BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si BRSS nisi të largonte personelin nga Shqipëria më 1951, 30 persona u ekzekutuan pas atentatit ndaj ambasadorit sovjetik

Dokumentet e CIA, ja si BRSS nisi të largonte personelin nga Shqipëria

Amerikanët kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje sa i takon regjimit komunist në Shqipëri. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar nga CIA, Moska solli me mijëra përfaqësues të saj në Shqipëri, por rreth vitit 1951 ajo tërhoqi pjesën më të madhe. Po ashtu, theksohet se ka pasur dhe një atentat ndaj ambasadorit sovjetik dhe për këtë arsye u pushkatuan 30 persona.

Tetor 1951

Të dhëna politiko-ekonomike

E përditshmja e Stambollit “Jeni”: “Diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha ka qenë më parë i kënaqur me planin 2-vjeçar, por ka njoftuar së fundmi se do të hyjnë në fuqi planet 5-vjeçare me qëllim rritjen e prodhimit bujqësor. Meqenëse ndihmat që BRSS dhe vendet satelite i japin Shqipërisë po zvogëlohen dita-ditës, atëherë vendi duhet të nxjerrë maksimumin nga burimet e tij të pakta. Dhe në fakt sovjetikët nuk duken më të interesuar për Shqipërinë si më parë kur numri i personelit të tyre në vend arriti në rreth 5000. Tashmë numri i teknikëve dhe drejtuesve sovjetikë nuk i kalon 1000 në të gjithë vendin. Ndihma direkte gjithashtu është zvogëluar teksa këmbimet mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë, Hungarisë e Polonisë kanë rënë në minimum. Tanimë edhe mbërritja e një traktori t vjetër nga Rusia është një rast i veçantë. Interesi sovjetik është tashmë minimal dhe kufizohet vetëm në masat e parandalimit të rënies së Shqipërisë në duar të titistëve. Aktualisht Tito po përmbahet nga ndërhyrjet në punët e brendshme shqiptare, edhe pse në fakt nuk kanë shumë shanse ta bëjnë këtë as ai e as të tjerë. Drejtuesit e Shqipëria e Lirë nuk kanë vendosur të evitojnë rreziqet e një revolte të hapur dhe të kufizohen vetëm në rezistencën e fshehtë, dhe i kanë dërguar urdhra mbështetësve të tyre të veprojnë me përmbajtje. Por me gjithë këto urdhra shpeshherë dëgjohen incidente lokale si ekzekutime të drejtuesve lokalë ose bomba të hedhura ndaj objekteve të partisë komuniste. Aktivitetet anti-komuniste janë kufizuar në incidente të tilla. Meqenëse Shqipëria është një vend kryesisht bujqësor edhe përpjekjet sociale të propagandës fokusohen te masa e fshatarëve. Këta të fundit ftohen të dëgjojnë mësimet e marksizëm-leninzimit dhe gjithashtu të shijojnë kënaqësitë e konfiskimeve. Asambleja popullore në çdo fshat vendos taksat dhe meqenëse në to nuk ka asgjë që mund të quhet e drejtë ose e arsyeshme, ka një lojë të vazhdueshme ku-ka-fshehti mes fshatarëve që përpiqen të fshehin prodhimet e tyre dhe autoriteteve që nuk arrijnë të mbledhin produktet e kërkuara. Në këtë lojë qeveria duket se është gjithmonë humbëse prandaj shpeshherë fshatarë të caktuar vendosen në listën e zezë të elementëve politikisht të rrezikshëm, dhe më pas ata dërgohen në kampet e përqendrimit, ku di dënim punojnë në miniera ose në tharjen e kënetave. Fshatarët e pafat që nuk arrijnë të dorëzojnë produktet e caktuara nga komiteti i konfiskimit, dorëzohen te sindikata lokale e cila i dërgon ata në kampet e sipërpërmendura. Zbatimi i planit të ri 5-vjeçar kërkon një fuqi të madhe krahu të lirë pune, të cilat do të mblidhen vetëm me anë të policisë dhe sigurimit.

Prill 1951

Pasoja të tentativës së vrasjes së ambasadorit sovjetik

Në lidhje me tentativën e përfolur për të vrarë anëtarë të kabinetit të Enver Hoxhës, informacione të datës 20 mars 1951 thonë se një atentat është bërë kundër ambasadorit sovjetik në Tiranë, i cili shpëtoi pa u lënduar. Pas këtij incidenti 30 persona janë ekzekutuar dhe shumë të tjerë janë arrestuar nga autoritetet. Arrestimet vazhdojnë ende dhe masa të ashpra priten si në qytete dhe në zonat malore. Masat e ashpra reaguese kanë të bëjnë dhe me fshehtësinë e operacioneve. Raportime të 22 marsit, të cilat llogariten si të besueshme, thonë se Enver Hoxha dhe zv. kryeministri Tuk Jakova janë konfliktuar dhe se më pas Jakova është burgosur. Nuk duhet nëse arrestimi i tij ka lidhje me tentativën kundër ambasadorit sovjetik në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare italiane, bazuar në raportimet e italianëve të sapoardhur nga Shqipëria, ka besim të gjerë se atentati ndaj ambasadës sovjetike është një sajesë për të justifikuar masat e ashpra represive të qeverisë dhe forcimin e kontrollit sovjetik. Sipas italianëve të vetmit persona të vrarë nga bomba në ambasadë ishin zyrtarë të ulët (nuk tregohet kombësia e tyre). Informacionet e datës 29 mars thonë se arrestimi i Jakovës është tashmë i sigurt dhe është mbajtur sekret nga qeveria për disa kohë. Deri në 5 prill të gjithë anëtarët e partisë raportohet të jenë thirrur në qendrat e tyre respektive për të diskutuar situatën e krijuar nga bomba në ambasadën sovjetike dhe arrestimi i Jakovës. Në kundërshtim me raportimet për burgosjen e Jakovës, Radio Tirana deklaroi në 29 mars 1951 se Tuk Jakova ka vizituar Durrësin për të pritur dërgesën e 10.000 ton grurë që erdhën me anijen sovjetike Nikolajev. Këto shifra duken të ekzagjëruara dhe nuk është e qartë nëse përfaqësojnë masën totale të dërgesave apo ndoshta kanë dashur të thonë vetëm 1000 ton.

11 Janar 1950

Operacioni BGFIEND

Llewellyn Thompson më informoi sot se ka kryer një bisedë me përfaqësues të ambasadës britanike, përfshi edhe Lord Jellico, dhe tha se përfaqësuesit u sforcuan shumë për të justifikuar qëndrimin e tyre kur ai i përmendi një qëndrim “të paqartë” të tyre në lidhje me situatën. Produkti i takimit është se përfaqësuesit e ambasadës pranuan se ishte e nevojshme që ata të komunikonin me Lodrën për sqarime të mëtejshme, dhe më pas të mbanim një tjetër bisedë. Sipas zotit Thompson, përfaqësuesit e ambasadës treguan në një farë mënyre se ishin në dijeni të dyshimeve italiane mbi ta, dhe spekulonin se kjo mund të ishte arsyeja përse ministria e Jashtme britanike donte të ruante një profil të ulët. Zoti Thompson premton të na dërgojë një memorandum të bisedës së tij sapo të kompletohej. Ai raportonte më tej se një përfaqësues i ambasadës greke kishte ardhur kohët e fundit te Departamenti për të shprehur shqetësimin mbi propozimin italian për një diskutim të “katër fuqive” për Shqipërinë, i cili do të përjashtonte Greqinë (Departamenti i Shtetit nuk favorizon një diskutim të tillë për momentin, qoftë me apo pa palën greke). Duke reflektuar për gjithë këtë çështje, zoti Thompson tha se besonte se me sa di deri tani ambasada britanike, britanikët nuk janë të angazhuar në një marrëveshje tre-palëshe me grekët e jugosllavët, për Shqipërinë. Britanikët janë të shqetësuar për pozicionin e Titos dhe zoti Thompson beson se një marrëveshje e tillë tre-palëshe po fshihet. Një arsye për dyshimin e tij është fakti se çështja është diskutuar me zotin Bevin dhe nëse do të kishin marifete ndaj Shteteve të Bashkuara nuk do t’i diskutonin me të për arsye të karakterit të tij të hapur e të drejtpërdrejtë

Llojet e operacioneve

a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë. përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.

b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë. Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistenës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.

c) Kosolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.

Mënyra për rekrutimin e agjentëve brenda vendit

OBOPUS- është emri për projektin e përgjithshëm të plotësimit të këtyre objektivave në Shqipëri. OBHUNT është nën-projekti sipas të cilit kryhet operacionet e kalimeve kufitare. Për momentin kemi 18 agjentë të gatshëm në Greqi (7 prej të cilëve të trajnuar në komunikime radio) të cilët mund të vazhdojnë programit gjatë sezonit operacional 1954. Besohet se këto operacione do të vazhdojnë në dy vitet në vijim për plotësimin e detyrave operacionale. OBOPUS/OBTEST është një projekt për një radio-stacion klandestin anti-komunist që transmeton me valë të shkurtra në Shqipëri, për llogari të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA). Ky stacion vepro në Athinë që prej shtatorit 1951.

Konkluzione

Pengesat sovjetike për aksesin e SHBA te Shqipëria nuk kanë shkaktuar disavantazhe strategjike apo ushtarake të rëndësishme. Burimet ekonomike të vendit kanë vetëm avantazhe lokale të kufizuara. Aksesi në terren, i cili është një bregdet i gjerë parësor në Ballkan, në rast konflikti madhor do të ishte gjithashtu i parëndësishëm për arsye të mungesës së porteve të përshtatshme, pistave ajrore dhe komunikimeve të dobëta në vend. Po ashtu, kontrolli sovjetik ndaj Shqipërisë i jep asaj vetëm një avantazh të dobët në rast konflikti madhor. Burimet ekonomike të vendit nuk mund të arrihen me rrugë tokësore, dhe zhvillimi i tyre do të kërkonte investime të mëdha në njerëz dhe makineri, që do të ishin jashtë proporcioni në lidhje me përfitimet, prandaj edhe BRSS nuk mund t’i kryejë. Megjithëse përdorimin i bazave të avancuara së nëndetëseve apo aeroporteve të përshtatshme do të kishte avantazhe në kohë lufte, vendet e mundshme për to janë të kufizuara në numër dhe kapacitet, dhe do të ishin të papërdorshme përballë një force ushtarake superiore ajrore apo detare. Dhe në fakt, rëndësia e Shqipërisë për Fuqitë e Mëdha është kryesisht negative dhe përbëhet nga mundësitë për përdorim si bazë guerile për ngacmime ushtarake në operacionet e mëdha.

Më të lexuarat