BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh prapaskenat, ja pse dështuan operacionet për rrëzimin e regjimit komunist, si Kim Filbi u ngjit në krye të spiunazhit

CIA zbardh prapaskenat, ja pse dështuan operacionet për rrëzimin

 CIA ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në Shqipëri. Në një dokument të vitit 1989, tregohet se përse nuk patën sukses operacionet për rrëzimin e regjimit komunist. Aty analizohen një sërë faktorësh, që nga dekonspirimi i misioneve, e deri te mungesa e fondeve dhe mungesa e kujdesit të duhur. Dihet tashmë se ai që dyshohet e dekonspiroi operacionet ishte spiuni Kim Filbi. CIA tregon me detaje se si ai arrit të bëhej një agjent.

Janar 1989

Kim Filbi dekonspiruesi britanik i operacioneve

Për Filbin janë shkruar shumë informacione te sakta e të pasakta, por britaniku i lindur në Indi ka qenë fillimisht gazetar, i cili në 1937 udhëtoi drejt Spanjës, nga ku dërgonte artikuj me vlerë nga kampi nacionalist i Franco-s për të përditshmen “The Times”. Shumë prej tyre u publikuan mes të cilave një nga më impresionuesit që ishte mbi qytetin bask Guernica pas shkatërrimit të forcave gjermane. Filbi vazhdoi të mbulonte luftën spanjolle deri në fitoren e Francos-s dhe në gusht 1939 u kthye në Londër. Në 1940 ai u rekrutua nga inteligjenca britanike në seksionin e kundër-spiunazhit, prej njohurive të tij mbi Spanjën dhe punoi me interceptimin e sinjaleve nga burime të ndryshme gjatë kohës së luftës. Por Filbi kishte tendenca të vjetra anti-britanike të cilat vazhduan deri në vdekjen e tij në 1960 në Beirut. Siç raportohet Filbi besohet se është konvertuar në Komunist nga gruaja e tij e parë Lici, gjatë trazirave të Vjenës në 1934, megjithëse në një rrëfim të tij ai vetë thotë se u largua nga universiteti i Cambridge me diplomën dhe me bindjen e plotë për t’ia kushtuar jetën komunizmit. Anthony Blunt shkruan se Filbi ishte rekrutuar nga agjenti legjendar Teodor Mali që ka operuar në Britani në vitet 1920 e 1930. Kjo duket se është e vërtetë pasi në janar 1988 vetë Filbi konfirmon: “Ditën e fundit në universitetin e Cambridge vendosa të bëhesha komunist. Maurice Dobb (një ekonomist marksist) më prezantoi në një grup komunist në Paris dhe ato më kaluan te lëvizjet ilegale komuniste në Vjenë. Puna ime në Austri duhet të ketë tërhequr vëmendjen e njerëzve që janë tashmë kolegët e mi pasi sapo u ktheva në Londër në pranverën e 1934 një njeri më takoi dhe më ofroi të bëhesha pjesë e shërbimeve ruse të inteligjencës ... unë as që hezitova”. Pas një shërbimi prej dy vjetësh në Stamboll, Filbi mori drejtimin e zyrës së inteligjencës britanike në SHBA për të cilën u instruktua të mos fokusohej shumë në çështjet e Ballkanit, por te Bashkimi Sovjetik. Gjatë sesioneve të informimit Filbi mori të dhëna mbi aktivitetet klandestine anglo-amerikanë në disa vende të Evropës Lindore dhe pak kohë pas vendosjes në SHBA ai u caktua në ekzekutimin e planit për përmbysjen e regjimit të urryer të Enver Hoxhës në Shqipëri, që po përgatitej prej dy vitesh. Faza e parë e operacionit ishte drejtuar nga Harold Perkins i cili kishte siguruar përdorimin e kampit strategjik të Maltës ku vullnetarët dhe të rekrutuarit nga emigracioni shqiptar stërviteshin për t’u infiltruar në atdhe. Kreu i operacioneve shqiptare në terren David Smiley kishte qenë dy herë të tjera në Shqipëri duke stërvitur e duke luftuar bashkë me partizanët komunistë kundër gjermanëve.

Plani

Plani amerikan për destabilizimin e Shqipërisë ishte hartuar nga dy njerëz që kishin kaluar muaj të tërë në atë vend, pikërisht me grupet komuniste që tani kërkonin të përmbysnin nga pushteti. Alan Hare ishte një veteran i misioneve të parashutimit në Shqipëri, ndërsa John Hibberdinne kishte qëndruar disa muaj në veri të vendit duke organizuar guerilasit, para se të paaftësohej nga sëmundja e tifos. Gjithashtu negociatat e komplikuara që duhet të mbaheshin me udhëheqësit e emigracionit shqiptar po kryheshin nga një dorë e vjetër me eksperiencë shqiptare, Julian Amery.

Pas kërkimeve mbi 30 të rekrutuarit e parë për infiltrim u morën masat e transportit dhe të bazave radio. Për transportin u thirr një kuadër i vjetër që operonte një flotë peshkimi në Mesdhe, ndërsa Alan Hare ngriti një bazë sekrete radio në vilën e familjes mbretërore greke në Korfuz, nga ku dukeshin brigjet shqiptare. Operacionet nisën seriozisht në mes-korrikun e 1949 kur vullnetarët e parë shqiptarë erdhën në Maltë nga Italia. Ata kishin jetuar në kampe refugjatësh rreth Napolit dhe kishin kredenciale të mira politike. Disa prej tyre e kishin provuar veten si anti-komunistë duke luftuar në malet e Greqisë, por për arsye të tjera ishin përzënë nga Greqia drejt Italisë. Megjithë përgatitjet, paratë për operacionet ishin të pakta teksa qeveria laburiste e kryeministrit britanik Atlee po rindërtonte ekonominë e shkatërruar nga lufta. Infiltrimi i parë i 9 agjentëve shqiptarë të stërvitur në kampin Fort-Benjima në Maltë u bë më 3 tetor 1949 të cilët arritën në tokën pranë Karaburunit në jug të vendit. Por vetëm në 12 tetor erdhi sinjali i atyre i parë në radio, i cili nuk ishte shumë inkurajues. Ata ishin një grup prej pesë njerëzish që ishin fshehur në një shpellë pasi në zonë kishte aktivitet të madh ushtarak, ndërsa katër të tjerët ishin kapur ose vrarë. Me sa dukej ata kishin rënë në grackë teksa ecnin drejt veriut dhe më në fund vetëm katër prej tyre ia dolën të ktheheshin në kufirin grek.

Operacioni i dytë

Ndërkohë operacioni i dytë po përgatitej për infiltrimin detar të një grupi me 11 agjentë, të cilën mbërritën në gjirin e Vlorës më 10 tetor dhe kompletuan misionin e tyre pa shumë trazira. Ata më pas arritën të kalonin nga kufiri grek dhe nga Greqia u shoqëruan në Maltë për dhënien e raportimeve. Këto misione fillestare kishin si qëllim llogaritjen ndjesinë e përgjithshme ndaj regjimit dhe testimin e reagimeve për skemat më ambicioze ku përfshiheshin më shumë njerëz e më shumë investime. Të mbijetuarit e dy operacioneve të para dhanë raportime kryesisht pozitive mbi takimet që kishin bërë me fshatarët, por dyshonin se pas një eksperience të tillë operacioni ishte tradhtuar. Pretendimet për dekonspirim të agjentëve nuk u morën parasysh nga oficerët që i morën në pyetje, të cilët dyshoi se me ata kërkonin të mbulonin performancën relativisht të dobët. Kjo ndodhi edhe në këtë rast, por u arrit në konkluzionin se fronti shqiptar i sigurisë ishte në nivel të lartë gatishmërie dhe gjithashtu iu atribuua faktit se në natën e infiltrimit të dytë, mjeti i zbarkimit Stormie Seas ishte qëlluar njëherë nga patrullat shqiptare. Infiltrimet detare do të vazhdonin, por gjithashtu nisën përgatitjet për kalimet tokësore nga Greqia. Në Athinë ishte hapur stacioni i inteligjencës së SHBA dhe britanikët kishin gjithashtu dorë të lirë për të vepruar në territorin grek, shumica e të cilit gjithsesi kontrollohej nga forcat paqeruajtëse britanike. Dhe në fakt anëtarë të rëndësishëm të qeverisë dhe aparatit të sigurisë ishin rekrutuar në Kajro gjatë luftës. Fshehtësia ishte e rëndësishme pasi edhe nëse regjimi i Hoxhës përmbysej nuk kishte garanci se regjimi i ardhshëm do të ishte më pak armiqësor ndaj Greqisë, si armiku tradicional i Shqipërisë.

Misioni i tretë

Misioni i tretë i gjashtë shqiptarëve të emigracionit nisi në korrik 1950, por tentativa e parë për kalimin e tyre nga kufiri dështoi prej ndërhyrjes së një grupi oficerësh grekë të inteligjencës që i arrestuan agjentët shqiptarë. Më pas agjentët u liruan dhe u vendosën në periferi të Athinës deri në ripërcaktimin e misionit. Herën e dytë autoritetet amerikane u përpoqën të ruanin sekretin e operacionit dhe agjentë të tjerë u përfshinë në shoqërimin e tyre deri në kufi, nga ku më pas hynë në atdheun e tyre ku qëndruan për rreth dy muaj. Tre operacionet e para u konsideruan si suksese me humbje të pranueshme, ndërsa operacionet e Maltës dalëngadalë po reduktoheshin për t’ia lënë vendin kalimit në bazën e Gjermanisë, ku po hartoheshin plane shumë më të mëdha. Projekti i shkëputjes së Shqipërisë nga orbita e BRSS nisi zgjerimin e tij dhe agjentët shqiptarë u veshën me uniforma amerikane dhe u dërguan në një impiant të fshehtë e të izoluar në Uachterhof pranë Munihut ku u stërvitën për parashuta dhe luftë guerile. Në misionin e tyre të parë të parashutimit 4 agjentë u nisën me një avion pa simbole nga Athinë në zonën e lëshimit, nga një ekuipazh polak më 19 nëntor 1950, por ranë në grackë pak pas lëshimit. Dy prej tyre shpëtuan dhe avancuan drejt veriut në Jugosllavi. Gjatë rrugës ata rekrutuan grupe të vogla partizanësh monarkistë dhe kur arritën në Jugosllavi u dorëzuan atje. U deshën disa vjet që Tito të lejonte largimin e tyre.

Dështimet e operacioneve

Nëntë muajt e ardhshëm të tjerë agjentë u përgatitën për infiltrim. CIA tentonte më kot për të kontaktuar me dy agjentët e shpëtuar, dhe ndërkohë tre grupe të tjera me nga katër njerëz u dërguan më 23 korrik 1951. Kësaj here asnjë prej tyre nuk doli i gjallë. Dhjetë agjentë u vranë disa orë pas lëshimit dhe dy të tjerët që shpëtuan u kapën dhe u dërguan në Tiranë ku u torturuan për javë të tëra para se të detyroheshin të merrnin pjesë një gjyq farsë. Gjyqi u hap në 10 tetor me 10 të akuzuar, mes të cilëve dhe dy të mbijetuarit e misionit të parë amerikan, dy të mbijetuarit e fundit dhe gjashtë të tjerë që ishin mbledhur nga autoritetet gjatë vitit. Të gjithë ata u detyruan të pranonin krimet dhe dukej se ishin në fund të jetës, por gjithsesi gjyqi spektakolar vazhdoi për rreth dy javë. Në mbyllje të tij vetëm dy prej tyre u dënuan me vdekje, por asnjë tjetër nuk doli i gjallë nga burgu. Ndërkohë familjet e të akuzuarve ishin internuar të gjitha në kampet e përqendrimit. Çuditërisht, në kohën që Radio Tirana transmetonte zhvillimet e gjyqit të diversantëve, një tjetër mision amerikan u nis për infiltrim. Edhe ky pësoi humbje të rënda teksa zona e lëshimit ishte rrethuar e gjitha nga forcat shqiptare të sigurisë. Dy agjentë u vranë ndërsa tre arritën të largoheshin drejt Jugosllavisë. Atyre iu desh të shmangnin dhe patrullat jugosllave për të arritur më në fund në Greqi. Raportimi i tyre për eksperiencën dhe raportimet e Radio Tiranës për gjyqin më në fund bindën CIA të pezullonte misionet e parashutimit. Kryeagjenti britanik David Smiley u kthye në Londër tërësisht i dërrmuar dhe i habitur nga ajo që po ndodhte dhe ashtu siç kujton më vonë Filbi: “operacionet u braktisën pa shkaktuar thuajse asnjë dëm në qeverinë e Tiranës”. Por ka arsye për të besuar se Filbi mund të mos ketë pasur dorë në operacionet, pasi siç ka thënë ai “ishin të kota prej fillimit”. Sipas Smiley Filbi ka bërë disa vizita në Itali e Greqi, edhe megjithëse nuk e përmend në librin e tij, është e sigurt se ai u ka dhënë sovjetikëve detaje të operacioneve që ai po drejtonte nga Malta dhe sovjetikët ia kaluan ato me imtësi shqiptarëve. Dikush tjetër mund të argumentojë se me dy agjentët e kapur të gjallë, mund të mos kishte nevojë për informacionet e Filbit apo të KGB. Dy të kapurit duhet që janë dorëzuar para torturave dhe mund të kenë dhënë më shpejt informacionin nga sa mund të bënte Filbi me vizitat e tij në Greqi.

Siguria e operacioneve

Duke shikuar prapa mund të pranohet se me gjithë masat e marra për operacionet shqiptare, siguria ishte e ulët. Dalje të informacionit mund të kishte nga vetë komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali, nga Malta apo nga Athina. Diferencat politike, fetare e ideologjke mes refugjatëve ishin burim i vazhdueshëm konfliktesh mes tyre. Disa nga refugjatët ishin monarkistë mbështetës të mbretit Zog, të tjerë donin përmbysjen e Hoxhës për të vendosur republikë demokratike prandaj fraksionet kundërshtonin njëri-tjetrin po aq sa kundërshtonin dhe komunistët. Ata ishin ballkanas tipikë ku mes familjeve dominonin konfliktet e gjakut. Tradhtia ishte një mënyrë jetese, siç mund të pritet në një vend ku islamizmi lufton kristianizmin apo çdo grup tjetër me ideologji ndryshe. Pra megjithëse një numër i vogël ishin të vendosur të luftonin regjimin komunist të Hoxhës, nuk gjendej asnjëherë motivim i mjaftueshëm për të lënë mënjanë diferencat e tyre për bashkim kundër armikut të përbashkët. Madje edhe ish-mbreti Zog kur u kontaktua në Kairo për operacionet e CIA refuzoi të bashkëpunonte me elementët anti-ruajalistë. Prandaj edhe pse Kim Filbi mund të jetë fajtori më i dukshëm për dështimet e aventurës së CIA ka plot arsye të tjera për mungesën e suksesit. Operacionet do të kishin pasur shanse më të mira suksesi nëse Greqia dhe Jugosllavia do të kishin dhënë bashkëpunimin e tyre të plotë, pasi agjentët edhe në rastet kur i shpëtonin Sigurimit të Hoxhës priteshin nga patrulla armiqësore në endet fqinje. CIA mund të siguronte lirimin e tyre nga burgjet greke ndërsa ato jugosllave ishin për agjentët thuajse të njëjta me kapjen në Shqipëri. Planifikuesit amerikanë ishin fajtorë për ekzagjerimin e mbështetjes që agjentët kishin siguruar brenda vendit, dhe kjo pasi eksperienca e tyre e mëparshme ishte vetëm organizimi i grupeve guerile antinaziste, ndërsa detyra e nxitjes së fshatarëve të merrnin armët kundër Tiranës mund të thuhet ishte nënvlerësuar. Filbi ishte padyshim autor i humbjeve të rënda dhe shkatërrimit të mundësisë së Luftës së Ftohtë në Ukrainë, ku ashtu si në Shqipëri, agjentë nga komuniteti i emigrantëve u infiltruan në Rusisë pas stërvitjes në Londër. Tre grupe prej gjashtë personash u parashutuan në Ukrainë, për të cilët nuk u dëgjua më asgjë. Të njëjtin fat patën dhe tentativat e mëpasshme amerikane. Katastrofa ukrainase shkatërroi drejtuesin e operacioneve Harry Carr i cili kishte luftuar bolshevikët që prej vitit 1919.

Uashington Post

10 qershor 1984

A ishte Kim Filbi spiun i rremë?

A është e mundur që superspiuni Harold (Kim) Filbi, hallka e dobët e inteligjencës britanike dhe superspiuni i deklaruar i kohëve moderne, të mos jetë fare spiun i Bashkimit Sovjetik? Këtë po na bëjnë të dyshojmë CIA, gjatë dy gjyqeve federale ku po ofron nocionin se edhe rusët nuk ishin të sigurt për kredencialet e Filbi-t, megjithëse i ka dhënë atyre sekretet me lopatë gjatë operacionit të parë të Perëndimit për përmbysjen e një pushteti komunist, atë në Shqipëri, për të cilat Moska e ka mbuluar me medalje nderi dhe çmime besnikërie.

Dyshimet e CIAs për Filbin u përmendën kur CIA refuzoi të dorëzonte në gjykatë materiale historike të dosjeve të saj, për një avokat që do të shkruante një libër mbi Shqipërinë. Në mohimin e tyre për dorëzimin e madje dhe vetë ekzistencën e materialeve, CIA argumenton se ato i mundësojnë sovjetikëve të vërtetojnë besnikërinë e agjentit të dyfishtë Kim Filbi. Filbi u arratis në Moskë para se kundër-inteligjenca britanike dhe amerikane të shkonin për ta kapur. Ai jeton tani i qetë në Moskë dhe thuhet se kryen detyra të vogla propagande për qeverinë sovjetike. Pas dezertimit të tij Filbi publikoi librin “Lufta ime e heshtur” me kujtimet krenare të spiunazhit për Rusinë që prej vitit 1935. KGB thuhet se e ka ndihmuar atë në hartimin e volumit, i cili po shitet si një best-seller edhe në Perëndim. Inteligjenca perëndimore, e cila e zbuloi dhe ishte thuajse në kapje të tij, asnjë herë nuk ka pasur dyshime për besnikërinë e tij si një agjent sovjetik. Ai prej kohësh ka pasur në dorë të gjitha arkivat e inteligjencës britanike prandaj edhe sot nuk është e qartë e gjithë masa e dëmit të tij ndaj sigurisë së perëndimit. Përse atëherë CIA po rihap debatet e Filbi-it pas kaq dekadash? Gjithçka nisi nga një anëtar i inteligjencës së SHBA, Marshall Lee Miller, i cili është gjithashtu një historian i njohur, i specializuar për Ballkanin, dhe ka shkruar një libër mbi Bullgarinë. Disa vjet më parë ai nisi punën për një libër mbi Shqipërinë ku do të përshkruante misionet e dështuara anglo-amerikane të viteve 1949 deri në 1953, për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Sipas dokumenteve të deklasifikuara të Departamentit të Shtetit, ish-sekretari i shtetit Dean Acheson dhe ministri i jashtëm britanik Ernest Bevin, kishin rënë dakord në një takim të 1949, për të tentuar rrëzimin e pushtetit të Hoxhës me anë të paramilitarëve të organizuar nga CIA, që do të dërgoheshin në Shqipëri nga deti dhe nga ajri. Historia tregoi se të gjitha tentativat dështuan në mënyrë skandaloze dhe agjentët u kapën dhe u ekzekutuan sapo mbërrinin atje. Është plotësisht e mundur që këto operacione thjesht të ishin të keqorganizuara, por inteligjenca është e sigurt se Kim Filbi i tradhtoi duke kaluar informacionet te rusët. Filbi sigurisht kishte të gjitha mundësi ta bënte këtë pasi prej mbarimit të luftës ishte oficer i lartë i shërbimeve sekrete britanike MI-6 dhe më pas drejtues i koordinimin mes Britanisë dhe SHBA, prandaj ishte në dijeni të plotë të operacioneve sekrete në Shqipëri. Kështu, në 1981, Miller kërkoi nga CIA informacionet mbi misionet shqiptare të infiltrimit të agjentëve, sipas ligjit të lirisë së informacionit. Kjo solli reagimin mohues nga CIA që tha se publikimi i informacioneve do të ndihmonte që Moska të përcaktonte nëse ai ishte një agjent i besueshëm sovjetik. Vendimi i agjencisë u mbështet dhe nga gjykata e Apelit, duke bërë që operacionet në Shqipëri të mbeten delikate edhe sot, 35 vjet pas përfundimit.

 

Më të lexuarat