BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Dossier

Dita e parë e mbledhjes së famshme të KPD në PS, Nano thumbon Doklen, akuzon Finon për Mirin e Xhikes dhe Arben Grorin

Dita e parë e mbledhjes së famshme të KPD në PS, Nano

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, në datat 3-5 dhjetor 2001 do të mbahet mend gjatë si shembulli më i mirë i vërtetimit të luftës për pushtet brenda partive politike shqiptare. Kryetari i kohës së socialistëve, të cilit ishin rikonfirmuar në pushtet në zgjedhjet e 24 qershorit të atij viti, Fatos Nano po kërkonte me çdo kusht zaptimin e plotë të Partisë dhe Qeverisë. PS ndihej komode pas besimit që mori sërish nga shqiptarët për të drejtuar vendin deri në 2005. Nano kishte filluar që pas gushtit 2001 kur Ilir Meta u votëbesua sërish si kryeministër i Shqipërisë, të sulmonte ashpër kabinetin qeveritar “Meta 2” për korrupsion, shpërdorim detyre, lidhje me krimin e organizuar, etj. Në shënjestër kryesore, Nano vendosi Metën duke i ashpërsuar tonet ndaj këtij të fundit teksa e konsideroi se “po drejton Shqipërinë me metoda fashiste”. Kryeministri i kohës, sot president i Republikës, ishte sulmuar ashpër jo vetëm nga kreu i opozitës së kohës, Sali Berisha, por dhe nga grupime brenda PS për abuzim me pushtetin.  Në këtë situatë, Nano e kuptoi se ishte momenti më i mirë për të nxjerrë nga pushteti Metën dhe besnikët e tij. Në numrin e sotëm të gazetës “SOT” do të tregojmë replikat e Nanos me kryetarin e parlamentit të kohës, Namik Dokle, duke i përmendur se dhëndri i këtij të fundit ishte punësuar si shofer i ambasadës shqiptare në Spanjë. Dokle u kundërpërgjigj duke e akuzuar Nanon se shpenzon paratë e partisë dhe shtetit për fluturime me avionë “charter” në Madrid. Jo më pak i hidhur në sulme, Nano nuk tregohet as ndaj Ministrit të Pushtetit lokal, Bashkim Fino. Akuzat e kryesocialistit dhe kryeministrit të ardhshëm shqiptar, janë aq të rënda sa i përmend Finos që të mos shoqërohej më me Fatmir Ramën,  i njohur ndryshe si “Miri i Xhikes”, i konsideruar njëri prej elementëve të krimit më të fuqishëm për kohën në Shqipëri. Jo vetëm kaq, Nano godet ashpër Finon duke thënë publikisht në mbledhjen e KPD se vetë Fino i ka kërkuar në 2001 Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipit që të lirojë, një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit, Arben Grorin. Nga retorika e Nanos, kuptohet qartë vetëbesimi që ai kishte në vetvete si dhe qetësia për të përballuar çdo sulm ndaj tij. Batutat e tij ndaj ministrave të qeverisë “Meta 1” kujtohen edhe sot e kësaj dite në shoqërinë shqiptare. Por, PS në mënyrë indirekte, kjo mbledhje e KPD në vend që të prodhonte një proces me të vërtetë demokratik të përmirësimit të vetvetes, tregoi qartazi nëpërmjet këtij “spektakli” publik në atë kohë rrugën e degradimit të pushtetit të socialistëve si dhe fundin e karrierës politike të Nanos në vitin 2005. Kujtojmë që atë kohë, Nano ia doli të detyronte Metën dhe 3 ministra të tij të dorëhiqeshin, ndërsa në 2002 rimori dhe drejtimin e qeverisë. Por, lufta ndaj Metës vazhdoi edhe pas mbledhjes së jashtëzakonshme të KPD.
Nano: Dhëndri yt, shofer në ambasadën tonë në Spanjë. Dokle i kujton “charterat”
Dokle: Së fundi, në situatën e krijuar, është e vështirë të nxjerrësh konkluzion. Më ka tërhequr vëmendjen, që dy njerëz dy politikanë të stërnjohur të Shqipërisë në 10 vitet e fundit, Nano dhe Berisha kanë të njëjtin mendim, të njëjtën ide për kryeministrin tonë Ilir Meta. Nga Brukseli, shoku Fatos deklaroi se shoku Meta përbën rrezik për PS, Shqipërinë dhe shqiptarët. Berisha nga Shijaku deklaroi se Meta është më i rrezikshëm, sepse nuk e dorëzon pushtetin.
Nano: Për sa i takon gjykimit moral, për shkak të patologjisë satirike, unë detyrohem të përsëris që unë të kam të njëjtin respekt për Qefseren (gruaja e Namik Dokles) që ke ti për Xhinën (atë kohë bashkëshortja e Fatos Nanos). Kur dola nga burgu, një nga synimet e mia ishte të përqafoja Qefseren si bashkëshorten e mikut tim, sepse ti ma kishe përmendur kur unë propozova Xhinën për kandidate për deputete. Ti më përmende Qefseren, unë ta njoh Qefseren dhe konstatova se meqë e njoh Qefseren më pak se ty që Qefserja ka po kaq vërejtje sa unë për ne socialistët. E dyta, unë siç e dini, nuk kam marrë ndonjë vendim të forumeve, por e mbajta me këmbët e mia dhe tonat në burg. I kam akoma ndenjëset, kurrizin dhe pjesë të tjera të gjymtyrëve të mia personale, politike e gjithashtu, për shkak të duarve tuaja që më ngritët lart dhe më bëtë hero. Funksionoi për një periudhë të caktuar të historisë tonë politike. Vendosa që me vullnetin tim personal të deheroizohem, shoku Namik, që të zbres midis jush me virtytet dhe veset e mia. Nga kjo pikëpamje, kam ditur të jem në zyrë dhe do të jem në zyrë në ndryshim nga ty që je në zyrë kur s’duhet të jesh në zyrë, sidomos para votimeve në KPD. E fundit fare, unë e di që unë dhe ti kënaqemi me pak. S’kam ndonjë vërejtje të madhe abuzive për ty. Meqë më ra rruga nga Madridi kësaj radhe, nuk munda ta përqafoj vajzën tënde, që është studente në Madrid, sepse nuk doja të përqafoja dhëndrin tënd që sapo ka mbërritur shofer i ambasadës. Kalofshi mirë!
Dokle: I dashur, Fatos! Insinuata të kësaj natyre që shofer në Madrid, nuk mendoj se ia vlejnë këtij komiteti se pastaj do fillonim të bisedonim për “charterat” që shkojnë në Madrid, do bisedonim për fondet e partisë që përdoren në Internacionale për një njeri që nuk është anëtar i PS, megjithëse kam respektin maksimal për të, e kështu me radhë. Mendoj që këto çështje nuk kanë të bëjnë me KPD. Jam në një mendje me ty që duhet të deheroizoheni.
Nano: “Charterat” e mi janë “charterat” e partisë dhe të shtetit, një. E dyta, n.q.s. e kishe fjalën për Sanxhakun (ish-avokat i Nanos më pas ish-zv/ministër i Drejtësisë), ai ka para të blejë të gjithë KPD dhe i ka të ligjshme. Mua s’më ka blerë akoma se s’i kam dhënë akoma lekët e burgut dhe avokatisë. N.q.s. ti je në gjendje të provosh që unë kam përdorur paratë e partisë për Sanxhakun, jam i gatshëm të vazhdojë këtë debat jashtë kësaj salle. Në linjën e deheroizimit, nuk po e bëj këtë gjë, e kam bërë këtë gjë. Po më pickove, më dhemb.
Nano-Finos: Rri larg nga Miri i Xhikes, kërkove të lirohej Arben Grori
Fino: Dua ta mbyll këtë fjalë shumë të shkurtër dhe dashamirëse timen për këtë pajtim me një fjalë të urtë: Zoti i fal të gjitha mëkatet, por kur je mosmirënjohës, ai nuk të fal.
Nano: Atëherë Baçi, miku im Baçi. Meqë kam qenë gjithmonë i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe politikisht korrekt me ty.Po të përsëris që këshillat e mia politike dhe njerëzore për ty, të kanë ndihmuar. Është hera e parë në publik që ndahesh nga unë. Nuk më vjen keq politikisht për këtë gjë, sepse më ke kuptuar me shumë vështirësi politikisht edhe kur kemi qenë në qeveri. Ti e di mirë që unë kam bërë dallimin midis teje dhe shumë të tjerëve në raportet personale dhe njerëzore. Duhet të jesh i kujdesshëm, Bashkim kur thua në publik e forume që dollarët do t’i përdorësh për biznes, se je ministër e deputet. Ka ca rregulla si bëjnë biznes ministrat e deputetët. Ndërsa, tani më detyron t’u them shokëve që në çdo moment të marrëdhënieve të mia me ty për shkak të detyrës, të vëmendjes time politike, i kam kërkuar të largohet nga disa mjedise dhe nga disa kontakte, të cilat dhe në qeverinë që kryesoja e dëmtuan si imazh. Unë si Ilir Meta, nuk e lëshova, por ika bashkë me të me Arben Malën, Kaç Islamin dhe gjithë qeverinë. Ndërkaq ky largimi ynë, ty Bashkim, ty Arben dhe shumë shokëve të tjerë i ndihmoi të dalin nga goditja e zjarrit të opozitës dhe opozitës brenda partisë atë kohë. Këtu jemi të gjithë. Ia kemi marrë dorën ndryshimit të qeverive me kontributin e brendshëm. Pikërisht të rehabilitimit të imazhit tënd në rreth 1 vit që qëndruam jashtë qeverisë, ti u riktheve natyrshëm në qeveri. Nuk është faji im, as i ndonjë opozite brenda partisë, je sërish sensibël në opinion politik në parti në publik që na voton. Unë nuk të ndihmoj dot më, aq më pak nga sot e tutje, sepse të kam këshilluar drejtpërdrejt “largohu nga Miri i Xhikes”, se nuk është shoku yt. Të kam këshilluar drejtpërdrejt e po ta përsëris. Prokurori i Përgjithsëm nuk është miku im, mbase është më shumë shoku yt kur para 4 muajsh ke kërkuar te 15-katëshi lirimin e Arben Grorit. Kam kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm të vazhdojë më të mbajë në korrent pse është bërë kjo kërkesë. Meqë unë dhe ti kemi vendosur të rrojmë e të vdesim në këtë vend, shpresoj të jem unë i gabuar. Ti e kupton politikën me vështirësi, ti je administrator më shumë i pastër në marrëdhënie direkte, por mos u përdor politikisht, sepse mund të të largohet çdo mburojë politike që të ka mbajtur aty ku je.
Fino: Se jam i zoti nga ana administrative dhe jo politikisht, nuk është faji im dhe as faji juaj se ju jeni i zoti politikisht  dhe nuk jeni i aftë organizativisht. Secili ka një të mirë dhe një të keqe. Të japim kontributin tonë për PS kush më shumë që ka një element më tepër, kush më shumë që ka një element tjetër më tepër për të ecur përpara PS. Nëse në qeverinë tuaj isha zv/kryeministër si administrator dhe jo si politikan, kam mësuar 5 gjëra nga ty si politikan, por dhe ti ke mësuar 5 gjëra nga unë si administrator. Kjo nuk do të thotë që disa që janë të ndarë me thikë, mund të mos jenë pjesë përbërëse e stafeve politike, e stafeve ekzekutive. Po s’të pëlqen, ngrije dorën që nesër.
Nano: Hoqa dorë nga replika e mëtejshme, sepse unë e kam emrin Nano.
Fino: Unë e kam Fino.
Nano: N.q.s. e ke Fino, mbaj mbiemrin tënd, se emrin Nano kur e lakoni përgjigjet Nano. N.q.s. ju mendoni se emrin Nano mund të vazhdoni ta përvetësoni, të abuzoni me të, ta përdorni si licencë dhe pasaportë nëpër vende të favorshme, harrojeni këtë gjë.

Më të lexuarat