BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si mbështetësit e Xoxes nisën të arratisen pas ekzekutimit të tij, Moska mori në dorë të gjithë institucionet shqiptare më 1949

Dokumentet e CIA, ja si mbështetësit e Xoxes nisën të

 CIA i ka kushtuar rëndësi zhvillimit komunist në Shqipëri që në hapat e tij të parë. Në disa dokumente të vitit 1949 tregohet se si vijonin përplasjet me Jugosllavinë. Në një dokument të majit 1949 tregohet ekzekutimi i Koçi Xoxes, por më pas jepen detaje se si të gjithë mbështetësit e tij nisën të arratisen nga vendin pasi kishin frikë se do të pësonin të njëjtin fat. Nga ana tjetër, tregohet se si Moska kishte kapur gjithë institucionet, pasi kishte sjellë rreth 1.500 zyrtarë.

Maj 1949

Situata Politiko-ushtarake

Mes 25 dhe 30 janarit 1949 janë raportuar përplasje të ashpra ushtarake mes njësive kufitare shqiptare dhe jugosllave në zonën Peshkopi-Dibër. Për të përballuar luftimet nga pala shqiptare janë dërguar përforcime nga Tirana dhe Durrësi. Marshall Tito ka organizuar me shpejtësi grupet shqiptare të emigracionit në zonën e Kosovës për pushtimin dhe marrjen e kontrollit në Shqipëri, si dhe për të përmbysur gjeneralin Hoxha. Për këtë qëllim ai ka liruar nga burgu shumë nacionalistë shqiptarë, të cilët mund të ushtrojnë influencë personale ndaj shqiptarëve në zona të caktuara në veri të Shqipërisë. Mes tyre përmenden vëllai i Muharrem Bajraktarit. Tito po i organizon njësitë e Kosovës sipas këtyre personazheve me influencë. Një gazetë e veçantë propagande në gjuan shqipe ka nisur të botohet në Prishtinë, e cila thuhet se është dhe organ i shqiptarëve në Jugosllavi dhe i autoriteteve të Titos. Artikujt e saj janë propagandë sistematike në përgatitje për përmbysjen e regjimit të Hoxhës në Shqipëri. Disa shqiptarë të përfshirë në organizmin e shqiptarëve të armatosur kundër Hoxhës, raportohet se kohët e fundit janë larguar sërish nga Jugosllavia në Shqipëri duke tradhtuar qëllimin e lëvizjes. Rreth një mijë shqiptarë janë organizuar në Kosovë dhe janë të gatshëm për pushtimin e Kosovës pas sinjalit të revolucionit të brendshëm që do të jepet nga Koçi Xoxe. Xoxe është i përfshirë në lëvizje dhe bashkëpunon fshehtësish me Titon. Kështu që me zbulimin e aktivitetit sekret të Xoxes, Hoxha e arrestoi dhe e burgosi. Tashmë propaganda shqiptare është e fokusuar e gjitha rreth kësaj çështjeje të rrezikshme. Janë të shumtë artikujt e propagandës kundër Titos dhe Jugosllavisë, të cilat akuzohen për përfshirje me Xoxen, në tentativën që u pikas që në faza e para të organizimit. Tito akuzohet për tentativë pushtimi të Shqipërisë, për organizim të incidenteve kufitare, për pengmarrjen e qytetarëve nga territori shqiptar në kufi, për shkelje të hapësirës ajrore dhe për organizimin e një rrjeti spiunësh në Shqipëri, me qendër në ambasadën jugosllave në Tiranë. Kohët e fundit shumë mbështetës të Koçi Xoxe janë arratisur fshehtësish drejt Jugosllavisë për të evituar arrestimin nga qeveria shqiptare dhe për të vazhduar aktivitetin e tyre për përmbysjen e Enver Hoxhës. Shumë oficerë të njësive të sigurisë pranë kufirit Shqipëri-Jugosllavi, gjithashtu janë larguar drejt Jugosllavisë. Më 15 janar 1949 një anije jugosllave mori rreth 50 shqiptarë mbështetës të Koçi Xoxe në portin e Shëngjinit. Guerilasit komunistë grekë po vazhdojnë të furnizohen me armë e municione nga baza shqiptare e Bezhanit. Puna për ndërtimin e një spitali për trajtimin e guerilasve në fshatin e Vithkuqit ka nisur në 15 shkurt 1949. Rreth 300 guerilas pritet të dërgohen aty nga Korça. Kohët e fundit është dalluar trafik i madh mjetesh nga Korça drejt Bilishtit dhe Kirstalopigi. Është konfirmuar lajmi se një batalion i ushtrisë shqiptare është afruar nga Barma në Frashër për t’u përballur me guerilasit nacionalistë shqiptarë. Por batalioni nuk bëri kontakt me armikun prej dëborës dhe u rikthye në Barma më 16 shkurt.

Shtator 1949

Personalitetet sovjetike në Shqipëri

Disa ditë më parë gjeneral-major Nenenko, kreu i misionit rus në Tiranë dhe këshilltar i Enver Hoxhës, u thirr në Moskë dhe më pas u zëvendësua nga koloneli i Gardës Lavrenti Lebedev. Kryeinxhinieri i ushtrisë ruse në Shqipëri është koloneli Valeri Gaidarov. Ai drejton gjithashtu zyrën e komunikimeve të misionit rus në Tiranë. Disa kohë më parë qeveria shqiptare i dha “Urdhrin e Punës, Klasi I”. Në zyrën e Gaidariov përveç personelit xhenier të ushtrisë ruse dhe kapitenit Anatoli Pavloviç, qëndrojnë dhe ushtarakët shqiptarë të përmendur më poshtë: Kalam Apostoli, Xhabir Nesi, Sulejman Gallaj, Zija Këlliçi e Dhimitër Verli. Gaidariov ishte planifikuesi i hekurudhës Tiranë-Durrës e cila u hap në shkurt 1949 me emrin zyrtar Hekurudha e Rinisë Durrës-Tiranë. Lidia Ivanovna Sokolova, gruaja e atasheut sovjetik ushtarak në Tiranë, është në fakt konsulente/ drejtuese e Sindikatës Anti-Fashiste të Grave Shqiptare. Një tjetër zyrtar sovjetik me interes në Tiranë është Ivanoviç Kriçko, i dërguari i sekretariatit të huaj të partisë sovjetike,dhe njihet ndryshe si “regjisori sovjetik”. Ai jeton në një vilë ngjitur me shtëpinë e gjeneralit Bedri Spahiu dhe telefoni i tij është 23-73. Kroçko në fakt kontrollon të gjithë aktivitetin e partisë shqiptare si dhe operacionet financiare të qeverisë së Tiranës. Ai mban kontakte të afërta me udhëheqësin shqiptar. Komanda sovjetike ka urdhëruar kolonelin Lebedev të përshpejtojë organizmin dhe stërvitjen e ushtrisë shqiptare, veçanërisht atë të njësive të specializuara.

Shtator 1949

Fuqitë dhe dobësitë e regjimit të Hoxhës në Shqipëri

Megjithëse faktorët që kontribuojnë në mungesën e stabiliteti të regjimit Hoxha janë të tillë që përmbysja e tij të konsiderohet një mundësi, diçka e tillë nuk mund të kryhet kësaj vjeshte. Përmbysja e pushtetit me ndërhyrje direkte nga jashtë është e pamundur. Tito megjithë deklaratat e tij armiqësore do të duhej të mendonte mirë për një ndërhyrje të hapur kundër Hoxhës. Grekët po ashtu kanë bërë deklarata të ashpra nga Ministria e Luftës, por ata duhet të kenë parasysh se me veprime të tilla do t’i jepnin një mundësi Titos për të avancuar planet e tij në lidhje me Shqipërinë ose ndoshta dhe një reagim të mundshëm nga OKB. Ndihma dhe kontrolli sovjetik, si dhe presioni i BRSS ndaj Titos, me shumë gjasa do të trembin Jugosllavinë, Greqinë dhe grupet shqiptare të emigracionit, sa për të mos marrë veprime agresive për rrëzimin e Hoxhës. Ndërsa nuk kemi sinjale për ndonjë kryengritje tërësisht të brendshme në Shqipëri, e cila gjithsesi do të kishte shanse shumë të vogla suksesi.

Dobësitë e regjimit

Faktorët e mëposhtëm janë pjesë e dobësive të regjimit të Shqipërisë: Kërcënimi në rritje i mundësisë së shfrytëzimit prej Titos të minoritetit të madh shqiptar në Jugosllavi kundër Hoxhës; izolimi fizik i Shqipërisë nga vendet e bllokut sovjetik, si rezultat i prishjes mes Titos dhe BRSS; presioni publik në Greqi për eliminimin e Shqipërisë si një bazë për guerilasit komunistë grekë; armiqësia e përgjithshme e popullatës ndaj Hoxhës dhe regjimit komunist në përgjithësi; rritja e unitetit mes grupeve shqiptare të emigracionit siç reflektohet kohët e fundit me krijimit të “Këshillit Çlirimtar”; varfëria ekstreme e popullit shqiptar, për të cilën regjimi i Hoxhës është të paktën pjesërisht përgjegjës; mungesa e unitetit kombëtar, kulturor dhe etnik të shqiptarëve; ekzistenca e nacionalizimit problematik brenda partisë komuniste shqiptare; vështirësitë e ushtrimit të kontrollit ndaj fiseve malore rebele në veri të vendit.

Marrëdhëniet me Moskën

Forcimi i kontrollit sovjetik gjatë vitit të kaluar në Shqipëri tregon që ata jo vetëm që janë të ndërgjegjshëm për dobësitë e sistemit dhe të pozitës së Shqipërisë, por dhe rëndësinë që Moska i jep ruajtjes së influencës së saj në satelitin e izoluar. Përveç goditjes që do të shkaktonte për Moskën humbja e një sateliti të dytë, prishja me Jugosllavinë e ka rritur më shumë vlerën e Shqipërisë, si një bazë për reagimin ndaj operacioneve të mundshme të Titos, apo për ruajtjen e vrullit të lëvizjes guerile në Greqi. Gjithashtu flota e BRSS do të ruante pikën e daljes së saj në Mesdhe dhe funksionin si bazë për mbështetjen e komunizmit italian. Prandaj Kremlini po merr të gjitha masat për të siguruar vazhdimin e dominimit në Shqipëri, përfshi këtu dhe vazhdimin e spastrimeve në parti dhe në qeveri, për të reduktuar kapacitetet e nacionalistëve anti-sovjetikë. Ndërkohë vetë kryeministri Hoxha i trembet një zëvendësimi të mundshëm nga sovjetikët. Mbikëqyrja sovjetikë në të gjitha fushat e aktivitetit shqiptar, është më e hapura dhe më e dukshme nga të gjitha vendet e orbitës së Moskës. Këshilltarët teknikë e ushtarakë rusë, por dhe bullgarë, janë instaluar në pozicionet kyçe të strukturës shtetërore. Shifrat e prezencës sovjetike në vend variojnë nga 500 deri në 1500, por personali është në rritje. Blloku sovjetik raportohet se ka dërguar rreth 60 anije për zhvendosjen e rreth 250.000 ton mallra e pajisje drejt Shqipërisë brenda vitit 1949. Një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës janë furnizime ushtarake në formë objektesh artilerie, tanke e automjete. Llogaritet se në Shqipëri janë akumuluar mjaftueshëm grurë nga BRSS për të ushqyer vendin për gjashtë muaj. Hoxha ka kështu një rezervë të konsiderueshme që mund të përdoret në rast emergjencash për të qetësuar popullatën. Kremlini po vazhdon forcimin e ushtrisë dhe të organeve të sigurisë në vend, personeli i të cilave llogaritet se arrin deri në 80 000. Me gjithë antagonizmin e thellë të popullatës, regjimi duket se po arrin të përballojë shfaqjet e herëpashershme të rezistencës, shumica e të cilave ndodh pranë kufirit me Jugosllavinë.

Kryengritjet

Për momentin nuk ka sinjalizime për një kryengritje tërësisht të brendshme shqiptare. Por ndërhyrjet e huaja në mbështetje të trazirave dhe armiqësisë anti-qeveritare përfaqësojnë një kërcënim serioz për regjimin. Autoritetet shqiptare i tremben si Jugosllavisë dhe Greqisë dhe këto frika duhet se janë shtuar muajt e fundit. deklaratat e fundit nga udhëheqësit shqiptare dhe të vendeve të tjera sovjetike flasin për shqetësim serioz ndaj tentativave të Titos për organizmin e një grushti shteti në Shqipëri. Gjithashtu armiqësia e grekëve ndaj Shqipërisë ka shkaktuar siklet te udhëheqja, ndoshta deri në atë pikë sa Hoxhë thuhet se i ka propozuar këshilltarëve sovjetikë që guerilët që hyjnë në Shqipëri ose të internohen ose të dërgohen në Bullgari, nga ku mund të rikthehen në Greqi. Raportime të fundit tregojnë se mund të ketë nisur internimi i guerilasve grekë.

Rreziku grek

Por veprimi ushtarak i Greqisë ndaj Shqipërisë nuk ka gjasa të ndodhë, duke pasur parasysh rekomandimet kundër lëvizjes nga SHBA, për arsye se kjo mund t’i japë Titos një shkas për të avancuar planet e tij ekspansioniste në Shqipëri. Vetë Greqia nuk do të promovojë pretendimet territoriale me mjete ushtarake, dhe as nuk ka mundësi të organizojë një grusht të brendshëm shteti në Shqipëri. Në rast të ndërhyrjes ushtarake greke kundër guerilasve në anën shqiptare të kufirit, Tito do të vepronte për të rrezuar qeverinë shqiptare me pretekstin e “shpëtimit të demokracisë shqiptare nga monarko-fashistët” e Greqisë. Në Jugosllavi raportohet se po stërviten grupe shqiptarësh prej rreth 400 000 vetë për rezistencë anti-Hoxha. Incidentet kufitare janë shtuar mes dy vendeve që prej fillimit të 1949 dhe Tito gjithashtu ka mbajtur një qëndrim të hapur anti-sovjetik në deklaratën e Shkupit ku tha se ndihma jugosllave ndaj grupeve të rezistencës në Shqipëri dhe Bullgari do të eliminojë rreziqet sovjetike nga krahu lindor. Tito i ka llogaritur me imtësi rreziqet e një kundër përgjigjeje sovjetike, edhe në rastet kur një veprim i tillë do të maskohej si një çështje e brendshme shqiptare. Pa një mbështetje të fortë të huaj dhe një bazë operacionesh ose në Jugosllavi ose në Greqi, grupet e ndryshme të refugjatëve shqiptare jashtë vendit nuk do të përbënin një rrezik për stabilitetin e regjimit të Hoxhës. Ende nuk dihet sesi do të reagojnë vendet fqinje apo nëse Jugosllavia dhe Greqia do të mbështesin grupet e djathta ose nacionaliste nga të cilat përbëhen popullata shqiptare në ekzil. Një tjetër çështje është nëse këto grupe do t’ia dalin për të kapërcyer diferencat dhe antagonizmat e tyre për të formuar një organizatë efektive anti-hoxha.

Maj 1951

Progres-raport mujor operacioni BGFiend

Një konferencë personeli është mbajtur në Athinë për statusin e aktiviteteve. Stërvitja e grupeve po vazhdon me sukses, çka tregon se Greqia është një destinacion i disponueshëm emergjence. Gjatë vizitës në kampin e refugjatëve shqiptarë në Lavrion, grupi ynë zgjodhi 63 kandidatë të mundshëm për agjentë, të cilët janë aprovuar nga kryesia e Komitetit Shqipëria e Lirë. Me bashkëpunimin e gjeneralit grek Nikolopulos është hartuar një sistem për të përdorur Komitetin Shqiptar të Bamirësisë për të kontaktuar me refugjatët shqiptarë menjëherë pasi ata kalojnë kufirin në Greqi. Ky sistem i mundëson operativëve të OPC të marrin informacione të freskëta nga të arratisurit, para se ata të ezaurohen nga lodhja e marrjeve në pyetje nga agjencitë e tjera. Kjo është gjithashtu një mundësi e mirë rekrutimi për Kompaninë Shqiptare në Gjermani. Operacionet subversive më 18-19 maj përpjekjet tona kulmuan në infiltrimin e suksesshëm dhe rifurnizimin e dy grupeve që operojnë brenda Shqipërisë. Grupi shfaqi sinjale me drita që tregonin lëshim të suksesshëm, por katër tentativa për vendosjen e kontakteve radio nuk kanë pasur sukses. Duke pritur bashkërenditjen me Komitetin Shqipëria e Lirë, ende nuk është marrë vendimi për përfshirjen në plan të Hamit Matjanit, i cili ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Shqipëri dhe Greqi. Abaz Kupi, i cili më parë ka qenë entuziast për skemën e grupeve të Matjanit, tashmë është ftohur disi në qëndrimin e tij. Sipas korrespondencës me dy grupet brenda Shqipërisë, në zonën e Hasit, duket se ata janë mjaft aktivë.

Aktivitete propagande

Fletushka e pestë shqiptare me titull “Hakmarrja e Popullit” është tashmë e gatshme për shpërndarje. Me lejen e Departamentit të Shtetit, janë lëshuar disa mijëra të tilla gjatë misionit të furnizimit të grupeve, por jo të tjera, sipas masës së pezullimit të përkohshëm. Në pritje të heqjes së pezullimit të lëshimeve, por përgatiten fletushka për përdorim në të ardhmen. Grupi i furnizimit i infiltruar në Shqipëri kishte me vete qarkore për t’u përdorur me postë brenda vendit. Mjeti detar Juanita ka lundruar për 15 ditë në detin Jon, në kërkim të një vendndodhjeje të përshtatshme për transmetimet. Ndërkohë është bërë progres për përgatitjen e mjetit, deri në heqjen e pezullimit të transmetimeve. Raportohet se si rezultat i propagandës së Komitetit Shqipëria e Lirë, një kapiten i ushtrisë shqiptare bashkë me 60 ushtarë ka ofruar të dezertojë e të dorëzohet, por agjentët tanë e kanë inkurajuar të qëndrojë dhe të punojë për ne brenda vendit, ku ai mund të jetë më i vlefshëm. Me qëllim rritjen e prestigjit të Komitetit Shqipëria e Lirë, do të shpërndajmë paketa të vogla ushqimi për popullin me emblemën e Komitetit.

Aktiviteti politik

Pas ardhjes së Said Kryeziut në Nju Jork, janë mbajtur një seri takimesh mes tij Hasan Dostit dhe Nuçi Kotës në Nju Jork, për të bindur kryesinë e Komitetit Shqipëria e Lirë të zgjerojë përfaqësimin e saj. Një nga planet që po studiojmë është ai i shtimit të një përfaqësuesi i fraksionit të Këlcyrës nga Balli Kombëtar, mundësisht i një figure të pavarur e të pranueshme si Ndue Markagjoni, ndërsa një tjetër plan është zgjerimi i komitetit drejtues me gjashtë anëtarë të rinj. Është formuar një grup prej tre vetësh i Komitetit për rekrutimin e kandidatëve për aktivitete në Turqi. Kanë nisur gjithashtu veprimet për kundërveprimin ndaj kërcënimit të komitetit të refugjatëve shqiptarë të sponsorizuar nga Jugosllavia. Instrumenti jugosllav për çështjet shqiptare kohët e fundit ka mbajtur një konferencë në Prizren, e organizuar nga Dushan Mugosha, përfaqësuesi i plotfuqishëm i Titos për çështjet shqiptare, ku në linja të përgjithshme sinjalizohet vullneti i Beogradit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Në konferencë u tha se “veprimi duhet të kryhet nga rrethet demokratike shqiptare të Jugosllavisë, dhe jo nga rrethet reaksionare shqiptare të Italisë, Greqisë apo të tjetërkund. Para kongresit, Nik Sokoli, kreu i lidhjes shqiptare jugosllave, i shprehu besimin Abaz Kupit se kishte mjaftueshëm terren të përbashkët për veprim mes Partisë së Legalitetit dhe Lidhjes jugosllave të Prizrenit, por nuk do të merreshin veprime deri në qartësimin e qëndrimit të Lidhjes jugosllave ndaj Komitetit Shqipëria e Lirë të SHBA. Në lidhje me këto zhvillime KSHL është instruktuar të mbajë një qëndrim skeptik, duke mirëpritur krijimin e një tjetër grupi në shenjë të opozicioni ndaj regjimit të Hoxhës, por duke theksuar se KSHl është organizata e vetme shqiptare që gëzon mbështetjen e fuqive të mëdha. Me kërkesën e OPC, DASH po merr në konsideratë rekrutimin e ambasadorit tonë në Beograd për të tentuar të mësojë mbi qëllimet e vërteta të organizatës shqiptare të Jugosllavisë, duke i pyetur hapur autoritetet e atjeshme nëse kanë objektiva ndërhyrjeje në Shqipëri, apo nëse i tremben një reagimi të BRSS, siç kanë deklaruar. Edhe gjenerali Omar Bradly është instruktuar të përpiqet të mësojë prej jugosllavëve mbi çështjen, gjatë bisedave me përfaqësuesit ushtarakë.

 

Më të lexuarat