BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Enver Hoxha nisi forcimin e ushtrisë më 1951 dhe si ndodhi sulmi ndaj ambasadës sovjetike, Jugosllavia diskriminim total ndaj shqiptarëve

Dokumentet e CIA, ja si Enver Hoxha nisi forcimin e ushtrisë më 1951

 Amerikanët kanë nxjerrë detaje se si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitin 1951. Sipas një dokumenti të deklasifikuar nga CIA dhe të përkthyer nga gazeta, në vitin 1951 pjesë e ushtrisë shqiptare ishin rreth 30 mijë persona, ndërkohë që kjo shifër shkonte në 50 mijë nëse futej dhe policia dhe agjenci të tjera shtetërore. Po ashtu tregohet për bashkëjetesën e shqiptarëve të Kosovës me jugosllavët. Po në të njëjtin vit ndodhi dhe sulmi ndaj ambasadës sovjetike në Tiranë. CIA ka dhënë detaje mbi sulmin, ku dyshohej se ishte inskenim i pushtetit.

Qershor 1951

Informacione ushtarake

Fuqia aktuale e ushtrisë së Shqipërisë është 30.000 njerëz. Së bashku me forcat e policisë dhe të Sigurimit ato mund të arrijnë në 50.000 vetë. Parlamenti ka diskutuar kohët e fundit reduktimin e kohës së shërbimit ushtarak në 18 muaj për këmbësorinë dhe në 24 muaj për rojet kufitare, por ndryshimet nuk janë miratuar ende. Lirimi i fundit i rojeve kufitare është bërë më 20 shkurt 1950, për rojet që kishin shërbyer 36 muaj. Vendet e tyre i zunë rekrutë të rinj që vinin nga Brigada e Pavarur e Vlorës. Tre divizione këmbësorie kontrollohen nga ministria e luftës, së bashku me disa njësi të pavarura. Këto janë forcat tërësisht ushtarake në vend. Të gjithë oficerët e ushtrisë shqiptare janë anëtarë të Partisë Komuniste dhe ish-partizanë. Nuk ka asnjë oficer të mbetur nga periudha e paraluftës. Shumica e tyre kanë mbaruar shkollën fillore dhe janë stërvitur në shkollat ushtarake komuniste. Tashmë në radhët e kadetëve ka dhe kandidatë që nuk kanë qenë më parë partizanë. Rreth 55 për qind e oficerëve janë ndjekës besnikë të partisë, rreth 40 për qind janë ndjekës të ftohtë të ideologjisë komunistë ndërsa pjesa tjetër janë indiferent ndaj regjimit. Ndërsa mes ushtarëve vetëm 15-20 për qind janë komunistë fanatikë, kurse pjesa më e madhe janë kundërshtarë të regjimit. Shumica e ushtarëve flasin hapur me njëri-tjetrin për t’u arratisur në mundësinë më të parë që u jepet, por ata përmbahen prej frikës së hakmarrjes ndaj familjarëve të tyre nga autoritetet, dhe në një farë mase prej propagandës komuniste që e paraqet të mjerueshme gjendjen në vendet fqinje. Në Shqipëri ka dy shkolla ushtarake. Njëra është shkolla Enver në Tiranë ku kanë mësuar oficerët partizanë në vitet 1945 deri në 1948. Në 4 janar 1949 kjo shkolla ka diplomuar 300 oficerë të rregullt dhe 100 rezervistë. Të gjithë oficerët deri në rangun e kapitenit duhet të kalojnë në këtë shkollë. Mësuesit e saj janë oficerë shqiptarë të trajnuar në Jugosllavi dhe në Bashkimin Sovjetik. Lëndët e mësuara janë histori politike (Historia e partisë sovjetike, Situata e brendshme e ndërkombëtare, Teori Komuniste), taktika ushtarake, gjimnastikë, njohuri teknike të armëve moderne, topografi, rregulla ushtarake, atletikë, komunikime, fortifikime. Prej vitit 1950 është bërë i detyrueshëm studimi i gjuhës ruse. Oficerët e rangut major, dërgohen në Rusi për specializim të mëtejshëm. Këta të fundit zgjidhem nga më të shkëlqyerit në rezultate, të shëndetshëm dhe komunistë të besuar. Procesi i seleksionimit në shumë raste ka rezultuar i gabuar pasi një numër oficerësh janë kthyer të arrestuar në Shqipëri para mbarimit të studimeve. Disa janë burgosur dhe disa të tjerë janë shkarkuar nga ushtria. Burime të ndryshme thonë se oficerët e rinj kishin parë në Bashkimin Sovjetik një situatë ndryshe nga ajo që ishte përshkruar në Shqipëri prandaj kishin devijuar nga linja e partisë.

Organizimi

Ndërsa shkolla e Kadetëve në Tiranë është hapur në 1947 dhe ka nëntë klasa, katër fillore, tre të mesme dhe dy gjimnaz. Nxënësit e dy niveleve të para mësojnë paradite ndërsa kurset ushtarake bëhen pasdite. Shkolla pranon se djemtë që do të ndjekin një karrierë ushtarake janë fëmijë të dëshmorëve të luftës, të heronjve, të të varfërve dhe të oficerëve. Aktualisht shkolla ka rreth 1200 studentë. Shumë prej të diplomuarve dërgohen në shkollat ushtarake në BRSS dhe Rumani, ndërsa një numër i vogël qëndrojnë në shkollën Enver. Pas studimit nis emërimi i oficerëve. Shqipëria nuk ka qendra të veçanta stërvitjeje për ushtrinë. Rekrutët që mblidhen nga zyrat lokale të rekrutimit dërgohen menjëherë në njësi të ndryshme. Ata që zgjidhen për njësitë e komunikimit, të zgjedhurit për njësitë e artilerisë dërgohen menjëherë në regjimentin e Elbasanit e kështu me radhë. Ata nisin trajnimin në njësitë e tyre, i cili zgjat rreth 1 vit. Zakonisht në mes të periudhës së trajnimit rekrutët rizgjidhen në bazë të aftësive të shfaqura apo të besnikërisë ndaj partisë, për t’u dërguar në njësi të tjera të mortajave, të mitralozave, ose ndryshe kthehen në njësitë e tyre. Kurset e sivjetshme ushtarake janë ndarë si më poshtë: Tre muajt e parë mbushen me kurse gjimnastike, sjellje ushtarake, qitje nga distanca 100 metra. Tre muajt e dytë: Ushtrime beteje, qitje nga distanca 200 metra. Tre muajt e tretë: Ushtrime beteje në skuadër, qitje nga distanca 300 metra. Tre muajt e katërt: Ushtrime beteje për kompani dhe batalion, qitje nga distanca 400 metra dhe manovra regjimenti 2-3 ditore. Gjatë ushtrimeve të betejës bëhet qitje me armë të vërteta zjarri. Stërvitja bëhet në çdo kusht të motit për tetë orë në ditë. Tre herë në javë për dy orë bëhen leksione politike nga komisarët e batalioneve. Çdo ditë gjatë orëve të studimit ka lexim e shkrim të detyruar për ushtarët analfabetë. Në shkurt 1950 ka pasur një ngritje të rrogave të punonjësve shtetërorë dhe atyre ushtarakë, por në të njëjtën kohë kishte reduktim të standardit familjar dhe të rrogave të rojeve kufitare. Në dhjetor 1949 uniforma dhe këpucë për rojet kufitare dhe ushtrinë erdhën nga Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia, shpërndarja e të cilave nisi menjëherë. Veshjet nga Çekosllovakia përfshinin uniforma dhe pantallona të stilit anglez që iu dhanë rojeve kufitare. Këpucët ishin në përgjithësi të cilësisë së dobët dhe tashmë janë konsumuar. Rojet kufitare morën dhe pallto të prodhimit çekosllovak dhe amerikan. Veshjeve amerikane iu hoqën kopsat dhe stemat që mund të kishin.

Përbërja dhe forca e këmbësorisë

Divizioni i këmbësorisë përbëhet nga selia kryesore, kompania e transportit, kompania e xhenierëve, kompania e komunikimeve, kompania e zbulimit, kompania e sigurisë, e artilerisë. Drejtoria e rojeve kufitare u ngrit në 1949 me seli në Tiranë, çka solli dhe eliminimin e Divizionit të Sigurisë së Popullit. Rojet kufitare nuk varen nga komanda e ushtrisë por nga ministria e Brendshme pasi konsiderohet se kanë të bëjnë në sigurinë e forcave të shtetit. Arsyet për ndryshimin ishin përshpejtimi i kalimit të dokumenteve dhe eliminimi i burokracisë si dhe reduktimi i shpenzimeve ushtarake me eliminimin e lukseve të personelit të selive drejtuese. Me lëvizjet iu dha gjithashtu prioritet ruajtjes së kufirit përkundër ndjekjes së guerilasve anti-komunistë, për të cilët u ngritën grupe të tjera me qëllim që të vepronin me më shumë ashpërsi dhe efektivitet.

 Tetor 1951

Minoritetet në Jugosllavi

Përveç grupeve sllave si serbët, kroatët, sllovenët, malazezët e maqedonasit, Jugosllavia ka gjithashtu grupe jo-sllave si italianët në Istria, hungarezë, rumunë, si dhe rreth një milionë shqiptarët etnikë të rajonit të Kosovës. Kosova mund të arrihet për 15 orë me tren nga Beogradi ose rreth 7-8 orë me makinë të shpejtë. Shumica në Beograd e njohin Kosovën si rajonin e egër me nivel të ulët kulturor, nga cili vijnë njerëz që dalin me qeleshe të bardha në rrugët e Beogradit. Shqiptarët njihen në Beograd si shërbëtorë, druvarë apo shitës ëmbëlsirash. Shqiptarët janë pasardhësit direkt të ilirëve. Këta njerëz arrijnë në rreth 2 milionë në total po të përfshijmë ata që jetojnë në Shqipëri, Jugosllavi dhe disa në Greqi. Shqiptarët e Kosovës janë të besimit mysliman. Mbajtja e përvitshme e muajit të agjërimit Ramazan dëmton prodhimin në minierën lokale të Trepçës dhe në impiantet e procedimit. Fshatrat dominohen nga familje të mëdha patriarkale që ruhen me fanatizëm. Mjetet e punës bujqësore janë primitive dhe prodhimi është i ulët. Plugu i drunjtë është ende në përdorim dhe si rezultat mbizotëron varfëria edhe në rajonet më pjellore. Veçantitë e Kosovës mund të shpjegohen nga fakti se rajoni ka qenë nën dominimin turk deri në 1912. Me shpalljen e shtetit të pavarur të Shqipërisë në 1912 shqiptarët mendonin se rajoni i Kosovës do u jepej atyre por evropianët nuk dëshironin të ndërhynin në sferën austro-hungareze të influencës dhe Kosova iu la Serbisë. Gjatë periudhës mes dy luftërave Kosova u bë pjesë e linjës hekurudhore Beograd-Kraljev-Ibar-Prishtinë-Shkup dhe kjo dukej se do të rriste zhvillimin ekonomik, por regjmi i Karageorge e neglizhoi rajonin. Depozitat e mëdha të minierës së Trepçës iu dhanë me koncesion një kompanie britanike me kushte të këqija për shtetin jugosllav. Në rajonet shqiptare janë intensifikuar politikat e denacionalizimit me besimin se kultura e ashtuquajtur “superiore serbe” do të bëjë që shqiptarët rrjedhimisht të heqin dorë nga ndjenjat e tyre kombëtare. Por transformimi i një rajoni të tërë shqiptar nuk mund të kryhet në këtë mënyrë.

Përplasjet

Regjimi komunist jugosllav po përpiqet ta zgjidhë ndryshe çështjen. Kosova sot administrohet nga zyrtarë lokalë shqiptarë dhe gjuha serbe e shqiptare kanë të drejta të barabarta. Shqiptarët kanë gazetën e tyre dhe disa shkolla fillore, ku kohët e fundit janë integruar elemente turke. Por kjo hasi kundërshtimin e banorëve të cilët pretendojnë se turqisht folësit janë të paktë. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi pararendësit e turqve të Kosovës janë nga Beogradi para se të detyroheshin të zhvendoseshin në Nish e më pas prej aty në Kosovë. Në mars 1951 një provë force ndodhi në Kosovë që tregoi se rendi i vjetër ishte tronditur. Regjimi ia arriti të impononte ndalimin e vellos së fytyrës për gratë myslimane, duke i shpërblyer ato me ditë pushimi dhe duke dënuar burrat e tyre me 3 vjet burg nëse kundërshtonin. Regjimi po i afrohet objektivit të tij të shkatërrimit të rendit të vjetër me mjetet e tij të joshjes dhe gjithashtu po tregon kujdes në sektorin ekonomik. Disa projekte industrializimi janë planifikuar në fushën e tekstileve, të materialeve të ndërtimit. Edhe në minierën e Trepçës që është impianti më i madh industrial i provincës, janë ndërtuar objekte të reja përpunimi. Bujqësia e rajonit është rreth 30 për qind e industrializuar dhe kolektivizimi ka pasur njëfarë suksesi. Shqiptarët e Kosovës ndjejnë lidhje të afërta racore me shqiptarët përtej kufirit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë aktualisht në favor të aneksimit nga Shqipëria. Disa kalime malore të çojnë në Shqipëri dhe banorët lokalë tregojnë me tmerr për regjimin terrorist të Enver Hoxhës. Edhe myslimanët më antikomunistë e kuptojnë se kushtet janë më të mira se në anën tjetër të kufirit. Por gjithsesi është e mundur që një numër i madh kosovarësh do të favorizonin një bashkim me Shqipërinë sikur të mos kishte një regjim komunist në pushtet. Evropianizimi i kësaj ane të largët të Ballkanit herët e vonë është i paevitueshëm. Ky mision historik i ka rënë marshall Titos pasi ish-drejtuesit e mëparshëm të vendit nuk arritën ta bënin. Por jugosllavët po hasin vështirësi në arritjen e evropianizimit të Kosovës duke ruajtur në të njëjtën kohë ndjesitë nacionaliste. Parimi i autonomisë kulturore që po zbatohet në Kosovë është pozitiv por për fat të keq kjo politikë po mbrohet vetëm nga komunistët ndërsa anti-komunistët konservatorë serbë tregojnë përçmim dhe mungesë mirëkuptimi ndaj fisnikërisë kulturore të këtij populli primitiv. Regjimi i Titos në Kosovë mund të gjykohej në mënyrë akoma më të favorshme nëse avancimet do të ishin shoqëruar dhe me rritje ekonomike pasi rajoni është i infektuar me mjerim, mungesë mallrash dhe paqëndrueshmëri rrogash që nuk shihen tjetërkund në Jugosllavi.

Maj 1951

Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë

Bomba e 19 shkurtit në ambasadën sovjetike raportohet se ishte një ndërtim artizanal me një kanoçe me karburant të presuar, e cila ishte llogaritur të shpërthente në kohën e një takimi mes udhëheqësit Hoxha dhe disa këshilltarëve sovjetikë. Por besohet gjerësisht se atentati ishte inskenuar nga autoritetet shqiptarë për të justifikuar valën e spastrimeve që do të pasonte. Shqiptarë besohen se ku fakt mbështetet nga arrestimet e më shumë se 1000 personave (rreth 50 prej të cilëve janë pushkatuar pas gjyq pak pas ngjarjes) shumë prej të cilëve ishin pjesë e strukturave të ushtrisë dhe policisë. Dy inxhinierë shqiptarë (Noçka de Filipeo) ishin mes të arrestuarve. Raportimet thonë se bomba shkaktoi vdekjen e tre oficerëve dhe pesë anëtarëve të stafit të ambasadës, si dhe plagosi rreth dhjetë të tjerë. Menjëherë pas shpërthimit rojet sovjetike të ambasadës si dhe patrullat shqiptare të Sigurimit, raportohet se nisën të qëllonin egërsisht mbi njerëzit në rrugë duke vrarë ish-pronarin shqiptar Thoma Katundi, një punonjës shqiptar të quajtur Pjerin Guraziu, një doktor, gjashtë policisë dhe një ish-politikan shqiptar të quajtur Niko Lazo. Bomba ka shkaktuar një gjendje paniku dhe si rezultat shumë jo-komunistë që dyshohen si kundërshtarë të regjimit janë larguar në male kurse të tjerë janë arratisur në Jugosllavi. Autoritetet shqiptare kanë bërë rreth 300 arrestime në Tiranë dhe rreth 600 arrestime në provinca. Sipas të njëjtave raportime, komisarët e popullit në Tiranë, Elbasan, Vlorë e Berat janë burgosur në Trianë për disa muaj, dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të partisë janë spastruar nga radhët e komunistëve. Spiro Pano dhe ministri i industrisë Rita Marko kanë dorëzuar menjëherë dorëheqjen pas atentatit me bombë. Ndërkohë po përshpejtohet në Shqipëri puna për telekomunikacionet, në masat që janë përshkruar me shumë me karakter ofensiv sesa difensiv. Një operacion madhor policor p hartohet nga sovjetikët me qëllim çrrënjosjen e qelizave të inteligjencës së huaj nga vendi. Komente: Të tjera raportime flasin për ekzekutimin e njëfarë Zheko (Zhelo) dhe të Pejtin Guraziut. Burgosja e komisarëve të popullit nuk duket se është pasojë direkte e bombës së ambasadës, ose të paktën nuk duket e tillë. Në një raportim të Radio Tirana më 5 mars 1951 flitej për lirimin nga detyra me qëllim kalim në detyra të tjera, ndërsa në raportimin e 2 prillit thuhej se sekretari i komitetit qendror të partisë Rita Marko kishte marrë pjesë në kongresin e dytë të Sindikatave të Arsimit dhe Kulturës, më 1 prill 1951.

Më të lexuarat