BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

CIA zbardh të gjitha planet për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, nga bashkëpunimi me britanikët, te aleanca me grekët e italianët

CIA zbardh të gjitha planet për rrëzimin e regjimit komunist

Amerikanët kanë pasur në dispozicion shumë plane për të rrëzuar regjimin komunist. Edhe pse ata kishin menduar gjithçka, nuk arritën të rrëzojnë Enver Hoxhën. Megjithatë, CIA ka deklasifikuar disa dokumente ku jep detaje nga operacionet e tyre.

Planet e CIA

OBOPUS është emri për projektin e përgjithshëm të plotësimit të këtyre objektivave në Shqipëri. OBHUNT është nën-projekti sipas të cilit kryhet operacionet e kalimeve kufitare. Për momentin kemi 18 agjentë të gatshëm në Greqi (7 prej të cilëve të trajnuar në komunikime radio) të cilët mund të vazhdojnë programit gjatë sezonit operacional 1954. Besohet se këto operacione do të vazhdojnë në dy vitet në vijim për plotësimin e detyrave operacionale të paraqitura në Pjesa II B më sipër.

G. Operacione psikologjike ndaj grupeve

1. OBOPUS/OBTEST. Një projekt për një radio-stacion klandestin anti-komunist që transmeton me valë të shkurtra në Shqipëri, për llogari të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA). Ky stacion vepron në Athinë që prej shtatorit 1951.

2. OBOPUS/OBTUSE. Një projekt për prodhimin dhe lëshimin nga ajri të broshurave dhe të ushqimit Të gjitha në emër të NCFA. Projekti është në veprim që prej vitit 1050.

H. Përdorim produktiv i komiteteve të emigracionit

-OBOPUS/OBLIVIOUS- Ky është projekti për krijimin e komitetit të liderëve politikë në emigracion (Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë) i cili do të vërë në fokus rezistencën brenda Shqipërisë. I maskuar si i tillë, ai do të drejtojë propagandën e tij për popullatën shqiptare duke vlerësuar aktivitet e agjentëve. Një komitet i tillë ekziston dhe publikon një gazetë periodike mbi aktivitetet e tij. Qendra e tij e aktivitetit është në Romë por ka zyra edhe në Nju-Jork e Athinë. Ky projekt ashtu si dhe projektet OBOPUS/STGRUBBY e OBOPUS/OBTUSE, po kryhet me dijeninë e shërbimeve britanike MI-6 dhe me një farë bashkëpunimi me këto shërbime; broshurat janë sponsorizuar së bashku kurse lëshimet nga ajri janë kryer vecmas. OBOPUS/HTGRUBBY është një projekt i pavarur i CIA edhe pse MI-6 janë në dijeni të ekzistençës dhe oficerëve britanikë u janë treguar materialet e broshurave. Në përgjithësi politikat e OBOPUS janë të koordinuara me MI-6. Kemi edhe marrëveshje për koordinimin e aktiviteteve kufitare, siç është këmbimi i planeve të dy palëve në mënyrë që të mos pengojmë aktivitetet e njëra-tjetrës. Në asnjë nga këmbimet nuk është bërë fjalë për informacione të detajuara mbi identitetin e agjentëve, kontakteve lokale apo të tjera si këto.

I. Projekte të tjera

1. THITHER. Ky është një projekt i përbashkët me forcat ajrore greke për marrjen e inteligjencës fotografike sipas kërkesave për Shqipërinë dhe Bullgarinë. Një avion RF-84 plus pajisjet fotografike janë vënë në përdorim nga pala greke për këtë qëllim.

2. OBSTACLE. Ky është një projekt i zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet italiane të inteligjencës për të ruajtur kontrollin e një grupi politik që deri kohët e fundit nuk ka pranuar të hyjë në komitetin NCFA; gjithashtu për shfrytëzimin e grupit për informacione pozitive, dhe me këtë heqjen e detyrimit për të mbështetur një grup agjentësh ish-aktivë në Shqipëri. Për llogari të CIA. Ky projekt është duke u reduktuar drastikisht, pasi disa përfaqësues të grupit tani marrin pjesë në NCFA dhe detyrimi i CIA-s ndaj ish-agjentë konsiderohet i sheshuar.

3. Ndërlidhja. Kërkesat për informacion plotësohen me anë të burimeve të ndërlidhjes. Inteligjenca për Shqipërinë mblidhet prej burimeve të ndërlidhjes britanike, italiane, greke e jugosllave, nga të cilët shumë më produktiv është ai italian, i cili mban në vëzhgim trafikun detar në Shqipëri.

B. Ndryshime t propozuara të stafit

1. Selia kryesore e stafit do të mbetet siç është, ndërsa në rast ndryshimesh mund të kemi tkurrje. Eksperienca tregon se nëntë poste për “oficerë inteligjence” janë shumë, dhe vendet e tepërta do të eliminohen. Fokusi do të vihet në rekrutimin e oficerëve shqip-folës, me synimin se gjithmonë zëvendësuesit e tyre janë të gatshëm.

C. Strukturat

Strukturat aktuale, pra zyrat, vendet e sigurta, magazinat dhe vendet e trajnimit, duken të përshtatshme. Për arsye sigurie, disa prej tyre do të ndryshohen vitet e ardhshme, por niveli do të mbetet i njëjtë. Për më tepër, një masë e madhe armësh po mbahet në përdorim në rast të një shpërthimi spontan dhunë në Shqipëri, apo zhvillime të tjera që nevojiten përforcim të shpejtë të rezistencës vendase. Kjo masë armatimesh përbëhet afërsisht nga 7,000 pushkë, 2,000 automatikë, municione për të dyja dhe 14,000 granata.

Inteligjenca Speciale

Një tjetër aset i rëndësishëm i Degës është zotërimi i inteligjencës speciale, që merret nga strukturat Fl/Staff D. Në të përfshihen dhe informacione të vlefshme nga programet ZOMBIE e ZODIAC, ato për planifikimin dhe kryerjen e operacioneve, dhe përmirësimin e njohurive aktuale të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës. Meqenëse natyra dhe volumi i informacionit nuk është konstante, Fl/Staff D do të japë informacion dhe direktiva për oficerët e degës sipas rregullave të CSI 52-3.

Kushtet që ndikojnë në aktivitetet në Shqipëri

1. Megjithëse nuk mund të bëhet një studim shkencor, të gjitha faktet tregojnë se shumica e popullit shqiptar kundërshton dhe përçmon regjimin komunist. Arsyet kryesore të kësaj janë (a) mangësitë ekonomike të vuajtura nga fshatarët dhe gjithashtu qytetarët si rezultat i programeve komuniste, shtypja e tregtisë private dhe programi i kolektivizimit. Gjithashtu taksat e mëdha mbi prodhimet bujqësore, shërbimi i detyrueshëm ushtarak, puna e detyruar dhe inkompetenca e administratës janë të tjerë faktorë. (b) Shtypja e vlerave tradicionale të familjes e nderit personal që kanë qenë karakteristike për jetën shqiptare. (c) Metodat e shtetit policor të regjimit. (d) Sjellja servile e regjimit ndaj një fuqie të huaj (BRSS)

2. Meqenëse Shqipëria është një vend bujqësor fshatarësia është objektivi ynë kryesor për zhvillimin e ndjenjës së miqësisë ndaj agjentëve dhe anti-komunistëve, dhe në kohën e duhur, edhe për pjesëmarrjen në rezistencën aktive. Objektiva të tjerë janë ushtria, për të cilën raportohet se nuk është besnike ndaj komunistëve, ose njerëzit në poste qeveritare, shumica e të cilëve janë arsimuar nga regjimi i kaluar. Përveç kësaj ka gjithashtu një numër të madh komunistësh të pakënaqur që mund të jenë objektiv i dezertimeve speciale. Tradita e vjetër e luftës guerile ndaj dominimit të huaj dhe autoriteti qendror është një faktor i favorshëm psikologjik

Kufizime dhe disavantazhe të aktiviteteve

a. Disa pretendime të vendeve fqinje, veçanërisht ato territoriale të Greqisë, të cilat bëjnë që regjimi të hiqet sikur po mbron sovranitetin e Shqipërisë.

b. Aktivitetet operacionale të disa qeverive brenda Shqipërisë, veçanërisht nga Jugosllavia, çka ka sjellë njëfarë konfuzioni në mendjet e njerëzve.

c. Lajmet që arrijnë te popullata për mungesën e unitetit në rrethet e emigracionit, kanë krijuar konfuzioni se cili grup ka në fakt mbështetjen e Perëndimit, çka sjell hezitim në mbështetjen e agjentëve të ndryshëm që nuk kanë njohje personale.

d. Numri i kufizuar i radiove në Shqipëri që vë në dyshim efektin e propagandës dhe transmetimeve në radio.

Aleanca Shqipëri-Kinë në pikë pa kthim

Në fund të viteve 1960 u dalluan krisjet e para në aleancën kino-shqiptare, të cilat deri një vit më parë ishin mbajtur të fshehta prej këmbënguljes publike te regjimeve për “miqësinë e pandashme” mes tyre. Vdekja e Mao Ce Dun në tetor u hoqi shqiptarëve bamirësin e tyre kryesor, teksa liderët e kuptuan se me ardhjen e Hua Kuo Feng politikat do të bëheshin me pak doktrinare e më shumë pragmatike. Spastrimi i anëtarëve radikalë nga lidershipi i partisë në Kinë, të cilët Tirana i konsideronte si aleatë kryesorë, i nervozoi shqiptarët, të cilët shprehën pakënaqësi ndaj ftohtësisë së Hua. Në fillim të këtij viti Tirana nisi të përdorte disa elementë të lëvizjes Marksiste-Leniniste pro-Pekinit në argumentet e saj kundër tij. Prandaj Kina nisi të paralajmëronte grupimet për ndryshimet e tyre me Shqipërinë. Deri në mesin e verës lidhjet ishin përkeqësuar si asnjëherë më parë dhe shtypi shqiptar nisi sulme të ashpra ndaj bazave të ideologjisë kineze për politikën e jashtme. Tirana ktheu personelin ushtarak që po trajnohej me forcat ajrore të Kinës dhe nis dhe tërheqjen graduale të studentëve në universitetet kineze. Burime të pakonfirmuara thonë se Tirana i ka kërkuar Kinës të tërheqë ekspertët teknikë nga Shqipëria, por për këtë nuk ka prova pasi disa teknikë kinezë janë larguar nga vendi “për pushime” por të tjerë kanë qenë duke ardhur. Tirana ka vazhduar të konvertojë lëvizje të caktuara marksiste-leniniste në ideologjinë e saj, dhe të paktën një prej tyre pretendon se Shqipëria është tashmë liderja e vetme e lëvizjes marksiste-leniniste. Shqipëria thotë se ideologjia kineze është po aq e dëmshme për revolucionin botëror, sa edhe eurokomunizmi. Disa sinjalizime tregojnë se lidershipi shqiptar mund të mos jetë shtytës për prishjen finale por mund të mund të kërkojë bisedime për shtyrjen e përplasjes. Pekini ende nuk ka reaguar.

Origjina e aleancës

Novacionet teorike të Hrushovit të parashtruara në kongresin e vitit 1956 u pritën keq nga Tirana dhe Pekini, të cilat ishin skeptike ndaj “rrugës parlamentare” dhe e konsideronin dhunën revolucionare si të vetmin mjet efektiv për “revolucionin”. Ato të dyja i konsideronin politikat e Hrushovit për “bashkë-ekzistencën paqësore” me Perëndimin si pengesa kryesore e arritjes së fitores botërore të komunizmit. Gjithashtu duke iu trembur pasojave të brendshme, udhëheqja shqiptare vendosi të ruante kursin stalinist, prandaj në fillim të viteve 1960 Kina dhe Shqipëria u bashkuan nga përçmimi i përbashkët ndaj revizionizmit të Titos. Teksa polemikat e tyre me Titon përkeqësoheshin, shqiptarët po e konsideronin Bashkimin Sovjetik gjithnjë e më shumë si kërcënim. Një nga rezultate e saj ishte nisja e spastrimeve të elementëve miqësorë me Moskën, dhe tjetri ishte afrimi me Pekinin për mbështetje. Për Kinën fillimisht afrimi i Shqipërisë ishte një mundësi për zgjerimin e politikave të tyre dhe lidhja me një aleat në rajonin e sferës sovjetike, me gjithë barrën ekonomike të mbështetjes. Por ndryshimet nisën të dukeshin në fund të viteve 1960 kur Kina nisi kërkimin e aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, përfshi dhe aleatë të NATO-s, çka nisi të trembë shqiptarët, të cilët i konsideruan këto neglizhim të parimeve revolucionare. Mao Ce Dun rishikoi pikëpamjet e tij statusin e superfuqive dhe tha se me gjithë vazhdimin e luftës në Azinë juglindore, SHBA ishte një rrezik më i vogël për Kinën në krahasim me Bashkimin Sovjetik. Si rezultat i kësaj, Pekini nisi të afrohej me SHBA, çka u dënua nga shqiptarët. Tirana argumentonte se nuk është e lejueshme “të anosh nga një imperializëm për të kundërshtuar një tjetër. Tirana thoshte se rreziku nga dy superfuqitë ishte i njëjtë dhe pretendonte se kishte “bashkëpunim të fshehtë” mes Moskës e Washingtonit, në dëm të lëvizjes komuniste. Gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 Shqipëria ishte tejet e varur nga asistenca ekonomike kineze që prej viti 1961 kishte kaluar 900 milionë dollarë. Por deri në vitin 1975 nisën të dukeshin efektet e reduktimit të ndihmës. Shqipëria duhet të importonte nga jashtë thuajse të gjithë makineritë dhe pajisjet, çelikun e ndërtimit, fertilizuesit. Më shumë se gjysma e importeve vinin nga Kina, ose shteti kinez që i blinte në tregje të tjera për Shqipërinë. Reduktimin e ndihmës Shqipëria e konsideroi si një konfirmim të dyshimeve të saj për oportunizmin e Pekinit. Gjithsesi lidhjet me Kinën mbetën në dukje miqësore deri në vdekjen e Mao Ce Dun. Një muaj më pas Enver Hoxha, në një raportim në kongresin e partisë shfaqi kritikat ndaj politikës së jashtme kineze dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ndaj afrimit të saj me Perëndimin. Masa e dëmit në lidhjet mes vendeve u bë publike vetëm korrikun e kaluar, pas një shkrimi në shtyp ku sulmohej ashpërsisht teoria e “tre botëve”, që sipas autorit, kishte qenë baza e politikës së jashtme të Kinës prej fundit të viteve 1960-të. Tirana tha se teoria është anti-Marksiste dhe dëmtonte entuziazmin revolucionar të proletariatit. Meqenëse teoria ishte themeluar nga vetë Mao Ce Dun, atëherë kjo u kthye edhe në një prishje të njohjes së Tiranës për Maon, si lider i marksizmit modern, i barabartë me Marksin, Leninin, Engeklsin dhe Stalinin. Një muaj pas sulmit të hapur, mediat shqiptare nisën të aludonin për bashkëpunim të Kinës me eurokomunizmin. Shqiptarët aludonin se teoria e tre botëve ishte e ngjashme me konceptet eurokomuniste dhe i shërbente ngatërrimit të proletariatit duke larguar vëmendjen nga lufta e klasave, në kundërshtim me teorinë e revolucionit dhe mësimet e marksizëm-leninizmit.

Aktivitete rezistence nëntor 1949

Më 8 tetor 1949 u raportuan luftime të ashpra në Thirre mes trupave qeveritare dhe rezistencës nacionaliste. Burimet flisnin për forca të shumta të rezistencës, pasi krerët e tyre ishin mbledhur për një konferencë të thirrur në Thirre nga Ndue Pjetër Gjnmarkaj. Luftimet zgjatën dy ditë dhe u mbyllën me disfatën e forcave qeveritare. Për të forcuar kontrollin ndaj zonave në veri të Shqipërisë qeveria e Hoxhës bëri disa ndryshime në qeveritë lokale. Nënprefektura e Mirditës u transferua nga Shupali në fushën e Lumthit. Bajrakët (komunat) e Kthellës dhe Selitës u vendosën nën juridiksionin e nënprefekturës së Matit. Bajraku i Fandit u vendos në juridiksionin e Qukësit. Tashmë nënprefektura e Dibrës ka vetëm tre bajrakë: Oroshi, Kushnen dhe Dibra. Burimet raportojnë se rreth 50 anëtarë të Ballit Kombëtar që besohet se kanë hyrë në Shqipëri në mesin e tetorit, u tradhtuan te forcat qeveritare nga banorë besnikë të regjimit. Rreth 30 prej tyre u vranë dhe 20 të tjerët u kapën rob. Një brigadë refugjatësh shqiptarë të armatosur mirë dhe të stërvitur në Jugosllavi, të njohur si “Brigada e Koçi Xoxe” raportohet se janë stacionuar në kufirin shqiptar pranë liqenit të Shkodrës, duke pritur urdhër për të vepruar kundër qeverisë së Hoxhës.

 Aktivitete rezistence nëntor 1950

Gjatë natës së 2-3 prillit një post i rëndësishëm policie u sulmua në veri të Librazhdit nga një grup prej 22 partizanësh nacionalistë, të drejtuar nga njëfarë Blloshmi, ata morën kontrollin e postës policore dhe vranë komandantin. Mes dokumenteve të gjetura në ndërtesë ishte dhe një urdhër për të ndaluar çdo aktivitet të rezistencës në rajon dhe të raportonin pa vonesë për çdo të dyshuar mes popullatës apo dhe mes vetë anëtarëve të policisë, që mund të influencojë apo sabotojë zgjedhjet. Gjatë natës së 30-31 marsit një grup me agjentë të Ministrisë së Brendshme u sulmua nga rreth 15 anëtarë të rezistencës shqiptare, teksa po udhëtonin nga Tirana drejt Elbasanit. Në incidentin rreth 30 kilometra larg Tiranës, policia pësoi 12 të vrarë ose të plagosur, mes tyre dhe njëfarë Poda, komandant i batalionit të ministrisë. Gjatë vdekjes ai raportohet të ketë thënë: “Ju mund të më vrisni por ju siguroj se jam në anën tuaj, prandaj po vdes pa asnjë mendim hakmarrjeje”. Mes dokumenteve të kapura pas sulmit ishte një urdhër për kontrolle të pozicioneve apo forcës së grupeve të rezistencës në këtë zonë. Aktualisht rreth 85 për qind e popullsisë urbane dhe rreth 95 për qind e popullsisë fshatare janë antikomuniste. Por popullsia qytetare është kryesisht apatike, pranua ka asnjë iniciative, në ndryshim nga zonat fshatare, kryesisht ato të veriut të vendit, të cilat kanë dispozitë të ndihmojnë aktivitetin e rezistencës (deri në muajt mars-prill 1950).

Më të lexuarat