BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Dossier

CIA zbulon prapaskenat: Ja si Ahmet Zogu tentonte të bënte për vete Titon, SHBA e interesuar për një marrëveshje mes tyre për rrëzimin e Hoxhës

CIA zbulon prapaskenat: Ja si Ahmet Zogu tentonte të bënte për

CIA ka zbardhur detaje për negociatat mes Ahmet Zogut dhe Titos me qëllim rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Zogu më 1952 kërkoi mbështetje nga Tito që të rrëzonin Hoxhën, por Tito ishte skeptik. Na ana tjetër amerikanët e mbështesnin një pakt mes tyre.

27 maj 1952

Para udhëtimit tuaj në Evropë në vëmendjen tonë ka ardhur misioni i propozuar i mbretit Zog te Tito. Zogu po mban premtimin e tij dhe bisedimet e tij me jugosllavët pritet të mbahen këtë muaj në Turqi. Ne besojmë se jeni i interesuar në një raport të plotë të misionit të të dërguarit të Zogut, Lufti Tozan për takimet që duhet të jenë mbajtur këtë muaj në Turqi, në mënyrë që të përcaktoni qëllimet dhe objektivat e palëve pjesëmarrëse apo planet dhe vendimet e konferencës. Kjo do të zbulonte në njëfarë mënyre qëllimet e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë. Ne do të dëshironim të shihnim arritjen e një marrëveshjeje për ta mbështetur dhe shfrytëzuar në momentin e duhur, si një mjet për operacionet e fshehta kundër Shqipërisë nga toka jugosllave dhe me mjetet në zotërim të Zogut, por shumë probleme tregojnë se kjo nuk do të jetë e lehtë. Në varësi të situatës botërore dhe pozicionit të izoluar të Shqipërisë, ne vazhdojmë të besojmë te veprimi ofensiv kundër satelitit të vogël të Kremlinit, dhe një përpjekje serioze në avantazhin tonë do të ishte e justifikuar. Unë desha të theksoj se operacionet tona kundër Shqipërisë deri tani kanë treguar se, megjithë tre vjet përpjekje dhe shuma të mëdha të shpenzuara, jemi ende larg objektivave të caktuar. Kjo do të thotë se mund të kemi nevojë për një qasje të re. Prej vitesh organizatorët tanë kanë shikuar me endje nga kufiri i gjatë Shqipëri-Jugosllavi dhe prej historisë së shkuar kanë kuptuar se rruga drejt Tiranës kalon nga kufiri jugosllav. Rrjedhimisht unë rekomandoj një qasje afatgjatë për dislokimin e forcës anti-Hoxha, dhe një nga objektivat minimalë të saj është forcimi i marrëdhënies tonë me mbretin Zog, në rast se nuk materializohet marrëdhënia bashkëpunuese mesogut e jugosllavëve. Aktualisht ne jemi në pozitë për të përdorur disa nga asetet e Zogut në mënyrë të pavarur nga operacionet në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë. Kjo politikë nuk mund të zgjerohet shumë pasi rrezikohet zbulimi ynë dhe turpërimi para anglezëve, veçanërisht kur operacionet tona integrohen ngushtë me ato të jugosllavëve. Kështu q qëndron në fuqi dhe ndalesa juaj e planifikuar në Londër.

Analiza

SHBA ka pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore në Turqi, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare në Turqi. Sipas burimit, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën jugosllave edhe në të kaluarën. Megjithëse faktorët politikë ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpreson në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar. Duket qartë idea dhe kërkesat që ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por Tito nuk ka qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse një forcë para-ushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro jugosllav të Mbretit shqiptar nëse ai vinte në pushtet. Elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb në pushtet, do të ishte një problem i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikon edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri nëse ky mision në fjalë do të kishte sukses.

Synimet e Zogut

Zogu tashmë pas gati 30 vjetësh kërkonte përsëri ndihmën jugosllave për t’u rikthyer në pushtet, megjithëse tashmë Jugosllavia udhëhiqej nga një lider i famshëm komunist. Me sa duket Zogu i njohur për pikëpamjet e tij pragmatiste kërkonte me çdo kusht çfarëdo aleati të mundshëm për t’u rikthyer përsëri në Shqipëri. Zbulimi i kësaj marrëdhënieje të Zogut me Jugosllavinë komuniste do të sjellë një këndvështrim të ri mbi rolin e Zogut në emigracion dhe do të rrëzojë pohimin e historianëve mbi qëndrimin e fortë nacionalist të Zogut kundër jugosllavëve. Me sa duket nga dokumentet e shumta, ka qenë Zogu ai që ka tentuar dhe ka krijuar lidhje me Titon duke i propozuar atij bashkëpunim me interesa të përbashkëta. Megjithatë, lëvizja e Zogut duhet parë në kontekstin historik të zhvillimit të ngjarjeve. Jugosllavia tashmë e shkëputur nga Blloku Sovjetik kërkonte një rrugë të pavarur nga rusët dhe si rrjedhim kishte filluar një bashkëpunim të heshtur me disa prej ish-armiqve ideologjikë. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe përpjekja e Titos për rrëzimin me çdo kusht të Enver Hoxhës, i cili tashmë ishte kthyer në një prej aleatëve më të ngushtë të sovjetikëve në luftën kundër Titos. Një Shqipëri mike e Jugosllavisë do të ishte një fitore e madhe për Titon, i cili kërkonte jo vetëm një prapavijë të qetë, por edhe një zbutje të problemeve që ai kishte në Kosovë. Për këtë arsye Tito ka autorizuar Shërbimin e tij të Fshehtë UDB për të filluar kontakte me inteligjencën amerikane dhe për të marrë pjesë nëse do ishte e mundur, në një operacion të përbashkët në rrëzimin e Enver Hoxhës dhe grupit të tij. Në këtë moment, ish-Mbreti Zog ka kërkuar të përfitonte nga ndryshimi i situatës politike dhe kërkon mbështetjen e Titos për të udhëhequr një sulm me armë ndaj Tiranës, ashtu siç kishte bërë gati 30 vjet të shkuara. Duket qartë se sipas dëshmisë së Gjeneralit Rankoviç, ish-Shefi i UDB-së dhe një prej figurave më antikosovare në Jugosllavi, UDB ka pasur kontakte të vazhdueshme me Mbretin Zog i cili strehohej në Egjipt. Po kështu, duket se Gjenerali Rankoviç nuk ka pasur ndonjë opinion të lartë mbi influencën që Zogu kishte ende tek shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në kundërshtim me pikëpamjen e Gjeneralit Rankoviç, amerikanët mendonin se Zogu kishte mjaft influencë ende në Shqipëri. Ka shumë mundësi që ky mendim bazohej në lojën që tashmë Shërbimet Shqiptare dhe ato Sovjetike kishin filluar të bënin me amerikanët, duke dërguar informacion jo realist mbi Shqipërinë nëpërmjet agjentëve të kapur dhe të rikthyer në rol të dyfishtë. Në dokumentet që vijnë nga pala jugosllave, duket se jugosllavët ishin shumë më të mirinformuar mbi situatën në Shqipëri se sa amerikanët. Në dokumentin e dytë flitet për një raport të ardhur nga Zyra e CIA-s në Romë, e cila konfirmon se lajmet për një Mision të Zogut tek Tito tashmë janë konfirmuar, si dhe japin edhe emrin e personit që do të kryejë këtë mision. Safet Lutfi Tozan, një personash enigmatik nga Turqia, i cili dërgohet nga Zogu në një mision kaq delikat.

30 qershor 1953

Plani i veprimeve agresive të operacionit

Në rrethana ideale objektivi i operacionit është përmbysja e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, deri në vjeshtën e vitit 1954. Duke parashtruar veprimet për t’u ndjekur para grushtit të shtetit, ne supozojmë se Greqia, Jugosllavia e Italia do të mbajnë një qasje bashkëpunuese dhe do të pranojnë të mos ndërhyjnë në Shqipëri, përveç rasteve kur u kërkohet asistencë. Në këto kushte rekomandimet tona do të ishin: Zgjerimi i menjëhershëm i Komitetit Shqipëria e Lirë për të përfshirë të gjitha fraksionet politike të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht BKI dhe grupin e Ali Këlcyrës. Printimi i kartëmonedhave lek për furnizimin e agjentëve. Prokurimi i menjëhershëm i 5 nëndetëseve për të vendosur bllokadë të plotë të transporteve detare nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nëndetëset nuk duhet të kenë shenja dalluese si amerikane, por si mjete pirate pa flamur, dhe me ekuipazh vullnetarësh pa dokumente. Ato do të veprojnë nga Italia e Greqia, vende të cilat do të ndihmojnë në vendosjen e bllokadës duke ndaluar tregtinë me Shqipërinë. Rekrutimi dhe stërvitja e 1000 deri në 1500 shqiptarëve si forcë goditëse në kohën e grushtit të shtetit. Forca goditëse do të hyjë në Shqipëri nga Greqia e Italia, si dhe me mjete amfibe nga deti. Më tej në 1954 do të zhvillohen rekrutimet dhe infiltrimet sapo ta lejojë moti. Ekspertët tanë parashikojnë nisjen e aktiviteteve të rezistencës dhe të krijimit të një bërthame të stërvitur e cila të organizojë popullatën. Këta ekspertë do të veprojnë kryesisht në zonën e veriut ku tashmë ekziston një fillesë strukture rezistence. Ata do të furnizohen nga ajri me armë, municione e ushqime për revoltën. Ushqimi duhet të kihet parasysh në mënyrë që forcat e rezistencës të mos vuajnë nga bllokada ekonomike që pritet të vendoset mbi vendin. Në fillim të verës të merren peng ambasadorët shqiptarë në Romë dhe Paris, dhe të njoftohet me mjetet e propagandës klandestine se ata kanë dezertuar. Programi i fletushkave dhe transmetimeve radio të intensifikohet me komente gjithnjë e më të ndezura dhe referenca ndaj ditës së revoltës. Për të paktën dy muaj para grushtit të shtetit fletushkat të lëshohen çdo javë. Të infiltrohet në Shqipëri me mjetet më të sigurta, një agjent i nivelit të lartë amerikan me autorizim për të kontaktuar me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, të cilëve do t’i ofrojë deri në 500 000 dollarë dhe siguri për të ardhmen, në këmbim të dezertimit të tyre. Dezertimi duhet të përfshijë urdhrat për ushtrinë dhe sigurimit për të ulur armët në momentin e duhur. Transmetimet radio nga udhëheqësit e emigracionit të nxisin ndjekësit e tyre t’i bashkohen lëvizjes së rezistencës. Anëtarët e juntës ushtarake të lëshohen në Shqipëri për të drejtuar kryengritjen në ditën e caktuar. Deri në gusht 1954, veprimet e koordinuara të forcave të rezistencës dhe të forcës goditëse duhet të rezultojnë në përmbysjen e suksesshme të pushtetit komunist dhe vendosjen në fuqi të një qeverie të përkohshme të pranueshme sipas kujdesit të OKB. Gjatë këtij revolucioni forcat e stërvitura të rreth 4000 shqiptarëve që pretendohet se ekzistojnë në Greqi dhe Jugosllavi, së bashku me njësi të ushtrive greke e jugosllave, të qëndrojnë në gatishmëri në rast nevoje. Pas suksesit të operacionit ushtritë e huaja duhet të tërhiqen menjëherë jashtë kufijve të Shqipërisë. Flota e Gjashtë amerikane do të angazhohet në manovra në detin Jon dhe Adriatik duke asistuar në zbarkimet e mjeteve amfibe dhe duke ndihmuar revolucionarët nëse është nevoja. Flota nuk duhet të marrë një rol aktiv, përveç rastit kur thirret për ta bërë. Ajo do të mbetet në zonë për disa javë për të dekurajuar veprime hakmarrëse nga Bashkimi Sovjetik ose satelitët e tij. Më tej Shqipëria do të procedojë me zgjedhjen e qeverisë demokratike. Megjithëse disa nga rekomandimet e paragrafëve të mësipërm nuk janë thelbësorë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, dashamirësia e qeverive jugosllave, italiane e greke janë të domosdoshme.

 

 

21 prill 1953

Rinisja e lëshimeve ajrore të propagandës në Ballkan

Në pranverën e 1952 kryem misionin parë të operacioneve të lëshimeve ajrore të propagandës në emër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Pak pas tyre Enver Hoxha njoftoi se ushqime të helmuara ishin lëshuar nga kriminelët shqiptarë të luftës dhe reaksionarët, të cilët po përdorin bazat e vëna në dispozicion nga imperialistët anglo-amerikanë. Këto akuza koinçidonin me kulmin e luftës bakteriologjike të komunistëve kundër Shteteve të Bashkuara. Provat aktuale tregojnë se impakti i fushatës komuniste te popullsia shqiptare ka qenë i vogël. Është mësuar se ushqime të helmuara mund të jenë vendosur vetë nga komunistët për t’i përdorur si prova mbështetëse të akuzave të tyre. Raportimet nga Shqipëria tregojnë se lëshimi i parë ka pasur sukses të konsiderueshëm. Gjatë kohës së ndalimit të lëshimeve në Shqipëri, britanikët, operacionet e të cilëve janë të koordinura nga afër me tonat, pranuan të shtynin dhe ata lëshime të tilla në koordinim me CIA, por nuk ka vendim pezullimi nga ministri e tyre e jashtme. Ata mendonin se ndalimi i lëshimeve mund të interpretohet si pranim i akuzave të komunistëve ose si tërheqje që në provën e parë të efektit të operacioneve te komunistët. Kohët e fundit BGFiend ka marrë një ankesë nga britanikët për pezullimin e lëshimeve, duke thënë se kishin një masë të madhe fletushkash për të lëshuar të cilat me kalimin e kohës mund të humbitnin efektin e tyre. Pas kësaj ne menduam të vlerësojmë momentin e përshtatshëm për të rinisur lëshimet, dhe nëse në lëshimet e mëtejshme të mos përfshihen më artikuj ushqimorë por objekte si gjilpëra, pe etj. Duke parë efektivitetin e lëshimeve dhe ndalimin e fushatës komuniste të luftës bakteriologjike, ne rekomandojmë që masa e ndalimit të lëshimeve të propagandës të hiqet menjëherë.

Eksportet e Shqipërisë nga Hungaria

Fabrika Orion dorëzoi më 5 prill 1954, 2000 llamba radio për Shqipërinë, të cilat u nisën nga aerodromi i Debrecenit më 10 prill. Fabrika optike hungareze Magyar Optikai Muvek ka dorëzuar 42 periskopë për Shqipërinë të cilët priten në aerodromin e Debrecenit më 15 prill 1954. Fabrika Beloianisz ka dorëzuar 250 radio-transmetues në arka metali të hollë, për përdorim si për bateri dhe për rrjetin kryesor elektrik në Shqipëri. Ato u nisën nga Budapesti më 10 prill 1954 dhe arritën në aerodromin e Debrecenit në 15 prill. Uzina farmaceutike Chinoin Gyogyszerarugyar ka dorëzuar disa arka me medikamente për Shqipëri, që i ngritën nga Debreceni më 10 prill. Fabrika Egyesult Izzo ka dorëzuar 500 llamba elektrike me voltazh të ndryshëm për Shqipëri. Dërgesa i nis nga Budapesti drejt Debrecenit më 10 prill. Fabrika e telefonave në Budapest ka dorëzuar 400 telefona të tipit CH46 për Shqipërinë, që u nis drejt Denrecenit më 10 prill 1954. Fabrika Gamma ka dorëzuar 16 arka të drunjta me instrumente preçizioni për Shqipëri, që më 15 prill u nisën për në Debreceni. Fabrika e instrumenteve mjekësore Orvosi Muszergyar ka dorëzuar 23 arka të drunjta për në Kinë, të nisura për në Debreceni më 15 prill. Fabrika Baloianisz ka nisur 54 radio-transmetues për në Kinë, të nisura drejt Debrecenit më 14 prill. Fabrika Orion ka dorëzuar radio-marrës të tipit me llampa 3,4 e 5, në 12 arka të drunjta drejt Shqipërisë. Ngarkesa u nis më 15 prill për në Debreceni. Fabrika Gamma ka dorëzuar 10 arka me instrumente preçizionit për në Kinë deh 5 për në Shqipëri, të nisura drejt aerodromit të Debrecenit më 20 prill. Fabrika Beloianiesz ka dorëzuar një instilacion të plotë radari në 24 arka, për në Kinë, më 30 prill 1954.

Më të lexuarat