BREAKING NEWS

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend me koronavirus, Ministria zbardh të dhënat e fundit

Vijon rënie drastike e kurbës së të infektuarve në vend
x

Dossier

CIA zbardh kontaktet me Ahmet Zogun për të bashkëpunuar kundër regjimit të Enver Hoxhës, ja si merreshin në pyetje shqiptarët në SHBA

CIA zbardh kontaktet me Ahmet Zogun për të bashkëpunuar

CIA ka zbardhur të tjera detaje mbi zhvillimet në Shqipërinë komuniste. Sot po tregojmë disa dokumente ku tregohen kontaktet me Ahmet Zogun. Po ashtu jepet dhe momenti i një bisede me një Shqiptar në SHBA.

11 shkurt 1962

Subjekti, Agron, kombësia shqiptare.

Subjekti (28 vjeç, flokë kaçurrela kafe, i gjatë rreth 160 cm dhe shumë i dobët) ishte me delegacionin shqiptar. Ai i tha Martës dhe Sonias se kishte kushërinj në Shtetet e Bashkuara. Dukej se ishte patriot dhe komunist në të njëjtën kohë. Subjekti qëndroi për gjashtë vite në Moskë ku studioi në një shkollë baleti. Flet shumë mirë rusisht. Në 29 Korrik 1962 i tha Martës dhe Sonjës se nuk kishte asgjë kundër popullsisë në Bashkimin Sovjetik dhe rusëve në përgjithësi, por nuk e pëlqente Hrushovin. Ankohej për imperializmin dhe e akuzonte Hrushovin si imperialisti më të rrezikshëm rus. Subjekti ishte shumë i interesuar në atë se çfarë mund të dinin amerikanët për Shqipërinë dhe se çfarë mund të bënin shqiptarët në mënyrë që ta bënin më të kuptueshme kauzën e tyre në Perëndim sepse subjekti personalisht e “ndjente detyrë të bënte diçka sado të vogël për atdheun e tij Shqipërinë”. Subjekti ishte shumë kundër Jugosllavisë dhe veçanërisht kundër Titos. Subjekti nuk i kishte problem pikëpamjet revizioniste të Titos, por ishte kundër aspiratave të tij imperialiste kundër shteteve të vogla dhe në këtë temë përmendte edhe Hrushovin. Subjekti i dha vajzave tona një leksion të gjatë mbi aspiratat e Shqipërisë dhe theksoi që konflikti aktual mes vendit të tij dhe Moskës nuk ishte me karakter ideologjik, por plotësisht politik. Rusët sipas tij donin që ta bënin Shqipërinë një vend që i bindej tërësisht urdhrave të tyre dhe ta deprimonin Shqipërinë nga çdo pavarësi kombëtare. Kjo ishte diçka që Shqipëria nuk mund ta pranonte në asnjë rrethanë dhe kjo sipas Subjektit ishte nxitësi i konfliktit.

Subjekti ishte shumë i informuar për problematikat kombëtare të Unionit Sovjetik dhe i tha njerëzve tanë se ka takuar edhe disa ukrainas në Moskë. Madje njëherë ai ka qëndruar edhe në Ukrainë. Subjekti siguroi Martën dhe Sonian që problemi ukrainas ishte shumë i rëndësishëm në Unionin Sovjetik dhe mesa dinte ai, kultura ukrainase kishte bërë goxha progres vitet e fundit. Subjekti u pa më së shumti nën shoqërinë e shokut të tij Kiritsin. Ai i dha Martës edhe adresën e tij, që do t’ua dërgoj më vonë.

17 qershor 1949

Unë jam i kënaqur të bashkëngjit për të dhënat tuaja një memorandum bisede të nënshkruar që u zhvillua në Aleksandri, Egjipt më 5 maj 1949, (2) një deklaratë të nënshkruar që përcakton pikat që duhet të përfshihen në një deklaratë për tu bërë publike menjëherë pas njoftimit për formimin e një Fronti të Bashkuar, dhe (3) një deklaratë plotësuese të nënshkruar. Ju lutemi vini re se në preambulën e deklaratës së fundit, përmenden emra të cilët ju mund të dëshironi të eliminoni. Komentet e mia mbi këto deklarata kanë arritur më parë me telegram. Mbreti Zog shprehej se ishte shumë në favor të formimit të një fronti të bashkuar me të gjithë grupimet anti-komuniste shqiptare. Ai ra dakord se pikëpyetja e regjimit të ardhshëm duhet tu lihet zgjedhjes së lirë të shqiptarëve.

Memorandumi i bisedës me Mbretin Zog në 5 maj 1949
Një takim u mbajt me Mbretin Zogu i Parë në Aleksandri në Egjipt në 5 maj 1949. Mbretit iu shpjegua që Shtetet e Bashkuara do ta shikonin me interesim dhe do ta mbështesnin formimin e një fronti me të gjithë anti- komunistët shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. Iu theksua gjithashtu se disa emigrantë të ardhur nga vende të tilla si Bullgaria apo Hungaria, ka arritur një gradë uniteti, e cila u lejon liderëve të tyre ta konsiderojnë veten si zëdhënës të popullit të tyre. Shpresohet që edhe shqiptarët jashtë vendit do të arrijnë të kenë të njëjtin sukses. Mbreti Zog u informua, që Mithat Frashëri ishte deklaruar në favor të formimit të një fronti të tillë të bashkuar dhe se do të punonte aktivisht për të arritur këtë qëllim, pra formimin e formacionit. Shpresohej që Mbreti Zog të adoptonte të njëjtën sjellje. U theksua se Mbreti Zog mund të asistonte shumë mirë në këtë punë duke miratuar frontin e propozuar dhe duke inkurajuar ndjekësit e tij që të bëhen pjesëmarrës. Për më tepër gjatë bisedës u ndje se Mbreti Zog mund të bënte një kontribut më domethënës për unitetin e shqiptarëve jashtë vendit, duke nxjerrë një deklaratë publike në të cilën do të shprehte mirëseardhjen e formimit të frontit nën lidershipin e Mithat Frashërit, dhe që e ardhmja e regjimit aktual në Shqipëri duhet tu lihet në dorë plebishitit shqiptar, pra popullit, dhe në të njëjtën kohë prerogativa mbretërore duhet të konsiderohet e pezulluar. Mbreti Zog u informua mbi opinionin amerikan që Mithat Frashëri duhet të ishte lider i unitetit dhe që grupi i tij duhet të formojë një lëvizje nukleare. Shpresohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që Mbreti Zog do të suportonte me gjithë zemër propozimin, ku objekti i vetëm i të cilit është formimi i frontit të bashkuar të shqiptarëve jashtë shtetit. Mbreti Zog shprehu veten fuqishëm në favor të formimit të Frontit të bashkuar anti-komunist. Ai ra dakord se e ardhmja e regjimit duhet ti lihet në dorë shqiptarëve dhe pranoi se Frashëri duhet të jetë lider i formacionit, gjithsesi shprehu mbështetjen. Ai ndjeu se Frashëri ishte i sigurt si person pjesëmarrës i një partie legjitime si dhe një person me merita në Partinë Pavarësia, kështu që komiteti duhet të ketë dy myslimanë, një ortodoks dhe një të krishterë katolik. Mbreti Zog deklaroi që ai nuk mund të deklaronte pezullimin e prerogativës mbretërore sepse kjo do të ishte e pamençur po aq sa jo lokale ndaj premtimit ndaj shqiptarëve. Një veprim i tillë ai tha se do të rrezikonte vazhdimësinë e misionit të shqiptarëve anti komunistë/ rojalistë/diplomatik në Egjipt, Turqi dhe gjithkund. Në mënyrë përfundimtare, ai ndjeu se një veprim i tillë do të ishte ekuivalente me lënien anash të detyrës që Asambleja Kombëtare Shqiptare i ka ngarkuar atij që përpara pushtimit fashist italian. Ai deklaroi që Asambleja i ka ngarkuar si detyrë prezantimin e kombit jashtë vendit deri në lirinë e plotë të tij. Ai rekomandoi se për hatër të lëvizjes, Frashëri duhet të vizitojë Egjiptin, Sirinë, Turqinë, Italinë, Greqinë e të tjera vende ku kishte grupe të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë. Duhet të fliste me to dhe të siguronte prej tyre një deklaratë të nënshkruar për sportin e tyre, e për pasojë të njihej si lider i Frontit të Unitetit. Mbreti Zog doli vullnetar dhe për të bërë një deklaratë publike mbi linjat që mbështesin lëvizjen dhe do ta konsideronte lëvizjen si shumë të dobishme. Mbreti Zog u shpreh se e konsideronte shumë të rëndësishme rëndësinë e ardhjes së Mithat Frashërit në Egjipt dhe se aty mund të marrë siguri për mbështetje nga vetë mbreti dhe ndjekësit e tij.

Lëvizja e Legalitetit

Lëvizja Zogiste, e cila më vonë u quajt Partia e Legalitetit u organizua (krijua) në nëntor 1943. Partia nuk ka një program të përcaktuar dhe as direktiva precize. Qëllimi i saj kryesor është të ndikojë në kthimin e mbretit Zog në pushtet në Shqipëri. Pas 1939 shumë nga mbështetësit e Zogut u larguan nga Shqipëria ndërsa të tjerë ngelën të detyruar t’i bashkëngjiteshin Partisë Komuniste. Partia e Legalitetit nuk ka pasur kurrë mundësinë të jetë një parti e mirëorganizuar.

Në nëntor 1944 disa anëtarë të Partisë së Legalitetit u arratisën për në Itali. Aty ata vazhduan të bënin propagandë monarkike dhe të dërgonin telegrame tek Mbreti Zog duke i premtuar bindje udhëheqësit të tyre. Partia e Legalitetit është forcërisht anti komuniste. Ajo mban një letërkëmbim të rregullt me Mbretin Zog në Kairo (1946). Grupi ka filluar që të bëhet politikisht aktiv. Hapi i parë është të mbledhë e grupojë të gjithë emigrantët përreth mbretit Zog. Për këtë, pritet të formohet një organizatë, e cila do të jetë për ndihmën materiale të emigrantëve. Kjo do ti afronte emigrantët në kauzën e tyre. Hapi tjetër është krijimi i një Komiteti Kombëtar, i cili me kalimin e kohës do të bëhej qeveri e Shqipërisë, por që do të funksiononte në emigrim.

Partia e Legalitetit ka refuzuar të bashkëpunojë me grupime të tjera shqiptarësh. Balli Kombëtar tentoi në disa raste të bashkëpunonte me Partinë e Legalitetit, por dështuan. Në 25 Mars 1944 Balli Kombëtar dhe Partia e Legalitetit nënshkruan një marrëveshje, por nuk i qëndroi termave (kushteve) të marrëveshjes. Një tjetër tentativë u bë nga Balli Kombëtar në shtator 1944 për të bashkuar forcat, por në atë kohë rezistenca ishte e sulmuar njëkohësisht nga komunistët dhe gjermanët dhe zogistët u detyruan të zhduken.

Informacion mbi Organizatat e rezistencës

Emri: Partia e Pavarësisë Shqiptare

Lidershipi : Ernest Koliqi, Ismail Verlaci,... Resuli etj.

E krijuar në tetor 1945 nga ato që përkrahnin pushtimin italian në Shqipëri. Ky grup nuk mori pjesë me partitë e tjera politike që ekzistonin në atë kohë në Shqipëri si psh. Balli Kombëtar, Partia e Legalitetit dhe Partia Komuniste. Grupi kryesohej nga Mustafa Xhija. President i Këshillit të Ministrave në Shqipëri nga 1942- 1943. Pas mposhtjes së Italianëve dhe forcimin e Partisë Komuniste në Shqipëri në 1943 dhe 1944, një grup i kësaj partie u arratis në Gjermani e më vonë u vendos në Itali. Anëtarët e Bllokut Kombëtar të Pavarësisë Shqiptare janë anti komunistë dhe pro italianë. Anëtarët e saj janë kryesisht persona intelektualë, politikanë dhe aristokratë.