BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si amerikanët më 1950 përjashtuan çdo ndërhyrje ushtarake në Shqipëri dhe si ishte plani për të rrëzuar regjimin komunist

Dokumentet e CIA, ja si amerikanët më 1950 përjashtuan çdo

Amerikanët ishin kategorikë kundër ndërhyrjes ushtarake në Shqipëri. Në një dokument të deklasifikuar prej tyre, tregohet se si në vitin 1950 amerikanët planifikonin të rrëzonin regjimin komunist, por pa ndërhyrë ushtarakisht. CIA ka dhënë detaje nga të gjithë synimet e tyre.

Operacionet e CIA 1950

Politika aktuale e SHBA në lidhje me Shqipërinë ka si objektiv rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e politikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t’i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike, SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë e kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia, është e mundshme.

Marrja e masave

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të reduktohet nëse merren masa kundër krijimit të vakumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval mes zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes së planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjeneralin Van Fleet.

Operacionet

Kontakte të fshehta duhet të krijohen me grupet e ndryshme të emigracionit me pikësynim organizimin e një fronti të bashkuar të gjithë anti-komunistëve shqiptarë, pa dallime politike. Grupi i Ballit Kombëtar me në krye Mithat Frashëri duket si më i kualifikuari për të marrë drejtimin e frontit të bashkuar. Grupe të tjera duhet të ftohen për bashkëpunim dhe të pranojnë lidershipin e Frashërit në përpjekjen për çlirimin e Shqipërisë nga dominimi i komunistëve. Selia e komitetit kombëtar duhet të krijohet në qytetin e duhur, mundësisht Trieste, dhe degë të tjera të krijohen në New York, Paris, Cairo e mundësisht Athinë. Në kohën e duhur, të informohen qeveritë e Athinës dhe Romës për qëllimet tona dashamirëse në drejtim të komitetit të bashkuar shqiptar, me qëllim për të ndaluar ndërhyrjet e tyre në aktivitetet e komitetit. Qeveria britanike duhet të informohet, fillimisht informalisht, për t’u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe programin e përgjithshëm të politikave. Duhet të merret besimi për bashkëpunim më të ngushte në vazhdim të veprimeve. Qeveria franceze duhet të informohet, fillimisht informalisht, për t’u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe për ta informuar mbi krijimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar. Duhet të përcaktohet masa e përfshirjes së qeverisë franceze, kryesisht në operacionet e fshehta, nëse lind nevoja.

Propaganda

Zëri i Amerikës duhet të nisë programe të përditshme për Shqipërinë. Komiteti shqiptar duhet të caktojë një zyrtar lidhjeje për informacione mbi përgatitjen e programeve për Shqipërinë. Lajmet në fjalë duhet të ndjekin këto linja: Sa shumë është zhgënjyer Shqipëria nga ata që u zgjodhën në pushtet në vitin 1945; Referenca favorizuese ndaj aktiviteteve të komitetit kombëtar shqiptar; Raporte me fakte mbi aktivitetet e rezistencës shqiptare në Shqipëri, por të shtyra mjaftueshëm në kohë për të evituar vënien në rrezik të këtyre njerëzve; Masa e madhe e gjithë-slavizmit që ekziston jashtë Shqipërisë; Prova aktuale e të shkuara të miqësisë së SHBA për popullin shqiptar; referenca për përkufizimin e saktë të "demokracisë" për t’u siguruar që audiencat në Shqipëri të mos ngatërrohen, pasi fjala mund të tingëllojë e re, dhe pas propagandës së gjerë për “demokracinë e re” të regjimit; çështje të tjera që mund të dalin gjatë ngjarjeve, të cilat mund të përdoren për të mbajtur programet dinamike dhe për të inkurajuar rezistencën ndaj komunistëve.

Detyrat e Komitetit Kombëtar

Pas formimit të komitetit kombëtar, ai duhet të kryejë këto aktivitete: Komiteti të ngrejë dhe të operojë në gazetë të përditshme, me fonde të dhëna fshehtësish nga ne; Të organizohet shpërndarja e fshehtë e gazetës në Tiranë dhe në qytetet kryesore si Durrës, Vlorë e Shkodër. Nuk duhet bërë përpjekje të veçanta për forma të tjera propagande, pasi masa e analfabetizmit në vend është e lartë dhe rreziqet janë të mëdha; Të hartohen plane për ndihmë ndaj komitetit për krijimin e një stacioni radioje në Itali që mund të hyjë në valët e radio Tiranës e mundësisht edhe radio Beogradit, ky transmetues të veprojë fshehtësisht dhe duhet të jetë i lëvizshëm, qeveria italiane të informohet për ekzistencën e tij dhe të ftohet për të mos ndërhyrë; Komiteti do të nisë lidhje me elementë në Shqipëri, duke përdorur personin e tij shqiptar, me qëllim vlerësimin e situatës aktuale të forcave klandestine, mjetet në dispozicion dhe aktivitetet anti-komuniste. Objektivi i komitetit duhet të jetë zhvillimi i një rrjeti të fshehtë elementësh të rezistencës, bazuar në shpirtin e kundërshtisë kombëtare ndaj komunistëve. Nëse elementët aktualë nuk mund të organizohen mbi baza të tilla, të ndërmerren hapa për organizim mbi baza të tjera. Komiteti duhet të na mbajë vazhdimisht të informuar mbi situatën dhe aktivitetin e grupeve të rezistencës; Komiteti duhet të punojë për neutralizimin e aktiviteteve guerile pro-Tito, duke marrë në konsideratë shërbimet e Said Kryeziu në Rome dhe Auharren Bajraktari në Greqi, dy vëllezër në grupin gueril shqiptar në krah të Titos.

Koordinimi i aleatëve

Operacionet klandestine të inteligjencës nga agjencitë britanike e amerikane duhet të vazhdojnë në Shqipëri dhe të mbahen të veçuara nga operacionet e tjera, në mënyrë që të kontrollojmë informacionet e marra nga komiteti dhe agjencitë e tij. Në kohën e duhur, të përcaktuar nga ne dhe aleatët britanikë e francezë, komiteti duhet të nisë përgatitjet për veprim me qëllim përmbysjen e regjimit në Shqipëri. Masa dhe natyra e Forcave të Armatosura që do të nevojiten do të varen nga situata në kohën e organizimit të operacionit. Në kohën e duhur dhe me aprovimin tonë, Komiteti duhet të hartojë planet për marrjen në dorë të administratës qeveritare në Shqipëri, të hartojë plane për përfshirjen e grupeve të rezistencës dhe të drejtuesve guerrilë, për eliminimin e komunistëve nga administrata dhe krijimin e një force efektive policie etj. Mbështetja të jepet e kushtëzuar me plotësimin e detyrimeve të Komitetit ndaj nesh; pra sapo të arrijë në Shqipëri dhe në konsultim me ne, të shpallin veten qeveri të përkohshme, për të kryer zgjedhjet e reja të Parlamentit dhe të shkruajnë Kushtetutën. Një referendum të mbahet për çështjet institucionale. Pas shpalljes së qeverisë së përkohshme, Shqipëria do të njohë marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të 7 prillit, 1939; të njohë kufijtë e Shqipërisë që mbeten si ato që ishin më 7 prill 1939. Projekte të detajuara të zhvillohen dhe të koordinohem me stabilimentin ushtarak, në mënyrë që ambientet të përdoren për pritjen e armëve dhe municioneve. Nuk do të dërgohet haptazi personel ushtarak amerikan apo britanik në Shqipëri, deri në formimin e qeverisë së përkohshme nga Komiteti. Pak përpara, ose në të njëjtën kohë me veprimet në paragrafin e mësipërm, të merren hapa me anë të kanaleve diplomatike amerikane dhe britanike, për premtimin që Greqia të mos ngrejë pretendimet e saj territoriale për Jugun e Shqipërisë dhe të mos ndërhyjë në asnjë lloj forme gjatë krizës që mund të ndodhë. Departamenti i Shteti duhet të nisë planet për mbështetje të plotë ndaj Komitetit pas ardhjes në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk duhet të ketë marrëdhënie të hapura të Departamentit me Komitetin. Në plane duhet të përfshihet dhe krijimi i stafit kompetent i Misionit Amerikan në Tiranë, si dhe masa për anëtarësimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.

Viti 1952

Rëndësia e Shqipërisë

Rëndësia e Shqipërisë në përgjithësi është minimale, po në rast konflikti, ajo mund të ketë nevojë për vëmendje të konsiderueshme, për të përcaktuar qëllimet e armikut në lidhje me të. Por duke pasur parasysh kërkesa më urgjente në vende të tjera, nuk ka shumë justifikime për harxhimin e burimeve të vlefshme në kohë lufte. Ne mund të përdorim dy ose tre persona që kemi aktualisht, të cilët kanë pasur eksperienca operacionale në Shqipëri, duke u dhënë atyre dhe personave të tjerë me ose paeksperienca me Shqipërinë, trajnimet e nevojshme.

Mbështetja për misionin ushtarak në kohë lufte

Çdo diskutim i kësaj pike është i vështirë deri sa të njihet lloji i misionit ushtarak në lidhje me Shqipërinë. Por gjithsesi mund të parashikojmë se funksioni ynë do të kufizohet nga natyra e përgjithshme e qëllimeve të armikut në lidhje me Shqipërinë, në vazhdim të të cilit edhe aktiviteti ynë do të intensifikohet. Pas një periudhe të mundshme 24 mujore, aktivitetet do të reduktohen pasi edhe qëllimet e armikut me shumë gjasa nuk do të kenë më lidhje me Shqipërinë, siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore ku asnjëra palë nuk kishte çka të fitonte por vetëm mundësi humbjeje të forcës njerëzore ushtarake, prandaj nuk duhen bërë përpjekje për të krijuar baza të mëdha ushtarake apo për të pushtuar e kontrolluar vendin. Misioni ynë me shumë gjasa do të jetë, të paktën fillimisht, përcaktimi i vërtetësisë së hipotezës. Për këtë do të përdoren elementë të inteligjencës së fituar në operacionet e infiltrimit, ato nga ajri apo rrugë të tjera. Meqënëse kjo është bërë edhe në të kaluarën, përpjekjet tona nuk kanë nevojë për orientime të reja.

Mundësitë e Inteligjencës

Aktualisht nuk ka arsye për të besuar se në kohë lufte Shqipëria do të ishte ndryshe nga ajo me të cilën përballemi tani. Për arsye të pozitës së saj gjeografike, vendi do të luante rol shumë të vogël në një konflikt të ri. Ajo është larg rrugëve kryesore të avancimit të forcave tokësore dhe nuk ka avantazhe të bazave ajrore. Me shumë gjasa do të kontrollohet nga sovjetikët në kohë lufte, por edhe nga ana logjistike është pak e vlefshme pasi nuk ka lidhje madhore rrugore apo hekurudhore me vendet fqinje dhe së fundmi nuk do të ishte logjike që vendet evropiane të tentonin një zbarkim në një vend armiqësor dhe mbrojtës të fuqishëm. Për këto arsye, “konfuzioni dhe kaosi” që sjell lufta në Shqipëri do të mungonte, vetëm në rast të ndjelljes së tij nga faktorë të jashtëm. Detyra për nxitjen e kushteve të tilla do të jetë shumë interesante, por, ky dokument nuk ka si qëllim diskutimin e organizimit të rezistencës, pasi kjo është kompetencë e degës OPC dhe jo OSO. Nevoja e përfitimit nga nxitja e kaosit në kohë lufte mendohet si e njohur, por në këtë rast ka shumë faktorë të panjohur që e bëjnë një organizim të tillë jo-praktik për momentin. Në lidhje me këtë duhet të theksohet se Shqipëria mund të konsiderohet si e rëndësishme për rezistencën në kohë lufte, prandaj do të ishte e mundur të suplementonim misionet tona të inteligjencës për të kuptuar qëllimet e Bashkimit Sovjetik për rajonin.

Detyrat Operacionale

Sipas kuadrit të përcaktuar, urdhërohet që operacionet e CIA-s në Shqipëri të kryhen sipas instruktimeve të mëposhtme: Këto detyra operacionale do të reflektojnë kërkesat e vëna mbi CIA-n nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Departamenti i Mbrojtjes. Këto do të marrin në konsideratë kapacitetet e CIA-s, të interpretuara sipas disa parimeve bazë:

a. prioritetet shtetërore tregojnë sesi duhet të vihet theksi i veprimeve. Të mos neglizhohen detyrat e prioritetit të ulët gjatë kryerjes së detyrave me prioritet të lartë.

b. Gjatë mbledhjes së inteligjencës, duke përfshirë vëzhgimet dhe lëvizjet e tipit veprues, veprimet duhet të ndahen nga njëri-tjetri gjatë gjithë kohës, dhe burimet të përdoren sipas radhës së përcaktuar të prioriteteve në politikën kombëtare.

Potencialet për agjentë

Ekzistojnë kontakte mes disa oficerëve dhe dy anëtarëve të legatës shqiptare në Romë. Disa takime nuk kanë dhënë shumë shpresa për një dezertim të mundshëm, edhe pse njëri ka treguar mundësi të konvertimit. Ekzistojnë mjetet për përgjime audio, por infiltrimi i fshehtë në ambasadat e Romës apo Parisit nuk është i mundur aktualisht. Në Paris mund të kryejmë përgjime, por personel amerikan nuk ka të gatshëm. Zakonisht në operacione të tilla nevojitet një pikë ndërlidhjeje, dhe jemi të informuar se mund të ketë komplikime. Ndërsa në Romë kemi pajisjet dhe personalin por, për arsye të prioritetit të ulët të caktuar për Shqipërinë, në krahasim me zona të tjera, ka pak shanse të shfrytëzimit të tyre. Zakonisht kërkimi i agjentëve kushtëzohet nga mungesa apo lindja e mundësive të rastit. Ne do të vazhdojmë të kërkojnë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që do të lindë.

Interesat jugosllave

Serbia kundërshtoi parimisht pavarësinë e Shqipërisë nga viti 1012, deri në 1918. Pas Luftës së Parë Botërore, jugosllavët pushtuan Shqipërinë deri në vitin 1921, ndërsa në vitin 1926, Jugosllavia pranoi kufirin shqiptar të përcaktuar në 1913. Deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, dominimi Italian e pengoi Jugosllavinë të ushtronte influencë. Por situata ndryshoi shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore kur regjimi i Titos me anë të komunistëve shqiptarë mori kontrollin e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare. Tito ushtronte kontrollin me anë të emisarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare Shqiptare, dhe prej vitit 1944 deri më 1948, Shqipëria ishte një kukull e Jugosllavisë. Në vitin 1948, Hoxha e ndau vendin nga varësia prej Jugosllavisë pas konfliktit mes regjimit të Titos dhe Kominform (Zyrës Ndërkombëtare të Informacionit të Vendeve Komuniste). Prej vitit 1948, Tito mbrojti parimin e një Shqipërie të pavarur e sovrane, duke dënuar pretendimet greke për ndarjen e Shqipërisë mes Greqisë dhe Jugosllavisë. Jugosllavia i trembet më shumë rivendosjes së influencës italiane në Shqipëri. Në muajt e fundit, mjetet jugosllave të propagandës kanë akuzuar Italinë për inkurajim të planeve etnike shqiptare të përfshirjes së Kosovës dhe Metohijes në Shqipërinë e pavarur, me anë të grupeve të shqiptarëve të emigracionit atje. Qëllimi i Titos duket se është krijimi i një regjimi anti-sovjetik në Shqipëri dhe rikthim i statusit të saj të viteve 1944-48. Me sa duket, për këtë qëllim u krijua në Jugosllavi në maj 1951, Lidhja e Refugjatëve Polirikë Shqiptarë në Jugosllavi. Lidhja pretendon të përfaqësojë me rreth 5000 shqiptarë në Jugosllavi dhe kontrollohet nga komunistët që u larguan nga Shqipëria pas vitit 1948. Ajo është krijuar nga Beogradi si një instrument i politikave jugosllave dhe ka si objektiv të deklaruar një Shqipëri “të lirë, të pavarur, të pandashme, demokratike e republikane”. Lidhja ka kryer disa operacione spiunazhi, kabotazhi dhe propagande, dhe zotëron potencial për operacione më të gjera. Por është ndoshta pozita e ekspozuar aktualisht e Jugosllavisë pas ndarjes me BRSS, që ka penguar Titon të përdorë Lidhjen me fuqi të plotë. Zyrtarët jugosllavë kanë thënë se përpjekje serioze për përmbysjen e regjimit të Hoxhës mund të bëhen pretekst për Bashkimin Sovjetik për veprime ushtarake ndaj Jugosllavisë.

Më të lexuarat