, anëtar i Komitetit Qendror dhe minsitër pa portofol, dezertoi drejt Jugosllavisë. Hoxha tha më vonë (nëntor 1961) se Plaku kishte luajtur rolin kryesor në komplotin e konferencës partiake në Tiranë, dhe se Hrushovi i kishte ofruar azil në BRSS p[as dezertimit në Jugosllavi. Nëse ka diçka të vërtetë në pretendimet e tij, kjo do të thotë se komplotistët e konferencës së 1956 ishin më shumë pro-sovjetikë sesa pro-jugosllavë. Për sheshimin e dyshimeve që kishin lindur në marrëdhëniet me BRSS, Moska ndryshoi ambasadorin në Shqipëri duke sjellë V. I. Ivanov për të zëvendësuar L.I.Krilov. Disa ditë më vonë Hoxha, Shehu të shoqëruar nga anëtarët e byrosë Nushi, Koleka, Makro, Alia dhe ministri i Jashtëm Shtylla u nisën për vizitë shtetërore në Moskë. Kjo ishte hera e parë që një delegacion i nivelit të lartë ftohej në Moskë dhe ishte pjesë e programit sovjetik për forcimin e autoritetit të tyre në bllok me anë të kontakteve bilaterale. Gjatë vizitës BRSS njoftoi më 17 prill anulimin e borxheve prej 422 milionë rubla të Shqipërisë dhe shtimin e kredive ekonomike me 31 milionë rubla për blerjen e makinerive bujqësore dhe asistencës në sektorë të tjerë të ekonomisë. Me anulimin e borxheve BRSS e ktheu në një dhuratë të gjithë ndihmën industriale që kishte ndërtuar në Shqipëri prej vitit 1948. Liderët shqiptarë u kthyen nga Moska duke manifestuar kënaqësi për pritjen e tyre në Moskë dhe vlerësim për ndihmat, por deklarata e përbashkët e dy partive e bënte të qartë se BRSS nuk kishte hequr dorë nga shpresat për riafrimin me Titon, dhe priste nga Shqipëria ulje të toneve drejt jugosllavëve. Komiteti Qendror lëshoi një deklaratë mbi vazhdimin e përpjekjeve për përmirëismin e lidhjeve me Jugosllavinë. Shehu konfirmoi politikën e tij në një intervistë më 28 gusht, ku tha: “Në politikën tonë me republikën Federale të Jugosllavisë do të nisemi nga fakti se të dyja vendet tona po ndërtojnë socializmin bazuar në parimet e barazisë, bashkëpunimit miqësor, respektit dhe mos-ndërhyrjes”. Kuyr një grup antiparti u përjashtua nga partia sovjetike në fund të qershorit, Shqipëria menjëherë mbështeti veprimin e Hrushovit. Më 4 korrik një rezolutë e Komiteti Qendror shqiptar i pranua unanimisht dhe dënonte aktivitetin përçarës të grupit Malenkov-Kaganoviç-Molotov, dhe shprehtë solidaritet me vendimin e partisë sovjetike. Asokohe Hoxha e Shehu thanë se ndryshimet në Partinë Sovjetike do të sillnin diçka të mirë, edhe pse Hoxha ishte një stalinist i tipit të Molotov dhe Shehu gjithashtu i trembej asaj që mund të sillte e ardhmja. Duke parë eksperiencën e tyre me Hrushovin dhe politikën e tij të afrimit me Jugosllavinë, udhëheqësit shqiptarë nuk ishin në të vërtetë shumë entuziastë për disfatën e grupit Molotov por gjithsesi shpresonin se ai do të ndryshonte kurs për afrimin me Jugosllavinë.

Vizita e Hoxhës

Rreth datës 8-9 korrik Hoxha u zhduk nga Tirana dhe nuk u kthye për gati dy muaj. Gjatë kësaj kohe ai raportohet se ka qenë në BRSS, duke u konsultuar me udhëheqjen atje, bashkë me liderë të tjerë të vendeve satelite, mbi kursin e ri për Jugosllavinë. Hrushovi kishte vendosur përsëri të përfshihej në takim bilateral me Titon, por kësaj here në ndryshim me majin 1955 ai mendoi të merrte miratimin personal të liderëve të vendeve satelite duke i mbledhur ata para dhe pas takimit me jugosllavin. Më 18 korrik Hrushovi priti takimin e udhëheqësve sovjetikë, Bullgarë e shqiptarë, ku merrnin pjesë gjithashtu përfaqësuesit e Titos, ministri i Jashtëm Kardejl dhe ministri i brendshëm Rankoviç. Vetë Tito nuk mori pjesë, por bazuar në diskutimet ‘miqësore’ të zhvilluara, Tito pranoi më vonë të takohej me Hrushovin në Rumani në fund të muajit. Rezultatet e plotë të këtij takimi nuk dihen por ata pranuan të ndalojnë polemikat dhe të punojnë për përmirësimin e lidhjeve partiake. Tito pranoi gjithashtu të njihte Gjermaninë Lindore dhe sipas Hrushovit, të merrte pjesë në konfernecën ndërkombëtare komuniste në nëntorit në Moskë.

Për Shqipërinë kjo rinisje e lidhjeve të BRSS me Beogradin ishte e bezdisur pasi tregonte se Hrushovi nuk kishte hequr dorë nga ambiciet e tij për afrim me Titon. Por ata nuk kishin kërcënime emergjente dhe nuk kundërshtuan politikën sovjetike. Ashtu si e gjithë pjesa tjetër e bllokut , Shqipëria vazhdoi të ruante lidhjet me Jugosllavinë gjatë vitit 1957 dhe në korrik nënshkroi një marrëveshje tregtare për rritje të volumit me 20 për qind. Në shtator Tirana mbështeti fuqimisht propozimin Stoica për konferencën ballkanike (Rumani, Bullgari, Shqipëri, Jugosllavi, Greqi e Turqi), ndërsa gjatë vizitës së Marshallit sovjetik Zhukov në Shqipëri në tetor, Hoxha përmendi përparimet e bëra në marrëdhëniet me Jugosllavinë. Disa ditë më vonë në një artikull të “Zëri i Popullit” ai ndryshoi disi qëndrimin e tij duke thënë se në lidhje me Jugosllavinë “shumë varet nga liderët jugosllavë, të cilët duhet të bëjnë dhe ata përpjekje të njëjta”. Por përjashtimi nga partia sovjetike e Marshallit Zhukov pak pas vizitës së tij triumfatore 10-ditore në Shqipëri ishte një surprizë irrituese për Tiranën. Vizita e Zhukov në Shqipëri ishte e para nga një anëtar i Byrosë Politike të Moskës dhe duhet të supozonte rritje të interesit të Moskës. Ai u lavdërua gjatë gjithë turneut në SHqipëri dhe ditën e largimit në aeroport ishin prezentë Hoxha, Shehu dhe gjithë anëtarët e Byrosë, prandaj shkarkimi i tij reflektonte konsideratën e ulët të Moskës për Shqipërinë. Por përsëri Komiteti Qendror mbështeti dhe shkarkimin e Zhukov dhe ministri i Mbrojtjes Balluku dërgoi përgëzimet për pasardhësin e tij Marshall Malinovski. Më 5 nëntor Hoxha, Shehu, ministri i brendshëm u nisën me avion për në Moskë ku do të merrnin pjesë në përvjetorin e revolucionit të tetorit dhe në takimin e partive komuniste. Refuzimi i Titos për të marrë pjesë në konferencë ishte një shenjë se BRSS nuk do të bënte më tolerimë ndaj Beogradit për të marrë pëlqimin e tij. Në lidhje me Shqipërinë, edhe gjatë kësaj vizite BRSS ofroi fshirje të borxheve dhe shtim të ndihmave në 160 milionë rubla.

Pas kthimit në Shqipëri në fund të nëntorit, Hoxha e Shehu i dërguan telegrame falenderimi Hrushovit dhe Bulganin për pritjen që i rezervuan.

Më të lexuarat