BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si amerikanët nisën mbështetjen ndaj Ahmet Zogut më 1952 për infiltrimin e njerëzve të tij në Shqipëri, Hoxha filloi sulmet

Dokumentet e CIA, ja si amerikanët nisën mbështetjen ndaj Ahmet

CIA më 1952 nisi bashkëpunimin me Ahmet Zogun. Ky i fundit tentoi disa herë të gjente mbështetje në Jugosllavi dhe SHBA për të rrëzuar regjimin komunist. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, tregohet se si më 1952 amerikanët mbështetën disa agjentë të Zogut që të infiltroheshin në vendin tonë. Po ashtu tregohet dhe se si Enver Hoxha nisi të dështonte operacionet e tyre.

 

5 maj 1952

Raporti mujor aktiviteti (prill 1952)

Në operacionet e agjentëve, plani i infiltrimit të grupit zogist me 4 agjentë, kanë vazhduar sipas programit. I kemi raportuar qendrës se grupi u vendos pranë kufirit në ditët e fundit të muajit shkurt dhe kaloi dimrin në Prizren të Jugosllavisë, në pritje të nisjes së operacioneve të 1952. Kërkesa e kreut të projektit për kartëmonedha lekë shqiptare në mbështetje të operacioneve të 1952, ishte kulmi i një problemi kritik që kishim pasur prej vjeshtës 1951, kur u raportua se lekët shqiptare ishin thelbësore për mbijetesën e agjentëve dhe suksesin e operacioneve. Ne rekomandojmë që këtij problemi t’i jepet prioritet nga zyra e financës. Mosplotësimi i nevojave do të reduktojnë suksesin e operacioneve deri në 50 %. Fushata intensive e fletushkave të propagandës ka pasur një stepje serioze prej masës së pezullimit të aktivitetit nga Departamenti, e shkaktuar nga akuzat e Enver Hoxhës në kongresin e dytë të partisë se anglo-amerikanët po lëshojnë ushqime të helmuara për popullin shqiptar. Akuzat e Hoxhës dhe koincidenca me fushatën e luftës biologjike të BRSS, kanë sjellë ndalimin e lëshimeve, por ne jemi këshilluar të marrim në konsideratë rinisjen e aktivitetit. Me gjithë pengesat e mësipërme një vështrim i përgjithshëm mbi operacionet sugjeron se viti do të jetë i ngarkuar dhe produktiv. Likuidimi fizik i objektit kryesor të transmetimeve ilegale radio, barkës Juanita po merret në konsideratë nga CIA. Me shumë gjasa ajo do i shitet një civili të pasur grek, pasi për ne nuk duket se ka përdorim aktual ose të ardhshëm për barkën. Gjatë prillit nuk ka pasur infiltrime agjentësh në Shqipëri. Gjithsesi pritet infiltrimi tokësor i grupit prej katër agjentësh zogistë në fund të muajit. Siç është raportuar më parë, tre anëtarë të këtij grupi të drejtuar nga koloneli i Zogut, Selmani, u zhvendosën nga Egjipti në Paris e më tej në Athinë. Grupi do të shkojë në mision të përgjithshëm zbulimi për situatën e brendshme, duke kontaktuar me simpatizantë zogistë brenda vendit dhe për të rekrutuar 10-12 të rinj si agjentë të ardhshëm infiltrimesh. Programi i mbështetjes së tyre deri në qershor do të vazhdojë. Ndërkohë te ta kanë mbërritur furnizimet dhe instruksionet për ri-infiltrim. Drejtuesit e Komitetit Shqipëria e Lirë janë instruktuar të mbajnë kontakte me grupin e lëshuar fillimisht në nëntor 1950, të cilët kontaktuar Komitetin në shkurt 1952. Fillimisht u besua se ata kishin dezertuar te jugosllavët, por kohët e fundit në një letër ata betoheshin për besnikërinë e tyre duke deklaruar se do të kalonin kufirin Jugosllavi-Shqipëri në mesin e prillit për rinisjen e operacionit.

Dezertimet

Tentativa e dështuar për dezertimin e Vera Pojanit, drejtueses së kryqit të Kuq shqiptar, u bë në Vjenë ku zonja Pojani merrte pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve. Një ndryshim mendjeje në momentin e fundit nga agjenti kryesor i yni Georges Gog, bëri që kontakti i parë me Pojanin të bëhej nga një i huaj dhe jo nga një i njohur i vjetër i saj. U bënë dy tentativa kontakti por zyrtarja e lartë shqiptare nuk reagoi. Nuk mund të përcaktohet nëse ishte kundër qasjes sonë apo ishte e vëzhguar nga kontrollet e rrepta.

 Lufta psikologjike

Transmetuesi klandestin radio pranë Athinës ka vazhduar transmetimet me tre programe në ditë gjatë prillit. Formati i përgjithshëm ka mbetur i pandryshuar me ndarjet standarde të lajmeve, bisedave e njoftimeve. Kongresi i dytë i partisë shqiptare u mbajt në 31 mars deri në 8 prill, dhe ishte objektivi kryesor i transmetimeve tona. Gjithashtu ndryshimet në kabinetin qeveritar ishin një tjetër objektiv i suksesshëm që u shfrytëzua në transmetimet tona. Pjesë kryesore e fushatës ishin thirrjet direkte për grupe të caktuara për braktisjen e regjimit komunist dhe mbështetjen e lëvizjes nacionaliste. Gazeta e Komitetit Shqipëria e Lirë është printuar në Romë dhe është botuar sipas programit. 50.000 kopje të edicionit të dhjetë u printuan në Nju Jork për t’u dërguar në Athinë dhe më pas për lëshimet në Shqipëri. Komiteti Shqipëria e Lirë nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme politike, përveç zgjerimit të përfaqësimit të kryesisë së tij, që ende nuk është realizuar. Vlen të theksohet se ish-mbreti Zog ka dërguar Lufti Safet Tozanin, një turk i lindur në Bosnje dhe i njohur nga rrjetet e inteligjencës, me mision te Tito për të zbuluar qëllimet e tij në lidhje me Shqipërinë, si dhe për të shprehur neutralitetin e tij në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Zogu ndaj regjimit. Fjalimet e rëndësishme të Hoxhës e Shehut në kongresin e partisë, jepnin të kuptohet se do të ketë spastrime së shpejti në organet më të larta të partisë dhe qeverisë, dhe ndryshimet e ndodhura në prill nuk ishin një surprizë. Në çdo rast ndryshimet tregonin nevojën e Hoxhës për të kënaqur etjen e tij për koka turku, me të cilat ai shpjegon dështimet në arritjen e objektivave nga qeveria. Ministri i ri sovjetik në Shqipëri, K. D. Leviçkin erdhi në Durrës më 21 prill. Ai është një specialist i Ballkanit dhe zëvendëson D. S. Çuvakin.

Mbështetja

Grupi i mbështetësve zogistë ka përfunduar trajnimin në Athinë dhe është gati për infiltrim. Po vazhdon në Gjermani trajnimi i 3 kandidatëve shqiptarë për infiltrim. Presim kërkesën e pranimit për 5 shqiptarë që të nisin trajnimin si agjentë infiltrimi. Në lidhje me rekrutimet e reja, vlerësuesit tanë në Athinë raportojnë se vlerësimet e mëparshme për një masë të madhe agjentësh të mundshëm, ishin të ekzagjeruar.

Reagime

Zyra ka bërë një raport të reagimit të popullatës ndaj programit të propagandës, bazuar në raportimet e agjentëve të kthyer nga zona e Korçës. Raporti thotë se shumica e pakove të ushqimit ishin konfiskuar nga policia dhe Sigurimi por popullsia ishte në dijeni të pakove dhe përmbajtjes së tyre. Burimet thonin se shumë fshatarë kishin frikë t’i mbanin ushqimet e gjetura. Por gjithsesi burimet thonë se morali i përgjithshëm i popullatës është nxitur nga ngjarjet. Fakti që Hoxha ka sulmuar Komitetin Shqipëria e Lirë për lëshimin e ushqimeve konfirmon se lëshimet e propagandës kanë bërë efekt në Shqipëri.

Konkluzione

Në Prill Radio-Tirana rriti fuqinë transmetuese, çka aftësoi stafin tonë monitorues në Athinë të përmirësojë cilësinë e punës. Operatorët tanë thonë se kjo rrit saktësinë dhe përmirëson kohën e transmetimeve tona. Mes problemeve që kemi hasur është ai i sigurimit të lekëve shqiptarë, të përmendur më sipër. Agjentët tanë raportojnë se përdorimi i floririt apo dollarëve nuk është i përshtatshëm për në Shqipëri. Mungesa e prerjeve të lekëve mund të reduktojë operacionet tona me rreth 50 %. Nga eksperienca e mbështetjes së grupit tonë në Prizren kemi mësuar se është e mundur furnizimi i tyre me ushqim dhe para me anë të organizatës CARE. Eksperienca e pafat për nxitjen e dezertimit të Vera Pojanit është një kujtesë se edhe anëtarët e lartë të Komitetit Shqipëria e Lirë janë të udhëhequr nga interesat personale e partiake, dhe jo nga devotshmëria për kauzën shqiptare. Projekti planifikohet të zhvillohet sipas linjave kryesore dhe direktivave politike.

 

Aktivitete rezistence nëntor 1950

Gjatë natës së 2-3 prillit një post i rëndësishëm policie u sulmua në veri të Librazhdit nga një grup prej 22 partizanësh nacionalistë, të drejtuar nga njëfarë Blloshmi, ata morën kontrollin e postës policore dhe vranë komandantin. Mes dokumenteve të gjetura në ndërtesë ishte dhe një urdhër për të ndaluar çdo aktivitet të rezistencës në rajon dhe të raportonin pa vonesë për çdo të dyshuar mes popullatës apo dhe mes vetë anëtarëve të policisë, që mund të influencojë apo sabotojë zgjedhjet. Gjatë natës së 30-31 marsit një grup me agjentë të Ministrisë së Brendshme u sulmua nga rreth 15 anëtarë të rezistencës shqiptare, teksa po udhëtonin nga Tirana drejt Elbasanit. Në incidentin rreth 30 kilometra larg Tiranës, policia pësoi 12 të vrarë ose të plagosur, mes tyre dhe njëfarë Poda, komandant i batalionit të ministrisë. Gjatë vdekjes ai raportohet të ketë thënë: “Ju mund të më vrisni por ju siguroj se jam në anën tuaj, prandaj po vdes pa asnjë mendim hakmarrjeje”. Mes dokumenteve të kapura pas sulmit ishte një urdhër për kontrolle të pozicioneve apo forcës së grupeve të rezistencës në këtë zonë. Aktualisht rreth 85 për qind e popullsisë urbane dhe rreth 95 për qind e popullsisë fshatare janë antikomuniste. Por popullsia qytetare është kryesisht apatike, pranua ka asnjë iniciative, në ndryshim nga zonat fshatare, kryesisht ato të veriut të vendit, të cilat kanë dispozitë të ndihmojnë aktivitetin e rezistencës (deri në muajt mars-prill 1950)

 

1951: rezistenca kushtet ekonomike

Megjithëse populli shqiptarët jeton në kushte të mjerueshme dhe varfëri, rezistenca e përgjithshme në vend kundër liderëve komunistë nuk po merr përmasat e një revolte të organizuar. Në zonën e Korçës rezistenca është më aktive në pjesën myslimane të qytetit, ndërsa në veri të Shqipërisë rezistenca është aktive mes popullatës katolike. Përplasje me armë dhe incidente të tjera të prishjes së rendit janë të shpeshta në të gjithë vendin. Gjyqe të veçanta lëvizëse shkojnë drejt vendndodhjeve të caktuara pas një revolte dhe japin vendime të shpejta arbitrare për të kapurit. Një tjetër informator raporton se nuk ka shenja të një revolte të gjerë të organizuar, dhe se gjithsesi diçka e tillë konsiderohet e pamundur. Disa nga shqiptarët më të arsimuar janë të djathtë radikalë por shumica e njerëzve nuk mendojnë për programe politike, përveçse për të qenë antikomunistë. I njëjti informator thotë se komunistët në Shqipëri kanë zhdukur ushqimin e vendit dhe mallrat e tjera. Fshatarët jetojnë vetëm me ato që mund të fshehin nga zyrtarët e shtetit që mbledhin prodhimin e të vjelave. Fshatarët mbajnë në shtëpi ushqim vetëm sa për dy-tre ditë, dhe rifurnizohen nga rezerva të fshehura në mal. Dyqanet e fshatrave janë të zbrazura, nganjëherë rrallë kanë kripë ose vajguri. Në zonën e Korçës, sa herë që vjen një dërgesë ushqimi apo mallrash të tjera, autoritetet e ndajnë në dy pjesë, një për fermat kolektive dhe tjetrën për vete dhe anëtart e partisë, duke mos lënë asgjë për popullatën. Këtë vit priten të korra të mira.

Synimet e CIA

Në të kaluarën për arsye të mungesës së direktivave OSO (degë e CIA) i ka përcaktuar vetë objektivat dhe synimet e tij. Kohët e fundit IPC ka marrë disa objektiva, kryesori i të cilëve ishte marrja e informacioneve të mjaftueshme për të na informuar paraprakisht për ndryshime në rëndësinë strategjike të Shqipërisë apo në krijimin e një baze sovjetike aty. Prandaj OSO është duke ndjekur për ndryshime të tilla, siç është zhvillimi i forcës ajrore të Shqipërisë dhe i disa instilacioneve të forcave ajrore, zhvillimi domethënës i tregtisë mes Shqipërisë, vendeve satelite sovjetike dhe Bashkimit Sovjetik, masa e personelit ushtarak sovjetik apo të vendeve satelite në vend. Gjithashtu me rëndësi është informacioni mbi masën e rezistencës anti-komuniste, për efekt të planeve të ardhshme të OPC. Informacionet e marra nga takimet me refugjatët dhe nga operacionet në bashkëpunim me inteligjencën italiane për tregtinë dhe trafikun drejt Shqipërisë, besohet të jenë të sakta në lidhje me nevojat tona të kufizuara të inteligjencës, dhe që do të përdoren në planet e vitit që vjen

Planet e CIA

-1 Janar 1952 deri më 31 dhjetor 1952: Aktualisht OSO ka mjaftueshëm staf të ri shqipfolës që punon me kohë të plotë në operacionet mbi Shqipërinë. Një oficer i vjetër i stafit që punon në Romë, punon edhe ai me kohë të pjesshme mbi operacionet shqiptare. Në selinë kryesore, dega për Shqipërinë ka vetëm një punonjës me kohë të plotë, oficerin e informacionit GS-7. Është kërkuar një tjetër asistent për punën zyrtare

-1 Janar 1953 - 31 Dhjetor 1953 dhe 1 Janar 1954 - 31 Dhjetor 1956: Brenda periudhave të mësipërme është shpresuar që të jetë i gatshëm stafi prej dy deri në katër veta që mund të punojnë mbi operacionet në Shqipëri, pas një trajnimi në fushat e përcaktuara të njohurive, edhe pse më vonë mund të transferohen në zona të tjera të operacioneve.

 Personeli dhe struktura

-1 Janar 1952 - 31 Dhjetor 1952: Gjatë kësaj periudhe do të bëhen përpjekje për krijimin e “rrjeteve të rezidentëve” brenda Shqipërisë. Pritshmëritë në lidhje me këto operacione nuk duhet të ekzagjerohen, pasi në këtë rast, ashtu si në raste të kaluara grupet nuk kanë bërë shumë përveçse të mbijetonin, duke dhënë disa kontakte periodike me anë të informatorëve të rastit. Përpjekje do të bëhen gjatë kësaj periudhe për zgjerimin e rrjeteve të rezidentëve brenda Shqipërisë. Në këtë periudhë do të punohet lokalizimin dhe rekrutimin e një agjenti shqiptar në Trieste pasi ish-agjenti ynë atje emigroi dhe ndodhemi pa mbulim në këtë zonë.

-1 Janar 1953 - 31 Dhjetor 1953 dhe 1 Janar 1954 - 31 Dhjetor 1956: Gjatë kësaj periudhe shpresohet që përveç aktiviteteve të vazhduara nga periudha të mëparshme, ne të marrim informacion mbi Shqipërinë me anë të lidhjeve tona me UDB. Nuk janë parashikuar misione të përbashkëta në Shqipëri me UDB, edhe sikur jugosllavët të lejonin pjesëmarrjen tonë, pasi fillimisht operacione të tilla do të kryhen fillimisht kundër Rumanisë e Bullgarisë, të cilat gjithashtu kanë kufij me Jugosllavinë.

Rekrutimi i diplomatëve

Siç është deklaruar edhe më parë, ka disa objektiva të rëndësishme brenda Shqipërisë te të cilat justifikohet kushtimi i vëmendjes. Roli i luajtur nga Shqipëria në sferën sovjetike është kryesisht i parëndësishëm, kryesisht prej izolimit të saj gjeografik dhe mungesës së ligjeve tokësore me satelitët e tjerë. Informacionet mbi qëllimet e mundshme sovjetike mund të përftohet nëse përfitojmë akses ndaj deshifrimeve të trafikut mes Tiranës e Moskës, apo kryeqyteteve satelite sovjetike, por siç shpjegohet më poshtë përpjekjet tona për dezertimin e dy diplomatëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e kodeve të deshifrimit, ishin të pasuksesshme. Prandaj ne jemi të kufizuar të vëzhgojmë sa mundemi në rast ndryshimet të rëndësisë strategjike të vendit, dhe në rast të tillë mund të lindin objektiva prioritare, kur dhe bëhet e nevojshme për ne të nisim operacione për t’i trajtuar.

Më të lexuarat