BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu tentonin të përhapnin frymën sovjetike në Shqipëri, zbardhet letra e ushtarit që kritikonte Enver Hoxhën

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu tentonin të

Shqiptarët nuk e mirëpritën në fillim bashkëpunimin me Bashkimin Sovjetik. Sipas një dokumenti të deklasifikuar nga CIA, Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu bënin propagandë për të mbështetur ndihmën e tyre. Në një tjetër dokument të deklasifikuar tregohet letra e një ushtari që kritikonte Enver Hoxhën.

Shkurt 1954

Anëtarësia në Frontin Demokratik

Fronti Demokratik i Shqipërisë varet nga Kuvendi Popullor dhe ka selinë kryesore në bulevardin Shqipëria e Re në Tiranë. Në secilën nga 23 rajonet administrative të Shqipërisë gjendet kryesia e Frontit Demokratik. Selia e Tiranës kontrollon punën e kryesive rajonale dhe përbëhet nga tre këshille. Misioni kryesor i Frontit në të gjithë Shqipërinë është përçimi i zërit të Partisë Komuniste. Me anë të taktikave të agjitacionit dhe propagandës Fronti gjithashtu duhet të përgatisë sa më shumë qytetarë “të besueshëm” për të ardhmen. Ai ndjek direktivat e partisë së punës dhe të Organizatës Bazë, teksa me këtë të fundit punon ngushtë. Rëndësia e Frontit demokratik respektohet në zotërimin e Triskave të anëtarësisë, që sipas dëshmive tregojnë se një person i përket këtij vendi. Ata që nuk kanë triskat e anëtarësisë në Front janë të vdekur në sytë e qeverisë dhe menjëherë mund të konsiderohen armik ose reaksionar. Anëtarësia në Front nuk është e detyrueshme, por përcakton nëse një person mund të punojë, të votojë, prandaj konsiderohet njëlloj si e detyrueshme. Për shembull nëse dikush shkon për të kërkuar punë të “shefi i kuadrit” e pyet nëse e ka kartën e Frontit. Nëse aplikanti e ka kartën e Frontit, ai nuk pyetet më, por nëse nuk e ka, zyrtarët e pyesin se përse nuk është anëtar i Frontit Demokratik. Aplikanti duhet të përgjigjet nëse nuk e ka marrë kartën apo nëse është përjashtuar nga fronti për këtë apo atë arsye. Vendi i punës rrallëherë u jepet njerëzve që nuk janë anëtarë të Frontit Demokratik. Kjo ndodh vetëm në rastet kur punëtori kërkohet me urgjencë për punë si hamall apo gurëthyes, dhe gjithsesi për periudha të përkohshme. Praktika e dhënies së punëve të rënda përdoret si mjet kundër reaksionarëve apo personave që regjimi i ka cilësuar si të padobishëm ose me prejardhje të pashëndetshme (bijtë e kulakëve, tregtarëve etj.) Triska e Frontit Demokratik i jepet të gjithë personave mbi 18 vjeç, të cilët në Tiranë, duhet të aplikojnë në zyrën e lagjes së tyre. Aty ata deklarojnë se dëshirojnë të jetë anëtarë të Frontit Demokratik dhe japin të dhënat e tyre si emri, mosha, adresa, profesioni etj. Zyrtarët i thonë më pas të kthehen mbas tre ditëve. Gjatë kësaj kohe sekretarët hetojnë aplikantin dhe vendosin nëse është i përshtatshëm për pranim. Pas tre ditësh aplikanti kthehet dhe paguan 10 lek për të marrë teserën e Frontit dhe më pas duhet të paguajë dy lek në muaj për anëtarësinë. Meqenëse Fronti Demokratik funksionon si një zëdhënës i Partisë Komuniste dhe meqenëse si kryetari dhe sekretari i Frontit janë anëtarë të partisë, kryetari ose sekretari i Frontit e dinë se cilët persona mund ta marrin anëtarësinë në Front dhe cilët jo. Këshillat i kanë hartuar paraprakisht listat e personave që konsiderohen reaksionarë, të cilëve u refuzohet anëtarësia në Front. Edhe kur këta të fundit ankimojnë refuzimin te zyrtarë më të lartë, marrin të njëjtën përgjigje nga krerët e partisë. Zotërimi i kartës së anëtarësisë në Front sjell avantazhe si pranimi në zyrën e Punës dhe e drejta e votës. Ajo aftëson gjithashtu mbajtësin të rekrutohet në ushtri. Personat që nuk kanë kartën e Frontit kur thirren në ushtri, dërgohen në batalionet e punës. Triska e anëtarësisë nuk mund të përdoret si mjet identifikimi dhe as nuk i sjell mbajtësit reduktim të çmimit në dyqane apo transportin publik. Anëtari i Frontit Demokratik ka disa përgjegjësi politike si pjesëmarrja në takimet e përmuajshme me sekretarin e Frontit, kryerja e punës vullnetare, fshirja e rrugëve të lagjes ditën e diel dhe punë të tjera komunitare pa pagesë. Anëtari gjithashtu duhet të marrë pjesë në peticionet publike kundër agresionit amerikan në vende të ndryshme të botës, të paguajë një kuotë të caktuar bamirësie për Korenë e Veriut, të dërgoje telegrame urimi për liderin sovjetik Josef Stalin ose telegrame në shenjë proteste ndaj provokimeve kufitare nga Jugosllavia.

 

Shkurt 1953

Trajtimi i personelit të ushtrisë

Të gjithë meshkujt shqiptarë që arrijnë moshën 20 vjeç duhet të kryejnë shërbimin ushtarak, pa marrë parasysh gjendjen shëndetësore apo faktin se lënë familjet e tyre pa meshkuj për të punuar dhe siguruar ushqimin. Kur ata thirren për ushtrinë, djemtë raportojnë në zyrat e rekrutimit ushtarak të zonave të tyre dhe dërgohen në njësitë e ndryshme, sipas planeve të Organizim Mobilizimit të ministrisë së mbrojtjes. Rekrutët e rinj qëndrojnë rreth dhjetë ditë në qendrat e përkohshme të mobilizimit ku ambientet dhe ushqimi janë të papërshtatshme. Gjatë kësaj periudhe komandantët i japin detyrat rekrutëve të rinj. Elementët e besuar ose komunistë, qëndrojnë në qendrat e instruktimit, ndërsa të bijtë e ish-të pasurve ose atyre që kanë kundërshtuar regjimin komunist stacionohet në vende të largëta e të izoluara. Këtyre të fundit u censurohet korrespondenca deh vazhdimisht monitorohen në njësitë e tyre. Para se ushtarët e rinj të nisen në postet përfundimtare, atyre u jepet uniforma. Uniforma të reja u jepen bijve të anëtarëve të partisë dhe më të vjetrat u jepen të bijve të ish-kulakëve dhe ish-tregtarëve. Kur lirohen nga ushtria, ushtarëve nuk u jepet ushqim dhe as transport për rrugën e kthimit. Në dimrin e vitit 1950, disa ushtarë nga Elbasani u liruan në Leskovik dhe duke ecur për në shtëpi në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre u hëngrën nga ujqërit dhe një tjetër vdiq nga ekspozimi ndaj motit të ashpër dimëror.

 

Dhjetor 1950

Parade ushtarake e çlirimit

Mes manifestimeve të organizuara për 29 nëntorin 1950, përvjetori i gjashtë i çlirimit të Shqipërisë, ishte dhe parada ushtarake në bulevardin e Tiranës. Aty mori pjesë dhe ushtria e kryeqytetit me rreth 7-8 mijë njerëz, e drejtuar nga gjeneral Spiro Moisiu. Burimet thonë se me rastin e paradës në Tiranë u sollën njësitë e pajisura më mirë nga e gjithë Shqipëria, dhe se shumë nga pajisjet ushtarake, si të rëndat dhe më të lehtat, dukeshin të reja. Burimet thonë se shumë informatorë pranojnë se armë të tilla janë parë vetëm rrallë te njësitë e vendosura jashtë Tiranës ose ato kufitare. Rreth 100 oficerë marshuan fillimisht, të ndjekur nga trupave të këmbësorisë, që ishin ndarë në katër regjimente. Dy prej regjimenteve kishin rreth njëmijë njerëz, të armatosur me pushkë, të ngjashme me modelet italiane. Përveç këmbësorisë në paradë kishte trupa artilerie të tërhequr nga mushka. Rreth 40 mortaja i ngjanin modelit italian 81. Në paradën e mjeteve të artilerisë përfshiheshin dhe disa dhjetra mjete anti-tank me kalibër 60-75 mm të tërhequr me kuaj, si dhe rreth 80 mjete të tjera të tërhequra me traktorë ose kamionë, duke përfshirë dhe topa me kalibër 75 mm. Mjetet e artilerisë anti-ajrore përfshinin rreth 24 kamionë me bateri armësh anti-ajrore. Në mjetet e blinduara u shfaqen dhjetë tanke sovjetike gjysmë të lehta, me automatikë në kullën rrotulluese. Më pas parakaluan dhjetë tanke të masës së mesme me top 45 mm në kullën rrotulluese.

 

Nacionalizmi anti-sovjetik i dukshëm në shoqërinë shqiptare

Përhapja e përçmimit ndaj dominimit sovjetik në fabrikat dhe uzinat e Evropës Lindore theksohet ironikisht edhe në Shqipërinë e prapambetur, ku personeli ushtarak industrial dhe shoqëria në përgjithësi shfaq ndjenja të thella anti-sovjetike. Në një takim të Komitetit Qendror të Partisë, ministri i Brendshëm Shehu tha se problemet ekonomike në industritë e kromit, bakrit e bitumit vinin nga “tendencat anti-sovjetike”. Gjenerali Bedri Spahiu, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Hoxhës, duke folur për çështjen denoncoi ashpër sjelljet anti-sovjetike të punonjësve. Ai tha se komunistët dhe shqiptari që nuk ishin anëtarë të partisë, kishin pranuar regjimin dhe kishin ngritur lart linjën e tij anti-greke dhe anti-jugosllave, por nuk vlerësonin të mirat e statusit të Shqipërisë si aleat i Bashkimit Sovjetik. Më ashpër ai foli kundër anëtarëve të partisë që refuzonin konsulencën sovjetike, të cilët sipas tij pranonin teorikisht linjën e partisë por në praktikë kundërshtonin teknikët e këshilltarët sovjetikë. Spahiu citonte shembuj të kësaj sjelljeje në fushat e industrisë, komunikimeve dhe ndërtimit. Ai përmendi shembullin e një përfaqësuesi të sindikatave që hidhte dyshime mbi këshillat e konsulentëve sovjetike se mësimet socialiste rrisnin prodhimin, dhe raste të tjera të ngjashme me të. Në përpjekjet e tyre për të zgjidhur problemin autoritetet shqiptare duket se po mjaftohen vetëm me paralajmërime, duke shpresuar të evitojnë përplasje të hapura mes ekspertëve dhe punonjësve armiqësorë. Deri tani atyre nuk u është dashur të marrin masa radikale siç ka ndodhur në vende të tjera të orbitës sovjetike, sic kanë qenë largimi i anëtarëve kritikë nga partia. Por gjithsesi duket se do të jetë nevoja për masa të tilla.

 

Shkurt 1952

Muftiu shqiptar sulmohet për lavdet ndaj komunizmit

Gazeta e Partisë Komuniste të Tunizisë, Al-Talia kishte në faqen e parë të edicionit të 7 dhjetorit 1951, një deklaratë të myftiut të Shqipërisë i cili lavdëronte liritë që gëzonin myslimanët shqiptarë në regjimin komunist popullor. Sipas gazetës, deklarata ishte shkruar në gjuhën arabe me shkrimin e dorës së myftiut dhe i ishte dhënë Muhamad Sabahu, delegatit algjerian në celebrimet e 10-vjetorit të partisë komuniste të Shqipërisë. Deklarata i drejtohej vendeve dhe “vëllezërve” të Algjerisë e Tunizisë, të cilave i lutej të predikonin dhe të këshillonin fenë myslimane sipas parimeve islamike të dashurisë deh të vërtetës, të cilat lidhen me partinë e popullit dhe me çlirimin e popullit të tyre nga imperializmi e kolonializmi francez. Deklarata e Myftiut thoshte: “Para se regjimi ynë i popullit të fitonte autoritetin e tij, propaganda e huaj pretendonte se sistemi i qeverisë popullore shkatërron si besimin fetar dhe jetën familjare. Por njerëzit tanë fetarë e të arsimuar dhe miqtë e popullit, e konsideruan këtë si një gënjeshtër propagande. Këtu në Shqipëri, ne po kënaqemi me regjimin popullor. Ne si shoqëri fetare, së bashku me besimtarët e feve të tjera jetojmë paqësisht me njëri-tjetrin. Asnjëherë më parë gjendja jonë nuk ka qenë më e mirë se tani, krahasuar me regjime të tjera që kanë persekutuar fenë dhe njerëzit tanë”. Me sa duket deklarata e myftiut shqiptar është bërë më herët nga data e publikimit në gazetë, pasi grupi rinor Rabitat al-Shbab ka botuar një editorial më 28 gusht 1951 ku dënonte ashpër deklaratën e myftiut shqiptar. Në tekstin e editorialit thuhej: Komunizmi i përçmon të gjitha fetë dhe u ka shpallur luftë atyre. Ky është një realitet që njihet në të gjithë botën. Liderët muslimanë të shumë vendeve kanë pranuar se komunizmi dhe feja islame nuk afrohen me njëra-tjetrën pasi komunizmi i shpall luftë besimit fetar, dhe këtë e di e gjithë bota. Liderët fetarë muslimanë të shumë vendeve kanë pranuar se komunizmi dhe feja islame janë të papërputhshme me njëra-tjetrën pasi komunizmi i përçmon hyjnitë dhe besimet shpirtërore, duke i atribuar gjithçka lëndës. Megjithatë ka një pjesë të vogël të klerit mysliman që devijojnë nga besimi i përbashkët i liderëve botërore myslimanë, dhe po bëjnë propagandë në mbrojtje të kësaj feje destruktive siç është komunizmi, për t’i hedhur hi syve botës mbi atë çka po ndodh në fakt në vendet që kanë pranuar këtë sistem të urryer. Ata deklarojnë se çdo gjë duhet të jetë si në Bashkimin Sovjetik, se atje feja islame respektohet, dhe se muslimanët prapa Perdes së Hekurt gëzojnë të gjitha liritë e kryerjes së riteve fetare. Por gënjeshtra kuptohet pasi këto deklarata dhe opinione që kundërshtojnë të vërtetën e dukshme, vijnë vetëm nga “Ulama e Kuqe” e vendeve të dominuara nga Bashkim Sovjetik. Kjo është dhe linja e mbrojtur nga delegacioni i myslimanëve komunistë shqiptarë, i kryesuar nga Imami Muharrem, myftiu i madh i Shqipërisë, i cili qe ftuar për vizitë në Moskë dhe disa qytete sovjetike. Me pranimin e ftesës nga delegacioni u bë i qartë dhe qëllimi i tij, sidomos në deklaratës pas vizitës në BRSS ku thuhej se vendi garantonte mbajtjen e riteve myslimane dhe se feja islame atje është e respektuar. Si provë për këtë ata citonin ekzistencës e xhamisë së madhe të Moskës dhe varret e liderëve myslimanë në Tashkent. Ata kishin vizituar këto objekte gjatë vizitës së tyre, si dhe një kopje 700 vjeçare të Kuranit në libraritë e Moskës. Por në realitet myslimanët në Bashkimin Sovjetik nuk gëzojnë asnjë liri fetare dhe jetojnë në kushte të mjerueshme. Bashkimi Sovjetik ka neglizhuar popullsinë myslimane ne rajonet ruse të Kaukazit, ka kërcënuar dhe burgosur liderët myslimanë. Liderët sovjetikë kanë ndaluar tërësisht mësimin e fesë myslimane në shkolla dhe kanë eliminuar këdo që ka kundërshtuar parimet komuniste. Në vend të fesë ata inkurajojnë mësimet ateiste dhe komuniste për të rrënjosur ateizmin dhe mosbesimin te të rinjtë. Në deklaratën e Myftiu të Shqipërisë nuk përmendej fare mësimi i fesë në shkolla dhe kjo është provë për ndalimin e mësimeve fetare atje. Ai dhe banda e tij që vizituan BRSS nuk arritën të gjenin asnjë predikues mysliman në Moskë dhe në qytete të tjera. Sikur myslimanët të gëzonin vërtet liri besimi në Bashkimin Sovjetik qeveria do t’i lejonte të gjithëve të vizitonin vendin, dhe nuk do të kufizonin lejet vetëm për agjentët komunistë që shpërndajnë propagandë qeveritare dhe gënjejnë botën e jashtme për tragjedinë që ka pllakosur fenë, veçanërisht atë myslimanë në Bashkimin Sovjetik.

 

Situata ekonomike

Gusht 1949

Situata ekonomike po përkeqësohet dita ditës. Në prill, në disa rajone të Shqipërisë u shpërndanë gjashtë kilogramë misër për person. Edhe ata që kishin kafshë të përdorura për kultivim u detyruan të paguajnë me mish për misrin e tyre. Agjencitë e qeverisë sinjalizuan se nuk do të kishte tjetër shpërndarje misri. Tregu i zi i ushqimit thuhet se po lulëzon, dhe në fakt qeveria besohet se po e inkurajon për përfitimet e saj, duke mos marrë asnjë masë, megjtihse është në dijeni të ekzistencës së tij. Përveç punonjësve të administratës, të agjencive qeveritare apo të industrisë e ndërtimit, racionet e të cilëve nuk janë anuluar, shqiptarët e tjerë duhet të sigurojnë mallrat e nevojshme me anë të këmbimeve, pasi kuponët e racioneve janë anuluar. Më poshtë kemi disa shembuj të gjendjes së përgjithshme të ushqimit, si rezultat i praktikave të qeverisë: Një okë misër kushton 200 deri në 250 lekë, ose 4-5 dollarë në tregun e zi. Vaji i ullirit nuk ekziston. Gjalpi në tregun e zi kushton 1300 lekë kilogrami ose rreth 26 dollarë. Në dyqanin e kooperativës qeveritare të Sarandës, 800 kg portokalle të cilësisë së mirë u këmbyen me tre metra mëndafsh japonez të cilësisë së ulët, tre kg kripë dhe tre kg vaj. Në dyqanin e kooperativës qeveritare të Vlorës, një fshatar dërgoi 39 000 portokalle për të cilat mori një palë këpuce prodhim vendi. Rroga më e lartë ditore në Shqipëri arrin në 150 lekë, ndërsa më e ulëta është 75 lekë. Rrogat e punëtorëve variojnë nga 2500 deri në 4000 lekë në muaj. Një tjetër tregues i situatës së krijuar është dhe një letër e hapur për Gjeneralin Hoxha nga një ushtar, e publikuar në gazetën Bashkimi: “I dashur udhëheqës, shoku Enver, Si një ushtar i forcave kombëtare kam shërbyer si oficer në njësinë 736 të regjimentit 17, në rajonin e Vorës. Kam shërbyer për të mirën e njerëzve, të kombit dhe të partisë. Kam bërë detyrën time sipas urdhrave që kam marrë. Tanimë jam liruar deh jam me familjen për disa ditë, i gatshëm për t’u kthyer në punë kurd që Partia të më urdhërojë. Kam shërbyer dhe do të jem i gatshëm të shërbej për çdo nevojë të Partisë dhe të popullit. Për partinë jam i gatshëm të jap jetën time, dhe ju siguroj se unë, ashtu si ata që kanë vuajtur shumë dinë hallet e popullit, do punoj me zell dhe vetë-sakrifikim sa herë të ma kërkojë partia. Kam qenë partizan që prej vitit 1944, kam shërbyer katër vjet në ushtri dhe për dy vjet e gjysmë kam qenë anëtar i partisë. Ditën që u lirova u trishtova. Dua t’ju tregoj pak për fshatin tim. Ka një javë shoku Enver që jam kthyer në fshat, dhe për fat të keq gjata disa gjëra të pakëndshme. Dhe jo vetëm në fshatin tim, por të gjithë njerëzit janë aq të pakënaqur sa më z’bëhet. Ata janë të pakënaqur me sistemin e ri të këmbimit pasi nuk kanë asgjë për të këmbyer dhe rrjedhimisht nuk mund të marrin asgjë. Për arsye të taksës së detyrueshme të mishit ata detyrohen të çojnë në kooperativë kafshët e punës që përdorin për kultivim, pasi nuk kanë të tjera. Situata e bukës është shumë e keqe. Shumica e njerëzve nuk kanë bukë prandaj detyrohen të shkojnë në tregun e zi për ta blerë me 7000-8000 lekë kilogrami. Meqënëse ata nuk kanë para, ata duhet të shesin fillimisht në tregun e zi kafshët që përdorin për punë bujqësore. Si komunist i vjetër, unë e konsideroj si detyrë të këshilloj Partinë mbi këto gjëra që ajo të dijë gjendjen e njerëzve, pasi partia dëshiron një ekonomi të qëndrueshme dhe që njerëzit e saj të jetojnë mirë. Nga observimet e mia të ditëve që kam qenë këtu, asgjë nuk funksionon, ka mungesë pune dhe njësitë e partisë nuk po bëjnë si duhet punën e tyre. Kooperativat nuk po furnizohen dhe puna po ecën shumë ngadalë. Nuk ka kontroll dhe njerëzit nuk dinë asgjë mbi ligjet, furnizimet apo çështje të tjera. Për këtë arsye ata janë të nevrikosur por nuk mund të bëjnë asgjë. Ata kanë nisur të urrejnë partinë prandaj partia duhet të marrë masat e nevojshme. Duhet zgjidhur çështja e furnizimit pasi nuk ka asgjë dhe njerëzit po ankohen. Nuk as naftë për ndriçim. Njerëzit thonë se nuk duan veshje, por prodhimet e zonës së tyre. Taksa e mishit është vendosur edhe për njerëzit që nuk kanë kafshë, dhe kjo është e padrejtë sepse ata therën edhe kafshët e punës për ta plotësuar. Me një taksë të tillë bujqësia do të shkatërrohet. Unë, si një anëtar i partisë, kam verifikuar shumë gabime në rajonin e Mallakastrës dhe në zonat e tjera që kam vizituar. Po ju shkruaj juve sepse jam i trishtuar nga e gjithë kjo, por edhe për t’ju thënë se kemi luftuar dhe shumë shokë kanë vdekur për të arritur ditë më të mira, siç e dini dhe ju më mirë se unë. Dua t’ju tregoj pak për njësinë 736. Lirimi im nuk u bë si ndaj një partizani të vjetër por sic i bëhet zakonisht një ushtari të 1947-ës, dhe për këtë jam i pakënaqur, por nuk di ku të drejtohem për trishtimin tim. E mbyll me respekt si një komunist i gatshëm. Rreshter Safet Malaj, nga fshati Lapulec-Mallakastër-Ballsh”. Enver Hoxha iu përgjigj kësaj letre duke pranuar mangësitë dhe duke rekomanduar durim, pasi sipas tij, vetëm kështu socializmi bëhej më i fortë.

Më të lexuarat