Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CIA zbardh vizitën e Hrushovit në Shqipëri, ja pse qëndroi 10 ditë, lideri sovjetik i pakënaqur me reformat e Enver Hoxhës

Postuar: 13/05/2018 - 08:49

Amerikanët e kanë cilësuar Enver Hoxhën stalinist të thekur, ndërsa për Mehmet Shehun janë shprehur se ishte i shqetësuar për të ardhmen. Në një dokument të deklasifikuar, tregohet se si më 1958 u qetësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, ku Hoxha dhe Hrushov u bënë bashkë kundër Titos.

 

Përplasjet me Titon

Komiteti qendror shqiptar deklaroi në fund të prillit se do të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e lidhjeve me Jugosllavinë bazuar në parimet marksiste-leniniste të ndërkombëtarizimit proletar, të të drejtave të barabarta dhe mos-ndërhyrjes në punët e brendshme. Në një intervistë më Harrison Salisbury më 28 gusht, Mehmet Shehu konfirmoi këtë politikë: “Në politikën tonë me republikën federale të Jugosllavisë ne nisemi nga fakti se të dyja vendet tona po ndërtojnë socializmin, prandaj marrëdhëniet tona duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin e mosndërhyrjen”. Kur një grup antiparti u përjashtua nga partia sovjetike në fund të qershorit, partia shqiptare menjëherë mbështeti veprimin e Hrushovit dhe mbështetësve të tij. Komiteti qendror shqiptar dënoi aktivitetin përçarës të grupit Malenkov-Kaganoviç-Molotov dhe shprehu solidaritet me vendimin e partisë sovjetike. Sipas raportimeve, asokohe Hoxha e Shehu shprehën publikisht se ndryshimet në partinë sovjetike ishin të mira, por analistë thonë se ata kishin diferenca mes të dyve dhe dyshonin te Hrushovi për të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e tij. Vetë Hoxha ishte një stalinist si Molotov, ndërsa Shehu thjesht shqetësohej për të ardhmen. Hoxha dhe Shehu mund të shpresonin se me eliminimin e grupit sovjetik anti-parti Hrushovi mund të ndryshonte dhe politikën e afrimit me Jugosllavinë apo të destalinizimit. Rreth 8-9 korrikut, Hoxha u zhduk nga Tirana për gati dy muaj, kohë në të cilën besohet se ka shkuar në BRSS, siç kishin bërë dhe shumë udhëheqës të vendeve të tjera lindore. Këto konsultime kishin të bënin me politikën e re ndaj Jugosllavisë pasi Hrushovi kishte vendosur përsëri të angazhohej në afrimin me Titon, duke u konsultuar fillimisht me aleatët. Më 18 korrik Hrushovi mbajti një takim në Moskë me udhëheqësit shqiptarë e bullgarë, ku merrnin pjesë ministrat jugosllavë Kardejl dhe Rankovic. Vetë Tito nuk merrte pjesë, por bazuar në diskutimet, Tito ra dakord të takohej me Hrushovin në Rumani në fund të muajit. Rezultatet e plotë të takimit nuk dihen, por ishte e qartë se dy palët kishin rënë dakord të ndalojnë polemikat dhe të përmirësojnë lidhjet. Tito pranoi gjithashtu të njihte Gjermaninë Lindore dhe të merrte pjesë në takimin ndërkombëtar komunist në Moskë në nëntor. Megjithëse Hoxha u sigurua nga sovjetikët se nuk do të kishte ndërhyrje nga Jugosllavia në punët e brendshme të vendeve satelite, kjo kthesë ishte e padëshiruar nga shqiptarët. Por gjithsesi kërcënimi për udhëheqjen shqiptare nuk ishte urgjent dhe ata nuk kishin zgjedhje tjetër por t’i përmbaheshin politikave sovjetike.

Marrëdhëniet me Jugosllavët

Ashtu si pjesa tjetër e bllokut Shqipëria nisi të zgjeronte marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe në fund të korrikut nënshkroi një marrëveshje tregtare, ndërsa në shtator Tirana mbështeti fuqimisht propozimin e Stoica për konferencën ballkanike të bashkëpunimit. Gjatë vizitës së marshall Zhukov në Shqipëri në tetor, Hoxha përmendi avancimin e raporteve me Jugosllavinë. Disa ditë më vonë në Zërin e Popullit u botua një artikull ku kërkohej që për përmirësimin e marrëdhënieve “shumë varet nga udhëheqësit jugosllavë, të cilët duhet të bëjnë dhe ata përpjekje të barabarta”. Pak pas kthimit të tij nga vizita në Shqipëri, marshalli Zhukov u përjashtua nga byroja politike sovjetike, gjë që duhet të ketë shqetësuar shqiptarët, pasi vizita e Zhukov ishte e para e një anëtari të Byrosë politike në disa vjet. Vizita e tij kishte bërë shumë zhurmë në Shqipëri dhe në largimin e tij Zhukov ishte përcjellë në aeroport nga Hoxha, Shehu dhe e gjithë byroja politike. Por gjithsesi Komiteti Qendror Shqiptar mbështeti dhe përjashtimin e Zhukov dhe ministri i Mbrojtjes Balluku i dërgoi përgëzimet pasardhësit të tij marshall Malinkovski. Më 5 nëntor 1957, Hoxha, Shehu e ministri i Mbrojtjes Balluku i nisën me avion për në Moskë për 40 vjetorin e Revolucionit të Tetorit dhe për takimin e partive komuniste. Gjatë kësaj vizite BRSS nënshkroi dhe për 160 milionë rubla ndihma për Shqipërinë dhe Gjermania Lindore anuloi borxhin shqiptar që arrinte në 61.5 milionë rubla. Përkeqësimi i marrëdhënieve BRSS-Jugosllavi i hapi rrugë dhe njëherë ngrohjes së lidhjeve Shqipëri-BRSS. Në vitet 1958-1959 sovjetikët forcuan prezencën e tyre në Shqipëri dhe rinisën sulmet ndaj Jugosllavisë. Viti 1958 u hap me emërimin e ambasadorit të ri shqiptar në Moskë, Nesti Nase, i cili zëvendësoi Mihal Priftin. Në prill u themelua shoqëria e Miqësisë Shqipëri-BRSS në Moskë (në Shqipëri ajo ishte formuar që në vitin 1945) dhe lidhjet vazhduan të forcoheshin me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Moskë. Në verën e 1958 katër nëndetëse sovjetike erdhën në Vlorë duke konfirmuar zhurmat për ndërtimin e një baze detare. Një vit më vonë u shtuan dhe katër nëndetëse të tjera.

 

Përplasjet BRSS-Jugosllavi

BRSS ishte zemëruar me Jugosllavinë prej refuzimit të nënshkrimit të deklaratës së 12 partive në Moskë në 1957 dhe nga shenja të tjera që tregonin se jugosllavët nuk dëshironin të modifikonin qëndrimin e tyre, prandaj ata rinisën sulmet ndaj Beogradit dhe refuzuan ftesën për të marrë pjesë në kongresin e partisë jugosllave 22-26 prill. I gjithë blloku komunist sulmonte Jugosllavinë në propagandën e tij, por kjo kryesohej nga Shqipëria dhe Kina. Ndërsa Hrushovi nuk foli personalisht kundër Jugosllavisë, deri më 3 qershor, në kongresin e partisë bullgare, ku i quajti jugosllavët “kali i Trojës i imperialistëve” dhe i akuzoi se kërkojnë të prishin unitetin mes vendeve komuniste. Ashtu siç kishin bërë më herët shqiptarët deh kinezët, Hrushovi tha se akuzat e vjetra të Kominform ndaj Jugosllavisë nuk ishin tërhequr kurrë. Edhe në fjalimet e mëvonshme, Hrushovi vazhdoi retorikën anti-jugosallve dhe në kongresin e Berlinit në 11 korrik ai bëri komente që ishin pritur shumë nga shqiptarët, si një autokritikë e vonuar. Hrushovi tha: “Disa shokë të veçantë kishin menduar se jo gjithçka ishte bërë për përmirësimin e lidhjeve mes vendeve socialiste dhe Jugosllavisë, por Kongresi i Partisë Jugosllave tregoi se nuk është çështje e përmirësimit të lidhjeve, por ata thjesht kishin marrë një linjë false e artificiale të marksizëm-leninizmit”. Hrushov tha më tej se qëndrimi që duhet mbajtur ndaj Jugosllavisë ishte ai i vitit 1948: “Në mbrojtje të kauzës sonë komuniste ne nuk duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje nga sa meritojnë jugosllavët revizionistë. Sa më shumë vëmendje që t’i japim aq më shumë ata besojnë se po luajnë rol të madh. Udhëheqja sovjetike është e opinionit se nuk duhet të bashkëpunojmë me jugosllavët dhe as të mos përkeqësojmë relatat. Ne dhe ata kemi një armik të përbashkët prandaj megjithë rrethanat në të ardhmen mund të bashkohemi kundër armiqve tanë imperialsitë për mbrojtjen e socializmit”. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje të udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër thoshte se kishin armik të përbashkët imperializmin. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje të udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër thoshte se kishin armik të përbashkët imperializmin. Por mënyrë të tërthortë ai pranoi se kishte gabuar me politikat e afrimit në Beogradin dhe kjo e qetësoi disi Hoxhën e Shehun. Ndërsa thirrja e tij për reduktim të polemikave sugjeronte se nuk kishte hequr dorë nga ambiciet e tij për ta risjellë Titon në Bllok. Rreth 3 vjet më vonë (11 janar 1962) në “Zërin e Popullit” një artikull iu referua këtyre fjalëve të Hrushov, duke i quajtur provë e linjës themelore të Hrushov “që vjen si rezultat i pikëpamjeve revizioniste dhe gjithmonë ka pasur si qëllim rehabilitimin e Titos”. Në pranverën dhe verën e 1958, udhëheqja shqiptare nuk kishte rezerva ndaj Moskës por po kënaqej me fushatën e re të bllokut kundër Jugosllavisë dhe me statusin e saj të rritur në çështjet e bllokut. Hoxha e Shehu morën pjesë në takimin e Paktit të Varshavës në maj në Moskë, ku u morën vendime të rëndësishme për koordinimin e planeve ekonomike, bujqësore dhe reduktimin e forcave ushtarake të Paktit të Varshavës. Në qershor Hoxha mori pjesë në kongresin e partisë bullgare në Sofie, ndërsa Hysni Kapo ishte në kongresin e partisë çekosllovake në Pragë. Në fund të muajit kryeministri Çek Siroki erdhi në krye të një delegacioni të lartë në Shqipëri. Në korrik Gogo Nushi ishte në krye të delegacionit shqiptar në kongresin e partisë gjermano-lindore. Në të gjitha këto takime udhëheqësit shqiptarë shprehnin ndjenjat e forta kundër Jugosllavisë dhe konfirmonin besnikërinë ndaj Moskës. Zgjedhjet e majit në Shqipëri sollën një tjetër mundësi për këtë dhe në fjalimin e tij më 29 maj Hoxha u përpoq të siguronte dëgjuesit dhe Moskën se sjellja shqiptare e viteve 1955-1956 nuk kishte ekzistuar kurrë. Hoxha tha: “Partia shqiptare i ka ndjekur ngjarjet që ndodhën pas prishjes me Jugosllavinë dhe aprovon plotësisht iniciativën e partisë sovjetike dhe deklaratën e Beogradit në 1955. Ne jemi të bindur se përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për eliminimin e diferencave me Jugosllavinë janë të admirueshme, korrekte dhe marksiste-leniniste”. Ishte e qartë se Hoxha dhe partia e tij në 1958 po kërkonin të siguronin Moskën se e kaluara mund të harrohej dhe se besnikëria e tyre ishte e plotë. Gjatë këtyre muajve udhëheqësit shqiptarë u munduan të mbështesnin me zë të gjitha iniciativat sovjetike në politikën e jashtme, duke përfshirë dhe vendimin e tyre për pezullimin e testeve bërthamore apo për reduktimin e forcave të armatosura.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 07:11

CIA ka dhënë detaje nga misionet e saj për rekrutimin shqiptarëve, me qëllim përdorimin e tyre për të rrëzuar regjimin komunist.

Postuar: 14/12/2018 - 07:01

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin dhënë urdhër të prerë në vitin 1950 që Tito të mos kishte

Postuar: 13/12/2018 - 07:04

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi situatën pas çlirimi të Shqipërisë nga nazistët.

Postuar: 11/12/2018 - 07:08

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi arsyet që çuan në vendosjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe B

Postuar: 09/12/2018 - 07:10

Në vitin 1949 CIA po përdorte shumë tentativa për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Postuar: 08/12/2018 - 07:17

Amerikanët kanë nxjerrë detaje se si regjimi komunist kishte në kontroll gjithçka.

Postuar: 07/12/2018 - 07:09

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë me dhjetra operacione gjatë regjimit komu