BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi që mori Gjykata e Apelit ndaj Ervin Salianjit

Zbardhet vendimi që mori Gjykata e Apelit ndaj Ervin Salianjit
x
BREAKING NEWS

Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një sulm raketor para se të pushtonte Ukrainën

Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një
x
BREAKING NEWS

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti
x
BREAKING NEWS

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale,
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare
x
BREAKING NEWS

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve
x

Dossier

Debat i ashpër në emision, Nano përplaset me Ballën: Jam fyer, por s’jam viktimizuar si ju!

Debat i ashpër në emision, Nano përplaset me Ballën: Jam

Analisti Mustafa Nano dhe avokatja Migena Balla janë përplasur lidhur me të drejtat e myslimanëve në Shqipëri. Balla bëri me dije se Nano nuk merret me problemet reale të shoqërisë, duke bërë me dije se një imam në Tiranë jep “OK”-in për martesa poligame.

Analisti theksoi se ai është fyer nga myslimanë, por ka preferuar të viktimizohet si myslimanët.

Një tjetër çështje që nxiti debat ishte shqetësimi i Nanos se prindër myslimanë nuk lejojnë shkollimin e vajzave apo daljen e tyre nga shtëpia.

DEBATI

Balla: Një imam në Tiranë promovon familjen dhe bën martesa poligamie. Kjo do të thotë që ajo nuk ka të drejta pasurore, ka probleme me atësinë dhe trashëgiminë e fëmijëve. Ka poligami që ekziston brenda Tiranës.  Ju keni mbetur hadithi me dhunë.

Nano: Unë e di që ka islamofobë, por besoj janë pak dhe fokusohen në rrjetet sociale, në mjediset publike ka skrupoj dhe kujdes. Unë shoh një lloj llastimi dhe viktimizimi. Ju të drejtat i keni të garantuara edhe me Kushtetutë, edhe praktikisht. A ka fyerje? Ka. Edhe unë fyhem, fyhem nga myslimanë. Më futen në Facebook, çfarë nuk thonë në Facebook, por s’dua t’u japë peshë, s’më pëlqen viktimizimi.

Nano: Dua njëherë që të jesh e shqetësuar për prindër myslimanë që nuk i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Do të doja që myslimanët shqiptarë të jenë autokritikë brenda bashkësisë së tyre. Unë pres që një zonjë myslimane ta shqetësojë fakti që prindërit myslimanë s’i lënë vajzat të dalin nga shtëpia dhe të shkojnë në shkollë.

Balla: Në Malajzi pashë që arsimin e detyrueshëm ta bëjnë në shtëpi sepse nuk duan t’i çojnë në shkolla këtu.

Nano: Po e legjitimoni këtë gjë?

Balla: Po ju them që homeschooling është një praktikë që bëhet në Malajzi, Amerikë, Kanada. Unë s’do e bëja, por ata e bëjnë.

Nano: Ti po flet për një qasje individuale. Unë po flas për prindër që mendojnë se vajza e ka vendin në shtëpi.

Më të lexuarat