BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, Hrushovi inkurajoi Hoxhën për izolimin e Shqipërisë gjatë vizitës në Tiranë, ja si u ashpërsuan tensionet me Greqinë më 1959

Dokumentet e CIA, Hrushovi inkurajoi Hoxhën për izolimin e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Enver Hoxha inkurajohej nga Bashkimi Sovjetik për të mbajtur të izoluar Shqipërinë. Përmes një dokumenti të deklasifikuar tregohet se gjatë vizitës që bëri në Tiranë Hrushovi, përshëndeti politikat e Partisë Komuniste. Nga ana tjetër, tregohen dhe marrëdhëniet me fqinjët, ku në vitin 1959 për pak pati përplasje ushtarake Shqipëri-Greqi.

Korrik 1949

Kushtet e brendshme ekonomike

Punime të rëndësishme po kryhen në minierat e Rubikut dhe Selenicës, teksa me rritjen e eksporteve të kromit pritet të shtohet sasia e ushqimeve të importuara. Në mbikëqyrjen e teknikëve ruse ka nisur puna e riparimeve në depozitat e naftës në Vlorë dhe në linjën naftë-sjellëse Kosovë-Vlorë. Punimet kanë përshpejtuar ritmet kohët e fundit. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi është ndërprerë puna e ndërtimit të një fabrike hidroelektrike pranë Tiranës, e cila do të përdorte burimet ujore pranë malit të Dajtit. Kjo ndodhi sepse me gjithë marrëveshjet me Rusinë, Bullgarinë, Rumaninë e Çekosllovakinë, makineritë e kërkuara ende nuk kanë ardhur.

Anijet e huaja në porte

Llogaritet se pesë ose gjashtë anije të huaja 6-8000 tonëshe vijnë në portet shqiptare të Durrësit e Vlorës çdo muaj, të cilat sjellin miell, grurë e drithëra, materiale për hekurudhat, ose pajisje ushtarake e bujqësore. Zakonisht pas shkarkimit të ngarkesës, anijet shkojnë në portin e Vlorës për t’u ngarkuar me naftë bruto dhe produkte bujqësore të destinuara për në Bashkimin Sovjetik. Dy muaj më parë anija ruse 8000 tonëshe Tchitajka shkarkoi në Durrës pajisje ushtarake që u ngarkuan menjëherë në vagonë dhe u nis drejt Peqinit. Shkarkimi u bë nën masa të ashpra sigurie, teksa raportohej se materialet ishin për grupet guerile komuniste greke.

Kampet e internimit

Informatori raporton se të burgosurit e kampit të përqendrimit në Krujë u transportuan në kampi e Kamzës, 3-4 km në veri të Tiranës. Raportohet se kishte pasur një tentativë për lirimin e tyre nga një grup nacionalist, por pa sukses.

Arsimi

Për të mbushur postet e punës në arsim nga njerëz të besueshëm të regjimit, qeveria gradualisht po eliminon reaksionarët duke i zëvendësuar me njerëz që kanë kryer kurset elementare. Përveç shkollës së mësuesve në Gjirokastër me rreth 100-150 nxënës, një shkollë e re pedagogjike po ngrihet në Vlorë me 100 studentë. Kurse teknike dhe bujqësie janë hapur në disa vende, në të cilat duhet të marrin pjesë të gjithë personat nga 16 deri në 60 vjeç.

Shkurt 1954

Procedurat e strehimit publik

Të gjitha shtëpitë dhe apartamentet në Shqipëri u shtetëzuan në vitin 1949 dhe nuk kishte agjenci private shtëpish me qera. Ndërsa të shpallurve reaksionarë iu shtetëzuan dhe mobiljet. “Seksioni i Strehimit” i cili varet nga komiteti ekzekutiv i partisë së qarkut bëri një census të të gjithë apartamenteve e shtëpive në Tiranë dhe qytete të tjera për të llogaritur masën dhe banorët e tyre. Seksioni i Tiranës pas një viti u zhvendos në ambiente më të mëdha prej numrit të madh të aplikuesve. Procedura normale e kërkesës së banimit niste me dërgesën e lutjes në zyrën e strehimit, që shkruhej me dorë në një copë të thjeshtë letër me një pullë 50 lekëshe, e cila regjistrohej në zyrë. Një nga tekstet standarde të përdorura për lutjen ishte: “Unë i nënshkruari ... bashkë me familjen time të përbërë prej kaq persona ..., nëpunës në ministrinë ... kam nderin të parashtroj kërkesën si më poshtë:  Prej tre muajsh po jetoj në hotel se nuk kam banesën e nevojshme familjare, prandaj po bëj këtë lutje për zyrën kompetente për të më gjetur strehimin e përshtatshëm pasi nuk mund të përballoj hotelin dhe të ruaj vendin e punës. Ju lutem merrni kërkesën time në konsideratë.

Me respekt ... dhe firma ...”

Hapi i mëtejshëm është pritja deri sa zyra e strehimit të caktojë vendin e banimit, që zakonisht zgjaste nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Nuk kërkohet dokumentacion tjetër pasi vetë zyra kontrollon informacionet me këshillin e lagjes dhe vendos për kërkesën e aplikantit. Kur zyra e strehimit cakton banesën, ajo e poston njoftimin në tabelën e njoftimeve. Aplikantët që njoftohen në tabelë marrin Autorizimin i cili është i shtypur me makinë shkrimi. Më pas personi e dorëzon autorizimin te Kryetari i Këshillit të Lagjes i cili e shoqëron personin te banesa në fjalë dhe i jep çelësat. Emri i personit shënohet më tej në listën familjare së bashku me anëtarët e familjes. Në dhënien e banesave kanë prioritet anëtarët e rëndësishëm të partisë dhe më pak rëndësi kanë nëpunësit e ulët ose punëtorët, të cilët transferohen nga një vend në tjetrin për arsye pune. Për anëtarët e partisë jepen dhe mobilje me çmime të ulëta nga zyrat e quajtura Pasuria e Shtetit, e cila mban mobiljet e konfiskuara nga reaksionarët dhe të tjera të shtetëzuara prej vitit 1949. Këto mobilje u jepen vetëm ministrave, sovjetikëve apo drejtorëve.

Dhjetor 1954

Marrëdhëniet BRSS-Jugosllavi

Pas vdekjes së Stalinit nisi një fushatë formale për përmirësimin e lidhjeve mes sovjetikëve dhe Jugosllavisë por ishte sipërfaqësore deri në fund të verës 1954. Në këtë kohë ata ndaluan propagandën anti-Tito dhe nisën të citojnë shtypin jugosllav në programet e tyre, si për shembull për kontributin jugosllav gjatë luftës kundër nazistëve. Jugosllavia gjithashtu ka nisur të lejojë fluturimet mbi hapësirën e saj të avionëve sovjetikë drejt Shqipërisë. Këto ishin shenjat e para të “aprovimit” sovjetik ndaj “heretikëve” jugosllavë që prej prishjes në 1948, dhe mund të kenë ardhur pas rivlerësimit të politikës së jashtme dhe afrimit të Jugosllavisë me Perëndimin. Veprimet miqësore vijnë pas një sërë hapjesh të tjera ndaj vendeve që kanë lidhje me Perëndimin, të cilat Moska shpreson të dobësojë. Liderët sovjetikë mund të shpresojnë se me joshjen e Jugosllavisë të inkurajojnë neutralitetin te vendet e tjera, duke inkurajuar teorinë e tyre të sinqeritetit dhe “bashkë-ekzistencës”, e cila do të quhej më vonë “revizioniste” nga Shqipëria. Në terma afatgjata, programi sovjetik mund të ketë si objektiv një rikthim të mundshëm të Jugosllavisë në orbitën sovjetike, ndoshta pas vdekjes së Titos. Edhe reagimi jugosllav ndaj joshjes sovjetike është një konfirmim i qëndrimit të tyre asnjanës mes Perëndimit e Lindjes. Bashkëpunimi i tyre me të dyja palët i jep Beogradit si ndihmën ekonomike e ushtarake të Perëndimit, ashtu dhe respektin e Lindjes. Në një qartësim të pozitës jugosllave, Tito ka deklaruar publikisht dhe privatisht se “nuk kthehemi te Moska” dhe se biseda të tilla janë pa kuptim. Ai ka specifikuar se Jugosllavia nuk do të reduktojë buxhetin e armëve dhe do të vazhdojë punën për krijimin e Aleancës Ballkanike. Kjo doktrinë duket se zbut rrezikun e një agresioni nga sovjetikët, duke treguar se Lufta e Ftohtë ka arritur në pikën e “ekuilibrit të fuqive”. Jugosllavia ka deklaruar se sovjetikët po zbatojnë politika të “relaksimit të tensioneve” në Evropë, në një kthesë nga politikat Staliniste. Në këtë kontekst, Jugosllavët kërkojnë që Perëndimi të negociojë me sovjetikët për problemet ndërkombëtare. Ndërsa një rikthim në orbitën sovjetike do t’u hiqte jugosllavëve mundësinë e ndihmës së Perëndimit apo të bashkëpunimit me vendet neutrale.

Prill 1957

Tito refuzon linjën e re sovjetike

Në një fjalim të 18 prillit, presidenti jugosllav Tito refuzoi komentet këshilluese të Kremlinit dhe sinjalizoi se nevojiten ndryshime madhore të politikave sovjetike në Evropën Lindore për një rikthim të mundshëm të marrëdhënieve të mira me Beogradin. Tito deklaroi se komentet e Hrushovit më 15 prill për nevojën e përmirësimit të lidhjeve, kishin nxitur një fije shprese, por ishin ndjekur nga sulmet e Suslov ndaj Jugosllavisë për “komunizëm kombëtar” dhe revizionizëm. Ai pretendoi se ishte gjithashtu i shqetësuar për provokimet e Shqipërisë dhe nxitjen e trazirave në komunitetin shqiptar të Kosovës, si dhe mundësisë së Hungarisë për të bërë të njëjtën gjë me minoritetin e saj. Në komentet që me siguri do të sjellin kundër-reagime, Tito tha se megjithëse liderët sovjetikë kanë korrektuar disa tendenca staliniste, ato përsëri janë të rrënjosura në politikën e tyre të përgjithshme me vendet e tjera. Tito shprehu vullnetin për të diskutuar problemet me logjikë, por shtoi se palët e tjera të ndalonin kritikat dashakeqe ndaj Jugosllavisë, sistemit të saj të brendshëm dhe marrëdhënieve me Perëndimin, të cilat sipas tij nuk do të ndryshojnë.

1 shtator – 31 dhjetor 1959

Partia Komuniste, aktivitete qeveritare

Partia Shqiptare e Punës e udhëhequr nga Enver Hoxha vazhdon të ndjekë politikat radikale të izolimit pa trazira të dukshme nga brenda. Udhëheqja dhe linja e përgjithshme politike duket se është aprovuar nga lideri sovjetik Hrushov gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri nga 25 maji deri më 4 qershor 1959. Me shumë gjasa Hrushovi u ka thënë shqiptarëve të rrisin përpjekjet për ndërtimin e vendit. Megjithëse përmirësimet e vogla të standardit të jetesës u kanë dhënë mbështetje popullore autoriteteve, partia gjithmonë i pret shfaqjet e opozicionit me masa të ashpra represive. Sipas raportimeve të refugjatëve, ekziston një masë disidence mes radhëve të partisë edhe pse ndaj simpatizantëve titistë vitet e fundit janë ushtruar masa hakmarrëse. Në një fjalim të 24 qershorit 1959 në Gjirokastër, Hoxha sulmoi si intelektualët e rinj dhe ata të vjetër, duke pretenduar se të vjetrit kishin ruajtur tendenca të borgjezisë së vogël, apo sjellje oportuniste e revizioniste. Ndërsa për të rinjtë, ai tha se nuk e vrisnin mendjen se çfarë po ndodh me shtetin, prandaj duheshin marrë masa për çrrënjosjen e kësaj mendësie që përplaset me politikat komuniste. Para se polemikat anti-jugosllave të zbuteshin, para vizitës së Hrushovit, në Shqipëri po zhvilloheshin disa gjyqe të të akuzuarve si spiunë jugosllavë. Mes “spiunëve” ishin dhe dy priftërinj katolikë, të cilët më pas raportohet se u burgosën. Prandaj do të ishte me interes që agjencia të zbulonte nëse ka klerikë të tjerë të arrestuar përveç të dyve, apo nëse regjimi ka nisur një fushatë të gjerë kundër klerit katolik. Do të ishte gjithashtu me interes të zbulohej nëse ekzistojnë grupe rezistence në vend, si manifestohen ato dhe a shqetësohet regjimi prej tyre.

Pika të tjera të hetimeve tona janë:

A pritet që Shqipëria të organizojë sistemin e arsimit të bazuar në modelin sovjetik të politeknikumeve? Nëse ndryshimet ndodhin në sistemin arsimor, si do të reflektohet jo te edukatorët, prindërit dhe nxënësit? A mendojnë shqiptarët se po shfrytëzohen nga Bashkimi Sovjetik, politikisht apo ekonomikisht? Cila është ndjesia e përgjithshme ndaj kontrollit sovjetik? Cili është reagimi ndaj raportimeve se raketat sovjetike mund të vendosen në Shqipëri? Sa sukses ka arritur regjimi në fushatën e tij anti-jugosllave? Nëse ka fituar mbështetje, a mos bazohet ajo vetëm në armiqësinë tradicionale ndaj jugosllavëve?  Cili është konceptimi publik për Shtetet e Bashkuara? Çfarë pritjeje ka ndaj atyre që kthehen nga SHBA? Më 27 prill 1959 qeveria njoftoi për një seri uljeje çmimesh dhe rritje të cemit të shpërndarjes së prodhimeve bujqësore, të cilat së bashku mund të përmirësojnë standardin e jetesës së fshatarëve dhe mund të rrisin prodhimin bujqësor. Sa kanë influencuar këto masa opinionin publik?

Politika e jashtme

Në qershor 1958 Tirana dhe Ankaraja pranuan të rihapin marrëdhëniet diplomatike por vetëm në qershor 1959 ambasadori turk Hasan Nurelgin erdhi në Tiranë. Shqipëria nuk ka marrëdhënie me Greqinë dhe Jugosllavinë, prandaj Turqia është i vetmi vend i Ballkanit me të cilin po krijon marrëdhënie. Prandaj çdo informacion mbi ambasadorin e ri Nurelgin, pritjen dhe trajtimin e misionit diplomatik turk, është i dëshirueshëm. Prej mesit të qershorit 1959 Shqipëria ka ringjallur sulmet anti-Jugosllave, edhe se ato nuk janë si në masën para vizitës së Hrushovit. Prandaj është me interes të dimë se deri ku do të arrijë Tirana në ngacmimet e diplomatëve jugosllavë apo nëse do ë nisin sulmet personale ndaj Titos. Çdo informacion mbi gjyqet apo ndjekjet e spiunëve jugosllavë është me interes, ashtu si dhe incidentet e mundshëm kufitare. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë gjithashtu janë përkeqësuar muajt e fundit. Më 30 mars 1959 ka pasur një incident kufitar, ndërsa instalimi i bazave raketore të NATO në Greqi i ka përshkallëzuar me tej tensionet, dhe nuk dihet nëse do të kompletohet marrëveshja këmbimit të trupave të ushtareve të rënë në Luftën II Botërore mes dy vendeve. Me sa duket BRSS ka ngritur një bazë nëndetësesh në gjirin e Vlorës dhe ndërtime ushtarake po kryhen në ishullin e Sazanit. Informacionet mbi këto instilacione janë të dëshirueshme. Nga ana ekonomike, objektivi i qeverisë për vitin 1960 mbi krijimin e 70 për qind të tokave të punueshme, deri në qershor 1959 nuk është arritur dhe përpjekje të vogla janë bërë për të shtuar zonat e kolektivizuara bujqësore gjatë 6 muajve të fundit. Çfarë faktorësh kanë influencuar në këtë ulje të ritmeve? Shqipëria ka shënuar rritje në mineralet e nxjerra dhe Çekosllovakia po vazhdon ndihmën për zhvillimin e teknologjisë së minierave. Planet ceke për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të nikelit tregojnë se Shqipëria do të vazhdojë eksportimin e mineralit të papërpunuar. Të gjitha informacionet mbi planet e ekonomike të Shqipërisë dhe të Çekosllovakisë në Shqipëri janë me interes.

 

Më të lexuarat