BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si më 1984 Shqipëria nis hapjen drejt botës demokratike, Enver Hoxha i druhej lëvizjeve të Beogradit, SHBA skeptike për Ramiz Alinë

Dokumentet e CIA, ja si më 1984 Shqipëria nis hapjen drejt botës

 Amerikanët kanë zbardhur detaje se si ndryshoi politika komuniste më 1984. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar nga CIA, Enver Hoxha në këtë vit nis hapjen ndaj vendeve demokratike, pasi filloi të qetësojë marrëdhëniet me SHBA, Francën, Britaninë e Madhe apo Italinë. Nga ana tjetër, CIA tregon se ishte skeptike mbi mbajtjen e pushtetit nga Ramiz Alia pas vdekjes së Hoxhës.

 

Gusht 1984

Iniciativat e hapjes së Shqipërisë

Vendi më i varfër e më i prapambetur i Evropës ka nisur me kujdes zbutjen e izolimit të tij nga bota e jashtme. Regjimi i Hoxhës duket se po përgatitet të ekspozojë sistemin ndaj influencave destabilizuese, pasi ka nevojë për tregti e teknologji të huaj, për të evituart rënien e mëtejshme ekonomike dhe rritjen e pakënaqësisë, të shkaktuar nga planifikimet dritëshkurtra. Ne besojmë se regjimi kërkon mbështetje nga jashtë në rast të përkeqësimit të rivalitetit me Jugosllavinë fqinje. Disa nga sinjale e hapjes me perëndimin 2 vitet e fundit janë një rritje e kontakteve tregtare me Perëndimin, veçanërisht me Italinë, një gatishmëri e pazakontë për të diskutuar pretendimet e saj të floririt të pasluftës me Britaninë, Francën e SHBA, si dhe dëshirën e Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve. Shqipëria gjithashtu ka rinisur këmbimet tregtare me Kinën pas ndarjes së tyre të hidhur vetëm disa vjet më parë në 1978. Por shqiptarët mbeten ende paranojakë me dyshimet e tyre ndaj fuqive të mëdha perëndimore veçanërisht ndaj SHBA e BRSS. Megjithëse hapjet e fundit mund të frenohen menjëherë sipas dëshirës së diktatorit Hoxha, ato janë programuar të përhapura mes disa aktorëve dhe evitojnë përqendrimin e dhënies së statusit të veçantë ndaj një vendi. Hoxha është duke ruajtur një heshtje të çuditshme për hapjet e fundit, duke i lejuar që me to të merren zëvendësit si Ramiz Alia, që besohet se është pasardhësi i tij.

Lëvizjet e Ramizë Alisë

Ne besojmë se Hoxha do të ruajë kundërshtimin ndaj ofertave të fundit të BRSS për rivendosjen e lidhjeve. Shqipëria po përmirëson dialogun politik me vende komuniste të botës së tretë si Vietnami, Kuba e Kamboxhia, por ne besojmë se arsyeja kryesore e lëtyre lidhjeve është se ato janë kundërshtare të linjës politike të Jugosllavisë. Shanset e parashikimeve të gabuara për Shqipërinë janë të konsiderueshme pasi Hoxha është një despot arbitrar e i paparashikueshëm. Por gjithashtu tendenca për fraksione të dhunshme në udhëheqje dhe mundësia e përplasjeve me Beogradin, mund të ndryshojnë këtë kurs hapjeje të vendit. Alia mund të mos i mbijetojë luftës mes fraksioneve në parti, ose gjatë luftës për të zënë vendin e Hoxhës ai mund të detyrohet të bëjë ujdi me izolacionistët. Në rast krize me fqinjët jugosllavë, Tirana mund të kërkojë ndihmën sovjetike për rinovimin e armatimeve të saj të degraduara, për të rezistuar ndaj presioneve të Beogradit. Por ne gjithsesi besojmë se me kalimin e kohës dhe largimit të gardës së vjetër shqiptare në pushtet, entuziazmi reaksionar i epokës së Hoxhës do të zbehet dhe vendi do të pranojë dëmin e shkaktuar nga politikat izolacioniste. Prej vitit 1981 Shqipëria ka zgjeruar kontaktet tregtare e diplomatike me Italinë, Turqinë, Vietnamin, Kubën dhe vende të tjera. Objektivat kryesore të kësaj politike janë mbrojtja ndaj varësisë ekonomike ndaj një vendi të vetëm, kërkimi i tregtisë me Perëndimin për të siguruar teknologjinë dhe tregjet e nevojshme për rritje ekonomike. Ata gjithashtu kërkojnë përmirësimin e kontakteve me vende të vogla komuniste që gjithashtu kanë kontradikta me Jugosllavinë dhe Kinën, për t’i pasur si aleatë të mundshëm. Ne nuk presim që Tirana të kërkojë lidhje me SHBA, BRSS dhe Kinën.

Sulmet ndaj SHBA e BRSS

Prej vitit 1980 Tirana mbajti disa takime me disa nga vendet e largëta perëndimore si vendet skandinave dhe Kanadaja, por këtu u mbyllën në mënyrë të papritur në 1981 kur Hoxha u rimbyll përbrenda për kryerjen e spastrimeve masive dhe për t’u përqendruar në polemikat me Beogradin. Shtimi i kontakteve të huaja u bë përsëri prioritet në 1982. Ndërkohë Shqipëria ka vazhduar propagandën e saj kundër SHBA dhe BRSS në termat më të ashpra. Ne besojmë se kjo vjen nga dyshimet e vazhdueshme të Hoxhës ndaj Moskës e Uashingtonit prej paragjykimeve personale. SHBA mbetet për të simbol i sistemit imperialist të cilin Hoxha fajëson për shfrytëzimin e vendit në të kaluarën dhe për krijimin e problemeve aktuale. Një ekspert i ministrisë së Jashtme sovjetike i ka thënë zyrtarëve SHBA se e vetmja mënyrë që BRSS të fitojë influencë në Shqipëri është tregtia, por ende nuk ka ndonjë avancim në këtë aspekt. Moska trembet se joshja nga forca ekonomike e SHBA mund të jetë më e fortë se lidhjet dhe afria e mëparshme sovjetike. Por Shqipëria vazhdon të dënojë politikat e SHBA me termat më brutale dhe refuzon tregtinë me ta. Në një nga hapjet më publicistike të Shqipërisë me Perëndimin, zv. ministri i jashtëm Sokrat Plaka vizitoi Turqinë në shkurt 1983 ku propozoi zgjerim të tregtisë bilaterale. Lëvizje të tjera përfshijnë marrëveshjet kulturore me Suedinë, Turqinë e Italinë, vizita në Vjenë e ministrit të tregtisë së jashtme, ftesat për ambasadorët e Argjentinës, Zvicrës, Austrisë e Australisë për të vizituar më shesh Shqipërinë, pasi megjithëse janë të akredituar aty banojnë në Beograd. Këto oferta janë shoqëruar gradualisht me një rritje të importeve nga Perëndimi.

Hapja me SHBA e Italinë

Shqipëria nisi gjithashtu bisedimet me SHBA dhe Britaninë mbi çështjen e 20 milionë dollarëve flori të konfiskuar nga forcat Aleate në fund të Luftës II Botërore. Më 20 prill diplomatët francezë në Tiranë ofruan për llogari të tre vendeve kthimin e floririt, minus vlerën e pronave amerikane të konfiskuara nga Shqipëria, si dhe minus një shumë që kënaq pretendimet britanike për çështjen e fundosjes së dy luftanijeve në ngushticën e Korfuzit në 1946. Shqiptarët raportohet se nuk kundërshtuan kushtet por insistuan se Shtetet e Bashkuara dhe Britania të paguajnë interesin për kohën që floriri ka qenë në duart e tyre. Në lidhjet e saj me Italinë, Shqipëria bëri një takim të publikuar në vend mes ministrit Reis Malile dhe homologut të tij italian Andreotti në 26 shtator 1983 në OKB, ku sipas mediave italiane shqiptarët shprehën interes në bashkëpunim në tregti e turizëm, por refuzuan ofertat italiane për kredi, pasi janë ndaluar nga kushtetuta e Shqipërinë në 1978. Në mesin e tetorit Malile shkoi në Romë për një tjetër raund bisedimesh dhe në 1984 Tirana kishte zgjedhur Italinë si “burim i privilegjuar për teknologji e makineri. Shqipëria ka kërkuar që kromi e nikeli i saj të këmbehen me projekte fabrikash dhe ka nënshkruar një marrëveshje tragetesh transporti mes Trieste dhe Durrësit. Por tregtia me Itali po kalon disa vështirësi prej politikave anti-kredi të Tiranës: Italianët ankohen se mangësitë shqiptare në eksporte i detyrojnë ata ta paguajnë më shumë për importet ose të reduktojnë masën e tregtisë. Deri tani Italia paguan çmimin që kërkon Shqipëria, i cili është 2-3 herë më i lartë se tregu botëror. Ata thonë se rruga e trageteve nga Trieste do të kushtojë rreth 1 milionë dollarë në vit në subvencione dhe se dërgesat e fabrikave në Shqipëri do të kërkojnë shumë kohë prej refuzimit të kredive nga Tirana. Gjithsesi ne besojmë se Italia do të vazhdojë të rrisë lidhjet e saj me Shqipërinë dhe të inkurajojë dhe vende të tjera perëndimore ta bëjnë këtë. Ne besojmë se Roma beson se kjo marrëdhënie rrit influencën e saj dhe promovon interesat e sigurisë perëndimore në Ballkan, teksa Shqipëria i afrohet epokës post-Hoxha.

Diplomacia

Por ofensiva diplomatike shqiptare me Perëndimin nuk zgjerohet me forume ndërkombëtare të sigurisë dhr as nuk ka sjellë zbutje të ideologjisë brenda vendit. Shqipëria preferon diplomaci bilaterale dhe jo multilaterale, pasi beson se kjo e fundit favorizon pjesëmarrësit më të fuqishëm, që ajo përpiqet të evitojë. Shtatorin e kaluar në Nju Jork, përfaqësuesi shqiptar reis Malile refuzoi sugjerimin që Shqipëria të dërgojë vëzhgues në Konferencën Evropiane të çarmatimit në Stokholm. Malile tha se vendi e kundërshtonte këtë forum pasi ishte nisur si ide e Bashkimit Sovjetik dhe se gjithsesi nuk arriti të ndalojë pushtimin sovjetik të Afganistanit. Ky refuzim nga Shqipëria mbyll një pikë të rëndësishme kontakti me vendet evropiane dhe superfuqitë. Shtatorin e kaluar Shqipëria gjithashtu refuzoi ftesën greke në takimin rajonal të ekspertëve për zonat anti-bërthamore të Ballkanit. Por shqiptarët gjithsesi i kërkuan me ngulm kolegëve turq detaje nga konferenca. Tirana privatisht ka shprehur miratim me pikëpamjen turke për diskutime multilaterale mbi zonat ekonomike dhe të transportit, por jo për çështjet e sigurisë. Diplomatët turq kanë shprehur më vonë se Shqipëria mund të marrë pjesë në konferencat rajonale të bashkëpunimit industrial. Përveç refuzimit të diplomacisë multilateral, Hoxha mbetet gjithashtu i vendosur të qëndrojë larg asaj që quan “ndotjes ideologjike” të Perëndimit, teksa Shqipëria vazhdon të hedhë poshtë me forcë “dekadencën dhe herezinë” e vendeve perëndimore dhe të atyre euro-komuniste. Ajo vazhdimisht portretizon Evropën si një territor të pushtuar, të ndarë dhe të manipuluar nga SHBA dhe BRSS. Ajo kufizon bashkëpunimin kulturor për të evituar që idetë e huaja të depërtojnë audiencat shqiptare. Në lidhje me këtë të fundit, i vetmi përjashtim është tendenca e viteve të fundit për të riparuar marrëdhëniet me grupet e emigrantëve shqiptarë në Perëndim, por edhe kjo mund të ketë lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve me emigrantët anti-jugosllavë.

Kina

Për arsye të mosmarrëveshjeve me Pekinin për afrimin e tij me Beogradin dhe SHBA në 1978, Shqipëria u nda me Kinën dhe pezulloi të gjitha kontratat e saj dypalëshe. Por nevoja në rritje për pjesë këmbimi bëri që Hoxha të nisë disa kontrata me Kinën në 1982. Ndarja me Kinën i solli shumë vështirësi ekonomike shqiptarëve. Ata pretendojnë se Kina la rreth 50 projekte industriale të pambaruar, duke përfshirë dhe impiantin e madh të çelikut. Gazetarë perëndimorë raportojnë se shumica e traktorëve të ardhur nga Kina në Shqipëri janë jashtë përdormi prej mungesës së pjesëve të këmbimit. Pas vitit 1978 Shqipëria kishte gjithashtu vështirësi në mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake kineze sidomos avionët luftarakë. Por pas hapjes së tregtisë Shqipëria duket se po blen përsëri pjesë këmbimi, por nuk ka nisur rrugën e kushtueshme të furnizimit të ushtrisë nga një tjetër burim. Marrëveshjet tregtare me Kinën kanë qenë gjithsesi më të vogla nga sa ka kërkuar Tirana, e cila kishte shpresuar për një marrëveshje 300 milionë dollarë në 1983, por arriti të binte dakord vetëm për këmbime prej 10 milionë dollarë në krom, ferrokrom e bakër, në këmbim të pambukut kinez, orizit dhe disa pjesë këmbimi të paspecifikuara. Kina ka lejuar gjithashtu pagimin para fatit të disa prej borxheve të kontratave të para-1978, dhe ne dyshojmë se kjo reflekton dëshirën e Hoxhës se nuk kërkon të rikthehet me marrëdhënia e tipit padron-klient që kishte më parë me Kinën. Gjithashtu duke paguar borxhet e vjetra, Hoxha po konfirmon frymën se ndalimit të kredive të huaja. Tirana kërkon të theksojë pavarësinë e saj politike duke ngrohur marrëdhëniet me disa vende komuniste të botës së tretë. Në maj 1983 Tirana vendosi marrëdhënie diplomatike me regjimin anti-kinez të Heng Samrin në Kamboxhia. Zyrtarë në Pekin kanë thënë se Pekini nuk ka protestuar edhe pse ishte një lëvizje turpëruese që erdhi fill pas marrëveshjes tregtare të Pekinit me Shqipërinë. Ndoshta lëvizjen shqiptare mund të ketë nxitur vizita e zyrtarit të partisë kineze Hu Jaobang në Jugosllavi në maj 1983.

Lidhjet me vendet komuniste

Ne besojmë gjithashtu se lidhjet e Tiranës me Vietnamin reflektojnë një tendencë të gjerë për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet komuniste jashtë lëvizjes kryesore që kanë tendenca anti-kineze dhe mosmarrëveshje me Jugosllavinë. Në lidhje me këtë Shqipëria e Kuba kanë këmbyer ambasadorët për herë të parë që prej vitit 1961 në korrik 1984. Ne besojmë se Kuba si rival i Jugosllavisë edhe i lëvizjes kryesore komuniste është një magnet natyral për Shqipërinë, e cila llogarit se Kuba dhe Jugosllavia mund të japin ndihmë në rast problemesh me Jugosllavinë. Ne besojmë se thellimi i armiqësisë me Jugosllavinë ka ndikuar që Hoxha të kërkojë mbështetje të re nga jashtë. Që prej vitit 1948 rivaliteti i Tiranës me Beogradin ka qenë element i përhershëm dhe gjatë 30 vjetëve në vijim Tirana është anuar drejt atyre vendeve komuniste që kanë qenë sa më pak miqësore me Jugosllavinë. Që prej ndarjes me Kinën ajo nuk ka pasur më një bamirës të madh komunist por e dinë se Perëndimi e përdor Jugosllavinë si një barrierë kundër ekspansionit sovjetik në Ballkan. Hoxha mund të shpresojë që duke lejuar një masë influencë të perëndimit në Shqipëri, të ndihmojë që ai të mos lejojë plane agresive të Jugosllavisë. Si Jugosllavia dhe Shqipëria shprehin shpesh dëshirën për paqe dhe mohojnë objektivat agresive por të dyja ndërhyjnë në mënyrë agresive ndaj interesave të njëra-tjetrës. Tirana ka mbështetur me zhurmë bashkatdhetarët e saj në Jugosllavi, duke justifikuar akuzat e Jugosllavisë, të cilat u përsëritën verën e shkuar nga zv. presidenti Bush, se po i jep mbështetje elementëve subversivë antijugosllavë. Herë pas herë Beogradi pretendon se kanë si prioritet sigurie stabilitetin e brendshëm të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë ka këshilluar SHBA të mos krijojë lidhje me Tiranën dhe të mos plotësojë kërkesën e saj për rikthimin e floririt të Luftës deri në vdekjen e Hoxhës. Zv. ministri jugosllav i mbrojtjes Petkovski paralajmëroi publikisht në prill se Shqipëria duhet të ndalojë aktivitetin trazues në Jugosllavi dhe tjetër kund në jug të Ballkanit. Ndërsa shqiptarët nga ana e tyre rregullisht flasin në emër të minoritetit në Kosovë. Ministri i Jashtëm Reis Malile ka shprehur në bisedimet me turqit dhe italianët dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me Beogradin vetëm nëse ata i garantojnë Kosovës “status të barabartë republike” dhe heqin dorë nga qëllimet për të aneksuar Shqipërinë. Qëndrimi emocional anti-jugosllav i Tiranës i ka shkaktuar asaj dhe prishje të lidhjeve me palë të tjerë, si në rastin e kritikave të kryeministrit grek Papandreu për keqtrajtimin e minoritetit të tyre në Shqipëri, që shkaktoi reagim nga Tirana e cila tha se Greqia po bëhej pjesë e “komplotit anti-shqiptar të reaksionarëve grekë, shovinistëve jugosllavë dhe papës, të gjithë të komanduar nga Uashingtoni”.

Dinamika e brendshme

Ne besojmë se iniciativat e huaja të Shqipërisë kanë lindur prej udhëheqjes politike që cila është më e stabilizuar pas spastrimeve të dhunshme të fillimit të 1982. Ne besojmë se spastrimet kishin si qëllim eliminimin e rivaliteteve personale dhe sollën vdekjen e kryeministrit Mehmet Shehu dhe eliminim të ministrave të tjerë. Përfituesi më i madh i kaosit duket se është Ramiz Alia, pretenduesi aktual i fronit të pushtetit, i cili është kthyer gjithashtu në mbrojtësin kryesor të modernizimit ekonomik.

 

Më të lexuarat