BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Hrushov sulmonte Enver Hoxhën, kërkonte përmbysjen e regjimit të tij me çdo kusht

Dokumentet e CIA, ja si Hrushov sulmonte Enver Hoxhën, kërkonte

Amerikanët kanë treguar detaje mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuar, tregohen marrëdhëniet e tensionuara me Nikita Hrushov dhe atë që ndodhi pas rrëzimit të tij nga pushteti. Po ashtu tregohet se si CIA tentoi që të distancohet nga operacionet, pasi u tentua që kjo t’u atribuohej partive shqiptare në emigracion.

Sulmet e Hrushov ndaj Shqipërisë

Më 27 tetor Hrushov e ngriti në një tjetër nivel konfliktin (BRSS-Shqipëri) duke bërë thirrje për përmbysjen e udhëheqjes shqiptare. Pasi përmendi se BRSS kishte bërë gjithçka të mundur për riparimin e marrëdhënieve, ai tha se partia sovjetike duhet t’i tregonte të gjithë botës të vërtetën. Në një paragraf ironik ai iu referua “ankthit” të Çu Enlait për publikimin e debateve brenda lëvizjes. Hrushov tha: “Edhe ne ndajmë ankthin e kolegëve tanë kinezë për mbarëvajtjen në bllok dhe e vlerësojmë shqetësimin e tyre për forcimin e unitetit. Nëse shokët kinezë dëshirojnë të ushtrojnë përpjekjet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes partisë shqiptare dhe partive vëllazërore, janë të mirëpritur.” Më tej Hrushov tha se denoncimi publik i Shqipërisë u bë prej pretendimeve të saj për “privilegje të veçanta” dhe manifestim të stalinizmit në formën më të keqe, ndërsa më tej ftoi kinezët të ndërhynin me Shqipërinë për risjelljen e saj në linjën e bllokut: “Që Shqipëria t’i japë fund ngritjes së kultit të individit për Hoxhën, Shehun e të tjerë, kjo do të thotë heqje dorë nga pozitat e tyre shtetërore, gjë që ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Por ne kemi besim se do të vijë një kohë kur komunistët e vërtetë shqiptarë dhe populli shqiptar do të thonë fjalën e tyre dhe kur udhëheqësit aktualë do të duhet të përgjigjen”. Rezoluta e pranuar nga kongresi sovjetik më 31 tetor përmbante vetëm qëndrimet e moderuara të Hrushov, pra që udhëheqja shqiptare të heqin dorë nga pikëpamjet e gabuara dhe të rikthehen në rrugën e unitetit, pa përmendur përmbysjen e pushtetit. Por Hrushov e kishte bërë tashmë të qartë se nuk do të hiqte dorë përveçse me kokat e atyre që e kishin sfiduar dhe denoncuar. Shumë nga delegacionet që folën më pas mbështetën akuzat sovjetikë ndaj udhëheqjes shqiptare dhe asnjë nuk foli në mbështetje të tyre përveç Kinës dhe Shqipërisë që nuk ishte prezente. Ata që mbetën neutralë duke mos u shprehur ishin rreth 20 Parti Komuniste mes të cilave Koreja e Veriut, Vietnami i Veriut nga blloku socialist, India, Japonia, Burma, partitë komuniste anglofone të Australisë, Zelandës së Re, Britanisë, partitë skandinave të Norvegjisë, Danimarkës, Suedisë e Islandës, Algjeria nga partitë afrikane dhe disa parti komuniste latine.

Përpjekja Kinë-BRSS pas rrëzimit të Hrushovit

Ky dokument është organizuar në tre pjesë: në pjesën e parë përshkruhet ndryshimi i kursit politik të BRSS në gjashtë muajt e parë pas rënies së Hrushovit drejt një apeli më të zëshëm ndaj interesave të atyre partive që kishin tendenca drejt Kinës dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Pjesa e dytë trajton rritjen e suksesit të partisë sovjetike në 1965 dhe të fillim të 1966 në neutralizimin e ish-mbështetësve të Kinës me anë të apelit për unitet veprimi përkrah Vietnamit, dhe kundër SHBA, si dhe duke përfituar politikisht nga refuzimi i Mao Ce Dun për të bashkëpunuar me ata që nuk i bindeshin. Pjesa e tretë diskuton rrjedhën e ngjarjeve prej refuzimit të Mao Ce Dun të pjesëmarrjes në kongresin e 23-të sovjetik në pranverën e 1966 dhe daljen e lajmit të spastrimeve të gjera në Kinë në kuadër të “revolucionit të madh kulturor”. Kjo solli përshkallëzimin e sulmeve të drejtpërdrejta sovjetike ndaj Mao Ce Dun dhe rritjen e izolimit të Kinës.

Përmbledhje

Në dy vite e gjysmë pas rënies së Hrushovit, nga tetori 1964 deri në maj 1967, njerëzit që e zëvendësuan Hrushovin panë gjithashtu ndryshime dramatike në kontestin mes Kinës dhe BRSS për dominim të lëvizjes komuniste botërore. Në 1964 Kina po fitonte terren në kurriz të BRSS dhe kishte mbledhur rreth vetes një numër partish të Lindjes së Largët, si Vietnami e Koreja e Veriut, marrëdhëniet e të cilave me BRSS po përkeqësoheshin. Por në 1967 ofensiva brenda lëvizjes komuniste ishte ndaluar kudo dhe BRSS kishte rifituar partitë e Lindjes së Largët dhe prestigji i partisë kineze ishte dobësuar. Një faktor i rëndësishëm për këtë ishte ndryshimi i prioriteteve të partisë sovjetike që prej rënies së Hrushovit dhe mbajtja e një qëndrimi më militant kundër SHBA. Suksesi sovjetik u ndihmua dhe nga pretendimi i ekzagjeruar i Mao Ce Dun se Moska po bashkëpunonte me amerikanët kundër Vietnamit, si dhe arroganca e tij ndaj partive të tjera mbështetëse ndaj Kinës. Komuniteti komunist gjithashtu ishte irrituar nga ngjarjet e revolucionit kulturor në Kinë dhe propaganda e eksportimit të tij në vendet e tjera, që deri tani kishte gjetur reflektim të plotë vetëm në Shqipëri. Prej vjeshtës 1964, Mao Ce Dun po humbiste kudo terren simes komunistëve dhe jo-komunistëve prej mungesës së respektit ndaj interesave të vendeve të tjera, ndërsa BRSS kishte rifituar një pjesë të lëvizjes botërore komuniste që ishte humbur prej hezitimit të Hrushov. Por në të njëjtën kohë partia sovjetike është nostalgjike për hegjemoninë e mëparshme në lëvizjen komuniste dhe përsëri përpiqet të rrisë autoritetin në Europë e në Amerikën Latine, ku për këtë çështje ka hyrë në polemika me regjimin e Kastros. Në fakt të gjitha partitë komuniste kishin kërkuar që BRSS të mbante një linjë më të ashpër ndaj SHBA, të kryesuar nga Partia Komuniste italiane që një muaj para rënies së Hrushov publikoi atë që njihet si “Memorandumi Togliati” ku kërkohej rishikimi i politikave sovjetike drejt SHBA.

Politikat e Moskës

Kështu që në prag të rënies së Hrushovit politika e bashkëekzistencës u bë objekti kryesor i kritikave, por jo shumë më pak sesa politika kundrejt Kinës dhe kundërshtimet për mbajtjen e konferencës botërore komuniste pa Kinën nga partitë e Lindjes së Largët. Këto të fundit kishin tendencë të binin në një linjë me kinezët për politikën ndaj SHBA. Fidel Kastro gjithashtu mbështeste linjën e partive të Lindjes së Largët, por në ndryshim me ta nuk renditej si palë me Pekinin, por u përpoq të ruante një pozitë neutrale. Por më në fund plani i Hrushovit për të mbajtur konferencën pa Kinën hasi në opozicionin dhe të partive europiane, që ishte dhe goditja e fundit ndaj tij. Prandaj dhe objektivat kryesorë të njerëzve që pasuan Hrushov, ishin zbutja e linjës së tij në lidhje me Kinën, por gjithsesi në tre muajt e parë të administratës së re nuk kishte një axhendë të qartë politike. Shumica e anëtarëve të rinj që kishin përparësi ekonominë, si Kosigin dhe Mikojan, besonin se reduktimi i tensioneve me SHBA i shërbente shtetit sovjetik. Por kjo kishte qenë pikërisht arsyeja e rrëzimit të liderit dhe rrjedhimisht kampi agresiv i përfaqësuar nga Suslov, Shelepin e Brezhnjev do të triumfonte. Suslov ishte përplasur për vite me radhë me Hrushov prej politikave miqësore me imperialistët dhe favorizohej nga partitë më militante komuniste si Japonia e Indonezia. Por rrjedhimisht Brezhnjevi mori postin e sekretarit të parë dhe menjëherë nisi të zgjeronte pushtetin e tij.

Situata jashtë kufijve

Jashtë Shqipërisë ka rreth 1500 azilantë anti-komunistë, të cilët janë të ndarë në fraksione kundërshtare dhe asnjëri nuk është i rangut të lartë. Nga grupet e shumta tre janë më të rëndësishme, ai i ish-mbretit Zog që është përzënë nga italianët në 1939 dhe që përçmohej nga shumica e shqiptarëve. Balli Kombëtar, që është grupi më i fortë ka ide republikane liberale dhe drejtohet nga Mit’hat Frashëri. Grupi tjetër është Blloku Kombëtar Independent, monarkist konservator. Këto grupe antagoniste mund të detyrohen të arrijnë në farë bashkëpunimi në rast të lëvizjes së suksesshme popullore kundër komunizmit. Një tjetër problem lind në lidhje me pretendimet greke për Epirin e Veriut, prej minoritetit ortodoks në rajon, por kjo është kryesisht vetëm për qëllime strategjike. Qeveria greke është e zemëruar me shqiptarët prej mbështetjes së tyre ndaj lëvizjes së guerrilasve komunistë, prandaj nuk është koha e duhur për t’i nxitur të heqin dorë nga pretendimet. Gjithsesi qëndrimi i tyre duhet mbajtur i moderuar për të evituar akuzat e mëpasshme se revolta ishte pararendëse e ndarjes së territorit. Një tjetër drejtim i çështjes që duhet të kemi parasysh është koncepti i Maqedonisë së pavarur që mbrohet nga blloku sovjetik. Ky rrezik nuk është ende urgjent por mund të zhvillohet më vonë. Kemi gjithashtu çështjen e ndërhyrjes direkte ruse në Shqipëri, prej rrezikut për rreth 3000 rezidentë rusë në vend, në formë teknikësh dhe këshilltarësh. Por gjithsesi shifra mund të jetë e fryrë dhe ne besojmë se në rast të zgjatjes së operacioneve sovjetikët mund të forcojnë kuadrin e sigurisë. Dhe në fund kemi problemin e Titos, për të cilin Shqipëria është një gjemb në këmbë. Ai mund ta eliminojë lehtësisht Shqipërinë me anë të forcës ushtarake, por përmbahet prej tensioneve të shumta që ekzistojnë në Ballkan. Tito me sa duket ka tentuar operacione guerile në rajonin e Ohrit, por nuk ka arritur rezultatet konkrete. Dhe në fakt duhet pranuar se një Shqipëri e lirë do të ishte më shumë objekt tentativash nga Jugosllavia sesa në sistemin aktual komunist, prandaj ne besojmë se mund të ushtrojmë presion të mjaftueshëm për ta mbajtur Titon në linjë.

Më të lexuarat