BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

CIA zbardh lëvizjet e shqiptarëve në emigracion, ja kontaktet e Xhafer Devës me Zogun dhe si Vërlaci, Koliqi e Kupi tentuan grupim më vete kundër Hoxhës

CIA zbardh lëvizjet e shqiptarëve në emigracion, ja kontaktet e

CIA ka zbardhur detaje nga lëvizjet e shqiptarëve në emigracion. Në një dokument të deklsifikuar tregohen lëvizjet e Xhafer Devës, ish-ministri i Brendshëm gjatë pushtimit gjerman, i cili më pas largua jashtë vendit. Sipas CIA, ai bashkë me Ernest Koliqin dhe Abaz Kupin tentuan të krijonin një grupi më vete jashtë Komitetit për Shqipërinë e Lirë, për të luftuar Enver Hoxhën.

Janar 1950

Xhafer Deva ka dërguar Mentor Çokun në Turqi për të propaganduar mes shqiptarëve atje në favor të Devës. Deva e bën këtë për të hyrë në Komitetin Kombëtar Shqipëria e Lirë, duke treguar se ka shumicën e shqiptarëve pas vetes. Lideri kosovar i grupit u largua nga Athina më 15 prill për një turne në Egjipt, Siri e Turqi. Ai pritet të takojë ish-mbretin Zog në Egjipt dhe kosovarë shqiptarë të këtyre vendeve. Sipas raportimeve Deva është takuar me Zogun në Egjipt por rezultatet e takimit nuk bëhen të ditura. Subjektet Këlcyra, Markagjjoni, Zogu, Vërlaci, Ernest Koliqi, Kupi dhe të tjerë do të inkurajohen të formojnë një komitet të ri, mundësisht edhe me Hasan Dostin. Ish-ministri i Brendshëm gjatë kohës së pushtimit gjerman, erdhi në Stamboll më 1 shtator bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dosti ka qenë gjithmonë pro-gjerman dhe thellësisht anti-komunist, dëshiron “Shqipërinë e Madhe” ku të përfshihet dhe Kosova. Abaz Kupi ka informuar shqiptarët e Romës se Deva do të përfshihet në Komitetin shqiptar të sponsorizuar nga SHBA. Linja e tij aktuale është të bëjë fushatë në Siri, Turqi e Egjipt për një parti të pavarur kosovare, ndërsa gjithashtu e prezanton veten si përfaqësuesin e vetëm të shqiptarëve të Kosovës në Komitetin Shqipëria e Lirë. Deva ka lindur në Mitrovicë, ka studiuar në Londër dhe flet anglisht e italisht. Ai ka vizituar Stambollin në fund të nëntorit, ku tentoi të rekrutonte 30 shqiptarë për t’i marrë me vete në Itali, por pa referencë nga Zogu ata nuk pranuan kështu që subjekti u kthye vetëm më 3 janar 1951. Ka qenë në kontakt me kreun e inteligjencës greke Mikolopulos, për t’u përpjekur të organizojë kosovarët në Greqi për infiltrime në veri të Shqipërisë. Deva ka sinjalizuar se kërkon të bashkohu shqiptarët e Kosovës me ndihmën e Kryeziut. Nënkupton se punon me amerikanët, por nuk ka detyrime.

Lëvizjet

I lindur në Mitrovicë, i arsimuar, energjik e dinamik, ka shumë mbështetës mes kosovarëve. Punon për të bashkuar anti-komunistët e moderuar. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi Siad Kryeziu pret të takohet me Mehmet Agën, Dan Ali Pusarin dhe mbështetësit e tij. Kryeziu ka shuar armiqësinë e tij me subjektin dhe kjo mund të kthehet në një aleancë. Abaz Ermeni e përshkruan subjektin si aventurier që nuk ka mbështetje nga amerikanët. Udhëtimi i tij i kohëve të fundit në Greqi dhe në Lindjen e Mesme ishte për qëllime komerciale, ndoshta për tregti floriri. Subjekti erdhi në Stamboll në shtator 1950 me 2 shqiptarë të tjerë. U nis për Romë më 31 gusht dhe i kthye atje më 11 tetor. Gjon Markagjoni në një letër të 2 majit 1950 raporton se ishte i kënaqur me vizitën e Devës me Muharrem Bajraktarin. Xhafer Deva erdhi në Kairo më 2 shtator 1950 dhe shkoi në Aleksandri për të takuar mbretin Zog. Më 3 shtator u takua me Mustafa Kruja dhe Ago Agaj, kreu një takim të dytë më Krujën më 5 shtator 1950. Subjekti mori përshtypjen se Abas Kupi kishte bindur Zogun se pozita aktuale e BKI ishte tepër e dobët për një bashkëpunim me Legalitetin. Subjekti nuk arriti të bindte Mustafa Krujën se deklaratat e Kupit ishin të ekzagjeruara. Por Kruja e siguroi se Zogu do të vazhdonte të punonte për pranimin e BKI në Komitetin Shqipëria e Lirë. Subjekti e informoi Zogun se aktivitetet e Ali Këlcyrës i zvogëlonin mbështetjen anëtarëve ballistë të Komitetit. Prandaj subjekti kuptoi se nëse Zogu do të bashkëpunonte me fuqitë e mëdha do të fliste me përfaqësues të autorizuar që pranonin pretendimet e ti për fronin e Shqipërisë. Sipas raportimit, njerëzit që Zogu ka në dispozicion nuk janë më fizikisht të aftë për operacione në Shqipëri, ndërsa një pjesë e mirë janë dërguar tashmë në kampet e stërvitjes Gjermani. Megjithëse i zhgënjyer nga rezultatet e udhëtimit të tij në Aleksandri, subjekti beson se nuk ka prishje të lidhjeve mes Zogun nga njëra anë, dhe Devës e BKI nga ana tjetër.

Shkurt 1951

Mehmet Aga dhe Adem Pozhari kanë marrëveshje dhe po presin urdhra për bashkëpunimin me Said Kryeziun. Subjekti, Mentor Çoku dhe Pandeli Papalilo raportohet se punojnë për Komitetin Shqiptar dhe po rekrutojnë vullnetarë për krijimin e komandove për t’u dërguar në Shqipëri. Ali Këlcyra është kundërshtar i Hasan Dostit dhe thotë se ai ka bashkëpunuar me fashistët, prandaj dhe subjekti nuk duhet kritikuar që ka bashkëpunuar me gjermanët.

 

Maj 1952

Stërvitjet e refugjateve shqiptarë nga qeveria jugosllave

 

Aktualisht numri i shqiptarëve që kalojnë nga Shqipëria drejt Jugosllavisë është rreth 30 në ditë. Rajonet kryesore nga ata vijnë janë zona e Shkodrës, Obot (në lumin Bunë), Shirok (liqeni i Shkodrës) dhe zona e Hanit të Hotit, si dhe nga Kukësi, Tropoja, Peshkopia, Zerqani dhe Ohri.

Aktualisht në Jugosllavi ka rreth 7000 shqiptarë, rreth 6000 prej të cilëve llogariten si të aftë për aksion ose luftim. Të gjithë e kundërshtojnë komunizmin në çdo formë. Një organizatë pro-Tito e quajtur Lidhja e Refugjatëve Shqiptarë është krijuar me seli kryesore në Prizren, e përbërë nga rreth 200 refugjatë që janë regjistruar ose prej presionit të autoriteteve jugosllave ose nga frika e dënimit, por të paktën 80 prej tyre janë simpatizantë të Titos. Shqiptarët e shumtë që vijnë në Jugosllavi priten dhe trajtohen mirë nga autoritetet, pa dallim anësie politike të tyre, megjithëse nacionalistët shqiptarë priten bujarisht por mbahen më shumë në mbikëqyrje. Në rolet e pritësve janë bashkatdhetarë shqiptarë pro-Tito, të cilët kanë fituar besim të mjaftueshëm në ushtrinë ose qeverinë jugosllave.

Lidhja e refugjatëve

Lidhje e Refugjatëve Shqiptarë në Prizren drejtohet nga Apostol Tenefi, i lindur në Korçë dhe ndjekës besnik i Koçi Xoxes. Por në radhët e Lidhjes po dallohet gjithnjë e më shumë gjenerali Dushan Mugosha, një malazez organizator i Partisë Komuniste Shqiptare atje pasi flet mirë gjuhën shqipe. Një tjetër drejtues i lidhjes është Lutfi Spahiu, një ish-zyrtar i lartë në Prizren, i cili nuk konsiderohet si komunist, por ka simpati nacionaliste dhe besohet se dëshiron të kontribuojë në kauzën shqiptare duke përfituar nga pozita e privilegjuar që ka arritur me autoritetet jugosllave. Në lidhje me këtë ai besohet se ndihmuar tërthorazi shumë shqiptarë që kanë arritur nga kufiri në Jugosllavi. Kol Shiroka, me profesion berber, është një aventurier që ka përfituar personalisht nga komunizmi dhe është ngritur në rangun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Disa agjentë të tjerë pro-Tito të Lidhjes së refugjatëve, të ngarkuar me detyrat e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të refugjatëve janë si më poshtë: Major Bajio Xhuhanoviç, më parë organizator politik i lidhjes së Korçës. Ai aktualisht mban një post të lartë në selinë e ushtrisë jugosllave në Beograd. Profesore Rada Simenoviç, këshilltare në Ministrinë e Informacionit Publik për Minoritetin Shqiptar. Ajo udhëton shpesh mes qyteteve Bar dhe Ohër dhe punon me refugjatët shqiptarë gjuhën e të cilëve e flet shumë mirë. Janë disa agjentë të tjerë të UDB të ngarkuar me marrjen në pyetje të refugjatëve shqiptarë në lidhje me situatën politike, ekonomike dhe ushtarake. Në disa raste këta agjentë shoqërojnë grupe nacionalistësh që kalojnë kufirin drejt Shqipërisë me qëllim mbikëqyrjen dhe shoqërimin e atyre që rrezikojnë arrestimin nga qeveria e Hoxhës. Më të njohurit mes tyre janë Staf Lleshi, shqiptar, i dyti në komandë në degën e UDB në Debar. Shefki Lleshi, është komandanti i UDB në Debar. Këta agjentë, bashkë me Ganio Seferin, Xhetan Kaleshi, Ali Daci dhe Refik Kaja, veprojnë në zonën e Ohrit, Debarit dhe Kokësit. Agjentët Nazif Bajrami dhe Shazi Fida operojnë në krahun tjetër të Bunës, në Ulqin, Hani i Hotit dhe Tirograd. Të tjerë shqiptarë që bashkëpunojnë me qeverinë jugosllave dhe kanë njëfarë prestigji me autoritet janë Nik Sokoli, Tahir Hoxha, Qazim Lushja, Ferid Maliqi dhe Said Rama.

Kurse trajnimi të drejtuara nga zyrtarë të UDB po kryhen në Jugosllavi për liderët e palës shqiptare dhe agjitatorët me qëllim zëvendësimin e qeverisë së Hoxhës, në kohën kur Jugosllavia mendon se kjo do të jetë e mundur, me idenë e përfshirjes së Shqipërisë në federatën Jugosllave. Qendra e trajnimit në Danilovgrad të Malit të Zi drejtohet nga kapiten Pero Musanoviç dhe lejtnant Vido Ivanoviç. Ndërsa qendra e Gucijës, rreth shtatë kilometra larg kufirit shqiptar drejtohet nga kapiten Gjok Masallari. Qendra e trajnimit në Gjakovë drejtohet nga Hysen Prisha deh ka aktualisht gjashtë agjentë në stërvitje. Qendra e Titogradit ka 19 agjentë. Stërvitje guerile po bëhet edhe në qendrën e Mitrovicës në Prishtinë të Kosovës, ku gjithashtu po bëhen dhe kurse parashutizmi.

 

Mars 1952

Influenca dhe kontrolli i Rusisë

Çdo njësi ushtarake në Shqipëri deri në rangun e regjimentit, kishte një major rus, që vepronte në kapacitet konsulenti, ndërsa të gjitha komandat më të larta kishin më shumë se një këshilltar rus.

Ndërsa në institucionet civile, grupet ruse të punës ndaheshin në sektorë politikë, ekonomikë dhe teknikë. Dy sektorët e parë kishin ekzistuar që në fillim, teksa me dominimin teknik të Bashkimit Sovjetik u shtua dhe sektori i veçantë teknik i këshilltarëve. Pas prishjes së BRSS me Jugosllavinë e Titos, sovjetikët dërguan një numër të madh teknikësh në Shqipëri, të cilët tashmë drejtojnë të gjitha projektet madhore të ndërtimit, ato industriale, hekurudhat, termocentralet apo uzinat e tekstilit.

Policia

Ne kemi dalluar dy organizata të ndryshme policore, atë të policisë politike dhe policinë e zakonshme. Policia politike nganjëherë mund dhe të kontrollojë për dokumente identifikimi dhe ka agjentë me veshje civile, për numrin e të cilëve nuk kemi të dhëna. Forca e zakonshme e policisë kanë stacionet e tyre të përmendura zakonisht në fshatra e qytete. Fshatrat zakonisht kanë një polic të armatosur me pushkë. Armët e zakonshme të policisë janë pushkë e pistoleta gjermane e italiane të kohës së luftës, si dhe një sasi e vogël pistoletash ruse. Fshatrat malore kanë një polic vendor që rri me veshje civile. Ata zakonisht nuk dalin jashtë fshatrave.

Rezistenca ndaj regjimit

Ka grupe aktive rezistence në rajonet në veri të Shkodrës dhe gjithashtu në pjesën jugore të vendit. Këta partizanë janë të armatosur me pushkë dhe pistoleta të marra gjatë fundit të luftës, të vjedhura nga kazermat ose pas vrasjeve sporadike të oficerëve komunistë. Është një fat i njohur se grupet e rezistencës nuk prekin ushtarët por fokusohet te oficerët. Autoritetet kanë reaguar ndaj kësaj duke mbrojtur të afërmit e tyre. Nëse dikush emigronte apo zhdukej, familja e tij dërgohej menjëherë në kampet e internimit. Një pakënaqësi e madhe ekziston në vend në lidhje me shpronësimin e fisnikërisë së krahinave të të gjithë vendit. Përgjithësisht, ata që kanë përfituar poste në regjimin e ri janë të kënaqur, kurse pjesa tjetër është e trishtuar por përveç grupeve të rezistencës askush nuk tregon shenja kundërshtimi.

Transmetimet e huaja në radio

Dëgjimi i programeve në radio është i kufizuar vetëm për qytetet, pasi energjia elektrike ende nuk është e përhapur në të gjithë vendin. Aparatet radio nuk janë të shtrenjta, por lejet për marrjen e tyre janë shumë të kufizuara. Një pjesë e gjerë e publikut dëgjues është sinkronizuar me stacionet e huaja si ato të Barit, Shkupit, Londrës dhe Athinës. Dy të parat kanë sinjal më të fortë e të vazhdueshëm dhe kapen mirë nga aparatet. Zëri i Amerikës nuk dëgjohet shumë pasi valët janë të dobëta. Para verës së 1949, BBC ka pasur shumë influencë dhe respektohej në të gjithë vendin. Aq sa autoritetet e Tiranës ndërprisnin energjinë elektrike në ora 17.30, që është ora shqiptare e transmetimit të lajmeve të BBC në shqip. Në dy raste në 1948 e 1949 autoritetet janë ndërprerë energjinë elektrike çdo ditë për dy javë, si një masë kundër dëgjimit të BBC. Por prej vitit 1949 influenca e saj është reduktuar disi. Ka zëra se njerëzit nuk i kanë besë folësit shqiptar të BBC, për të cilin thonë se ka qenë në Moskë dhe dyshohet se mund të jetë ende komunist. BBC i ka kushtuar shumë pak kohë lajmeve nga Shqipëria, në kontrast me agjencinë ruse TASS e cila i ka dhënë pikëpamjes shqiptare kohë të konsiderueshme, duke u siguruar që të jepet një informacion sa më i plotë. Në verën e vitit 1949, BBC njoftoi se nëse Shqipëria nuk paguante dëmshpërblimin e caktuar nga gjykata e Hagës për shpërthimet e dy anijeve në kanalin e Korfuzit, vendi do të bllokohej. Kjo u ndoq nga një periudhë interesi por kur më vonë u pa se asgjë nuk po ndodhte, Britanisë i ra kredibiliteti dhe njerëzit u zhgënjyen.

Tendencat anti-jugosllave

Pas prishjes së Titos me vendet Pro-sovietike edhe ndjesi në Shqipëri u bë armiqësore ndaj regjimit të Titos, por për shumë shqiptarë ishin rrethanat dhe jo zgjedhja e tyre që i detyroi ta shihnin Titon në mënyrë negative.

Shqiptarët duket se e konsiderojnë veten superiorë ndaj jugosllavëve, prandaj dhe nuk ka shumë shenja të mbetura të influencës jugosllave në vend, që prej largimit të teknikëve e këshilltarëve jugosllavë.

Situata politike në Shqipëri (1952)

Duke gjykuar nga raportet e ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty por nuk ka tregues se mund të ketë një përplasje më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëruar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materiale dhe makineri për ndërtimin e kapaciteteve industriale, por zhvillimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e Jugosllavëve

Raportet e fundit tregojnë se ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspiracion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog duke thënë nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952 Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej republikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejohej asnjë agresion mbi Shqipërinë prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gatishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Më të lexuarat