BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Detajet, ja si amerikanët nisën tentativat për të qetësuar marrëdhëniet me Enver Hoxhën, tensionet me Kinën hodhën në sulm amerikanët

Detajet, ja si amerikanët nisën tentativat për të

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar detaje se si SHBA në vitin 1973 nisi lëvizjet për të bërë për vete Enver Hoxhën. Sipas disa shkrimeve, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, SHBA nisi lëvizjet për t’u afruar me Tiranën.

5 prill 1973

SHBA do të diskutojë afrimin me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për fundin e ngrirjes së gjatë në marrëdhëniet me Shqipërinë, në kuadër të strategjisë amerikane të përmirësimit të lidhjeve me të gjitha vendet komuniste të Evropës Lindore. Oferta për hapjen e dialogut me Shqipërinë, vend i cili nuk ka marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, u bë sonte në fjalimin zv. sekretarit të shtetit Keneth Rush në Akademinë Detare në Anapolis. Departamenti i Shtetit shpërndau sot kopje të fjalimit për mediat. Pasi listoi hapat e marrë dhe të parashikuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën Lindore, Rush foli për Shqipërinë: “Vetëm me Shqipërinë nuk kemi bërë ende progres. Duke parë zgjerimin e lidhjeve tona me vendet e Evropës Lindore, duket disi anakronike që të vazhdojë të funksionojë në një izolim të tillë. Shqiptarët ende flasin për ne në retorikën armiqësore të një epoke të shkuar. Nëse ata duan të rinisim marrëdhëniet ne nuk e dimë. Kur ta dëshirojnë këtë ne do të jemi të përgatitur të përgjigjemi”. Më pas një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se referencat për Shqipërinë në fjalim ishin të përgatitura posaçërisht dhe kishin si qëllim të nxisnin një reagim prej tyre, edhe pse ata konsiderojnë Kinën si aleatin e vetëm dhe denoncojnë vazhdimisht Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët thanë se deri tani Shqipëria nuk ka treguar interes në marrëdhënie me Uashingtonin por disa të tjerë besojnë se mund ta bëjë këtë së shpejti. Ata kanë vënë re se në tre vitet e fundit Shqipëria ka krijuar lidhje thuajse me të gjitha vendet e Evropës Perëndimore dhe tashmë ka përfaqësues në 56 vende. Fjalimi i Rush ishte i pari nga zyrtar i lartë i administratës kushtuar tërësisht Evropës Lindore. Kjo bëhej jo vetëm për të sinjalizuar qeveritë e atyre vendeve por dhe për t’i treguar publikut amerikan për marrëdhëniet miqësore që SHBA kërkon të krijojë. Rush i bëri gjithashtu thirrje biznesmenëve amerikanë të kërkonin lidhje tregtare me Evropën Lindore. “Do të dëshiroja që më shumë biznese amerikane të kërkojnë marrëveshje të leverdishme në Hungari, Belgjikë, Bullgari apo Norvegji, në Poloni apo në Uruguai. Ne i inkurajojmë ato të shesin e të investojnë, të blejnë në këto vende dhe të bëjnë biznes sepse është në interesin e Shteteve të Bashkuara. Rush tha se mezi priste ditën kur tregtia me Evropën Lindore të bëhet po aq normale sa me vendet kapitaliste. SHBA nuk ka marrëdhënie me Shqipërinë e vogël që prej pushtimit të saj prej Italisë në 1939. Pas luftës në pushtet erdhën komunistët me në krye Enver Hoxhën dhe SHBA nuk rivendosi kurrë marrëdhëniet. SHBA nuk ka gjithashtu marrëdhënie me qeveritë komuniste të Kubës, Gjermanisë Lindore, Koresë së Veriut e Kinës, edhe pse në Pekin do të hapet një zyrë ndërlidhjeje. Marrëdhëniet me Gjermaninë Lindore pritet të vendosen në fund të vitit. Nuk ka sinjale për përmirësim të lidhjeve me Kubën dhe Korenë e Veriut.

30 korrik 1978

SHBA tenton hapjen me Shqipërinë pas prishjes së saj me Kinën

Administrata e presidentit Carter po merr në konsideratë hapjen e diskutimeve me qeverinë komuniste shqiptare, njoftonin burime të brendshme të qeverisë së SHBA. Ata thonë se mund të jenë pjekur kushtet për diçka të tillë, sidomos pas njoftimit të Kinës më 13 korrik se ka ndaluar ndihmën ushtarake dhe ekonomike për ish-aleatin e saj politik e ideologjik, dhe se ka tërhequr të gjithë personelin e asistencës teknike që arrinte mbi 500. Lëvizja e Kinës i jep fund miqësisë që fortë që nisi në 1961, kur Shqipëria prishi lidhjet me Bashkimin Sovjetik, çka e la vendin të bllokuar ekonomikisht. Tashmë Shqipëria shpreson të marrë ndihmë nga tregtia me partnerë perëndimorë, edhe pse tregtia me Francën, Italinë e Greqinë nuk mund të plotësojë boshllëkun e lënë nga ndihma e Kinës, thonë zyrtarët e administratës së SHBA. Kina llogaritet se ka dhënë rreth 5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë gjatë viteve dhe ka qenë partneri kryesor tregtar. Zyrtarët e administratës thonë se me gjithë sulmet e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj “social-imperializmit” sovjetik, ata mund të detyrohen të kapërdijnë krenarinë dhe të rinisin marrëdhëniet me ta. Ata besojnë se dhe BRSS ka sinjalizuar javët e fundit se mund të jetë i gatshëm për të mbajtur anën e Shqipërisë në debatin e saj me Kinën. Specialistët amerikanë shqetësohen se Bashkimi Sovjetik do të kërkojë dhe do të marrë si çmim për rinisjen e lidhjeve të drejtën e bazave detare në ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës, siç kishte bërë dhe në 1961. Një forcë detare aty do të dominonte detin Adriatik, duke qenë vetëm 45 milje larg bregdetit italian dhe mund të ndryshonte panoramën strategjike në Mesdhe. Ndryshimi mes situatës tani dhe asaj në 1961 është se BRSS është fuqi më e madhe detare e sipërfaqes dhe e nëndetit. Edhe pse prishja Shqipëri-Kinë kishte gjashtë vjet që pritej dhe ishte parë si e paevitueshme në 12 muajt e fundit, analistët besojnë se realizimi i saj i ka zënë në befasi shqiptarët. Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Radio Tirana e kanë raportuar prishjen, por nuk ka pasur prononcim nga kreu komunist Enver Hoxha.

Asistenca e pamjaftueshme

Kundërshtimet e Shqipërisë në nivel material ishin se Kina nuk po jepte një masë të përshtatshme asistence që prej vitit 1975. Në nivelin politik ato kundërshtonin përmirësimin gradual të marrëdhënieve të Kinës me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kinezët nga ana e tyre kanë akuzuar shqiptarët për praktika të gabuara në disa projekte ndërtimi, duke përfshirë kombinatin metalurgjik dhe rafineritë e naftës, si dhe për mungesë njohurish në kompletimin dhe menaxhimin e tyre pas përfundimit. Politikisht Pekini ka shprehur keqardhje për sulmet e Shqipërisë ndaj asaj që kanë quajtur “oportunizmi” kinez për afrimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe kohët e fundit për qëndrimin negativ ndaj Vietnamit. Specialistët amerikanë pranojnë se nuk mund të llogarisin nëse Hoxha do të jetë i gatshëm të rihapet me rusët, të cilët i ka denoncuar për vite me radhë, dhe as sesa tunduese mund të jetë për sovjetikët hapja e një baze detare në Shqipëri. Por ata janë të sigurt se ndryshimet në Shqipëri, ndoshta në udhëheqje do të ndodhin së shpejti. Një sinjalizim për spastrim të elementëve pro-kinezë jepej në një artikull të Nexhmije Hoxha, gruas së shefit komunist, në organin partiak Rruga e Partisë. Gjithashtu nëntorin e kaluar ministri i Financave Haki Toska, i cili dyshohej për tendenca pro-kineze, u zhduk papritur nga jeta publike. Spastrimet e Hoxhës eliminuan figurat pro-jugosllave të udhëheqjes në 1948, ato pro-ruse në 1961 dhe 1974, si dhe zyrtarët pro-perëndimorë në 1973. Shumë nga të spastruarit janë ekzekutuar si tradhtarë, ka thënë vetë Hoxha. Në lidhje me spastrimet e fundit kulturore, ushtarake, ekonomike, arsimore e bujqësore, specialistët amerikanë thonë se Hoxha po e rrethon veten gjithnjë e më shumë me zyrtarë të rinj të partisë nga provincat, të cilat nuk i kanë jetuar konfliktet e vjetra me Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik. Ata thonë se këta të rinj gjithsesi mund të ndryshojnë kursin e vendit. Analistët përjashtojnë mundësinë e përmirësimit të lidhjeve me Jugosllavinë fqinje, pasi qeveria e president Titos ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet me Kinën, në të njëjtën periudhë që Shqipëria është duke i prishur. Interesi i Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë fokusohet kryesisht në arsye strategjike. Një tjetër faktor do të ishte hapja e konsullatës për të siguruar akses në kërkimin e disa qytetarëve amerikanë që janë zhdukur në Shqipëri vitet e fundit, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Herën e fundit që SHBA kërkoi dialog me Shqipërinë ishte në prill 1973, kur ish-Sekretari i Shtetit Kenneth Rush, tha në një fjalim në Uashington se vendi është “i gatshëm të përgjigjet” ndaj një oferte të Shqipërisë për rivendosjen e marrëdhënieve të prishura që prej fundit të Luftës II Botërore. Kjo ofertë u refuzua me tallje nga kreu komunist Enver Hoxha dhe prej atëherë qëndrimi ka qenë i ftohtë. Shqipëria ka vijuar sulmet verbale ndaj SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

7 dhjetor 1969

Shqipëria raporton se lëvizjet maoiste janë aktive në Evropë

Kanalet shqiptare të mediave kanë thënë së fundmi se lëvizjet militante pro-Pekin janë aktive në Poloni dhe vende të tjera evropiano-lindore. Analistët thonë se ky pohim bie ndesh me përshtypjen e përgjithshme se Evropa Lindore është në anën e Bashkimit Sovjetik kundër frontit të Kinës e Shqipërisë. Radio Tirana dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare citonin një ish-zyrtar polak Kazimierz Mijal, i cili zotohej me mbështetësit e tij të luftonte “terrorin” e kreut komunist Vladislav Gomulka si dhe imperializmin sovjetik. 58 vjeçari Mijal ka qenë për disa vjet ndihmës i Boleslav Bierut, stalinisti ish-shef i Partisë Komuniste Polake. Ai është përjashtuar nga komiteti qendror me akuza komplotesh ndaj Gomulkës dhe tre vjet më parë është larguar nga Polonia. Ai tashmë besohet se drejton sektorin e lajmeve polake të Radio Tiranës. Thirrja e tij për përmbysjen e udhëheqjes polake u bë në një mesazh të nëntorit 1969 për udhëheqësin shqiptar Enver Hoxha. Ekspertët perëndimorë thonë se Mijal nuk mund të kthehej në Poloni pasi u largua me dokumente false në 1966. Në mesazhin e tij Mijal përshkruante një pamje të zymtë të kushteve në Poloni. “Ashtu si në vende të tjera ku në pushtet janë revizionistët (pro-Moskës) standardet e jetesës së klasës punëtore po bien përditë dhe të ardhurat kombëtare po shpërdorohen nga borgjezia e re dhe e vjetër”. Radio Tirana transmetonte të tjera mesazhe që supozohej se dërgoheshin nga grupe komuniste pro-kineze në Evropën Lindore, një prej të cilave vinte nga Jugosllavia por kjo e fundit e shpalli si fabrikacion. Specialistët e çështjeve komuniste thonë se Pekini po financon grupet komuniste pro-maoiste në Evropën Lindore dhe së shpejti do të mbahet një konferencë e tyre në Tiranë. Ata thonë se ka prova se mes lëvizjeve pro-kineze në Evropë, Pekinit i duket më premtues grupi italian. Ekstremistët maoistë janë përfshirë kohët e fundit në disa protesta të dhunshme në Itali. Lideri i tyre është Fosco Dinuçi të cilit iu bënë nderime të veçanta gjatë një vizite në Shqipëri.

11 janar 1970

Nxitje e re bujqësore në Tiranë

Qeveria pro-kineze e Shqipërisë ka nisur një fushatë të detyruar veprimi masiv në mbështetje të bujqësisë, në përputhje me teorinë e “Kapërcimit të madh” që po aplikohet në Kinë dhe me brigadat e kallam-prerësve në Kubë. Radio Tirana dhe shtypi shqiptar kanë theksuar ditët e fundit atë që përshkruajnë se “valë e përqendruar e punës revolucionare” në pjesë të ndryshme të vendit. Deri tani 200 000 persona, një e dhjeta e popullsisë kanë marrë pjesë në fushatë për të paktën 1 ditë prej 1 janarit. Raportimet nga Tirana flasin për “entuziazëm revolucionar” për fushatën ku përfshihen gjithashtu adoleshentë dhe të vjetër, por të paktën nuk pretendohet se ka vullnetarë. Projekti është një sistem ujitjeje prej 11 miljesh në zonën e Dibrës, ku mijëra punëtorë gërmojnë tetë orë në ditë. Kreu komunist Enver Hoxha përmendi projektin e Dibrës në një fjalim të gjatë kësaj jave, duke e ngritur lart si një shembull të zhvillimit madhor ekonomik.

Më të lexuarat