BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste, Popoviç dhe Mugosha “eliminuan” të gjithë të rinjtë që mendonin ndryshe, ja 3 grupet që u formuan më 1941

CIA zbardh të fshehtat si lindi ideja e Partisë Komuniste,

CIA ka zbardhur detaje se si lindi Partia Komuniste. Në një dokument që tregon zhvillimet e pas luftës, tregohet se fillimisht nuk kishte parti, por u krijuan 3 lëvizje, në Shkodër, në Korçë dhe lëvizja e të Rinjve. Por më pas hynë në lojë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, që krijuan Partinë Komuniste. CIA tregon se kishte shumë të rinj në atë kohë që nuk i pranonin idetë e tyre, por ata i larguan dhe arritën të fusnin idetë jugosllave.

Tetor 1948

Komunizmi në Shqipëri

Revista franceze “Quatrieme Internationale”

Para vitit 1941 Shqipëria nuk kishte Parti Komuniste, por tre grupe me tendenca të tilla. Këto e kishin shpallur veten komunistë ishin grupi i Shkodrës, grupi i “Të Rinjve” dhe grupi i Korçës, por ishin gjithnjë në kontradikta me njëri-tjetrin. Meqenëse nuk kishin eksperiencë apo edukim marksist-leninist këto grupe nuk kishin një linjë të qartë politike, por vepronin secili sipas impulseve dhe ideve të tyre. Shumica e aktivitetit të tyre ishte konkurrenca dhe sulmet ndaj dy grupeve të tjera. Në fund të vitit 1941 me hyrjen e Rusisë në Luftës e Dytë Botërore, grupi i Shkodrës dhe i “Të Rinjve” ndjenë nevojën për t’u bashkuar dhe i bënë thirrje dhe grupit të Korçës (te ky i fundit bënte pjesë dhe presidenti aktual i Shqipërisë), por ata refuzuan kategorikisht të bashkoheshin në union. Prej dështimit të bashkimit të grupeve shqiptare komuniste dhe prej hyrjes në luftë kundër Hitlerit të Bashkimit Sovjetik, i cili konsiderohej si Meka e komunizmit botëror, grupet kërkuan ndërhyrjen e kolegëve të tyre të huaj. Në provincën shqiptare të Kosovës, e cila ishte nën dominimin jugosllav, disa komunistë shqiptarë të grupit të Shkodrës dhe të të Rinjve kishin kontakte me stalinistët jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Shqiptarët e Kosovës i shpjeguan situatën tre grupeve staliniste dhe më pas me lejen e krerëve të grupeve ata ftuan në Shqipëri stalinistët jugosllavë për t’i ndihmuar të themelonin Partinë Komuniste Shqiptare dhe për t’i dhënë fund kontradiktave të mëparshme. Dy stalinistët jugosllavë erdhën fshehtësisht në Tiranë dhe megjithëse nuk kishin autorizimin zyrtar të Partisë Komuniste Jugosllave, ata dhe propozimet e tyre u pranuan nga shqiptarët. Ata propozuan thirrjen e një takimi me përfaqësues të të gjitha grupeve. Përveç jugosllavëve, në konferencë kishte 16 përfaqësues të tre grupeve që do të formonin Partinë Komuniste. Ata prezantuan të gjithë raporte dhe kritika për punën e bërë nga grupet e secilit prej tyre, si dhe për grupet e tjera komuniste. Mbas çdo raporti diskutohej për kritika dhe autokritika, ndërsa shpesh debati nxehej dhe degjeneronte në sulme personale. Gjatë kursit të diskutimeve shfaqej gjithmonë fryma e vjetër kontradiktore e grupit.

Kritikat

Kur diskutimet më në fund u mbyllën, jugosllavët të cilët e kishin parë frymën revolucionare dhe të ndërgjegjshme të përfaqësuesve, përfituan nga sinqeriteti dhe modestia e disa elementëve të grupeve, duke bërë kritika të njëanshme, si më poshtë: Fushata e agjitacionit masiv nuk kishte qenë aq e gjerë sa duhej, dhe se grupet e kishin kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në mbledhjen e kuadrove dhe përkthimin e librave marksistë. Anastas Lula dhe Xhepi, drejtuesit e grupit të të Rinjve, të cilët mbështeteshin dhe nga disa elementë të grupeve të tjera si Vasil Shanto, iu përgjigjën si më poshtë akuzave absurde: “Ne nuk pretendojmë se kemi bërë gjithçka që duhet të bënim por nga ana tjetër ju duhet të kuptoni se nuk është e lehtë të bëhet ajo që ju sugjeroni. Ju nuk i njihni rrethanat, kushtet dhe zakonet në vendin tonë, ashtu siç ne nuk i dimë kushtet në vendin tuaj. Komunizmi është një doktrinë që është importuar në Shqipëri. Nuk është rezultat i zhvillimit të kushteve sociale apo ekonomike, por është një lëvizje që po nxitet nga intelektualët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Shqipëria është një vend agrar i prapambetur, ajo nuk ka një proletariat industrial dhe rrjedhimisht as një proletariat të organizuar, ose të paktën jo të organizuar sipas objektivave ekonomike. Ne besojmë se ju nuk duhet të bëni gabimin e gjykimit të rrethanave aktuale dhe atyre të kaluara nën të njëjtën dritë, pasi kushtet e reja vënë në lojë ata paraardhëse. Gjatë ditëve të para të pushtimit të vendit tonë nga fashistët, agjitacioni i masave për çështjen komuniste ka qenë i vështirë pasi suksesi i fashistëve ka bërë që populli ynë të humbasë shpresat në fitoren e mundshme të aleatëve, dhe gjithashtu në fillim të pushtimit fashist pasi një përmirësim të kushteve të jetesës së masave, të cilat ishin përkeqësuar shumë gjatë regjimit të mbretit Zog. Por megjithë këtë ne kemi bërë maksimumin për të arritur te masat. Ne nuk jemi kufizuar vetëm në formimin e kuadrove dhe përkthimin e librave, të cilat janë akuza që bëhen nga grupi i Korçës dhe tregon për urrejtjen e tyre të vjetër ndaj nesh. Ne nuk i refuzojmë kritikat miqësore, por përkundrazi, kritikat na forcojnë më shumë dhe na përgatisin më mirë për të ardhmen. Ne kemi grupi i të Rinjve, jemi entuziastë por për fat të keq nuk kemi shumë eksperiencë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për dy grupet e tjera, të cilat në raportin e tyre e kanë ekzagjeruar aktivitetin e kryer. Në asnjëherë nuk kemi pasur si objektiv vetëm formimin e kuadrove, të cilat në një pikë të formimit të tyre do të shkojnë te masat për të mbrojtur idetë komuniste. Formimi i kuadrove dhe puna me masat janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Sa më shumë kuadro të kemi aq më mirë do të arrijmë te masat dhe do të depërtojmë te to. Sapo ne të kemi mbaruar studimet do të shpërndahemi në të gjithë vendin dhe do të krijojmë grupe studimi. Çdo ditë numri i këtyre grupeve do të rritet. Formimi i tyre dhe interesi ynë në këtë kauzë nuk është për lavdi personale, por për të çliruar vendin nga epidemia fashiste dhe shërbëtorët e tyre servilë. Në konkluzion, ajo që ne kemi bërë nuk mund të ndryshohet. Disa kanë bërë më shhumë disa më pak. Çështja është vetëm të bësh më të mirën tënde si komunist i mirë.”

Kërkesat

Por megjithë këto deklarata, të cilat ata nuk i thanë për të justifikuar veten, por për të respektuar të vërtetën, ata nuk mund ta kuptonin se përse dy stalinistët jugosllavë nuk shikonin asgjë pozitive në punën e tyre. Më tej, kur ata kërkuan shpjegime më të detajuara mbi udhëzimet apo propozimet dy të dërguarit jugosllavë u nervozuan dhe nisën t’i trajtonin me inferioritet. Sa herë që ata kishin pyetje dhe kërkonin një shpjegim, jugosllavët përdornin termin “intelektualizëm” dhe këtu e mbyllnin bisedën. Në fund të diskutimeve Miladini i kërkoi konferencës së komunistëve shqiptarë ta lejonin të emërtonte ai Komitetin Qendror të Partisë. Shqiptarët pranuan menjëherë, pa e ditur se ata do të përdornin manovrat e zakonshme të stalinistëve. Miladini kërkoi emrat e dy-tre përfaqësuesve nga çdo grup për t’u zgjedhur në komitetin qendror, por ai vuri kushtin që të mos jepen emrat e kryetarëve të grupeve në mënyrë që përplasjet e mëparshme të mos pengonin punën e partisë. Përfaqësuesit shqiptarë e pranuan edhe këtë sugjerim. Disa ditë më vonë drejtuesit e grupit të të Rinjve mësuan se Komiteti Qendror i Partisë ishte zgjedhur nga anëtarët e dy grupeve të tjera dhe një drejtues ushtarak i tyre. Grupi i të rinjve ishte i zhgënjyer nga dinakëria dhe manipulimet e dukshme të Miladin Popoviç, por nuk bënë kundërshtime. Ne fakt grupi besonte se Popoviç ishte vërtet një komunist me eksperiencë dhe se po vepronte në interes të partisë. Nga ana tjetër anëtarët e grupit të Të Rinjve nuk donin që të tjerët të mendonin se dëshironin të ishin me çdo kusht anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë. Por makinacionet e Popoviç ishin natyrale në rolin e tij si burokrat, pasi të tilla kishin qenë urdhrat që kishte marrë nga eprorët e tij. Urdhrat për të ishin vetëm të krijonte një klikë komuniste me agjentë mediokër por të besuar të Jugosllavisë dhe të Kremlinit, prandaj nuk mund të pranonte entuziazmin dhe energjinë e grupit të të Rinjve. Popoviç e kuptoi se megjithëse Të Rinjtë ishin marksistë-leninistë dhe revolucionarë në sensin e vërtetë të fjalës, ata mund të bëheshin shpejt pengesë për planet për ekzekutimin e planeve të tij.

Përplasjet

Sapo lista e luftëtarëve nga të tre grupet dhe e materialeve si libra propagande, makina shkrimi e para, ishte dërguar te komiteti qendror, një nga jugosllavët, Mugosha nisën punën për formimin e qelizave komuniste me luftëtarë nga të tre grupet. Për arsye se drejtuesit kishin frikë nga grupi i Të Rinjve gjithmonë qelizat kishin më shumë luftëtarë nga dy grupet e tjera komuniste. Kjo u mbështet me idenë se ata kishin marrë më shumë vota gjatë zgjedhjeve rajonale ose ngaqë shuma pak anëtarë ishin të kualifikuar si luftëtarë të partisë. Në të njëjtën kohë për të siguruar një mazhorancë për veten e tyre ata sollën në parti njerëz të tjerë pa arsim dhe pa karakter që t’i kishin si numra pas vetes, pasi i trembeshin komunistëve të vërtetë, edhe pse në këtë pikë frikat e tyre ishin të pajustifikuara. Gjatë konferencës së delegatëve ku u zgjodh komiteti i partisë së Tiranës, një luftëtar nga grupi i të Rinjve protestoi kundër mënyrës së zgjedhjes të cilën e quajti “fashiste”. Ai kritikoi mënyrat e fshehta sesi jugosllavët po zgjidhnin kandidatët e tyre të preferuar. Kjo dhe episode të tjera sollën rritjen e pakënaqësive mes luftëtarëve të grupit të Të Rinjve të cilat rrjedhimisht i bënë thirrje udhëheqësve të tyre të hershëm Anastas e Xhepi të adresonin problemet. Por edhe ata nuk pranuan ankesa për çështjet teknike e individuale, duke i këshilluar të shkonin te drejtuesit e qelizave të tyre të partisë. Ata i këshilluan gjithashtu të mos revoltoheshin pasi partia ishte e re dhe do të kishte gabime të natyrshme. Megjithë faktin se Anastasi e Xhepi ishin përpjekur të qetësonin shokët e pakënaqur duke folulr në favor të partisë, ironikisht Miladini dhe komiteti qendror i akuzuan ata se po mbillnin përçarje në parti. Këto akuza i prekën ish-drejtuesit e grupi të “Të Rinjve’ pasi ata kishin pasur guximin të sfidonin rreziqet më të mëdha jo vetëm gjatë kohës së pushtimit fashist por dhe nën regjimin diktatorial të Zogut. Ata kishin kritikuar hapur dhe Popoviç, të cilin e kishin sjellë vetë në Tiranë dhe i kishin lënë në dorë krijimin e partisë. Sapo Miladini kishte krijuar klikën e tij duke konsoliduar pozitën në Shqipëri, ai thirri Kongresin e Partisë Komuniste me qëllim për të gjykuar Anastasin e Xhepin në akuzat për krijim përçarjeje dhe pakënaqësie.

Deklarata

Deklarata e miratuar në fund të kongresit thoshte:

“Është provuar se ju të dy nuk keni hequr dorë nga frkasionalizimi dhe ç’është më e rëndësishme po e përhapni këtë dhe mes shokëve të ish-grupit tuaj. Kongresi kërkon që ju të pranoni gabimet tuaja dhe të bëni autokritikë”. Por megjithë akuzat e Miladinit e agjentëve të tij në komitetin qendror, Anastasi e Xhepi nuk protestuan dhe lejuan që kongresi të vazhdonte kursin e tij. Ata të dy dhanë një përgjigje me shkrim: “Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet në Parti, kjo ndodh sepse ka një pengesë. Ne e pranojmë se kjo pengesë është fryma e grupit të vjetër, por ju nuk duhet ta konsideroni grupin tonë të vjetër në mënyrë të njëanshme. Ne jemi marksistë dhe gjithmonë duhet të zgjidhim problemet me ndihmën e materializimit dialektik. Ju e dini se nuk ka efekt pa një shkak. Fryma e grupit të vjetër që manifestohet nga shokët tanë shihet dhe te shokët e dy grupeve të tjera që janë në drejtimin e partisë. Zhdukja e frymës së grupit te shokët që drejtojnë do të sjellë shpejt zhdukjen e entuziazmit dhe te shokët e tjerë. Por meqënëse ju keni pushtetin për të na gjykuar dhe për këtë arsye nuk na lejoni që të denoncojmë gabimet tuaja, në interes të partisë ne nuk do të bëjmë asgjë por do të mbyllim sytë. Ne e përsërisim se fryma e grupit do të zhduket kur ju të jepni prova për drejtësi dhe paanësi”. Kongresi u mbyll pas deklaratës së shokut Miladin: “Nëse komiteti qendror vendos të heqë emrat tuaj nga partia dhe në të njëjtën kohë të marrë në konsideratë kualifikimet tuaja si ish-revolucionarë dhe ruan kontaktet me ju, a jeni gati ta pranoni këtë vendim? Nga ana tjetër ne duhet t’ju paralajmërojmë se nëse ju mbani qëndrim armiqësor, partia do të marrë masa edhe më të ashpra ndaj jush: Edhe një fëmijë mund të shikonte se komiteti qendror i partisë komuniste shqiptare ishte vetëm një etiketë dhe se ishte vetëm një komandë e Popoviç dhe Mugoshës. Të gjithë e kuptojnë se anëtarët e komitetit qendror ishin vetëm agjentë dhe ekzekutorë të urdhrave të Miladinit. Anastasi e Xhepi, gjithmonë duke shpresuar se një ditë gjërat do të përmirësoheshin nuk mund të mbanin qëndrim armiqësor, por përkundrazi pranuan të ishin gjithmonë të gatshëm për thirrjen e partisë. Më vonë, duke pranuar bashkëpunimin e ofruar nga Miladini ata nisën të besonin se sulmet e tyre sistematike nuk sillnin asgjë të mirë deh se jugosllavët nuk ishin komunistë të vërtetë. Të Rinjtë nisën të besonin se ata ishin vetëm shovinistë serbë që nën maskën e komunizmit kërkonin të formonin klikën që do i shërbente interesave të vendit të tyre. Megjithëse ata u përjashtuan nga partia ata u treguan tolerantë dhe i pritën me dëshirë të gjitha detyrat dytësore që u kaloheshin. Por komunistët e ndershëm dhe revolucionarë duhej të eliminoheshin me çdo kusht. Anastasi e Xhepi nuk habiteshin nga mbikëqyrja e rreptë që u bëhej dhe gjatë kohës që ishin në parti, pasi partia duhet të kishte kontroll, por më shumë çuditeshin nga ngritja në detyrë e elementëve që nuk kishin as minimumin e edukatës marksiste. Kontrolli brenda partisë duhet të kishte si objektiv zbulimin dhe korrigjimin e gabimeve dhe jo hedhjen në grackë të anëtarëve. Për fat të keq në partinë komuniste shqiptare spiunimi i kolegëve e tejkalonte frymën e korrektimit të gabimeve dhe teoria e Leninit për kontrollin nga fundi në majë nuk u mur asnjëherë në konsideratë nga partia komuniste shqiptare. Nëse një anëtar përpiqej të kritikonte në qelizën e tij partiake gabimet e një drejtuesi, atij jo vetëm që i ndalohej të bënte kritika të tilla por dhe akuzohej si Trotskist, Xhepist, sabotator etj. kështu që të mos shihej me negativitetet, çdo komunist nuk kritikonte më drejtuesit edhe kur vinin re gabime. Diçka e tillë i ndodhi një anëtari të komitetit rajonal të Vlorës. Anëtari i komitetit po shoqëroihej nga një grup partizanësh nga një fshat në tjetrin, kur hasën në një grup policësh fashistë. Por vend që të tregonte vetën sipas pozitës së tij në parti, ai ia mbathi me të katërta duke lënë madje edhe xhaketën e tij. Raste të tilla kishte shumë. 

Më të lexuarat