BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh dosjet për Josif Pashkon dhe kushëririn e tij, ja si dënoheshin qytetarët që dilnin kundër regjimit, Jugosllavia rekrutoi rreth 6 mijë shqiptarë

CIA zbardh dosjet për Josif Pashkon dhe kushëririn e tij, ja si

CIA ka treguar të tjera detaje nga zhvillimet që ndodhnin në Shqipërinë komuniste. Në një dokument të deklasfikuar, jepen detaje mbi Pashko Vodice, kushëririn e Josif Pashkos. Sipas CIA, ky i fundit ndikonte në gjyqet që u bëheshin personave që dilnin kundër regjimit.

Informacion biografik mbi kapitenin Pashko Vodice

Come Pashko Vodice 42 vjeç, është nga Vodice e Kolonjës, nip i kryepeshkopit Paisi Vodice, kushëri i zv. ministrit Josif Pashko. Ai ka kryer shkollën elementare katër-vjeçare në qytetin e lindjes Vodice, ka qenë spiun në Ersekë, dhe ka kaluar kohë me këpucarin Cale Pashko, si dhe me Jorgji Nico në Shtike të Kolonjës. Ai konsiderohet nga të gjithë në qytezë si imoral dhe hajdut. Është kapur disa duke vjedhur pula e rroba nga shtëpitë e fshatarëve. Autoritetet e xhandarmërisë në kohën e Italisë e mbanin në vëzhgim si kriminel e vagabond. Gjatë pushtimit fashist ai dhe miku i tij Jorgji Nico bashkëpunonin me një kaporal të Guardia di Financa të Ersekës, kërcënonin e merrnin ryshfet nga fshatarët, duke u gënjyer atyre se pas rindërtimit do të shpërbleheshin nga italianët. Kushëriri tij Josif Pashko është përpjekur të përmirësojë kushtet në këtë fshat gjatë kohës komuniste, por pa sukses, për arsye se gjatë luftës nuk kishte luftuar kundër pushtuesve. Kur erdhi regjimi komunist, Come Vodice u emërua kryetar komiteti i Kolonjës dhe mori gradën major. Qëndroi në këtë post deri në 1948 kur u transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe. Në 1945 ai u zgjodh si prokurori i gjyqit ushtarak në Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55 njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje, ndërsa rreth 150 u dënuan me burgime të ndryshme. Gjatë seancave gjyqësore, me urdhër të Josif Pashkos ai parandaloi shumë njerëz që të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes. Për shembull në rastin e Naim Shasho, një 70 vjeçar që u burgos pasi nuk pati provat e duhura nga dëshmitarët. Me mbështetjen e agjentëve të tij, Serafin Kristo nga Rehova, Cale Pashko nga Vodice dhe Jani Shalsi nga Shala, ai ka marrë qindra monedha ari nga familjet fshatare të të dënuarve, me premtime të rreme se do i shpëtonte nga vdekja ose burgu. Është e pamundur të harrosh padrejtësinë që i ka bërë një familjeje tregtare, të cilës i mori 375 paund ari për të shpëtuar jetën e një tregtari të arrestuar, por në vend që ta lironte ai bëri që të ekzekutohej. Përveç të tjerave ai tani mban ende orën e tregtarit të vdekur. Vodice ka urdhëruar gjithashtu se pas ekzekutimeve trupat të mos varrosen thellë, siç ka ndodhur me patriotët Qani Tarjo, Burim Qemali, 20 vjeçarin Riza Gostivishti dhe shumë të tjerë, gjymtyrët e të cuëlve zbuloheshin nga qentë në rrugët e Kolonjës. Një vajzë e re gjeti krahun e babait të saj të vdekur dhe i kërkoi autoriteteve të varrosej thellë, por Vodice refuzoi. Në 1949 Vodice u transferua përsëri në Kolonjë, deri në shkurt 1951, kur u nis në shkollën ushtarake në Moskë. U kthye pas një viti dhe tani punon me ministrinë e Brendshme. Përveç tre agjentëve të përmendur më sipër, rrjeti i spiunëve u shtua dhe me Shasho Kodrasi, Hasan Selenica, Xhafer Hasimi dhe Bektash Sulo. Vodice i përdorte këta njerëz për të dëmtuar njerëzit e ndershëm dhe patriotët e zonës. Të gjithë autoritetet lokale mbikëqyreshin dhe emëroheshin prej tij. Të gjitha paratë e vjedhura e të marra nga ryshfetet, ai i ndante me Josif Pashkon dhe Paisi Vodice që është xhaxhai i tij. Lavrion 27 qershor, 1952

Tetor 1953

Grupi prej pesë agjentësh Fig arriti në Athinë në 23 tetor pasi ishin detyruar të largoheshin nga Shqipëria në 19 dhe 21 tetor. Ata erdhën me moral të lartë por në gjendje të dobët fizike. Aktualisht po mbahen në zonën lokale deri në vlerësimin e operacionit të tyre. Agjenti Airborne ka pësuar një plagë plumbi në krah poshtë bërrylit, pa thyerje. Pritet të rikuperohet shpejt. Airuise ka pësuar një prerje në dorën e djathtë kur u detyrua të hidhen gjatë grackës. Ai ka gjithashtu probleme serioze me këmbën e djathtë e cila është carë dhe infektuar gjatë largimit. Edhe ai ka marrë pjekim dhe është drejt rikuperimit. Agjentët e tjerë kanë vetëm probleme me stomakun prej ushqimit të papërshtatshëm dhej po marrin mjekime. Agjenti Airbred nuk tregon shenja problemesh nga misioni. Kujtojmë se është fizikisht gjigant dhe i aftë të durojë shumë vështirësi.

Infiltrimi

Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit. Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesëmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Maj 1952

Stërvitjet e refugjateve shqiptarë nga qeveria jugosllave

Aktualisht numri i shqiptarëve që kalojnë nga Shqipëria drejt Jugosllavisë është rreth 30 në ditë. Rajonet kryesore nga ata vijnë janë zona e Shkodrës, Obot (në lumin Bunë), Shirok (liqeni i Shkodrës) dhe zona e Hanit të Hotit, si dhe nga Kukësi, Tropoja, Peshkopia, Zerqani dhe Ohri. Aktualisht në Jugosllavi ka rreth 7000 shqiptarë, rreth 6000 prej të cilëve llogariten si të aftë për aksion ose luftim. Të gjithë e kundërshtojnë komunizmin në çdo formë. Një organizatë pro-Tito e quajtur Lidhja e Refugjatëve Shqiptarë është krijuar me seli kryesore në Prizren, e përbërë nga rreth 200 refugjatë që janë regjistruar ose prej presionit të autoriteteve jugosllave ose nga frika e dënimit, por të paktën 80 prej tyre janë simpatizantë të Titos. Shqiptarët e shumtë që vijnë në Jugosllavi priten dhe trajtohen mirë nga autoritetet, pa dallim anësie politike të tyre, megjithëse nacionalistët shqiptarë priten bujarisht por mbahen më shumë në mbikëqyrje. Në rolet e pritësve janë bashkatdhetarë shqiptarë pro-Tito, të cilët kanë fituar besim të mjaftueshëm në ushtrinë ose qeverinë jugosllave.

Lidhja e refugjatëve

Lidhje e Refugjatëve Shqiptarë në Prizren drejtohet nga Apostol Tenefi, i lindur në Korçë dhe ndjekës besnik i Koçi Xoxes. Por në radhët e Lidhjes po dallohet gjithnjë e më shumë gjenerali Dushan Mugosha, një malazez organizator i Partisë Komuniste Shqiptare atje pasi flet mirë gjuhën shqipe. Një tjetër drejtues i lidhjes është Lutfi Spahiu, një ish-zyrtar i lartë në Prizren, i cili nuk konsiderohet si komunist, por ka simpati nacionaliste dhe besohet se dëshiron të kontribuojë në kauzën shqiptare duke përfituar nga pozita e privilegjuar që ka arritur me autoritetet jugosllave. Në lidhje me këtë ai besohet se ndihmuar tërthorazi shumë shqiptarë që kanë arritur nga kufiri në Jugosllavi. Kol Shiroka, me profesion berber, është një aventurier që ka përfituar personalisht nga komunizmi dhe është ngritur në rangun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Disa agjentë të tjerë pro-Tito të Lidhjes së refugjatëve, të ngarkuar me detyrat e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të refugjatëve janë si më poshtë: Major Bajio Xhuhanoviç, më parë organizator politik i lidhjes së Korçës. Ai aktualisht mban një post të lartë në selinë e ushtrisë jugosllave në Beograd. Profesore Rada Simenoviç, këshilltare në Ministrinë e Informacionit Publik për Minoritetin Shqiptar. Ajo udhëton shpesh mes qyteteve Bar dhe Ohër dhe punon me refugjatët shqiptarë gjuhën e të cilëve e flet shumë mirë. Janë disa agjentë të tjerë të UDB të ngarkuar me marrjen në pyetje të refugjatëve shqiptarë në lidhje me situatën politike, ekonomike dhe ushtarake. Në disa raste këta agjentë shoqërojnë grupe nacionalistësh që kalojnë kufirin drejt Shqipërisë me qëllim mbikëqyrjen dhe shoqërimin e atyre që rrezikojnë arrestimin nga qeveria e Hoxhës. Më të njohurit mes tyre janë Staf Lleshi, shqiptar, i dyti në komandë në degën e UDB në Debar. Shefki Lleshi, është komandanti i UDB në Debar. Këta agjentë, bashkë me Ganio Seferin, Xhetan Kaleshi, Ali Daci dhe Refik Kaja, veprojnë në zonën e Ohrit, Debarit dhe Kokësit. Agjentët Nazif Bajrami dhe Shazi Fida operojnë në krahun tjetër të Bunës, në Ulqin, Hani i Hotit dhe Tirograd. Të tjerë shqiptarë që bashkëpunojnë me qeverinë jugosllave dhe kanë njëfarë prestigji me autoritet janë Nik Sokoli, Tahir Hoxha, Qazim Lushja, Ferid Maliqi dhe Said Rama.

Kurse trajnimi të drejtuara nga zyrtarë të UDB po kryhen në Jugosllavi për liderët e palës shqiptare dhe agjitatorët me qëllim zëvendësimin e qeverisë së Hoxhës, në kohën kur Jugosllavia mendon se kjo do të jetë e mundur, me idenë e përfshirjes së Shqipërisë në federatën Jugosllave. Qendra e trajnimit në Danilovgrad të Malit të Zi drejtohet nga kapiten Pero Musanoviç dhe lejtnant Vido Ivanoviç. Ndërsa qendra e Gucijës, rreth shtatë kilometra larg kufirit shqiptar drejtohet nga kapiten Gjok Masallari. Qendra e trajnimit në Gjakovë drejtohet nga Hysen Prisha deh ka aktualisht gjashtë agjentë në stërvitje. Qendra e Titogradit ka 19 agjentë. Stërvitje guerile po bëhet edhe në qendrën e Mitrovicës në Prishtinë të Kosovës, ku gjithashtu po bëhen dhe kurse parashutizmi.

Mars 1952

Influenca dhe kontrolli i Rusisë

Çdo njësi ushtarake në Shqipëri deri në rangun e regjimentit, kishte një major rus, që vepronte në kapacitet konsulenti, ndërsa të gjitha komandat më të larta kishin më shumë se një këshilltar rus. Ndërsa në institucionet civile, grupet ruse të punës ndaheshin në sektorë politikë, ekonomikë dhe teknikë. Dy sektorët e parë kishin ekzistuar që në fillim, teksa me dominimin teknik të Bashkimit Sovjetik u shtua dhe sektori i veçantë teknik i këshilltarëve. Pas prishjes së BRSS me Jugosllavinë e Titos, sovjetikët dërguan një numër të madh teknikësh në Shqipëri, të cilët tashmë drejtojnë të gjitha projektet madhore të ndërtimit, ato industriale, hekurudhat, termocentralet apo uzinat e tekstilit.

Policia

Ne kemi dalluar dy organizata të ndryshme policore, atë të policisë politike dhe policinë e zakonshme. Policia politike nganjëherë mund dhe të kontrollojë për dokumente identifikimi dhe ka agjentë me veshje civile, për numrin e të cilëve nuk kemi të dhëna. Forca e zakonshme e policisë kanë stacionet e tyre të përmendura zakonisht në fshatra e qytete. Fshatrat zakonisht kanë një polic të armatosur me pushkë. Armët e zakonshme të policisë janë pushkë e pistoleta gjermane e italiane të kohës së luftës, si dhe një sasi e vogël pistoletash ruse. Fshatrat malore kanë një polic vendor që rri me veshje civile. Ata zakonisht nuk dalin jashtë fshatrave.

Rezistenca ndaj regjimit

Ka grupe aktive rezistence në rajonet në veri të Shkodrës dhe gjithashtu në pjesën jugore të vendit. Këta partizanë janë të armatosur me pushkë dhe pistoleta të marra gjatë fundit të luftës, të vjedhura nga kazermat ose pas vrasjeve sporadike të oficerëve komunistë. Është një fat i njohur se grupet e rezistencës nuk prekin ushtarët por fokusohet te oficerët. Autoritetet kanë reaguar ndaj kësaj duke mbrojtur të afërmit e tyre. Nëse dikush emigronte apo zhdukej, familja e tij dërgohej menjëherë në kampet e internimit. Një pakënaqësi e madhe ekziston në vend në lidhje me shpronësimin e fisnikërisë së krahinave të të gjithë vendit. Përgjithësisht, ata që kanë përfituar poste në regjimin e ri janë të kënaqur, kurse pjesa tjetër është e trishtuar por përveç grupeve të rezistencës askush nuk tregon shenja kundërshtimi.

Transmetimet e huaja në radio

Dëgjimi i programeve në radio është i kufizuar vetëm për qytetet, pasi energjia elektrike ende nuk është e përhapur në të gjithë vendin. Aparatet radio nuk janë të shtrenjta, por lejet për marrjen e tyre janë shumë të kufizuara. Një pjesë e gjerë e publikut dëgjues është sinkronizuar me stacionet e huaja si ato të Barit, Shkupit, Londrës dhe Athinës. Dy të parat kanë sinjal më të fortë e të vazhdueshëm dhe kapen mirë nga aparatet. Zëri i Amerikës nuk dëgjohet shumë pasi valët janë të dobëta. Para verës së 1949, BBC ka pasur shumë influencë dhe respektohej në të gjithë vendin. Aq sa autoritetet e Tiranës ndërprisnin energjinë elektrike në ora 17.30, që është ora shqiptare e transmetimit të lajmeve të BBC në shqip. Në dy raste në 1948 e 1949 autoritetet janë ndërprerë energjinë elektrike çdo ditë për dy javë, si një masë kundër dëgjimit të BBC. Por prej vitit 1949 influenca e saj është reduktuar disi. Ka zëra se njerëzit nuk i kanë besë folësit shqiptar të BBC, për të cilin thonë se ka qenë në Moskë dhe dyshohet se mund të jetë ende komunist. BBC i ka kushtuar shumë pak kohë lajmeve nga Shqipëria, në kontrast me agjencinë ruse TASS e cila i ka dhënë pikëpamjes shqiptare kohë të konsiderueshme, duke u siguruar që të jepet një informacion sa më i plotë. Në verën e vitit 1949, BBC njoftoi se nëse Shqipëria nuk paguante dëmshpërblimin e caktuar nga gjykata e Hagës për shpërthimet e dy anijeve në kanalin e Korfuzit, vendi do të bllokohej. Kjo u ndoq nga një periudhë interesi por kur më vonë u pa se asgjë nuk po ndodhte, Britanisë i ra kredibiliteti dhe njerëzit u zhgënjyen.

Tendencat anti-jugosllave

Pas prishjes së Titos me vendet Pro-sovjetike edhe ndjesi në Shqipëri u bë armiqësore ndaj regjimit të Titos, por për shumë shqiptarë ishin rrethanat dhe jo zgjedhja e tyre që i detyroi ta shihnin Titon në mënyrë negative. Shqiptarët duket se e konsiderojnë veten superiorë ndaj jugosllavëve, prandaj dhe nuk ka shumë shenja të mbetura të influencës jugosllave në vend, që prej largimit të teknikëve e këshilltarëve jugosllavë.

Më të lexuarat