Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DASH: Ballkani rrezikonte destabilizimin në 1959, ja skenarët e bllokut sovjetik

Postuar: 20/06/2019 - 07:17

Inteligjenca amerikane raportonte në vitin 1959 mbi një destabilizim të mundshëm të Ballkanit. Sipas dokumenteve të zbardhura nga DASH, kontrolli i Greqisë kontinentale dhe i ishujve grekë do të sillte avantazhe të rëndësishme ushtarake dhe politike për BRSS. Pa asistencë ndërkombëtare Greqia nuk do të ishte e aftë të trajtonte kërcënimet ndaj pavarësisë së saj politike apo dhe integritetit territorial, prandaj politika e SHBA konsistonte në dhënien e ndihmës politike, ekonomike dhe asistencës ushtarake për Greqinë. DASH raportonte po ashtu se Greqia është një zonë në të cilën Kremlini mund të marrë në konsideratë një agresion të tipit korean (duke përfshirë vetëm trupa të vendeve satelite). “Që prej 30 qershorit 1950, propaganda e agjencive të bllokut sovjetik po akuzojnë vazhdimisht se “Aksi Athinë–Beograd” nën drejtimin anglo-amerikan, po përgatitet për ofensivë kundër Shqipërisë e Bullgarisë duke kërcënuar paqen në Ballkan”, raporton DASH.

 Uashington, 27 prill1959

Raport i zyrës së inteligjencës

Pozita e intelektualëve në Evropën Lindore: Masa e lirisë së shprehjes që i lejohej intelektualëve evropiano-lindorë deri në fillim të vitit 1959 ishte diku mes linjës së detyruar partiake të “realizimit socialist” që karakterizonte periudhën para vdekjes së Stalinit, dhe njëfarë “zbutjeje” të rigorozitetit që arriti maksimumin pak pas kryengritjeve hungareze e polake në vitin 1956. Dy vjet e gjysmë pas revolucionit në Hungari, regjimet evropiano-lindore janë përpjekur-me masa të ndryshme suksesi-të rivendosin kontrollet mbi të gjitha sferat e jetës kulturore. Për këtë janë përdorur presioni ekonomik dhe tipe të tjera justifikimesh, por nuk është arritur deri te masat policore apo masat e ashpra administrative të epokës së Stalinit.

Aktualisht intelektualët polakë kanë liri të mjaftueshme veprimi, ndoshta më shumë se të gjithë kolegët e tyre në Evropën Lindore. Në ekstremin tjetër qëndron Shqipëria, e cila i ka kaluar periudhën e para dhe pas Stalinit me kontrolle thuajse të pandryshuara në jetën intelektuale.

Gjatë kësaj periudhe regjimet janë përballur me problemin e njëjtë të nevojës për të ruajtur bashkëpunimin e intelektualëve (si “influencues opinioni), duke u përpjekur në të njëjtën kohë të avancojnë qëllimin e tyre ideologjik të përzierjes së jetës intelektuale me realizimi socialist.

 Në fund të kësaj periudhe, ashtu si dhe në fillim të saj, shtypi dhe ankesat zyrtare për aktivitetin intelektual e kanë bërë të qartë se zgjidhja e problemit është ende larg.

Në Jugosllavi, që prej prishjes Tito-Kominform në 1948, intelektualët kanë pasur një liri të shtuar të shprehjes me një braktisje graduale të standardit të realizimit socialist.

Intelektualët në Shqipëri duket se nuk kanë përfituar asgjë nga “zbutja” e rigorozitetit pas ngjarjeve të vitit 1956. Herë pas here shkrimtarët e artistët kritikohen ashpër për mungesë të theksimit të “realizmit socialist” në masën e dëshiruar nga regjimi, por në përgjithësi numri i kufizuar i intelektualëve në Shqipëri janë mbështetës të regjimit dhe objektivave të tij, pasi duke vepruar kështu ata mund të ruajnë statusin e tyre të privilegjuar.

Ndërsa në Jugosllavi “realizmi Socialist” u braktis nga regjim vendas pak pas prishjes më bllokun sovjetik në 1948. Ideologët jugosllavë preferojnë ta përshkruajnë linjën e tyre kulturore si “humanizmi i ri socialist”, por në fakt nuk janë bërë përpjekje serioze nga regjimi për të caktuar kufij apo për të orientuar punën intelektuale. Piktorët dhe artistët janë përgjithësisht të lirë për të zgjedhur subjektet dhe stilin e tyre. Një ekspozitë pikturash jugosllave ka diversitet (dhe ekstremitet) po aq sa në Evropën Perëndimore dhe në SHBA. Ka disa kufizime për përmbajtjen e librave të letërsisë, pro ato janë mjaft të gjera. Shkrimtarët janë të ndërgjegjshëm për temat që nuk duhet të prekin dhe nuk i kanë dhënë regjimit shkak për t’u hakmarrë.

Politika zakonisht i lehet teoricienëve të partisë.

Kontakti me Perëndimin janë thelbi i jetës intelektuale. Dramat evropiane dhe amerikane, kryesisht të zhanrit socialist ose avant-garde janë më të ndjekurat. E njëjta gjë vlen dhe për librat, revistat e artin.

Megjithëse uk e bëjnë shpesh, jugosllavët përmendin me ironi çështjen e realizimit-socialist në vendet e bllokut sovjetik, si me Bullgarinë dhe vendet e tjera fqinje.

Gjatë muajve të fundit jugosllavët kanë refuzuar kritikat e bllokut të satelitëve për jetën kulturore jugosllave, në transmetimet e tyre të drejtuara nga Polonia, ndoshta me shpresën se kështu mund të tregojnë mbështetjen e tyre për polakët në refuzimin e diktatit kulturor sovjetik.

Analizë e Departamentit mbi pozitën e SHBA në lidhje me Greqinë

Një kërcënim ndaj pavarësisë politike dhe integritetit territorial të Greqisë vjen nga BRSS, i cili vepron me anë të agjencive të tij të shumta si partia komuniste greke, satelitët sovjetikë në kufijtë veriorë të vendit dhe lëvizja ndërkombëtare komuniste.

Siguria në Lindjen e Afërt dhe si rrjedhim dhe ajo e interesave të SHBA në rajon, do të rrezikohej nëse BRSS drejtpërsëdrejti ose me anë të agjentëve të tij merr kontrollin në Greqi. Kjo do t’i jepte atyre akses në detin Mesdhe si dhe një pozitë strategjike pranë Kanalit të Suezit, Turqisë dhe ngushticave turke. Rrugët e naftës për Perëndimin do të kërcënoheshin, ashtu si dhe komunkimet, transporti dhe bazat ajrore të SHBA në rajon.

 Kontrolli i Greqisë kontinentale dhe i ishujve grekë do të sillte avantazhe të rëndësishme ushtarake dhe politike për BRSS. Pa asistencë ndërkombëtare Greqia nuk është e aftë të trajtojë kërcënimet ndaj pavarësisë së saj politike apo dhe integritetit territorial, prandaj politika e SHBA konsiston në dhënien e ndihmës politike, ekonomike dhe asistencës ushtarake për Greqinë.

Greqia është një zonë në të cilën Kremlini mund të marrë në konsideratë një agresion të tipit korean (duke përfshirë vetëm trupa të vendeve satelite). Që prej 30 qershorit 1950, propaganda e agjencive të bllokut sovjetik po akuzojnë vazhdimisht se “Aksi Athinë–Beograd” nën drejtimin anglo-amerikan, po përgatitet për ofensivë kundër Shqipërisë e Bullgarisë duke kërcënuar paqen në Ballkan.

Kjo linjë propagande vendeve të Kominform, e kombinuar me rritjen e vazhdueshme të potencialit ushtarak në Ballkan e veçanërisht në Bullgari, kanë kontribuar në shtimin e përkeqësimit të situatës.

Nga njëra anë kërcënimi i supozuar ndaj Bullgarisë e Shqipërisë mund të shërbejë si një pretekst që BRSS të dërgojë trupat ushtarake në Bullgari me kërkesën e qeverisë vendase.

Por nga ana tjetër është e mundur që BRSS të mund të nxisë një sulm të Bullgarisë (ose të përbashkët Shqiptaro-Bullgar) ndaj Greqisë, ose diçka të tillë të kombinuar me ringjallje të aktivitetit të guerilasve komunistë.

Ushtria e Bullgarisë konsiderohet si një nga më të aftat mes vendeve satelite në Evropën lindore dhe sovjetikët prej disa muajsh po sjellin materiale lufte në Ballkan. Forcat bullgare njihet që zotërojnë një numër të konsiderueshëm pajisjesh të blinduara, siç janë rreth 450 deri në 700 tanke T–34, dhe besohet se janë të afta të pushtojnë Greqinë nga lindje e lumit Struma, në disa ditë kohë. Në një fushatë lufte forcat bullgare janë të afta të zgjerojnë kapjet e tyre duke përfshirë të gjithë territorin grek në lindje të linjës malore që kalon nga Edessa te mali Olympus. Por gjithashtu llogaritet se forcat bullgare nuk janë të afta të shkatërrojnë të gjithë ushtrinë greke.

Pushtimi i mundshëm bullgar do të kufizohej vetëm në Trakën greke dhe Maqedoninë greke, pro do të ishte gjithsesi një sukses i konsiderueshëm për bllokun sovjetik. Në këtë mënyrë do të kënaqeshin aspiratat nacionaliste bullgare teksa Selaniku dhe linja e komunikimit tokësor me Jugosllavinë do të binte në dorë të bllokut sovjetik, dhe Greqia do të humbiste zonën e saj më pjellore bujqësore.

Kjo do të sillte më tej lindjen e një shteti “autonom” Maqedonas sipas aspiratave të Kremlinit. Jugosllavia do të mbetej e rrethuar, edhe nëse ushtria greke nuk do të eliminohej.

Shqipëria do të tentonte të mbetej neutrale në rast të një sulmi bullgar kundër Greqisë, për arsye të paaftësisë së saj për kontribuar me një forcë të konsiderueshme ushtarake në operacione por edhe sepse pjesëmarrja shqiptare do të ftonte nisjen e veprimit nga Jugosllavia.

Gjithsesi aktiviteti i mundshëm i forcave shqiptare do të kërkonte ndërhyrjen e trupave greke që në ato momente do të ishin shumë të nevojshme , prandaj duhet të supozohet që Shqipëria do të jetë e gatshem që të paktën të mbështesë aktivitetin gueril të shkallës së gjerë kundër Greqisë.

Pjesëmarrja në një sulm të vendeve satelite kundër Greqisë ndoshta do të kufizohej te forcat bullgare, e mbështetur nga trupa shqiptare dhe gueriles grekë. Prandaj përforcimi i kapaciteteve mbrojtëse të trupave greke duhet të kryhet shpejt me anë të forcave tokësore, ajrore e detare të Britanisë së Madhe në Lindjen e Afërt, si dhe të njësive detare e ajrore amerikane në Mesdhe, apo ndoshta dhe burimeve ushtarake të Turqisë e Jugosllavisë. … SHBA do të mund të asistonte në mënyrë të shpejtë. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ku bëjnë pjesë Greqia e Turqia për zonën e Mesdheut, do të hartojë një plan për veprim të mundshëm kolektiv mbrojtës në rast të një sulmi kundër Greqisë.

Sjellja ndërkombëtare e BRSS në lidhje me Korenë, demonstron qartë një vullnet të përgjithshëm për luftë nga ana e tij. BRSS duhet të jetë i ndërgjegjshëm për interesat dhe përkushtimin moral të SHBA ndaj Greqisë.

Një sulm kundër Greqisë nga vendet satelite apo/dhe forcat sovjetike tregon se lufta e përgjithshme nuk do të vonojë. Në rast të një sulmi sovjetik kundër Perëndimit, Greqia me shumë gjasa nuk do të ishte e mundur të mbrohej dhe kërkesat e Greqisë do të përshtateshin me planet strategjike globale të SHBA.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2019 - 07:29

Amerikanët kanë treguar se si Rusia mori në dorë qeverinë shqiptare gjatë regjimit komunist.

Postuar: 20/07/2019 - 08:27

Amerikanët kanë treguar të tjera detaje nga zhvillimet komuniste në Shqipëri.

Postuar: 19/07/2019 - 07:01

Amerikanët kanë dhënë detaje për përplasjet e Enver Hoxhës me Titon.

Postuar: 18/07/2019 - 08:08

Amerikanët kanë nxjerrë na pah të tjera zhvillime mbi periudhën komuniste në vendin tonë.

Postuar: 17/07/2019 - 07:06

Amerikanët kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 16/07/2019 - 07:07

Gazeta amerikane “The New York Times” ka zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në S

Postuar: 14/07/2019 - 07:31

Amerikanët nxjerrin në dritë të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste.