BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Dalin bisedat, ja si sulmet e Shqipërisë në Konferencën e Varshavës alarmuan Poloninë, Kina rriti presionet ndaj Enver Hoxhës

Dalin bisedat, ja si sulmet e Shqipërisë në Konferencën e

Sulmet e Shqipërisë në Konferencën e Varshavës, ku u firmos i ashtuquajturi Pakti i Varshavës, alarmuan Poloninë. Gazeta publikon vijimin e bisedave mes kinezëve dhe Polonisë, ku flitet për situatën në Shqipëri. Polonia është mjaft e shqetësuar për regjimin komunist, ndërsa merr mbështetje nga Kina se qeveria e saj do të rrisë presionet ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës.

29 nëntor 1960

(Vijon nga numri i mëparshëm) Shënime nga biseda mes delegacionit komunist polak e kinez në selinë e ambasadës polake në Moskë

Pala polake: Kreu i partisë Gomulka, Cyrankiewicz, Kliszko dhe Ochab

Pala kineze: anëtarët e Byrosë, Liu Shaoqi e Li Jingchuan

 

Liu Shaoqi: Këtë mëngjes Shoku Hrushov tha gjithashtu se shumë vende të tjera kanë folur budallallëqe për Bashkimin Sovjetik, dhe ndoshta e ka bërë edhe vetë, por në opinionin e tij kjo ishte e justifikuar. Atëherë përse kur flasin shqiptarët ose Kina budallallëqe për BRSS qenka shumë problem?

Gomulka, Cyrankiewicz:Po është problem.

Liu Shaoqi: Në fund të fundit ju e dini prej letrës sonë për propozimin që morëm nga Hrushovi për krijimin e flotës së përbashkët. Kjo është shkelje e sovranitetit kombëtar.

Gomulka: Por ne kemi një flotë tregtare të përbashkët polako-kineze, apo jo?

Liu Shaoqi: Ajo është një flotë tregtare, dhe është atje, po flisja për flotë ushtarake detare. Ata po përpiqen të marrin kontrollin e të gjithë vijës bregdetare në këtë mënyrë. Kjo është thjesht shkelje e sovranitetit tonë.

Cyrankiewicz:Po Pakti i Varshavës?

Liu Shaoqi: Ne nuk jemi dakord me të, kjo gjë shkaktoi menjëherë pakënaqësi. Nuk duam të flasim shumë por nuk është gjithçka aq e pabazë. Nuk jeni vetëm ju që mund të bëni pretendime të justifikuara ndaj BRSS për çështjen e qymyrit. Nuk duam ne të kemi marrëdhënie të mira me BRSS? Mendoni nëse BRSS ushtron presion ndaj jush, ose ndaj një partie të madhe si e Kinës, atëherë ai do të ushtrojë presion edhe ndaj Shqipërisë. A nuk do të ushtronin presion Marshall Malinovski apo kreu i ushtrisë së Paktit të Varshavës, ndaj Shqipërisë? Shokët sovjetikë duhet të binden për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe ne do t’i nxisim. Vetëm në këtë mënyrë situata mund të përmirësohet.

Cyrankiewicz:Po për prononcimet e Mehmet Shehu mbi linjën e Paktit të Vashavës?

Liu Shaoqi: Nuk e njoh fjalimin e Shehut.

Gomulka: Jo vetëm i Shehut, por Hoxha.

Liu Shaoqi: Është e pamendueshme që një parti aq e vogël të…

Gomulka: Këto janë faktet dhe faktet janë shumë këmbëngulëse.

Liu Shaoqi: Sigurisht që ne mund të flasim me shokët shqiptarë dhe t’i këshillojmë. Por nuk duhet të arrijmë në konkluzionin kategorik se shqiptarët janë të gabuar në çdo aspekt dhe të pajustifikuar në prononcimet e tyre. Shumë parti nuk i besojnë atyre dhe ne nuk mund t’i bindi për të kundërtën. Si mundet të mendohet se një parti si e Shqipërisë të ketë synim përmbysjen e autoriteteve në Poloni dhe në BRSS?

Gomulka: Ata sigurisht që nuk janë të aftë dhe për këtë ramë dakord më parë.

Liu Shaoqi:Këtë mëngjes i thashë Hrushovit drejtpërsëdrejti: Kush e ka fajin që vendi yt është i stërmadh dhe që ju duhet të ishit autorët kryesorë të revolucionit? Edhe Kina është një vend shumë i madh. Nëse ju jeni një vend i madh se kryet të parët revolucionin, atëherë është përgjegjësia juaj për vendet më të vogla është më e madhe de duhet të silleni ndaj tyre me më shumë tolerancë dhe mirëkuptim. Po flisja sot edhe për prononcimin e Tsedenbal dhe çështjet në lidhje me Mongolinë. Megjithëse Tsedenbal na ka denoncuar dy erë, ne nuk kemi ndërmarrë hapa kundër tij. Ne i kemi thënë Hrushovt: Prej kritikave të Hoxhës po merrni hapa kundër tij? Ai tha se të gjitha marrëveshjet mes vendeve do të mbeten të vlefshme dhe nuk do të rikthejë në vend specialistët. Unë i thashë se kjo është diçka e mirë. Ne do punojmë drejt përmirësimit të lidhjeve dhe do të këshillojmë shokët shqiptarë.

Gomulka: A nuk d ta konsiderojnë ata këtë si presion nga ana e Kinës?

Liu Shaoqi: Do të jetë brenda kuadrit të dhënies së këshillës.

Kliszko: Tregohuni objektiv dhe pranoni se fjalimet nga Tsedenbal e Hoxha ishin dy gjëra krejt të ndryshme. Ka pasur kritika mbi politikat e Kinës në fjalimin e Tsedebnal, por nga ana tjetër, në fjalimin e Hoxhës kishte vetëm shpifje, akuza e ofendime. Në fjalimin e Tsedenbal nuk kishte asgjë drejtuar Kinës apo partisë së saj. Ishim 200 vetë prezentë në konferencë.

Gomulka: Nuk kishte akuza të tilla si në BRSS grurin e hanë minjtë kurse në Shqipëri njerëzit po vdesin për të ngrënë.

Liu Shaoqi:Si mund të thoni që në fjalim nuk kishte asgjë kundër Kinës apo partisë komuniste të Kinës? A nuk përmendi ai drejtpërdrejt emrin e Zhu Enlai? Ne e kemi këtu të gjithë përmbajtjen e fjalimit të Tsedenbal.

Li Jingchuan:Kur ne themi se mund të këshillojmë shokët shqiptarë, duam të themi se partia shqiptare është një parti marksiste. Kur ne t’u shpjegojmë rrugën drejt uniformitetit ata do të kuptojnë. Në vitin 1956, ne i këshilluan të njëjtën gjë shokëve polakë për përmirësimin e marrëdhënieve me shokët sovjetikë dhe nuk i përçuam asnë nga ofendimet si “branik slov” që Hrushov përdori ndaj shokëve polakë? Dhe as nuk i kaluam atij ofendimet tuaja.

Gomulka:Ne nuk përdorëm shumë ofendime.

Li Jingchuan:Ne ishim vetëm duke këshilluar. Edhe tani do të këshillojmë shokët shqiptarë dhe ata sovjetikë përmirësimin e marrëdhënieve. Ne shpresojmë e dëshirojmë, shoku Gomulka, se edhe ju do të vazhdoni me një politik të tillë të forcimit të unitetit.

Gomulka:Ne kemi opinionin tonë mbi politikat e përdorura nga udhëheqja shqiptare brenda partisë së saj, dhe besojmë se kjo nuk do të sjellë asgjë të mirë. Ju keni influencë mbi ta dhe nëse mund t’i jepni këshilla të tilla është mirë sepse kanë vërtet nevojë. Nuk e di nëse ju dini gjithçka për partinë shqiptare por shikoni sesa njerëz kanë mbetur në të, prej atyre që kanë luftuar vërtet kundër fashizmit dhe hitlerianëve në të kaluarën. Kjo është një shëmbëlltyrë e politikave të Stalinit. Shikoni sesa kanë mbetur prej atyre që prej kongresit XVII-XVIII. Numërojini dhe do të arrini në konkluzionin se ka pasur vrasje pa gjyq, të kryera nga liderët e sotëm, dhe nuk dihet ku janë varrosur trupat. A është kjo politika e partisë komuniste?

Liu Shaoqi:Nuk jemi shumë të informuar për gjendjen e brendshme në Shqipëri.

Gomulka:Do të ishte me vlerë të informoheshit për të, shokë.

Liu Shaoqi:Ne nuk kemi ndërmend të shprehim opinionin për çështjet e tyre të brendshme.

Gomulka:Këto nuk janë çështje të brendshme. Kjo ka të bëjë me të gjithë dhe me lëvizjen ndërkombëtare komuniste. Përse nuk pyesni komunistët në vendet kapitaliste? Edhe ata do t’u thonë për pengesat që kjo krijon për ta.

Liu Shaoqi:Në fund të fundit Shqipëria po lufton kundër imperializmit, ajo o ndërton socializmin dhe kërkon unitet mes vendeve socialiste.

Gomulka:Edhe Stalini ka luftuar kundër imperializmit.

Liu Shaoqi:Ia vlen t’i mbështesim ata duke marrë parasysh këto elemente.

Gomulka:Partinë shqiptare apo njerëzit në udhëheqjen e saj? Ne mendojmë se duhet të mbështesim partinë shqiptare por jo njerëzit individualë në udhëheqjen e saj. Edhe Stalini ka luftuar kundër imperializmit, edhe ai ka ndërtuar socializmin por në të njëjtën kohë i ka shkaktuar shumë dëme lëvizjes ndërkombëtare socialiste. Të gjithë e dinë këtë.

Li Jingchuan:Ne duhet t’i ndihmojmë shqiptarët thjesht për faktin se po luftojnë imperializmin.

Gomulka:Mos do të thotë jo se me pretekstin e mos-ndërhyrjes në çështjet e brendshme të mbyllim sytë ndaj asaj që po bën udhëheqja e saj?

Liu Shaoqi:Këto janë tre konceptet bazë: lufta ndaj imperializmit, ndërtimi i socializmit dhe objektivi drejt unitetit. Çdo parti mund të gabojë përballë këtyre tre koncepteve.

Gomulka:Sigurisht, por përse duhet të jetë e vështirë që të quhet gabim ajo që po bëjnë, kur është diçka më shumë se një gabim?

Liu Shaoqi:Le t’i japim fund kësaj. Me sa duket është e vështirë që ne të arrijmë unitet për këtë çështje. Është mirë që nuk kemi çështje të tilla mes Kinës e Polonisë.

Gomulka:Nuk mohoj se duhet të ketë unitet në kampin tonë socialist. Pro kemi ndryshime opinioni sa i përket asaj që po ndodh atje, aq më tepër për atë që tha shoku Liu Shaoqi se nuk është në dijeni për atë që po ndodh në Shqipëri. Është e mundur që ne të dimë më shumë. Jam i bindur që sikur shoku Liu Shaoqi të dinte më shumë, do të kishte të njëjtin opinion.

Liu Shaoqi:Sidoqoftë, mbi këtë çështje nuk kemi unitet, le ta lëmë mënjanë.

 Gomulka:Ashtu e bëjmë. Por askush nuk mendon të heqim dorë nga Shqipëria.

Li Jingchuan:Ne nuk jemi dakord me ju pasi ju keni mbështetur shokët e Mongolisë në kritikat ndaj nesh në fjalimin e tyre.

Gomulka:Ne shprehëm në prononcimin tonë atë që mendonim. Ne nuk e kemi me vete fjalimin e Tsedenbal dhe nuk e mbaj mend saktësisht atë që ai tha. Por mund të them se jemi të kënaqur që gjatë bisedave dhe kompromiseve tona në fund nënshkruam deklaratën. Kjo është më e rëndësishmja. Ne mendojmë se tejkaluam një pengesë të madhe të lëvizjes sonë komuniste. Jemi gjithashtu të lutur që do të ketë më shumë unitet dhe interpretim unanim të deklaratës. Kjo është thelbësore për punën tonë. Me këtë objektiv erdhëm te ju disa ditë më parë. Ishim shumë të shqetësuar për atë që ndodhi në konferencë. Ne mendojmë se asgjë nuk duhet të fshihet kur është fjala për çështje të përgjithshme dhe linjën politike. Ne nuk e përjashtojmë faktin se disa parti kanë opinione të ndryshme por ne duhet të këmbejmë opinionet pasi kjo është e vetmja mënyrë për të arritur në unitetin e veprimit. Për shembull pas Konferencës së Budapest, ne informuam vetëm komitetin tonë qendror të partisë duke e prezantuar çështjen në mënyrë objektive, duke theksuar akuzat e ngritura kundër partisë së Kinës, pra që po ecën drejt rrugës së luftës dhe që kjo është e pabazë, partia kineze ashtu si dhe partitë e tjera qëndrojnë fuqimisht në anën e paqes. Në të njëjtën kohë ne prezantuam atë që ndodhi në sesionin e Këshillit Botëror Tregtar në Pekin. Kjo vërtet shkaktoi njëfarë ankthi brenda partisë sonë. Në vendin tonë ka kushte të tjera. Njerëzit dëgjojnë radion e vendeve kapitaliste dhe mësojnë se çfarë thonë ata për ne. Kështu që ka pasur shumë interes mes anëtarëve të partisë sonë mbi politikat e Kinës. Por ne vendosëm të mos nxitohemi e të presim deri atëherë sa mund të thuhet më shumë. Tani jemi të lumtur që mund të themi vetëm gjëra pozitive. Gjithsesi këtu në konferencë ne kemi thënë atë që mendojmë dhe atë që vlerësojmë. Të them të vërtetën, ne erdhëm me një deklaratë tjetër, dhe vetëm pas fjalimit të shokut Deng Ciaopin vendosëm ta ndryshojmë.

Liu Shaoqi:Para fjalimit të Deng Ciaopin partia kanadeze nisi të kritikonte partinë tuaj, pa përmendur letrën e 5 nëntorit të këtij viti. Nëse duhet t’i rikthehemi kësaj çështjeje, do të duhej të ktheheshim dhe të deklarata e TASS; është e vështirë të përmendësh gjithçka.

Gomulka:Është më mirë të harrojmë.

Liu Shaoqi:Le të shohim përpara. Shpresojmë që të ketë marrëdhënie të mira në të ardhmen. Shpresojmë që pas konferencës, fushata kundër Kinës, e cila është kryer nga disa parti komuniste, të ndalojë.

Li Jingchuan:Sa për letrën polake ndaj partisë dhe Kinës, ne ua kemi treguar vetëm anëtarëve të Byrosë politike dhe askujt tjetër.

Unë personalisht mendoj se rezultati i Konferencës nuk është i keq. Kishte disa momente kur atmosfera ishte anormale, por në fazat finale rezultatet nuk ishin të këqija.

Gomulka:Në fund të fundit përfundoi mirë. Jemi të interesuar sesi e perceptoni ju partinë tonë, a keni ankesa apo pendesa. Nëse kemi, janë të pabaza, pasi ne kërkojmë marrëdhënie të mira mes vendeve dhe partive tona. Ne duam të zhvillojmë tregtinë, të nënshkruajmë një marrëveshje afatgjatë, por e dimë se ju po kalon vështirësi prej katastrofës natyrore në bujqësi. Nga ana tjetër duam të na thoni diçka për specialistët sovjetikë, më mirë të na e thoshit në nivel partiak sesa në nivel qeveritar. Ministri juaj i tregtisë i tha ambasadorit tonë se vështirësitë në Kinë kanë lindur prej largimit të specialistëve sovjetikë. Edhe në aparatin tonë politik ka shumë njerëz që nuk i përkasin partisë ose që nuk e mbështesin socializmin. Ne nuk ju këshillojmë t’i kaloni opinionet tuaja te ata.

Liu Shaoqi:Tërheqja e specialistëve sovjetikë shkaktoi disa vështirësi në palën tonë, por një faktor në vështirësitë ekonomike ishin dhe katastrofat natyrore. Do të ishte e padrejtë të besonim se të gjitha vështirësitë u shkaktuan prej largimit të specialistëve. Dhe gjithashtu nuk do të korrespondonte me realitetin po të thoshim se largimi i specialistëve nuk na ka shkaktuar vështirësi. Sa për marrëdhëniet komerciale mes nesh, i diskutojmë në nivel qeveritar. Marrëdhëniet partiake sigurisht që duhet ë kryhen përmes kanaleve partiake, duke evituar rrugën qeveritare. Nëse ne për shembull do të thoshim se nuk jemi të kënaqur me shokët polakë për arsye të vështirësive mes Kinës e BRSS, dhe shokët polakë po vepron në një mënyrë që nuk nxit unitetin.

Gomulka:Ju nuk e dini si kemi vepruar dhe nuk do të flasim për këtë. Ne nuk vepruam drejt prishjes por drejt unitetit. Gjatë vizitës tonë në Moskë, ambasadori kinez nuk e mori parasysh pozitën tonë në lidhje me disa publikime, dhe nuk duam që kjo të ndodhë herë tjetër.

Liu Shaoqi:Nuk di gjë për këtë por do ta sqaroj me ambasadorin në Varshavë. Nëse nuk i doni broshurat e revistat tonë jemi dakord por me parimin e reciprocitetit.

Gomulka, Kliszko: Nuk thamë se nuk i duam, por ka më shumë informacion për Kinën në shtypin tonë se mbi çdo end tjetër.

Liu Shaoqi:Jma dakord, veprojmë në mënyrë reciproke.

Gomulka: Nëse ka vullnet për uniteti atëherë dhe çështjet e rëndësishme zgjidhen në mënyrë të kënaqshme.

 

Më të lexuarat