BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë pushtetin pas vizitës së Hoxhës në Moskë, i ndryshoi zyrën dhe nuk e takoi

Dokumentet e CIA, ja si Mehmet Shehu nisi tentativat për të marrë

Për amerikanët, marrëdhëniet mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës kanë qenë gjithmonë të tensionuara. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohet se si u ashpërsuan marrëdhëniet mes tyre më 1955. Pasi Hoxha nisi një vizitë disa ditore në Bashkimin Sovjetik, Shehu nisi lëvizjet për të marrë drejtimin e pushtetit. Ai i hoqi zyrën Hoxhës ndërsa mbajti dhe një referendum për marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Mars 1954

Situatë e brendshme

Pak pas vdekjes së Stalinit në Shqipëri nisën të qarkullonin zhurmat se do të kishte zbutje të terrorit komunist, ndoshta mbyllje të kampeve të përqendrimit si ai i Tepelenës, ku mijëra të afërm të të arratisurve lëngojnë në vuajtje. Por këto zhurma rezultuan të rreme, pasi burra gra e të rinj vazhduan të merreshin me forcë nga shtëpitë e tyre për të kryer punë të detyruar. Kjo lëvizje e Hoxhës u prit me zemërim nga populli, pasi në kulturën vendase gratë janë një pikë e dobët. Shumë vetëvrasje ndodhën dhe akte rebelimi, të cilat gjithashtu u pasuan nga akte të tjera të pamëshirshme hakmarrjeje. Ndërkohë populli shqiptar duket i lodhur e i pafuqishëm, veçanërisht ndaj sherreve mes grupeve të ndryshme të emigracionit në Perëndim. Dërgesat e agjentëve nga Jugosllavia në Shqipëri, megjithëse nuk kanë pasur asnjë efekt për jugosllavët, kanë shkaktuar hakmarrje të tmerrshme prej autoriteteve ndaj popullatës, me qindra njerëz të arrestuar, të ekzekutuar dhe të dërguar në kampet e përqendrimit. Popullata nuk dëshiron më aktivitete të tilla edhe pse është e gatshme të ngrihet si një e vetme nëse fuqitë perëndimore ndërmarrin veprim konkret për përmbysjen e regjimit aktual. Ndërkohë qindra të rinj shqiptarë janë sakrifikuar në operacionet e kota të Jugosllavisë me infiltrime agjentësh në Shqipëri, të cilëve i shtohen gjithashtu ata që kanë guxuar t’i ndihmojnë bashkë-atdhetarët e ardhur nga Jugosllavia. Çdo mision i dërguar në Shqipëri do të ketë efekte negative, përveç rasteve kur ka mbrojtje ushtarake nga jashtë. Nga ana tjetër duhet intensifikuar propaganda radio pasi shqiptarët dëgjojnë programet e huaja në vend. Edhe komunistët me poste jo të larta në administratë i dëgjojnë transmetimet dhe i përhapin ato në bisedat me njëri-tjetrin. Njëfarë rilindjeje fetare po ndodh në rajonin e Shkodrës, por ka një mungesë priftërinjsh në zonën e Malësisë së Madhe ku nga pesë apo gjashtë kisha që kanë qenë më parë, tani ka vetëm një. Kisha katolike ka shumë dëshmorë ndaj komunizmit shqiptar, të cilët me sjelljen e tyre vetëmohuese para dhunës e torturave komuniste, kanë fituar admirim të madh. Megjithë rreziqet e përfshira kishat po mbushen nga besimtarët. Në të gjithë rajonin ka dy priftërinj françiskanë, Rrok Vala dhe Rrok Gurashi, për të cilët nuk flitet mirë. Shumica e shqiptarëve besojnë se çlirimi mund të vijë vetëm me anë të një lufte tjetër botërore. Komunistët e vendit thonë se çdo shtyrje e një lufte të përgjithshme do të jetë në favorin e tyre. Gjenerata e vjetër po zhduket kurse gjenerata e re është indoktrinuar thellësisht me idealet komuniste. Por megjithatë thuajse të gjithë studentët shqiptarë janë kundër komunizmit. Shoqata klandestine anti-komuniste po zbulohen vazhdimisht dhe arrestimet janë të shumta. Në përgjithësi shqiptarët besojnë se ish-mbreti Zog nuk ka shanse për t’u rikthyer me monarkinë e tij. Mes të rinjve në vend ka një tendencë për socializëm të moderuar. Fishta, poeti shqiptar i eliminuar nga komunistët për arsye të shkrimeve të tij ku ngrihet lart lufta e shqiptarëve kundër pushtuesit sllav, është i respektuar mes studentëve shqiptarë të cilët dinë përmendësh vargje të tij.

11 tetor 1955

Lufta pushtetit Hoxha-Shehu

Enver Hoxha u largua nga Tirana për në Moskë më 18 gusht 1955 pasi mbylli personalisht me çelës zyrën e tij. Informoi Mehmet Shehun se po nisej për në Durrës për të marrë një anije sovjetike, vetëm në momentin e nisjes. Largim i papritur i Hoxhës erdhi për të zbatuar instruksionet sovjetike të afrimit me Jugosllavinë, megjithë kundërshtimet e Shehut. Në shenjë kundërveprimi raportohet se Shehu hoqi gruan e Hoxhes nga presidenca e grave shqiptare dhe hoqi gjithashtu makinën dhe rojën personale të Hoxhës. Më pas Shehu shtoi alarmin te forcat ushtarake dhe përqendroi trupat në kufirin me Jugosllavinë. Shehu urdhëroi më tej zyrtarët më të lartë të partisë dhe të qeverisë të kryenin një referendum mbi pyetjen “A jeni pro apo kundër rinovimit të akordit të miqësisë dhe asistencës me Beogradin, të nënshkruar nga Hoxha në qershor 1946?”. 58 zyrtarë votuan “kundër” dhe 4 “pro”. Shehu informoi për këtë Moskën duke thënë se qeveria dhe populli konfirmuan mirënjohjen ndaj ndihmës sovjetike por refuzuan detyrimet ndaj Jugosllavisë, të cilat sipas tij rrezikojnë integritetin dhe pavarësinë e vendit. Më 1 shtator një zyrtar i lartë sovjetik erdhi në Shqipëri, zyrtarisht për të marrë pjesë në Kongresin e tretë të Unionit të Grave Shqiptare, por në fakt ai ishte dërguar nga Moska për të verifikuar situatën që çoi në largimin e Hoxhës. Ai raportohet se i ka bërë të qartë Shehut sa më poshtë: BRSS ka si qëllim të zgjidhë çështjen e rivalitetit Hoxha-Shehu pasi ajo po ndikon në gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe politikën e jashtme të BRSS, në një kohë kur harmonia është e rëndësisë kryesore. Kjo do të thoshte se ose Hoxha ose Shehu do të zëvendësohen, por duke parë qëndrimin e mbajtur nga shumica e zyrtarëve të partisë, Shehu mund të marrë drejtimin e partisë dhe të zëvendësohet në postin e kryeministrit nga Kadri Hazbiu. Qeveria do të bëjë rotacion për të justifikuar ndryshimet e posteve. Sovjetikët mund të kërkojnë respekt për postin e Hoxhës, i cili do të kthehet në Shqipëri për disa ditë. Sheu raportohet të jetë përgjigjur se ndryshimet në parti dhe qeveri janë e drejtë ekskluzive e Komitetit Qendror dhe se ai do të mbetet në postin e tij për sa kohë që ka besimin e parlamentit e komitetit qendror. “Hoxha nuk ka shumë mbështetje dhe askush nuk kërkon t’i bëjë atentat apo ta ngrejë në idhull”, raportohet të ketë thënë Shehu. Ndërkohë Hoxha u kthye në Shqipëri i shoqëruar me dy gjeneralë sovjetikë, ndoshta për të treguar mbështetjen që kishte marrë në Moskë. Ai nuk u prit nga Shehu, por u informua se Shehu nuk do ta priste në zyrë nëse nuk bënte njoftim dy ditë përpara. Ai gjithashtu do të kontrollohej para se të hynte në zyrën e tij. Hoxhës i ishin caktuar gjithashtu zyrë dhe rezidencë më modeste nga ç’kishte më parë. Sipas planeve të Shehut me aprovimin sovjetik, ai kërkonte ta bënte Hoxhën ministër të Bujqësisë sa për të kënaqur sovjetikët, teksa më pas planifikonte ta bënte me faj për situatën katastrofike bujqësore. Shehu kërkonte gjithashtu të largonte pro-titistin Beqir Balluku dhe të afronte në sekretariat Rita Marko.

  Maj 1953

Kampi i përqendrimit të Tepelenës

Në kampin e përqendrimit të Tepelenës ka rreth 1300 persona të mbajtur me forcë, kryesisht familjarë të të arratisurve në Jugosllavi. Përveç të burgosurve shqiptarë ka dhe disa të burgosur jugosllavë të cilët trajtohen ndoshta më keq se shqiptarët. Rreth 70 për qind e të burgosurve janë gra e fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë burra të arrestuar për motive politike, ndër të cilat përfshihen dhe të pasurit e miqve apo të afërmve që janë arratisur jashtë shtetit. Personat në kamp vijnë nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, ndërsa grupi më i madh është i përbërë me banorë të veriut të vendit. Kampi është i vendosur rreth 2 kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bencia derdhet në Vjosë. Në zona janë ndërtuar kazerma për të burgosurit, të cilët banojnë të gjithë në katër dhoma me përmasa 20 metra me 5 metra. Në secilën prej tyre ka katër radhë me krevate dykatësh, dy prej të cilave janë vendosur përgjatë mureve dhe dy të tjerë në mes të dhomës. Ndërtesa është prej një materiali të fortë industrial, ka një çati me pllaka por nuk ka tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve ose sipas lidhjeve miqësore. Rreth 300 deri në 500 njerëz janë të mbledhur në secilën prej dhomave por lejohen të kalojnë lirisht nga një dhomë në tjetrën. Ndërtesa nuk ka izolim dhe nuk ka ngrohje prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Përveç kazermave të banimit ka dhe një ndërtesë zyrtare me katër dhoma ku janë zyrat e drejtorit të burgut, të asistentëve dhe disa ambiente banimi për ta. Ka gjithashtu një magazinë për ushqimin e kampit dhe të kafshëve të tij. Një infermieri e vogël pranë kampit ka katër dhoma dhe përdoret për vizita mjekësore. Aty ka gjithashtu disa krevate për të sëmurët. Kampi ka gjithashtu një strukturë që shërben si kuzhinë, që është e ndarë në dy dhoma, njëra për të gatuar deh tjetra për të magazinuar ushqimin. Kampi ka rreth dhjetë tualete. Kampi ruhet nga pesë policë në detyrë gjatë natës dhe nga dy policë gjatë ditës. Një nga të burgosurit shërben gjithnjë në detyrë në kazermat e banimit. Të burgosurit thonë se në këtë kamp trajtimi është më i mirë se në kampet e tjera dhe nuk ka abuzime të rënda si për shembull rrahjet. Dënimet bëhen kryesisht me anë të kritikave vokale për gratë ose shqiptarët, ndërsa për të huajt trajtimi është më i keq dhe arrin në refuzim ushqimi. Çdo i burgosur duhet të ketë çarçafët e batanijet e tij pasi kampi nuk ka të tilla. Nëse një i burgosur nuk ka tesha kravati ose të afërm që t’ia sjellin ai fle në krevatin e drunjtë të zhveshur. Të burgosurit duhet të kenë gjithashtu rrobat dhe këpucët e tyre pasi shteti nuk jep furnizime. Dhe si rezultat të burgosurit janë të veshur me rrecka dhe rroba të mbetura të cilat konsumohen shpejt gjatë punës së rëndë. Shteti furnizon kampin vetëm me ushqim dhe një copë sapun në muaj. Të burgosurit që kanë miq jashtë kampit mund të marrin ndihma për të blerë ushqim dhe veshje në qytet.

Ushqimi

Ushqimi gatuhet nga vetë të burgosurit. Ata marrin secili 600 gramë bukë në ditë dhe hanë tre vakte ushqimi. Në mëngjes ka çaj, në drekë supë fasulesh, makarona ose patate dhe shpeshherë e njëjta dhe për darkë. Në disa raste ka furnizim me oriz. Ushqimi gatuhet pa kujdes dhe në kushte të këqija sanitare prandaj ka shije të keqe. Ushqimi është gjithmonë i pamjaftueshëm pasi të burgosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes dhe e hanë menjëherë, kështu që nuk u mbetet gjë për dy vaktet e tjera. Të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime nga jashtë por ato kontrollohen më parë nga policia. Ndërsa ata që nuk kanë miq ose të afërm janë të paushqyer. Ushqimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe në enë më të mëdha për familjet. Gotat dhe enët e tjera të ngrënies duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Në kamp rriten disa perime dhe fruta por këto mbahen nga policia dhe administrata e kampit dhe nuk u jepen të burgosurve. Në kamp nuk magazinohen sasi të mëdha ushqimi, por zakonisht sillen në furnizime të përditshme nga jashtë. Në këtë kamp nuk ka indoktrinim politik për të burgosurit, përveç leximit të përditshëm të shtypit që është i detyrueshëm. Leximi i veprave të tjera letrare apo artistike nuk lejohet. Nuk ka shfaqje filmash apo aktivitete të tjera kulturore. Vizitorët lejohen të takojnë të burgosurit sipas dëshirës, por nuk lejohen brenda rrethimit të kampit. Normalisht një polic dëgjon bisedat e bëra mes vizitorëve dhe të burgosurve, edhe nëse ato zgjasin për një ose dy orë.

Gjendja sanitare

Gjendja sanitare në kamp është shumë e keqe dhe një numër i madh të burgosurish janë të sëmurë me tuberkuloz, një gjendje kjo që përkeqsohet nga mungesa e ushqimit, e ngrohjes dhe nga puna e rëndë. Grupi më i madh mes të sëmurëve janë fëmijët dhe burrat e rritur. Fëmijët preken ngaqë janë të pafuqishëm dhe meshkujt prej punës së rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është minimal, në formën e një doktori që vjen një ose dy herë në muaj nga qyteti i Tepelenës. Ai zakonisht i dërgon rastet më të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa të tjerët i trajton në kamp. Sëmundje të tjera që prekin të burgosurit janë malaria e cila ka infektuar shumë të burgosur, dhe dizenteria që ndodh herë pas herë në formë epidemie. Gjatë epidemisë së dizenterisë në 1950, 100 njerëz vdiqën gjatë tre muajve që ajo zgjati në kamp. Këto sëmundje përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjienike dhe administrata nuk cakton asnjë ditë për larje apo pastrim. Gjendja përkeqësohet nga mungesa e sapunit dhe e ujit. Asgjë nuk bëhet për insektet dhe parazitët që kanë infektuar çdo cep të dhomave, veçanërisht krevatet e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa, por të burgosurit përdorin degë për të pastruar një herë në javë. Puna kryesore e të burgosurve është prerja e pemëve në malet sipër Tepelenës. Çdo punëtor ka kuotën e tij ditore për të plotësuar, zakonisht rreth 1 metër kub dru të prerë. Të burgosurit gjithashtu punojnë brenda kampit për ndërtimin e godinave të reja, ose caktohen në projekte të jashtme si hekurudha Elbasan-Peqin apo uzina e fabrika të zonës. Për shembull në nëntor 1950 një pjesë e të burgosurve të kampit u caktua të shkonte në hekurudhë dhe një tjetër të ndihmonte në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit e aftë fizikisht meshkuj dhe femra duhet të punojnë, duke përjashtuar gratë e vjetra dhe nënat me bebe të vogla. Zakonisht meshkujt më të aftë zgjidhen për prerjen e pemëve ndërsa gratë dhe më të dobëtit caktohen për transport të drunjve ose punë shtëpie. Nuk ka një program të caktuar të punës pasi ajo kryhet nga agimi deri në perëndim për gjashtë ditë të javës, pa marrë parasysh kushtet e motit, dhe nganjëherë dhe të dielën. Të burgosurit kishin një orë pushim për vaktin e drekës në mesditë dhe shpeshherë ata e merrnin ushqimin me vete në punë. Të burgosurit punojnë në grup nga 20 deri në 150 vetë. Njëri zgjidhet drejtues i grupit dhe përgjigjet për punën e të gjithë anëtarëve. Përveç drejtuesit të grupit, të burgosurit shoqërohen dhe nga një polic, ndërsa për punën ata nuk mbikëqyren pasi secili duhet të plotësojë kuotën e tij. Grupeve që nuk u caktohet një detyrë specifike njoftohen në mëngjes. Nëse një i burgosur është i sëmurë ai mund të lejohet të mos shkojë në punë, ndërsa ata që hiqen si të sëmurë për të evituar punën dënohen rëndë. Herë pas here jepen amnisti për të burgosurit. Më 29 nëntor 1950 në kamp erdhi një zyrtar i ministrisë së brendshme dhe njoftoi se me rastin e festës së çlirimit partia dhe Shoku Enver Hoxha po lironin 150 familje, për të cilat do të kujdeseshin miqtë dhe familjarët. Të burgosurit u paralajmëruan që kur të kthehen në shtëpi “të kujtojnë se duhet të respektojnë dhe të zbatojnë urdhrat e autoriteteve, përndryshe do të riktheheshin në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit

Kampi i përqendrimit të liqenit të Maliqit është rreth dy kilometra larg liqenit, mes kënetës dhe rrugës drejt Pogradecit. Në kamp ka rreth 1500 të burgosur që janë sjellë nga shumë burgje të vogla nga zona e Elbasanit, Tiranës, Korçës e Vlorës. Të burgosurit janë si të dënuar politikë dhe kriminelë të zakonshëm, të cilët gjithsesi nuk ndahen në kategori në kamp, siç ndodh në disa burgje. Pakënaqësia mes të burgosurve është e madhe, veçanërisht mes të burgosurve politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë dënuar në kamp vetëm prej dyshimeve ose prej arratisjes nga vendi të të afërmve të tyre. Kampi drejtohet nga komisari lejtnant Jorgji, zëvendësi i tij është Celi ndërsa kapiten Lazo është oficeri i furnizimit. Kampi ka gjithashtu një sekretariat me disa oficerë policie, të cilët mbajnë një listë të burgosurve dhe të financave të kampit. Sjellja ndaj të burgosurve është shumë e ashpër. Rrahje dhe keqtrajtime bëhen shpesh për gabimin më të vogël. Dënime të tjera përfshijnë ndalimin e pakove të ushqimit nga jashtë, burgosje vetëm në qeli pa ujë e ushqim, ndalim i vizitorë dhe ekspozim në diell. Të burgosurit janë organizuar në dymbëdhjetë brigada pune, secila me 120 deri në 140 njerëz. Drejtuesit e njësive të ndryshme zgjidhen nga vetë të burgosurit, ndërsa çdo njësi shoqërohet nga një polic gjatë punës. Në 1951 drejtuesi i brigadave të punës ishte Hamdi Lena, ish-drejtues i sigurimit në Korçë, i burgosur pas dënimit me dhjetë vjet për vrasjen e gruas së tij. Të burgosurit jetojnë në kazerma të drunjta, në një për secilën brigadë. Barrakat nuk janë të ndara në dhoma dhe përgjatë mureve ka dy radhë me krevate dykatësh ku flenë të burgosurit. Shteti nuk jep veshje krevati dhe të burgosurit flenë në krevatet e drunjtë nëse nuk kanë rroba. Barrakat nuk janë të izoluara nga moti, por kanë dritë elektrike. Çdo të burgosuri i jepen një palë veshje pune me pantallona, bluzë e pallto, pasi puna e tyre ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe shumicën e kohës ata punojnë deri në mes në ujë. Por shumica e të burgosurve nuk kanë rroba të tyret për t’u ndërruar dhe kur kthehen nga puna duhet të qëndrojnë në rroba të lagura. Për këtë arsye shumë të burgosur janë të sëmurë. Disa të burgosurve u jepen nganjëherë sandale por jo veshje të brendshme apo për punë në ujë.

 

Më të lexuarat