BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet, agjentët e CIA u infiltruan në Shqipëri që pas largimit të nazistëve, ja negociatat me Francën e Britaninë për situatën në vend

Dokumentet, agjentët e CIA u infiltruan në Shqipëri që pas

CIA ka treguar se vëmendja e saj ndaj Shqipërisë ka qenë që pak pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore. Në disa dokumente të deklasifikuara, amerikanët tregojnë se si nisën monitorimin dhe infiltrimin e agjentëve. Po ashtu tregohen përplasjet me britanikët.

30 qershor 1949

Memorandum inteligjence mbi politikën për të ardhmen dhe pavarësinë e Shqipërinë

Me sa kuptoj agjenti ynë është kthyer me mjaft informacion mbi situatën në Shqipëri, duke përfshirë dhe memorandumet e bisedave që ka bërë me dy zyrtarë në Itali (njëri i ambasadës britanike atje dhe tjetri Del Ponte). Kuptoj gjithashtu se atasheu ushtarak amerikan në Romë është emocionuar edhe ai shumë për situatën në Shqipëri dhe ka dhënë shenja se mund të përfshihet vetë në këtë çështje. Por atij u duhet thënë të mos përzihet sepse me këto aktivitete vetëm sa do të tejkalojë kompetencat, do të ngatërrojë ose do të ndërhyjë në punën tonë. Supozoj se G-2 do të marrë një kabllogram me instruksionet e duhura për atasheun amerikan në Romë. Nëse nuk vjen kabllogrami i duhur me instruksione për bisedën me kolonelin Smith, besoj se ne duhet të hartojmë një tekst. Në lidhje me bisedën e kohëve të fundit mes Lleuellyn Thompson dhe ish-ministrit francez në Shqipëri, kuptoj se zoti Thompson kishte gjëra mjaft interesante për të thënë. Ai ishte impresionuar nga deklarata se vetë shqiptarët e pranonin se Shqipëria nuk kishte të ardhme si një vend krejt i ndarë dhe i pavarur, dhe se për arsye ekonomike si dhe politike, Shqipëria dhe shqiptarët do të ishin shumë më mirë të lidhur në një mënyrë apo një tjetër me një prej fqinjëve të tyre, Greqinë apo Jugosllavinë. Zoti Thompson nuk bëri të qartë se me cilin vend shqiptarët ndjeheshin me të afërt, apo sa e përhapur ishte kjo ndjesi në popullin shqiptar (Nëse është i vërtetë ky informacion është shumë i vlefshëm, është pse bie në konflikt me informacionet tona të mëparshme. Sipas inteligjencës tonë, shqiptarët janë të tmerruar nga aneksimi, veçanërisht i grekëve, dhe besojnë se asnjë çlirim i vendit nuk do të garantonte mos-ndërhyrjen e grekëve). Kjo bisedë kishte një numër aspektesh interesante prandaj desha një memorandum të plotë të asaj që është raportuar nga francezët. Zoti Thompson tha se do të përpiqej të hartonte një memorandum të plotë të bisedës por ishte i shtrënguar për arsye kohore sa nuk mund të jepte datën e kompletimit. Besoj se ne duhet ta ndjekim këtë shteg me aq sa mund të marrim nga zoti Thompson, plus informacionet e tjera që disponojmë.

3 mars 1954

Krijimi në Londër i Shoqatës Anglo-Shqiptare

Në dhjetor 1953 është krijuar Shoqata Anglo-Shqiptare, një organizatë kulturore dhe bamirësie nën drejtimin e Herbert, i biri i zonjës Lady Herbert-Carnavon, një bamirëse e vjetër e Shqipërisë, themeluese e një librarie të rëndësishme në Tiranë dhe iniciatore e shumë sipërmarrjeve të bamirësisë në Shqipëri. Emri Herbert-Carnarvon është i njohur dhe i dashur në Shqipëri. Gjatë muajit janar 1954, Anton Logoreci, folës i gjuhës shqipe në rrjetin britanik BBC dhe një prej figurave më të njohura të komunitetit shqiptar në Londër, vizitoi Romën. Ai raportohet se ka ardhur këtu për të krijuar bazën e përfshirjes së grupeve të tjera si Balli Kombëtar Agrar në organizatën e Londrës. Logoreci u largua nga Roma u takuar me grupe të tjera përveç ekstremistëve të Ballit Kombëtar. Në udhëtimin e kthimit ai besohet se ka ndaluar në Portofino ku zonja Carvarvon ka një kështjellë. Abaz Ermeni gjendet në Paris kiu besohet se po studion mundësitë për publikimin e një gazete në gjuhën shqipe. Në rrethet shqiptare në Romë thuhet se zonja Carnarvon do të bëjë së shpejti një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ku do të tentojë mbledhjen e fondeve për financimin e shoqatës së drejtuar nga djali i saj.

Këto lëvizje besohet të sinjalizojnë ekzistencën e një fushate të përcaktuar mirë kundër linjës së NCFA.

Roli i Ballit Kombëtar

Ky aktivitet antagonist ka si bazë liderët e Ballit Kombëtar Agrar të cilët padyshim marrin fonde nga Britania të maskuara si pagesa bamirësie. Sait Kryeziu dhe Muharrem Bajraktari kanë parashikuar fundin e parakohshëm të NCFA, ose të paktën një paralizim të tij. rezervat financiare të Ballit Agrar kohët e fundit janë transferuar në Francë nga një bankë italiane ku ishin depozituar fillimisht. Balli Agrar është krijuar gjatë viteve kur partia merrte reth 1200 dollarë në muaj për qëllime bamirësie dhe propagande, siç ka deklaruar Hasan Dosti në dokumentin e tij “Letra e Bardhë”. Pasojat e këtyre aktiviteteve britanike kanë qenë të konsiderueshme në rrethet e emigrantëve shqiptarë. Disa mendojnë se mungesa e eksperiencës nga amerikanët në këtë fushë, do të sjellë suksesin e iniciativës britanike, të cilat konsiderohen si të dëmshme ndaj kauzës shqiptare. Ndërsa të tjera e mbështesin fshehtësisht, të bindur se përfundimisht britanikët do të kontrollojnë situatën në Shqipëri dhe Britania më pas do t’i shpërblejë.

Një qetësi e pazakontë e liderëve ekstremistë të Ballit, të bën të besosh se kanë fituar mbështetje në përpjekjet e tyre për përçarjen e mëtejshme të grupeve shqiptare të emigracionit.

Transmetimet radio

Operacioni i propagandës anti komuniste në Shqipëri ka nisur në kuadër të fushatës së gjerë të Luftës së Ftohtë, prej qershorit 1949 dhe është miratuar nga CIA si projekt i veçantë në korrik 1954. Objektivi i tij aktual është ruajtja e stacionit për transmetime klandestine radio me qëllim mbajtjen gjallë të shpirtit të rezistencës pasive dhe të shpresës për çlirimin e mëvonshëm, për të stimuluar rezistencën publike ndaj regjimit komunist dhe nxitjen e dezertimeve. Gjatë vitit 1955 transmetimet janë kryer katër herë në ditë në dy frekuenca. Numri i programeve të reja ka variuar nga dy në dimër deri në katër në verë, sipas kushteve atmosferike për transmetimet. Raportimet e monitorimit nga Italia dhe Greqia e veriut, si dhe inteligjenca nga refugjatët që vijnë në Greqi, tregojnë se transmetimet janë të dëgjueshme megjithë zhurmuesit. Nga rezultatet e marrjes në pyetje të refugjatëve duket se transmetimet nuk dëgjohen nga të gjithë. Ata që i kanë dëgjuar thonë se përmbajtja është pozitive, por shumica e refugjatëve janë nga zona rurale dhe nuk zotërojnë radio. Transmetimet kanë qenë një bezdisje për qeverinë Hoxha dhe kjo është përmendur prej tyre në disa raste gjatë vitit 1955. Meqënëse shumica e zotëruesve të radiove në Shqipëri janë komunistë, po theksojmë më shumë temat e dezertimit se të presionit të heshtur popullor. Për të zbutur efektin e zhurmuesve kemi shtuar numrin e lajmeve të shkurtra në çdo transmetim, duke reduktuar analizat e gjata të tre apo katër lajmeve që bënim më parë.

Për zbatimin e planeve të reja të projektit është kërkuar personel i ri.

Detyrat e agjentëve

Më poshtë kemi një deklaratë të shkurtër mbi detyrat e dy individëve të propozuar për punësim dhe të dhënat biografike: I punësuari ... ka lindur në Jugosllavi nga prindër shqiptarë. Ai flet shqip, serbo-kroatisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Ka punuar më parë si përkthyes për CIA në Trieste deri në dhjetor 1951. Në janar 1952 ka emigruar në Shtetet e Bashkuara me ndihmën e CIA dhe më pas është kthyer në agjentin tonë. Gjatë qëndrimit në SHBA është trajnuar dhe ka punuar si përkthyer në zyrat tona. Oficerët që kanë punuar me të raportojnë për njeri serioz dhe i besueshëm. Ai do të marrë tjetër trajnim në raportime dhe shkrime sekrete dhe pritet të niset në 1957 në rolin e agjentit kryesor në përgatitjen e testeve të propagandës. I punësuari i dytë ... ka lindur në Korçë më 18 maj 1922. Ai ka qenë më parë anëtar i partisë komuniste por ka dezertuar drejt Greqisë në dhjetor 1954 dhe ka dhënë informacion të bollshëm mbi gazetat shqiptare. Përpara dezertimit ka shërbuer si atashe i shtypit i ambasadës shqiptare në Beograd dhe ka punuar në gazetën Zëri i Popullit. Pas humbjes së mbështetjes për partinë ai u burgos në vitin 1947 prej martesës me një grua jo-proletare jugosllave. Personi konsiderohet inteligjent dhe i besueshëm për detyrën që do të kryejë.

Korrespondencë mbi komitetin shqiptar të emigracionit

Të dashur miq,

Përfitoj nga rasti për t’ju shkruar mbi emigracionin tonë, mentalitetin, gjendjen shpirtërore dhe jetën që bëjmë. Sjellësi i kësaj letre është njeri i sigurtë dhe i provuar, prandaj mos u shqetësoni. Ne jemi të shpërndarë Ohrit në Antivari dhe emigracioni shqiptar tani përbëhet prej rreth 600 vetësh, duke përfshirë gratë dhe fëmijët. Gjakova, Gucia, Podujeva, Vitanica, Shkupi e Mitrovica janë vendet ku janë përqendruar shqiptarët e ardhur. Pritja e autoriteteve jugosllave është e shkëlqyeshme në fillim, për të gjithë emigrantët, por ajo ndryshon çdo ditë sipas karakterit dhe ndjenjave të secilit prej emigrantëve në lidhje me partinë komuniste dhe qeverinë jugosllave. Përpara se të lirohen, çdo emigrant kontrollohet deh analizohet nga autoritetet, sipas objektivave jugosllave në lidhje me vendin tonë. Ata preferojnë njerëz analfabetë dhe me të kaluar kriminale. Pjesa tjetër e emigrantëve, që njihen si nacionalistë, lirohen sepse nuk shërbejnë për gjë, plus faktit që ata përçmohen nga jugosllavët. Siç mund ta dini shumica e emigrantëve vijnë nga klasa të ulëta, pa njerëz intelektualë apo me influencë. Emigracioni kontrollohet dhe drejtohet sipas urdhrave të gjeneralit Dushan dhe asistentit të tij kolonel Cedo. Të parin ju e njihni prej luftës çlirimtare në Shqipëri, kurse i dyti është tip revolucionar dhe po përpiqet të plotësojë si duhet vendin e tij, që më parë e kishte Miladini, që vdiq. Komiteti shqiptar formohet me urdhrat e jugosllavëve dhe përbëhet nga ato persona me të kaluar të keqe ose nga ish-komunistë shqiptarë. Presidenti i tij është njëfarë Apostol Tenefi nga Korça, ish-mësues në Shqipëri, që tani e quan veten profesor. Ai flet serbo-kroatisht dhe i kanë dhënë qytetari jugosllave për kontribute në çështjet shqiptare pro-jugosllave. Pëlqen shumë alkoolin. Zëvendës-presidneti është Niko Sokoli, një hipokrit pa ndërgjegjie. Vesoj se ju e njihni të kaluarën e tij politike, është monarkist dhe propagandon për këtë sa herë ka mundësi, sigurisht pa ndërhyrë në dëm të politikave jugosllave. Të dy drejtuesit kanë njëlloj mundësi financiare dhe ambientesh. Figurat e Bllokut Kombëtar Indipendent janë të urryera prej tyre. Publikisht dhe në prezencë tonë, ta i lavdërojnë dhe i komentojnë si të denjë për qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Anëtarët e tjerë të komitetit janë shërbëtorë të verbër të Tenefit e Sokolit.

Janar 1955

Misioni sovjetik në Shqipëri

Misioni i sovjetik në Shqipëri nuk ka njësi ose trupa ushtarake në vend. Instruktorët sovjetikë në komandën e ushtrisë punojnë ne drejtuesit dhe drejtoritë si konsulentë, dhe nuk përzihen me oficerët. Për shembull në degën e inteligjencës ushtarake ka tre zyrtarë rusë ndërsa në drejtorinë e përgjithshme ka më shumë, të cilët punojnë me krerët e degëve. Ende asgjë nuk duhet për marrëveshjet administrative mes dy palëve. Nuk se ka as një mision të veçantë ushtarak rus në vend dhe gjithçka kontrollohet nga ambasada në Tiranë. Në 1952 një gjeneral i paidentifikuar sovjetik erdhi në Tiranë për të marrë drejtimin e çështjeve ushtarake, i cili raportohet se ishte mik personal i Mehmet Shehut. Ndërsa ish-ambasadori sovjetik kishte më shumë simpati për Hoxhën. Emrat e zyrtarëve sovjetikë nuk përmenden kurrë dhe nuk njihen, përveç se nga krerët e partisë. Instruktorët rusë janë të rangut major e lart. Urdhrat e tyre zbatohen gjithmonë dhe përgjigja ndaj çdo kritike të oficerëve për detyrat e ngarkuara është “kështu kanë thënë rusët”. Instruktorët sovjetikë janë të atashuar me selitë drejtuese të divizionit dhe me brigadat e pavarura, por jo me regjimentet. Ata bëjnë vizita të shpeshta te njësitë të shoqëruar nga oficerët shqiptarë. Ederi në vitin 1952 asnjë instruktor sovjetik nuk është zëvendësuar nga bullgarët. Për momentin bullgarët në Shqipëri janë vetëm doktorë dhe inxhinierë. Tre prej tyre janë në spitalin civil të Tiranës me detyrë të përkohshme. Me anë të instruktorëve të tyre sovjetikët kontrollojnë funksionet e qeverisë shqiptare. Shqiptarët favorizojnë më mirë mbikëqyrjen ruse sesa atë bullgare.

Pozita e SHBA mbi pavarësinë e Shqipërisë

SHBA vazhdon të ketë si objektiv ruajtjen e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe miqësor ndaj Perëndimit. Çdo politikë që ka si qëllim zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë apo ndarjen mes Jugosllavisë e Greqisë, nuk do të mbështetet. Arsyet kryesore për këtë janë si më poshtë: Populli shqiptar ka një karakter të tijin dhe ndjenja të forta për pavarësinë. Për më tepër, ai ka qenë një vend, të paktën nominalisht i pavarur që prej vitit 1912. E drejta e shqiptarëve për të qenë të pavarur është njohur dhe mbështetur në shumë deklarata publike të qeverisë së SHBA, dhe gjithashtu nga Britania. Nëse nuk do të kishte një Shqipëri të pavarur, nuk duket se ka tjetër mënyrë për zgjidhjen e konfliktit territorial mes Jugosllavisë, Greqisë e Italisë në këtë zonë strategjike, e cila prek sigurinë e të trejave. Asnjë prej këtyre shteteve nuk do të mbështesë vendosjen e influencës së rivalëve të tyre në këtë rajon, dhe asnjë marrëveshje për ndarjen nuk ka gjasa të jetë e qëndrueshme dhe e përhershme. Dorëzimi i Shqipërisë te një apo më shumë vende fqinje do të mbjellë farën e problemeve minoritare që mund të minojnë sigurinë e rajonit

Veprimet diplomatike

Mbështetja që i kemi dhënë Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, është bërë me supozimin se Shqipëria e pavarur është e rëndësishme për interesat amerikane. Veprimet që neglizhojnë të drejtën e Shqipërisë për pavarësinë, përveç faktorëve moralë dhe vështirësisë së justifikimit para opinionit publik, do t’i jepnin një armë të fuqishme propagande qeverisë sovjetike dhe kukullave të saj në qeverinë shqiptare. Por gjithsesi mund të jetë e nevojshme pranimi i disa masave të kombeve fqinje për ndërhyrje të armatosur në rast të nisjes së luftimeve në Ballkan. Qeveria e SHBA beson se vazhdimi i përpjekjeve diplomatike dhe rrugëve të tjera duhet të kenë si qëllim një Shqipëri të pavarur dhe miqësore me Perëndimin, por në të njëjtën kohë duhet të jemi vigjilentë për ruajtjen e politikave dhe interesave amerikane në rajon dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Italinë, Greqinë e Jugosllavinë. Besohet se qëllimi i dëshiruar është kalimi nga një Shqipëri e dominuar nga sovjetikët drejt një vendi të lirë e të padominuar nga vendet fqinje, që do të ketë mbështetjen e përgjithshme të Perëndimit. Masat që do të merren në këtë drejtim duhet të koordinohen mes qeverive amerikane e britanike, dhe sipas rastit edhe të qeverive të tjera perëndimore.

Nxitja e konflikteve të brendshme

Siç është konceptuar prej fillimit, projekti për Shqipërinë ka një objektiv minimal, nxitjen e konfliktit të brendshëm në Shqipëri, me qëllim reduktimin e aftësisë së saj për mbështetjen e grupeve guerile në Greqi, dhe objektiv maksimal përmbysjen e regjimit Hoxha. Aktualisht kemi një koordinim të ngushtë të politikave me britanikët, por jo angazhim operacional. Që prej aprovimit të projektit, kanë ndodhur dy ndryshime madhore të situatës ndërkombëtare: ndalimi i luftës guerile në Greqi dhe përkeqësimi i marrëdhënieve mes Titos dhe vendeve sovjetike. Rritja e presionit të Kremlinit ndaj Titos ka sjellë ndryshime në politikat e SHBA, e cila dëshiron që të ruajë regjimin e Titos si një bllok pengues i influencës sovjetike në rajon. Ndryshimet e fundit kanë sjellë zhvendosje edhe në kushtet bazë të projektit dhe rishikim të objektivave të tij. Kështu, më 6 shtator 1949, Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Jashtme britanike vendosën se objektivi maksimal i përmbysjes së regjimit në Shqipëri, duhej braktisur për momentin.

Qendër propagande nga Greqia

Përveç stabilimentit thuajse të hapur të propagandës së përmendur më sipër, OPC ka krijuar dhe një qendër propagande në Greqi për përgatitjen e propagandës së "zezë" dhe "gri" për Shqipërinë dhe Bullgarinë. Kjo qendër aktualisht ka në dispozicion edhe dy transmetues radio me valë të shkurtra, të lëvizshëm që pritet të nisin transmetimet në shtator. Përveç këtyre, një transmetues me valë të mesme është instaluar në një mjet detar që lundron në detin Jon ose Adriatik, që përdoret për transmetime propagande në Shqipëri. Anija është me bazë në Greqi dhe e aftë të operojë për periudha prej dy javësh, përpara se të kthehet në bazë për furnizime. Transmetimet nga kjo anije pritet të nisin në fund të vjeshtës, mundësisht në 15 nëntor. Si një shtesë ndaj transmetuesve të anijes dhe dy transmetuesve të lëvizshëm po nisin prokurimet edhe për një transmetues tjetër me valë të mesme prej 50 kiloëat, që do të ketë një fuqi më të madhe se aparaturat e përmendura më sipër.

Më të lexuarat