BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet e CIA/ Bashkimi Sovjetik kërkonte daljen në Mesdhe nga Shqipëria, 3 mijë teknikë, këshilltarë e ushtarakë rusë udhëhiqnin regjimin e Enver Hoxhës

Dokumentet e CIA/ Bashkimi Sovjetik kërkonte daljen në Mesdhe nga

Shërbimi sekret amerikan e ka parë “Ballin Kombëtar” si një element shumë të rëndësishëm për lëvizjet e tij, me qëllim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, jepet një raport denoncues i situatës së përgjithshme të Shqipërisë, përshkruar nga Presidenti i Partisë Agrare Shqiptare, njëkohësisht dhe drejtues i “Ballit Kombëtar”, Hasan Dosti. Ky i fundit shkruan mbi krijimin e Partisë Komuniste nën drejtimin e ekspertëve jugosllavë dhe konsolidimin e pushtetit të saj me anë të manovrave dhe intrigave, duke u vendosur në sferën e bindjes ndaj Marshall Titos. Më tej, Dosti denoncon varfërinë dhe problemet e popullit shqiptar nën regjimin e Enver Hoxhës, si dhe shfrytëzimin e bazave ushtarake në tokën shqiptare nga Bashkimi Sovjetik.

Pozita e Shqipërisë dhe stabilimenti komunist

Është një fakt i ditur se sot Shqipëria nuk është vetëm një satelit që sillet rreth Kremlinit, pasi vendndodhja e saj strategjike detare dhe burimet e saj natyrore e bëjnë një nga vendet kryesore të bllokut lindor, si nga ana ekonomike dhe ushtarake. Ne mund të themi pa ekzagjeruar se 95 për qind e shqiptarëve nuk janë as komunistë as socialistë, në kuptimin marksist të fjalës. Tradicionalisht shqiptarët janë të lidhur ngushtë me idenë e besimit, familjes, lirive individuale dhe pavarësisë kombëtare. Në vitet 1939-1944 gjatë kohës së pushtimit italian e gjerman, komunizmi në Shqipëri nuk vepronte për llogari të partisë komuniste por thjesht si një lëvizje çlirimtare. Aktivitetet komuniste kishin karakterin e luftës kundër dominimit të huaj. Në këtë formë lëvizja e Enver Hoxhës mori formën e një demokracie popullore, që u vu nën kontroll nga rrethi i afërt i Hoxhës. Kjo i gënjeu shqiptarët ashtu siç u gënjyen dhe popuj të tjerë të Evropës lindore. Gjithashtu njohja e regjimit në fund të luftës nga SHBA dhe Britania rriti prestigjin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qeveria e Hoxhës e krijuar nga klika komuniste në drejtimin e ekspertëve jugosllavë, konsolidoi pushtetin e saj me anë të manovrave dhe intrigave, duke u vendosur në sferën e bindjes ndaj Marshall Titos. Qeveria e Tiranës e lidhi Shqipërinë kokë e këmbë me Jugosllavinë, në fushat politike e ekonomike, me bashkim doganor dhe monetar. Populli shqiptar e urren komunizmin dhe çdo akt që kufizon liritë apo përfshin ndërhyrjet e huaja në punët e tyre të brendshme. Ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Hoxhës në vitet 1945, 1946 dhe 1947, por këto veprime i kushtuan shtrenjtë popullit pasi u sheshuan me masa brutale si kampe përqendrimi, burgosje dhe ekzekutime. Në këtë periudhë populli përballet me probleme vitale si mbrojtja e integritetit territorial. Greqia ka vendosur se cilado qeveri të jetë në pushtet në Shqipëri, nuk heq dorë nga pretendimet e saj për dy provincat jugore të vendit Gjirokastra e Korça, të cilat i quan Epiri i veriut. Ato përfaqësojnë rreth një të tretën e zonës dhe popullatës së Shqipërisë. Por komunizmi e ka kaluar radhën me takt, duke përfituar nga çdo mundësi dhe situatë. Nga njëra anë Tito, ish-nxënësi i Stalinit, për të kënaqur shqiptarët i dha autonomi provincës shqiptare të Jugosllavisë, Kosovës në 1949. Nga ana tjetër, në marrëveshje me Moskën, Tito e bëri veten protektor të integritetit territorial të Shqipërisë sipas kufijve të vitit 1913 me një traktat garancie reciproke me Shqipërinë. Në fakt Moska në bashkëpunim me Beogradin, në konferencën e ministrave të jashtëm në Paris në 1946 e mbrojtën integritetin territorial të Shqipërisë nga pretendimet greke. Gjatë periudhës 1945-1948 populli shqiptar kaloi prova të vështira. Ata duruan aplikimin e komunizmit të brendshëm radikal dhe influencën e Jugosllavisë së Titos, e cila kishte si synim krijimin e kushteve për hyrjen e Shqipërisë si shtet në federatën e Jugosllavisë. Kjo situatë ishte tragjike sepse nga njëra anë populli shqiptar vuan tiraninë e regjimit të kuq të Enver Hoxhës dhe gjithashtu ekspozohet ndaj mundësisë së absorbimit në Jugosllavinë e Marshallit Tito. Nga ana tjetër ata duhet të mbrohen nga pretendimet territoriale të Greqisë, për të cilat shumë shqiptarë thonë se nuk mund të eliminohen përveçse me anë të forcës ushtarake të Marshallit Tito dhe Bashkimit Sovjetik. Të dyja këto janë alternativa të vështira dhe delikate për popullin shqiptar. Por megjithë kërcënimet e Greqisë, populli shqiptar e ka treguar urrejtjen ndaj qeverisë së Hoxhës.

Prishja e Titos me Moskën

Me përkeqësimin e lidhjeve mes Moskës e Beogradit, qeveria e Hoxhës konfirmoi prishjen me Titon duke anuluar të gjitha traktatet e marrëveshjet me Jugosllavinë, dhe e vuri veten në dispozicion të Kremlinit. Bashkimi Sovjetik menjëherë i dha garanci Enver Hoxhës për integritetin territorial kundër pretendimeve greke, por nuk dihet nëse traktate formale janë nënshkruar për këtë mes Moskës e Tiranës. Në sistemin komunist parimet e sovranitetit dhe pavarësisë së vendit kanë kuptime të ndryshme nga standardet e pranuara perëndimore. Sot në Shqipëri mudn të thuhet se nocioni i pavarësisë është zhdukur fare prej qeverisë së Hoxhës. Që prej qershorit 1948, kur ndodhi prishja e Tiranës me Beogradin, fati i Shqipërisë është tashmë në duart e BRSS. Regjimi totalitar i Rusisë kontrollon të gjitha mekanizmat politike, administrative dhe ekonomike, dhe në mënyrë të veçantë aparatin ushtarak. Ministri i plotfuqishëm sovjetik në Shqipëri me stafin e tij të madh, dikton dhe përcakton politikat e qeverisë, së bashku me marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Legata sovjetike harton tekstet e ligjeve dhe dekretet e shtetit. Funksionarët rusë, megjithë kanë vetëm tituj këshilltarësh e organizatorësh, janë në komandë të të gjitha degëve të administratës së brendshme. Ata kanë marrë të gjitha postet dhe zyrat nga ku nisin iniciativat dhe punonjësit shqiptarë janë të detyruar t’i binden. Ndërsa teknikët rusë instalojnë dhe vënë në lëvizje të gjitha llojet e industrive.

Shfrytëzimi i minierave

Është e ditur që burimet më të vlefshme ekonomike të Shqipërisë janë minierat, nafta, dhe industria e nxjerrjes së kromit dhe bakrit. Të gjitha këto po shfrytëzohen drejtpërdrejt nga sovjetikët. Veçanërisht zonat naftëmbajtëse të Kuçovës, tashmë të pagëzuara me emrin e ri “Stalin”, ato të Patosit dhe minierat e bakrit të Pukës, tashmë janë rrethuar me tela me gjemba. Në këto zona nuk lejohet askush përveçse me leje nga rusët. Jo vetëm për çështjet teknike dhe administrative, por dhe shfrytëzimi material i mineraleve mbikëqyret nga sovjetikët. Shqiptarët punësohet vetëm për të gërmuar me lopatë dhe për të transportuar materialet që nuk mund të transportohen mekanikisht. Punëtorët shqiptarë për këto shërbime punësohen pas kontrolleve të ashpra dhe pasi zgjidhen ata që kanë besimin e plotë të komunistëve. Sipas raportimeve, në zonat e nxjerrjes së naftës dhe bakrit që janë të rrethuara me tela ka gjithashtu bunkerë nëntokësorë ku nuk lejohet të hyjë askush përvec ndoshta Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. Besohet se këto katakombe shërbejnë si depozita për produktet e përfunduara të naftës e bakrit. Ato ruhen me oficerë rusë të ushtrisë së kuqe që qëndrojnë aty ditë e natë me pushkë me bajoneta. Rusët i kanë vënë rëndësi të veçantë nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po e shfrytëzojnë me metoda moderne dhe intensitet të lartë. Por askush nuk në gjendje të tregojë se cila është masa e saktë naftës së nxjerrë. Si rezultat, bashkimi Sovjetik ushtron influencë të plotë në Shqipëri, në politikën e brendshme, të jashtme dhe shfrytëzimin e burimeve ekonomike.

Struktura ushtarake sovjetike

Për Bashkimin Sovjetik ka rëndësi të madhe konfigurimi gjeografik dhe strategjik i Shqipërisë. Stalini, trashëgimtar i Peterit të Madh, ia ka arritur objektivit të lëshimit të Rusisë së Kuqe në detin Mesdhe me anë të pozicioneve detare të Shqipërisë. Këtë po e bën duke i besuar bazat detare shqiptare strategëve të kuq rusë, të cilët kanë nisur nga puna për ndërtimin e instalacioneve ushtarake e detare për dominimin e Ballkanit. Misioni ushtarak në Shqipëri, i ndërtuar mbi bazën e disipline të hekurt po zgjeron planet dhe metodat e tij. Gjatë tre viteve që kanë komanduar drejtpërdrejt bazat ushtarake detare e ajrore, ata kanë krijuar një sistem fortifikimesh tokësore dhe bregdetare. Në ishullin e Sazanit thuhet se kanë instaluar pajisjet më moderne sovjetike që janë në gatishmëri në rast lufte në zonën e Mesdheut. Organizimi ushtarak sovjetik në Shqipëri mbahet shumë sekret. Mund të thuhet se ka një numër të konsiderueshëm ushtarakësh në vend, sipas burimeve të popullatës. Në katër divizionet e këmbësorisë shqiptare janë integruar 30 deri në 40 mijë njerëz. Moska komandon në mënyrë të drejtpërdrejtë aparatin ushtarak të Shqipërisë dhe duke pasur parasysh këtë Shqipëria as nuk duhet të konsiderohet si vend satelit i Moskës por si një zonë ushtarake e BRSS. Kjo situatë është imponuar mbi popullin shqiptar jo vetëm kundër dëshirës së tyre por ndoshta dhe kundër vetë vullnetit të qeverisë së Shqipërisë dhe Enver Hoxhës. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e thjeshtë të Bashkimit Sovjetik bëjnë rekrutimet, stërvitjet dhe komandojnë të gjithë ushtrinë e Shqipërisë. Masat popullore shqiptare rekrutohen në ushtri kundër dëshirës së tyre por nga frika e hakmarrjes ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Megjithë masat e ashpra, shumica e të thirrurve në ushtri nuk paraqiten, por largohen duke u strehuar më male, ku i bashkohet grupeve të rezistencës. Sigurisht që herë pas here ata hasin në forcat qeveritare dhe shkëmbejnë zjarr me to. Shumë janë vrarë. Në të njëjtën kohë, anëtarët e familjeve të të larguarve apo elementëve të tjerë anti-qeveritarë, ndiqen dhe dënohen. Dezertimet nga ushtria dënohet ashpër por gjithsesi janë të shpeshta. Shumë nga ushtarët gjejnë mundësinë për t’u larguar në male ose për t’u arratisur nga kufiri grek dhe jugosllav. Dezertimet e ushtarëve dhe civilëve do të ishin akoma më të shpeshta nëse populli mëson se ata priten mirë në Greqi dhe Jugosllavi. Pjesa shqiptare e ushtrisë së Kuqe vepron me takt dhe me metoda serioze. Ashtu si shërbimet e tjera të propagandës, ata shfrytëzojnë parimin e pavarësisë dhe vetëvendosjes së popullit, me anë të të cilit influencojnë fuqimisht shqiptarët dhe të rinj në moshë rekrutimi. Fjalia e parë e programit shkollor të përditshëm, si në shkollat dhe kazermat ushtarake është: Ushtria shqiptare është një nga elementët e Ushtrisë së Kuqe dhe siguron fatin e kombit shqiptar duke bërë mbrojtjen territoriale në jug të Shqipërisë, që kërcënohet nga Greqia”. Natyrisht që predikime të tilla me përmbajtje politike dhe kombëtare kanë përhapje të gjerë në Shqipëri. Ato i bëjnë një analizë ndërgjegje çdo ushtari që mendon të arratiset drejt Greqisë, ku mund të përfundojë përsëri si ushtar i Greqisë që kërkon të pushtojë viset jugore të atdheut të tij.

Rezistenca

Lëvizja e rezistencës kundër regjimit të Hoxhës dhe atij të Moskës ka qenë gjithmonë e ashpër, energjike dhe e përhapur gjerësisht në Shqipëri. E tilla ajo është edhe sot, dhe aq më shumë kundër ekspertëve, këshilltarëve dhe organizatorëve sovjetikë që kanë autoritet në Shqipëri. Populli shqiptar nuk e duron tiraninë e huaj. Ata nuk dëshirojnë të jenë përgjegjës për mënyrën se si Bashkimi Sovjetik, me presionin e tij politik dhe ushtrinë tmerruese, përgatitet dhe organizohet në Shqipëri. Lëvizja e rezistencës është e dallueshme në të gjithë sektorët, ajo nis që me të mësuarit e fëmijëve në shtëpi, në shkollë, të punësuarit në administratë, ushtarët dhe deri te ata që luftojnë në male. Në Shqipëri prej shekujsh, malet kanë qenë fortesa e papushtueshme e lirisë së popullit. Çdo majë mali është një fole për mbrojtjen e lirisë nga pushtuesit. Rezistenca e ka manifestuar veten në forma të ndryshme por i ka kushtuar shtrenjtë popullit të vogël shqiptar, i cili është dënuar me internime, burgosje dhe torturime të dhjetëra mijëra njerëzve, ekzekutime masive, në të cilat dallohet ato të priftërinjve katolikë. Më 10 shkurt të këtij viti në legatën sovjetike në Tiranë shpërtheu një bombë, në atë që mund të quhet si sulm kundër Bashkimit Sovjetik. Menjëherë u shpall gjendja e emergjencës dhe mijëra njerëz u arrestuan në Tiranë dhe qytete të tjera. Pas disa procedurave të shpejta e me dyer të mbyllura, rreth dyzet persona u ekzekutuan, nga të cilët dihen vetëm rreth 20 emra. Për këtë rast u krijua një ligj i veçantë që parashikon dënim me vdekje për këdo që merr pjesë në lëvizjen e rezistencës ose që i gjenden armë, me vete ose në shtëpi. Për zbatimin e këtij ligji u autorizuan Këshillat Fshatare që të vepronin prej hapave të parë deri në masën e fundit pra në ekzekutim, pa pasur nevojë për gjykata.

Persekutimi i kishës katolike

Qeveria kukull e Enver Hoxhës kohët e fundit ka nisur akte revolucionare kundër kishave katolike, teksa ka deklaruar ndarjen e kishës nga shteti. Kjo ndarje sipas saj, nuk kufizohet vetëm me administratën e brendshme dhe pronat e kishës, por ndërhyn në të gjitha proceset dhe disiplinën e klerit, në emërimin e priftërinjve e peshkopëve. Kisha katolike shqiptare më parë kishte gëzuar autonomi të gjerë si ndaj shtetit dhe ndaj Selisë së Shenjtë të Romës dhe kishte në përmbajtje vetëm personel shqiptar, përveç disa peshkopëve të emëruar nga Selia e Shenjtë. Sot në Shqipëri nuk ekziston më Peshkopata Shqiptare dhe kisha katolike u bë objekt i persekutimit më të pamëshirshëm nga regjimi komunist. Kryepeshkopi i Shkodrës Monsinjor Gjini, kryepeshkopi i Durrësit Monsinjor Voloi, peshkopi i Shkodrës dhe dhjetra priftërinj të tjerë janë ekzekutuar nga regjimi komunist. Shumë priftërinj të tjerë katolikë janë burgosur dhe dërguar në kampe përqendrimi, shkollat kishtare, seminaret dhe institucionet e tjera janë mbyllur dhe pasuritë e tyre janë konfiskuar. Enver Hoxha po e reklamon këtë ndarje të Kishës nga Selia e Shenjtë si një vendim i lirë i klerit katolik shqiptar, të marrë në një takim në Shkodër, por realiteti është diçka krejt tjetër. Në fakt, priftërinjtë katolikë që i kanë shpëtuar poligonit të ekzekutimit apo kampeve të përqendrimit janë shumë të paktë. Këto raste të pakta janë priftërinjtë e fshatrave të izoluar të cilët në shumë raste janë detyruar të veprojnë kundër dëshirës së tyre. Të gjithë shqiptarët janë të mendimit se ky nuk është një vendim i Enver Hoxhës por i diktuar ndaj tij nga Moska. Tani pyetja e vërtetë mbetet se cili është qëllimi i vërtetë i Moskës. A do të mbetet kjo reformë radikale ndër klerit katolik e kufizuar vetëm për Shqipërinë e vogël? Por siç qëndron situata aktualisht, asnjë nuk mund të ndalohet të mendojë se Kremlini, me këtë gjest mund të ketë kryer testin e parë të një fushate të gjerë anti-fetare në të gjithë pjesën lindore të Perdes së Hekurt.

Konkluzion

Për Bashkimin Sovjetik, sot Shqipëria është vendi që i siguron, edhe pse në mënyrë indirekte, daljen e tij në Mesdhe, e cila përfaqëson historinë e Rusisë totalitare dhe planin e përcaktuar që prej Princërve të Kievit deri te Cari i Funsti i dinastisë Romanof. Këta princa e dinasti kanë pasur programin e daljes në Mesdhe jo vetëm për qëllime tregtare lundrimi, që është në fund të fundit diçka e drejtë, por për të bërë të ndjehet në botë forca-detare e politike e Rusisë. Por Stalini sot i kaloi arritjet e tyre me strategjinë e tij, teksa kërkon ta përdorë Mesdheun si teatrin e tij të ushtrisë dhe operacioneve detare kundër demokracisë së civilizimit perëndimor, për të siguruar triumfin e yllit komunist me pesë cepa, në të pestë kontinentet. Populli i vogël por heroik i Shqipërisë lufton dhe reziston për lirinë e tij. Ata japin gjithçka për kauzën e demokracisë perëndimore, që është dhe kauza e tyre. Por lufta e tyre është ajo e Davidit me Golian. Gjiganti i kuq përdor forcën e tij madhore politike e ushtarake, dhe gjithashtu ofron iluzionin e ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë, me të cilin zbut zemrat e shqiptarëve. Lufta shqiptare mund të rritet në përmasa edhe më të mëdha duke çuar dhe në përmbysjen e regjimit Hoxha dhe largimin e rreth tre mijë teknikëve, këshilltarëve e ushtarakëve rusë, që po udhëheqin arbitrarisht Shqipërinë me qëllim realizimin e planeve të tyre madhore në Mesdhe e në Ballkan. Për këtë ata kanë nevojë për mbështetjen e forcave ndërkombëtare demokratike dhe materialet e nevojshme për mbrojtjen e territorit të tyre.

Më të lexuarat