BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, amerikanët frikë për sulm ushtarak nga BRSS nëse binte regjimi i Enver Hoxhës, ja synimet e Jugosllavisë dhe Greqisë

Dokumentet e CIA, amerikanët frikë për sulm ushtarak nga BRSS

CIA kishte parashikuar të gjitha alternativat e rrezikut të shembjes së regjimit komunist në Shqipëri. Frika më e madhe e tyre ishte se mund të kishte ndërhyrje ushtarake nga BRSS. Po ashtu ata i trembeshin faktit se Shqipëri mund të shërbente si precedent për të rinisur një luftë tjetër botërore. Po ashtu tregohen dhe ambiciet e Jugosllavisë dhe Greqisë e Italisë.

Dhjetor 1952

Pasojat e përmbysjes së mundshme të regjimit në Shqipëri

Në Shqipëri aktualisht ka një pakënaqësi të gjerë me regjimin në pushtet, si mes masave ashtu dhe brenda qeverisë e partisë komuniste, të cilat e kanë humbur besimin në premtimet afatgjata të regjimit. Aktivitetet e rezistencës në Shqipëri kanë pësuar rritje vitin e fundit, kryesisht si rezultat i aktivitetit të grupeve të emigracionit disa prej tyre të mbështetura nga qeveritë perëndimore. Zhurmat për planet e rrëzimit të qeverisë Hoxha janë qarkulluar gjerësisht. Shumica e shërbimeve evropiane të inteligjencës, duke përfshirë dhe ato të BRSS e Shqipërisë, janë në dijeni të lidhjeve të grupeve shqiptare të emigracionit me qeveritë perëndimore, dhe ndoshta besojnë se po hartohet ndonjë lloj plani për përmbysjen e qeverisë. Si Bashkimi Sovjetik dhe udhëheqësit aktualë shqiptarë kanë demonstruar ankth mbi situatën e krijuar dhe po akuzojnë Perëndimin e veçanërisht SHBA se “po organizon provokime” kundër Shqipërisë. BRSS me siguri që dëshiron ta mbajë Shqipërinë në bllokun e saj edhe është një barrë ekonomike për të ashtu si dhe post i izoluar i komunizmit. Humbja e Shqipërisë do të dëmtonte prestigjin e BRSS dhe do të reduktonte kapacitete e tij për të ushtruar presion mbi Jugosllavinë e Greqinë. Por BRSS nuk ka nënshkruar akord dypalësh asistence me Shqipërinë, siç ka bërë me të gjitha vendet e tjera satelite (përveç Gjermanisë Lindore). Shqipëria ka një pakt të tillë vetëm me Bullgarinë. Ndërsa interesat e fqinjëve të Italisë, Jugosllavisë, e Greqisë për Shqipërinë janë në kontradiktë me njëra-tjetrën prandaj vendet preferojnë vazhdimin e situatës aktuale të izolimit të Shqipërisë së pavarur.

Synimet e fqinjëve

Nga tre fqinjët e saj Jugosllavia duket se ruan më shumë shpresa se të tjerët për të arritur njëfarë ndryshimi në Shqipëri, i cilit favorizojë interesat e saj. Jugosllavia ka avantazhet e saj në stilin aktual të ushtrimit të presionit ndaj regjimit Shqiptar pa ndërhyrë direkt ose pa përshpejtuar një grusht të mundshëm shteti. Duke vazhduar kursin e tyre aktual, jugosllavët po promovojnë grupet e sponsorizuara prej tyre të emigrantëve shqiptarë, me të cilat ato dëmtojnë rendin dhe stabilitetin e vendit pa rrezikun e komplikacioneve ndërkombëtare. Nëse arrin sukses në përpjekjet e saj, Jugosllavia po e vë veten në një pozicion të mirë për të përfituar nga çdo mundësi apo ndërhyrje për të pasur influencë të konsiderueshme në regjime të reja që mud të vijnë në Shqipëri. Ne besojmë se për momentin jugosllavët nuk do të përshpejtojnë një grusht shteti kundër regjimit shqiptar, pasi llogarisin se diçka e tillë mund të provokonte si pakënaqësinë e Perëndimit dhe hakmarrjen e mundshme sovjetike. Ata do të mund të organizonin një grusht shteti sikur të mund të evitonin këto pasoja, prandaj mund të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me vende të tjera për një grusht të mundshëm shteti në të ardhmen. Gjithsesi bashkëpunimi jugosllav do të varej nga masa e kontrollit që ata do të zotëronin në një operacion të tillë, në mënyrë që të minimizohen pasojat për Jugosllavinë. Në kushtet aktuale edhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore duket se preferojnë gjendjen aktuale në Shqipëri, në krahasim me rreziqet e përfshira në përmbysjen e dhunshme të regjit komunist.

Reagimi i bllokut sovjetik

Reagimi i BRSS ndaj një grusht-shteti në Shqipëri do të varet nga mënyra dhe shpejtësia e kryerjes së tij, si dhe nga situata ekzistuese në kohën e puçit. Nëse BRSS do të mësonte paraprakisht për planin e puçit me siguri që do të merrte masa parandaluese. Mes tyre do të kishte një numër manovrash si përmirësimi i sistemit të sigurisë ose eliminimet brenda Shqipërisë të forcave anti-sovjetike. Komanduesit sovjetikë mund të shfrytëzojnë situatën për të krijuar përçarje e dyshim maksimal mes aleatëve të NATO. Në rast se BRSS nuk mëson gjë paraprakisht për një grusht të mundshëm shteti, por ai gjithsesi shtypet nga regjimi aktual shqiptar, ata do ta shfrytëzonin situatën në të njëjtën mënyrë. Nëse puci për përmbysjen e regjimit rezultonte një fitore e shpejtë, drejtuesit sovjetikë do të përballeshin me një situatë të vështirë. Këtu e prezantojnë veten disa mundësi: Njëra është lufta globale, që ne mendojmë se është pak realiste pasi sovjetikët nuk do të nisnin të parët diçka të tillë për çështjen e Shqipërisë. Por ata mund të bëjnë një kundërveprim lokal ushtarak teksa humbja e Shqipërisë do të konsiderohej si hapje ndaj sfidave të tjera dhe humbjes së mëtejshme të prestigjit. Në këtë rast ata mund të urdhërojnë vende të tjera satelite të kalojnë përmes Jugosllavisë për të ardhur në ndihmë të Shqipërisë, çka do të sillte tensione brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut. Nga ana tjetër ata janë të ndërgjegjshëm se perëndimi do të vinte në ndihmë të Jugosllavisë, duke rrezikuar kështu luftën globale. Prandaj ne besojmë se BRSS nuk do të merrte as këtë risk.

Pranimi i humbjes së Shqipërisë dhe hakmarrja

Nëse udhëheqësit sovjetikë nuk do të pranonin rreziqet e luftës botërore që vijnë si rrjedhojë e kundër-reagimit lokal ushtarak, ata do të detyrohen të pranojnë humbjen e Shqipërisë. Por ndoshta liderët sovjetikë mund të intensifikojnë presionin e tyre në pika të caktuara politike të botës së lirë si Berlini, Vjena, Irani apo Indokina, në një tentativë për të trazuar një efekt psikologjik për humbjen e Shqipërisë. Si një masë minimale Bashkimi Sovjetik do të intensifikojë propagandën e tij kundër Perëndimit, duke shfrytëzuar çfarëdo mundësie për të ndarë Perëndimin me kërcënime lufte. Në varësi të llogaritjes së qëndrimit të vendeve të veçanta, Moska mund të bëjë një apel të OKB për të ndikuar te vendet e pavendosura. Në terma afatgjatë, nëse arrihet të evitohet lufta globale ose rajonale, tentativa për përmbysjen e regjimit në Shqipëri qoftë ajo e suksesshme apo jo, nuk do të shkaktonte shumë ndryshim në mendësinë e Rusisë ndaj perëndimit. Udhëheqësit sovjetikë do ta konsideronin grushtin e shtetit si një incident të vogël në kuadër të përpjekjes së madhe mes komunizmit e kapitalizmit. Me shumë gjasa ata do të intensifikojnë përgatitjet ushtarake dhe do të përmirësojnë gatishmërinë e tyre. Një grusht i mundshëm shteti në Shqipëri dhe veçanërisht nëse do të ishte i suksesshëm do të shtonte shpresat e elementëve disidentë në vende të tjera satelite sovjetike. Në disa raste kjo mund të provokonte lëvizje të parakohshme dhe të panevojshme rezistence, të cilat nga ana e tyre do të sillnin shtim të masave sovjetike të sigurisë dhe atyre të vendeve satelite. Për arsye të dominimit të saj të mëparshëm në Shqipëri dhe prej frikës ndaj sovjetikëve, Jugosllavia i konsideron tentativat kundër Shqipërisë si çështje vitale të sigurisë së saj. Nëse një tentativë e tillë do të ishte e suksesshme dhe nuk do të provokonte reagimin sovjetik, jugosllavët do të tentonin me siguri të influenconin në regjimin e ri shqiptar. Nëse tentativa do të ishte e pasuksesshme, edhe nëse Jugosllavia do të merrte pjesë edhe nëse jo, ata do të bënin gjithçka për t’u distancuar publikisht nga skema.

Roli i grekëve dhe italianëve

Grekët dhe italianët janë gjithashtu të përfshirë në çështjet shqiptare, prej interesave të tyre historike dhe do të përfshiheshin seriozisht në tentativa për grusht shteti në Shqipëri. Nëse diçka e tillë do të iniciohej nga jugosllavët të dyja do të shqetësoheshin dhe do të vepronin për t’iu kundërvënë influencës jugosllave. Pa arritur deri në ndërhyrje ushtarake, ato do të supozonin se janë tradhtuar nga aleatët e tyre dhe do të vepronin për të përmirësuar pozicionin e tyre të sigurisë në Mesdhe. Nga ana tjetër një grusht shteti në Shqipëri i kryer pa pjesëmarrjen e jugosllavëve por vetëm të SHBA, do të kishte një bashkëpunim të përmbajtur nga grekët e italianët. Pas ardhjes në pushtet të regjimit të ri shqiptar, italianët do të përpiqeshin të vendosnin njëfarë influence, ndërsa grekët mund të ringjallin pretendimet e tyre për Epirin e veriut. Prej frikës së prishjes së gjendjes aktuale delikate të paqes, vendet e tjera evropiane do të kundërshtojnë të gjitha një ndërhyrje të dhunshme në Shqipëri. Nëse diçka e tillë do të përshpejtohej pa marrë parasysh opinionin e tyre reagimet do të ishin stepje para kundërveprimit të mundshëm sovjetik dhe zemërim ndaj veprimit provokativ të iniciatorëve. Kjo do të ishte më e theksuar nëse SHBA do të identifikohej si autore. Edhe nëse grushti do të ishte i suksesshëm dhe nuk provokon një reagim të konsiderueshëm sovjetik, frika do të shtohej për veprime të ngjashme nga SHBA. Qeveritë e Evropës Perëndimore janë të preokupuara me ruajtjen e unitetit brenda koalicionit Perëndimor dhe shumica e tyre do të vazhdonin të mbështesin Aleancën e Atlantikut Verior, por me hezitim dhe probleme të reja. Në rast të një grushti shteti të pasuksesshëm të identifikuar qartësisht me SHBA, kjo e fundit do të humbiste fuqinë morale dhe pozitën e saj politike. Por gjithsesi shumica e vendeve evropiano-perëndimore do të besonin se shumë është rriskuar për një fitim të mundshëm shumë të vogël.

Zhvillime pozitive në rast grushti të suksesshëm

Çdo regjim i ri që mund të vijë në pushtet në Shqipëri, pa marrë parasysh udhëheqjen, orientimin e saj apo mbështetjen, do të përballej me probleme të brendshme por jo të pazgjidhshme. Nëse udhëheqja e re ka elementë të fortë populli në përgjithësi do ta mbështesë. Regjimi i ri do të ketë nevojë për mbështetje politike, ushtarake dhe ekonomike nga Perëndimi, që supozohet si SHBA. Nëse fuqitë e mëdha perëndimore ndihmojnë ekonomikisht regjimin dhe mbështetja e popullit do të ishte e sigurt. Orientimi i tij i saktë politik do të varej nga personazhet që e kontrollojnë dhe nga marrëdhënia me Perëndimin. Siç u theksua më sipër Italia, Jugosllavia e Greqia do të përpiqeshin të gjitha të zinin ndonjë pozicion të veçantë ose të dominonin, dhe ashtu si me regjimet e mëparshme në Shqipëri, qeveria do të kishte nevojë për mbrojtjen e një fuqie t madhe. Influenca e fqinjëve do të përcaktohej nga masa e përkushtimit të SHBA me regjimin e ri.

Korrik 1952

Kufiri me Jugosllavinë

Shqipëria ka marrë masa për forcimin e kufirit verior me Jugosllavinë. Deri para nëntorit 1951 kishte vetëm nëntë batalione ushtarake kufitare, pesë nga të cilat ishin dislokuar në kufirin jugosllav në Koplik, Tropojë, Kukës, Peshkopi dhe Pogradec. Një tjetër batalion i është shtuar njësive kufitare për mbrojtjen e instilacioneve të paspecifikuara. Çdo batalion ka rreth 450 njerëz dhe në total llogaritet se kufiri Shqipëri-Jugosllavi ruhet nga rreth 2250 njerëz. Kufiri ruhet me anë të posteve, patrullave dhe njësive të veçanta në ura, pika komunikimi dhe në qytezat kufitare. Njësi zbuluese zakonisht qëndrojnë të fshehura në pikat kufitare që dihet se përdoren nga shqiptarët për t’u arratisur drejt Jugosllavisë. Gjatë muajve të verës patrullat vendosen në pikat ekstreme të kufirit, në poste dhe pika vrojtimi. Ndërsa gjatë muajve të dimrit njësitë janë më të tërhequra në brendësi. Taktikat e ruajtjes së kufirit bazohen në grackat e zbulimit në pikat strategjike dhe në patrullat e lëvizshme. Trupat kufitare u riorganizuan në fund të vitit 1951. Komandat e kompanive u anuluan dhje skuadrat e rojeve u vunë nën komandën e batalionit.

Aktivitete rezistence

22 - 29 mars 1953

Dy oficerë shqiptarë që kohët e fundit u arratisën në Greqi raportuan se që prej vdekjes së Stalinit, rezistenca ndaj regjimit të Enver Hoxhës është shtuar. Në të gjithë Shqipërinë ata thanë se ka grupe guerile që sulmojnë çdo ditë ushtrinë komuniste. Kur u pyetën nëse këto grupe guerile ishin të afta të rrëzonin regjimin, oficerët u përgjigjën se pozitivisht. Ata shtuan gjithashtu se një numër gjithnjë në rritje oficerësh po arrestoheshin për arsye të disfatave të shumta të ushtrisë me këto grupe guerile. Oficerët thanë se qendra të reja inteligjence ishin ngritur në Peskovica, Pogradec, Tropojë dhe Shkodër. Burimet raportojnë dhe për akte serioze kabotazhi në punën për ndërtimin e hidrocentralit të Matit. Këto të fundit kanë sjellë arrestimet e rreth 100 personave, ndërsa popullsia fshatare e zonës është e ndaluar të lëvizë lirisht në rajon.

Prodhimi bujqësor, standardet ekonomike

Tetor 1952

Zëri i Popullit

 

Më 8 shkurt 1949 qeveria e Tiranës kaloi rezolutën e mëposhtme: Të inkurajohet rritja e prodhimit të perimeve nga institucionet ekonomike dhe ato shtetërore dhe të mundësohet rritja e furnizimit nga kooperativat për popullatën urbane. Këshilli i Ministrave ka vendosur që kooperativat e furnizimit dhe shitjes të ndalojnë dhënien e produkteve ushqimore për ndërmarrjet apo institutet që kanë tokë dhe nuk e shfrytëzojnë. Në vitin 1950 shumë ndërmarrje industriale u organizuan për mbështetjen e këtij plani. Ndërmarrja Muhamet Gjollesha u dha punonjësve të saj perime me çmim më të ulët sesa ata të afruara nga kooperativat. Fermat shtetërore Ylli i Kuq në Kamëz, ferma 8 Nëntori në Sukth dhe ferma Çlirimi në Fier reaguan mirë ndaj urdhrit. Por gjithsesi aktualisht interesi është i vogël në furnizimin e punëtorëve me ushqime më të mira.

Plan i vitit 1952 bën thirrje për furnizim më të mirë dhe më të lirë për punëtorët e fermerët. Zonat e Korçës e Peshkopisë kanë prodhuar sasi të mëdha patatesh që arrijnë deri në 500 kuintalë, dhe gjithashtu prodhime të bollshme në domate, spinaq, lakër, okër, qepë fasule e bizele. Metoda moderne bujqësore janë përdorur si në mbjelljen dhe në kujdesin ndaj bimëve. Për shembull, bujku progresiv Abedin Sirdani ka rritur 700 kuintalë spinaq nga një hektar, që do të thotë se kujdesi mund të jetë shumë i leverdisshëm. Shumë zona të tjera në Shqipëri si Berati, Gjirokastra dhe Fieri mund të japin prodhim perimesh tre ose katër herë në vit. Rajoni pjellor i Myzeqesë mund të japë prodhime të mëdha, por fermerët nuk janë përpjekur për rritjen e prodhimit.

Kultivimi i patateve është kryer thuajse në të gjithë Shqipërinë, por më u përhapur është në rajonet me të ftohta si ato malore. Në zonat e Devollit, Peshkopisë e Përmetit, metodat e reja të bujqësisë kanë dhënë një prodhim prej 200-500 kuintalë për hektar. Në rajonet qendrore deh bregdetare, prej nxehtësisë së madhe dhe thatësirës, kultivimi ka dhënë rreth 20-50 kuintalë për hektar, prandaj kultivimi i patates kryesisht është braktisur në këto rajone. Një situatë e ngjashme ka ekzistuar prej 18 vjetësh në zonat e ngrohta të Ukrainës, ku patatet janë dëmtuar ose degjeneruar. Shkencëtari sovjetik Lisenko ka treguar se temperaturat e larta kanë dëmtuar zhvillimin e rrënjës së patates prej ngrohtësisë së tokës. Prandaj ai propozoi mbjelljen në korrik që formimi i rrënjës të niste 60-70 ditë pas mbjelljes, që do të ndodhte në muajt e freskët të tetorit e nëntorit. Kushtet e nevojshme për rritjen e patates ndryshojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë, prandaj teknikat e kultivimit duhet të ndryshojnë sipas tyre. Për lulëzimin e patates temperatura duhet të jetë rreth 7 gradë në thellësinë 10 cm. Nëse temperatura është më e lartë ndalohet zhvillimi i zhardhokëve. Metoda e re sovjetike në mbjellje sipas temperaturës është testuar në disa mjedise bujqësore.

Më të lexuarat