Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DASH: Ja planet e SHBA për formimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë në 1949

Postuar: 19/06/2019 - 07:19

Në 1949, SHBA po mendonte seriozisht formimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë për rrëzimin e komunizmit. Plani po hartohej së bashku me britanikët. Ja çfarë tregojnë dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të përkthyera nga gazeta “SOT”.

Paris, 26 tetor 1948

Sekretari i Shtetit për nënsekretarin e shtetit: Pasi kemi vërejtur konkluzionet e komitetit të veçantë të hetimit dhe megjithë rezolutën e përmendur për Shqipërinë, kemi arritur në konkluzionin se guerilasit po vazhdojnë të marrin ndihmë madhore nga Shqipëria, Bullgaria e Jugosllavia me dijeninë e qeverive të vendeve. Komiteti i veçantë i hetimit zbuloi se guerilasit janë tërësisht të varur nga furnizimet e jashtme dhe kanë marrë nga fqinjët veriore të Greqisë municione të shumta. Pozicionet e ruajtura me vendosmëri prej tyre, kanë mbrojtur linjat vitale të furnizimit nga Bullgaria, Jugosllavia, dhe veçanërisht nga Shqipëria. Muajt e fundit ka pasur prova për më pak furnizime nga Jugosllavia. Ata kanë lëvizur lirisht në territorin kufitar duke përqendruar forcat e tyre pa ndërhyrje nga ushtria greke, deh janë kthyer në Greqi kur kanë dëshiruar. Ata janë tërhequr shpesh të sigurt në territorin Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë kur ushtria greke ka ushtruar presionin më të madh. Pasi kemi vërejtur konkluzionet e komitetit të veçantë kuptojmë se vazhdimi i kësaj situate përbën një kërcënim për pavarësinë politike dhe integritetin territorial të Greqisë ashtu si dhe për paqen në Ballkan. Sjellja e Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë ka qenë në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB.

Ne besojmë se ndihma e vazhdueshme që i jepet guerilasve greke nga Shqipëria, Bullgaria e Jugosllavia rrezikon paqen prandaj i bëjmë thirrje atyre vendeve të ndalojnë mbështetjen ndaj guerilasve që luftojnë kundër qeverisë së Greqisë,duke përfshirë dhe përdorimin e territorit të tyre si bazë për përgatitjen dhe nisjen e veprimit të armatosur. Ne duhet t’i bëjmë thirrje Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë të bashkëpunojnë me Greqinë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore deh sipas rekomandimeve të rezolutës 109 (II); Duhet t’i bëjmë thirrje Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavia të bashkëpunojnë me komitetin e veçantë që ai të kryejë funksionet e tij në Greqi. Shtetet anëtare të OKB të rekomandohen të mos bëjnë veprime që drejtpërdrejt apo tërthorazi ndihmojnë grupet që mbështesin guerilasit. Ne aprovojmë aktivitetin e deritanishëm të komitetit të veçantë. Programi ynë i asistencës për Greqinë ka vazhduar me forcimin e ushtrisë së Greqisë me armatime dhe pajisje superiore në krahasim me ato që zotërohen nga guerilasit. Përfshihet gjithashtu një program i ndihmës ekonomike për popullatën civile të Greqisë.

Uashington, 28 qershor 1949

Memorandum bisede nga kreu i çështjeve evropiane(Thompson): M. Menant ndaloi në SHBA gjatë rrugës për në postin e tij të ri në Panama dhe erdhi me kërkesën tonë për të na dhënë një panoramë të situatës në Shqipëri ku ka shërbyer deri kohët e fundit si ambasador. M. Menant nisi bisedën duke thënë se nuk do të kritikonte vendimin tonë për të mos ruajtur prezencën në Shqipëri por mendonte se ishte për të ardhur keq që nuk ishin të përfaqësuar aty veçanërisht vitin e fundit. Ai theksoi rëndësinë e Shqipërisë si nga ana strategjike dhe ajo politike dhe shtoi se populli i Shqipërisë shihte nga SHBA më shumë se nga çdo vend tjetër megjithë përpjekjet e regjimit të atjeshëm për të kundërtën. Në opinionin e tij, Shqipëria nuk ishte një vend i aftë për ekzistencë të pavarur, pa mbështetjen e fortë dhe menaxhimin e një fuqie të jashtme dhe shtoi se kështu kishte qenë dhe në të shkuarën. Ai tha se shqiptarët e përçmonin kontrollin jugosllav të çështjeve të tyre për arsye se kjo ishte kryer në mënyrë brutale. Kur unë pyeta se cilat ishin ndjenjat e shqiptarëve ndaj jugosllavëve e grekëve, ambasadori u përgjigj se ato ndryshonin në zona të ndryshme të vendit. Ai tha se shumica e njerëzve do ta mirëprisnin një ndarje të Shqipërisë mes Greqisë e Jugosllavisë pasi e kuptonin se vendi nuk qëndronte dot në këmbë dhe çdo ndryshim do të ishte më mirë se situata aktuale. Ai shtoi se njerëzit shin shumë individualistë dhe kundërshtonin idenë e qeverisë. Ai përmendi një udhëheqës fisnor me rreth 5000 ndjekës të cilin qeveria e mbante në linjë duke i dhënë një racion të përditshëm alkooli. Unë përmenda raportimet se një numër i madh shqiptarësh kalonin kufirin drejt Jugosllavisë për të kërkuar azil dhe në një nga rastet një fshat i tërë me bagëti kishte ardhur në Jugosllavi. Ambasadori tha se kjo aktualisht nuk është e mundur pasi regjimi kishte krijuar një zonë të vdekur në kufi ku ishte shumë e vështirë të kaloje. Në lidhje me çështjen greke ambasadori tha se do të ishte fatale nëse komunistët do të lejoheshin të rivendoseshin në Greqi. Komunistët kishin udhëheqje e disiplinë të fortë dhe mund të shfrytëzonin dobësitë e politikanëve grekë duke marrë kontrollin e qeverisë. Për çështjen e Jugosllavisë ai tha se mendonte se ishte e mundur që Tito e Stalini rrjedhimisht të arrinin në një marrëveshje duke bërë të besohet se sherri kishte qenë një komplot, por unë theksova fjalët e rënda që ishin thënë gjatë konfliktit të cilat e bënin të vështirë riafrimin. Ai ishte dakord me këtë dhe theksoi se Tito mbetej Marksist i patundur.

Moskë, 19 gusht 1949

Ambasadori në Bashkimin Sovjetik (Kirk) për sekretarin e shtetit: Nëse Departamenti vendos të mbyllë Dairen ambasada llogarit se verimet tona në këtë aspekt duhet të planifikohen me kujdes për të ruajtur një dëmtim minimal të prestigjit dhe dinjitetit të SHBA, si dhe për ekspozim maksimal publik të arsyeve të tërheqjes në disavantazh të komunistëve rusë e kinezë. Ambasada beson se arritja e këtyre qëllimeve mund të arrihet duke njoftuar në kohën e duhur ministrinë e jashtme sovjetike për vendimin e mbylljes së konsullatës amerikane për arsye të ngacmimeve dhe kufizimeve të paarsyeshme nga regjimi sovjetik (duke përfshirë detajet përkatëse) si dhe dështimin e qeverisë sovjetike për trajtimin e stafit diplomatik sipas ligjit dhe praktikave ndërkombëtare. Letrës tonë do t’i jepet publiciteti në kohën e duhur. Ambasada rekomandon gjithashtu se të merret seriozisht në konsideratë përdorimi i mjeteve detare ushtarake të SHBA për tërheqjen fizike të stafit diplomatik dhe një referencë e tillë të bëhet në letrën e njoftimit për zyrën e jashtme sovjetike. Evakuimi me mjete të tilla nuk do të kishte shumë avantazh në lidhje me dinjitetin dhe prestigjin e SHBA, por vetëm do të shpejtonte e thjeshtësonte problemin e transportit. Kjo mund të mundësonte për SHBA të shpëtonte punonjësit e huaj besnikë nga fati i keq në duart e komunistëve kinezë. Mund të jetë mirë që sovjetikët të informohen se përdorimi i mjeteve të marinës bëhet për të eliminuar “vonesat dhe vështirësitë e njohura të udhëtimin në zonën Dairen.” Megjithëse kërkesa jonë për leje hyrjeje në Dairen të mjeteve të marinës është refuzuar nga sovjetikët, do të mund të kemi mjete alternative tokësore nga Vladivostok. Nëse sovjetikët refuzojnë hyrjen e mjeteve të marinës në portin e Dairen, mund të bëhet një marrëveshje për kalimin e tyre në ujëra ndërkombëtare, siç u bë me evakuimin e stafit nga Shqipëria në vitin 1946.

Uashington, 13 shtator 1949

Memorandum i sekretarit të çështjeve evropiane (Perkins) për sekretarin e shtetit: Në lidhje me diskutimin me ju për Jugosllavinë e Greqinë, Bevin pritet të ngrejë dhe çështjen e Shqipërisë. Ne e kemi bërë të qartë se nuk kemi marrë ende një vendim zyrtar por vetëm kemi pranuar në këtë fazë, të bëjmë plane për mbledhje informacioni. Kemi vijuar gjithashtu me formimin e Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Me rastin e njoftimit të krijimit të Komitetit shqiptar britanikët kanë sugjeruar që ambasadori i tyre në Beograd dhe nëse ne dëshirojmë dhe i yni, të informojnë Marshal Titon paraprakisht, por ne e kundërshtuam planin dhe rrjedhimisht dhe britanikët hoqën dorë prej tij. Kjo dhe sinjalizime të tjera na kanë bërë të mendojmë se aktualisht britanikët janë më të predispozuar se ne për t’u koordinuar me regjimin jugosllav mbi një bazë besimi apo miqësie. Tito ka një numër të madh refugjatësh shqiptarë nën kontrollin e tij prandaj padyshim që ka planet e tij për ndërhyje në Shqipëri kur të prezantohet mundësia. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos përfshihemi në asnjë nga planet e Titos në Shqipëri për momentin dhe të ruajmë liri të plotë veprimi. Megjithëse ne sigurisht që mund të jemi të aftë të nxisim një revolucion të plotë që do të mund të përmbyste regjimin në Shqipëri, pasojat e një veprimi të tillë nuk janë fare të qarta pasi rrezikojnë të fusin në një konflikt Greqinë e Jugosllavinë. Rezultati i kësaj do të ishte ndarja e Shqipërisë mes dy vendeve, nga të cilat forcën më të madhe e ka Jugosllavia prandaj dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të dominohej prej saj. Secila nga këto alternativa do të ishte gjithsesi më e dëshirueshme se sa situata aktuale, por ne nuk ndjehemi të gatshëm për një konkluzion të tillë duke pasur parasysh pasojat dhe mundësinë e shpërthimit të një konflikti madhor. Prandaj jemi në favor të vijimit të planeve aktuale me operacionet e studimit të situatës dhe të dekurajimit të britanikëve në lidhje me marrëveshje të mundshme paraprake me jugosllavët. Ne kemi thirrur konsullin tonë në Jugosllavi, Reams për konsultime dhe do t’ju japim më shumë detaje mbi subjektin kur të flasim dhe me kolegët britanikë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:11

Amerikanët kanë publikuar të tjera dëshmi për zhvillimet gjatë regjimit komunist. Në dokumentin e sotëm po publikojmë një dëshmi të Aleko Bimlit, i cili e ka njohur Hoxhën gjatë studimeve në Korçë.

Postuar: 19/11/2019 - 07:11

CIA zbardh të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 17/11/2019 - 15:50

Lufta e Tiranës ka hyrë në histori si momenti i kalimit të forcave partizane në formacione të rre

Postuar: 17/11/2019 - 10:30

Profesori dhe historiani Bernard Zotaj, ka hedhur dritë mbi betejën që u bë për Çlirimin e Tiranë

Postuar: 14/11/2019 - 07:14

Amerikanët kanë hedhur të tjera detaje mbi zhvillimet gjatë regjimit komunist.

Postuar: 13/11/2019 - 07:11

Shërbimi amerikan i CIA ka deklasifikuar të tjera dokumente për Shqipërinë.

Postuar: 12/11/2019 - 07:10

Amerikanët kanë hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në sistemin komunist.