Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet e CIA, ja si Moska dështoi në rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës, në dhjetor 1962 ndërpreu kontaktet me Tiranën

Postuar: 26/05/2018 - 08:21

CIA ka zbardhur detaje se si morën fund marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Aty tregohet se si u dështua të rrëzohej regjimi i Enver Hoxhës. Po ashtu thuhet se në dhjetor 1962 Moska ndërpreu kontaktet me Tiranën. Më poshtë tregohen detajet nga dokumenti i deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta.

22 shkurt 1962

Faza e re e debatit Kinë-BRSS

Më 2 dhjetor Pravda ruse iu përgjigj deklaratës së Hoxhës në 7 nëntor, duke mbrojtur Hrushovin nga akuzat dhe duke thënë se Hoxha praktikonte kultin e individit. Artikulli tha se Shqipëria po përpiqej të shkatërronte unitetin e bllokut komunist prandaj kjo kërkonte sulmet publike ndaj udhëheqësve shqiptarë. Pravda shtonte se Shqipëria ka izoluar veten e saj dhe parashikoi prishjen e marrëdhënieve që ndodhi vetëm një ditë më vonë. Më 3 dhjetor Moska ndërpreu marrëdhëniet me Tiranën, duke thënë se po rikthente të gjithë personelin diplomatik, tregtar dhe teknik në Shqipëri, dhe duke kërkuar që Shqipëria të bënte të njëjtën gjë. Por zhvillimet nuk lëvizën as shpejt sa ishte pritur pas këtij veprimi. Në fillim të dhjetorit shtypi sovjetik mbrojti sistematikisht veprimet e Moskës duke përgatitur terrenin për përjashtimin e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës dhe Organizata e Bashkëpunimit Tregtar. Por në takimin e kësaj të fundit në mesin e dhjetorit, ku nuk ishin prezentë as Kina e as Shqipëria, nuk u morën masa zyrtare kundër Shqipërisë. Ndërkohë tre vende lindore kishin tërhequr ambasadorët nga Tirana pas Moskës, por prishja e marrëdhënieve nuk u zgjerua më tej dhe një masë e konsiderueshme volumi tregtar vazhdoi të këmbehej mes vendeve të bllokut dhe Shqipërisë. Më tej në shkrimet e saj “Pravda” ruajti një linjë më neutrale në debatin politik mes bllokut, duke mohuar se BRSS kishte hequr dorë nga përpjekja kundër Perëndimit, por duke evituar çështjen delikate të mbështetjes për forcat revolucionare. Prononcimet kineze i mëshonin kësaj pike, duke insistuar se revolucionet nuk i nënshtrohen përpjekjeve të “paqes”. Hrushovi tha në një fjalim në dhjetor se ata që nuk e kuptojnë strategjinë e tij, duke nënkuptuar nevojën e negociatave me Perëndimin, duhet të “qartësojnë trutë”. Na takimin afro-aziatik të partive komuniste në Gaza, kinezët përsëri sfiduan autoritetin sovjetik si në çështjet e procedurës dhe të përmbajtjes, që ishte nga rastet e rralla në frontin komunist që rezultoi e suksesshme. Ndërsa në takimin e Stokholm delegacioni kinez lëshoi një deklaratë të veçantë mbi temat kryesore të takimit, duke theksuar dinakërinë e amerikanëve dhe nevojën për përpjekje të pandalur për çlirim. Këtu delegacionet kineze e sovjetike gjithashtu u përplasën për çështjen e lëvizjes paqësore dhe çarmatimit, teksa Kina akuzoi se BRSS gabonte duke iu lutur imperialistëve për paqe, prandaj duhej forcuar lëvizja revolucionare. Partia sovjetike refuzoi kërkesat publike të Kinës për arritjen e unanimitetit në lëvizje me anë të konsultimeve dhe mohoi se partia shqiptare kishte mbështetje. Por vetë refuzimi i BRSS për thirrjen e konferencës komuniste tregon se Shqipëria mund të kishte vërtet mbështetje mes partive të tjera. Komentet sovjetike flisnin për përgjegjësinë e çdo partie për njohjen e partisë sovjetike si “avangarda” e lëvizjes dhe për detyrimin e pakushtëzuar të partive, qofshin ato të mëdha apo të vogla ndaj ndërkombëtarizmit proletar, pra të konfirmimit të autoritetit sovjetik në lëvizje dhe të parimit të rendit mazhoritar.

Rritja e përplasjeve

Në fund të dhjetorit kritikat e BRSS ndaj Kinës u shtuan, me ripublikimet e artikujve kritikë të Evropës Lindore por mendësinë penguese dhe ndërhyrëse të Kinës në debatin me Shqipërinë. Nga artikujt më të ashpër ishte ai i kreut hungarez Kadar, i cili mohonte se kinezët ishin aq komunistë militantë sa thoshin dhe përshkruante strategjinë e tyre si “asgjë më shumë se një strategji e majtë, aventuriere, pseudo-socialiste, që vetëm abuzon me imperialistët, pa i shkaktuar atyre asnjë dëm”. Kadar thoshte gjithashtu se pozita e majtë përkonte në trazirat fëminore të përshkruara nga Lenini, duke iu referuar tërthorazi dhe raportimeve të pakonfirmuara se Mao Cedung kishte probleme me disiplinën mendore, sidomos vitet e fundit. Dy ditë më vonë një gazetë pro-Pekinit në Hong Kong sulmoi Hrushovin me emër për praktikumin e kultit të individit. Ndërsa Moska reagoi duke thënë se “shqiptarët e degjeneruar” kishin gjetur protektorët e tyre te Kina por se gjithsesi si ata dhe protektorët e tyre ishin të izoluar. Gjatë kësaj kohe kinezët ishin rikthyer të forcat e veta për zhvillimin ekonomik dhje për herë të parë nisën të flisnin për problemet e mbrojtjes kombëtare, që sipas tyre do të zgjidheshin brenda vitit 1961. Më 9 janar partia shqiptare deklaroi hapur se Hrushovi po rishkruante parimet themelore të marksizëm-leninizmit dhe po vendoste sanksione që dobësojmë aftësitë ekonomike dhe ushtarake të bllokut komunist. Duke parashikuar veprime të tjera të këtij lloji nga Hrushovi, Shqipëria tha se Hrushovi nuk kishte qenë i aftë të detyronte vendet e tjera të Evropës Lindore të ndaheshin nga Tirana. Në mesin e janarit Kina e Shqipëria njoftuan mbylljen me sukses të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik, pa dhënë shumë detaje. Ndërsa Moska paralajmëroi Pekinin se nuk do të qëndronte e heshtur ndaj devijimeve të disa partive (duke specifikuar vetëm atë shqiptare) dhe duke denoncuar kritikët e strategjisë së bashkekzistencës paqësore. Ajo kërkoi respekt nga të gjitha partitë për deklaratat e përbashkëta të konferencave. Presioni i Moskës ndaj Pekinit kryhej me anë të presionit indirekt ndaj Shqipërisë, dhe presioni ekonomik e politik ndaj stabilimentit ushtarak kinez.

Dështimi i Moskës

Por me presionin e saj ndaj Shqipërisë, Moska i kishte përdorur të gjitha mjetet dhe nuk kishte arritur ta rrëzonte Hoxhën, përveç sulmit ushtarak. Këtë ajo mund të realizonte duke nxitur të tjerë por do të haste në kundërshtimin e Kinës. Ndërsa presioni ndaj Kinës nuk kishte më efektin e dëshiruar dhe mjeti i vetëm i BRSS mbetej traktati i miqësisë Kinë-BRSS ku kjo e fundit zotohet për mbrojtjen e Kinës, por edhe këtu Pekini kishte nisur prej kohësh të adresonte çështjet e mbrojtjes dhe pavarësinë nga BRSS. Në lidhje me presionin ekonomik, Hrushovi në mesin e viteve 1960 mori masën më të rëndë duke tërhequr teknikët nga Kina, por që përsëri nuk solli ndryshim në qëndrimin e Mao Cedung. Ne mendojmë se nuk ka shumë shanse që BRSS të përdorë forcën ushtarake kundër Kinës. Shumë vëzhgues besojnë se Kina dhe BRSS mund të jenë të kënaqura me gjendjen aktuale të ndarjes, pa një prishje të plotë të lidhjeve. Hrushovi mund të vendosë të mos ushtrojë më presion teksa e kupton se nuk mund të detyrojë Kinën të tërhiqet nga debati. Nëse sovjetikët përdorin forcën kundër Shqipërisë, kjo mund të sjellë prishjen dhe mes Kinës e BRSS, ndryshe kritikat e tërthorta nuk do të rezultojnë në armiqësi të plotë mes tyre.

Disiplina në lëvizjen komuniste

Gjatë gjithë vitit 1961 sfida kryesore e Kinës ndaj Moskës ishte ajo ndaj autoritetit të saj në kryte të lëvizjes komuniste. Në fillim të vitit dy vendet kishin nisur të shpalosnin interpretime të ndryshme të deklaratave të përbashkëta të lëvizjes dhe Kina kishte dalë tërësisht në mbrojtje të aleatit të saj të vetëm Shqipërisë, në debatin e saj me Moskën. Konkurrenca e Pekinit ishte shfaqur dhe në disa vende të tjera të vogla komuniste të Azisë si Koreja e Veriut, Vietnami i Veriut dhe Mongolia e Jashtme. BRSS insistonte në të drejtën për të bërë përgjithësime për të gjithë lëvizjen dhe sinjalizonte për përjashtime të mundshme të vendeve që sfidonin autoritetin e tij. Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë ato nuk pritej të prisheshin që në konferencën e Bukureshtit në qershor 1960. Aty delegacioni shqiptar luajti rolin e mbështetësit të vetëm të Pekinit. Pak kohë pas saj partia shqiptare kishte shtypur një gusht shteti që mesa duket ishte mbështetur nga Moska. Sipas Hrushovit, partia shqiptare në gusht 1960 kishte refuzuar dy herë ofertat sovjetike për bisedime, ndërsa sipas Shqipërisë, në tetor Hrushovi u kishte thënë se do ta trajtonte Shqipërinë si Jugosllavinë. Në konferencën e Moskës në nëntor 1960 delegacioni shqiptar ishte përsëri aleati i vetëm i Pekinit dhe Hoxha denoncoi Hrushovin në mënyrë spektakolare. Sipas Hrushovit, edhe në takimet gjatë kësaj konference Hoxha e Shehu kishin refuzuar ofertën për një takim bilateral, por më pas kishin pranuar dhe e kishin prishur takimin me qëndrimin e tyre. Sido që të jetë, pas konferencës së Moskës, Ulbricht kritikoi publikisht sjelljen shqiptare duke nisur një praktikë që më pas do të ndiqej vazhdimisht nga vendet e tjera. Hoxha deklaroi se nuk do të tërhiqej kurrë për çështjet parimore. Sido që të jetë, pas konferencës së Moskës Ulbricht kritikoi publikisht sjelljen shqiptare duke nisur një praktikë që më pas do të ndiqej vazhdimisht nga vendet e tjera. Hoxha deklaroi se nuk do të tërhiqej kurrë për çështjet parimore. Deri në fund të vitit 1960 të gjitha marrëveshjet tregtare dhe kreditë e vendeve të Lindjes për Shqipërinë ishin anuluar dhe Moska kishte nisur të kërkonte pagesat nga Tirana për kreditë e mëparshme. Gjithashtu deri në fund të vitit 1960, kinezët kishin blerë për Shqipërinë 100 000 ton grurë, shumica e të cilit vinte nga BRSS. Gjatë vitit 1061 Shqipëria po merrte statusin e varësisë nga Kina. Në kongresin e shkurtit Hoxha rikonfirmoi qëndrimet pro-kineze dhe akuzoi Moskën se kishte mbështetur grushtin e dështuar të shtetit të fillimvitit. Sipas Hoxhës, Hrushovi në mars 1961 kishte deklaruar se BRSS do të ndërpriste të gjitha ndihmat ndaj Shqipërisë, pasi ato jepeshin vetëm ndaj “miqve e vëllezërve të vërtetë”. Në prill kinezët kishin rënë dakord të furnizonin Shqipërinë më ndihma ekonomike në vlerën 125 milionë dollarë, thuajse e njëjta shumë që ishte premtuar por anuluar nga BRSS dhe disa vende evropiano-lindore. Në fund të prillit një dokument sovjetik akuzonte se Shqipëria kishte detyruar një grup teknikësh sovjetikë të largoheshin nga vendi prandaj BRSS po largonte të gjithë personelin e saj. Në maj një gjyq publik “spiunësh e tradhtarësh” në Shqipëri u krye vetëm në formë demonstrimi anti-sovjetik, çka u pasua nga largimi i nëndetëseve sovjetike nga Vlora dhe nga tërheqja e personalit ushtarak sovjetik nga Shqipëria.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 08:35

CIA në shumicën e rasteve ishte e përqendruar te konfliktet e brendshme në Partinë Komuniste.

Postuar: 20/10/2018 - 07:20

Shërbimi i Inteligjent Amerikan ka zbardhur prapaskenat e prishjes së bashkëpunimit mes Shqipëris

Postuar: 19/10/2018 - 07:16

CIA i ka kushtuar një rëndësi dhe situatës ekonomike në Shqipëri.

Postuar: 18/10/2018 - 08:07

Amerikanët kanë publikuar detaje nga zhvillimet në Shqipëri gjatë viteve 1951-1952.

Postuar: 17/10/2018 - 13:11

Ish-drejtori i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi, na ka shuar një kuriozitet në lidhje m

Postuar: 17/10/2018 - 07:16

Për shërbimin sekret amerikan, Tropoja ishte qendër e spiunazhit gjatë regjimit komunist.

Postuar: 16/10/2018 - 07:08

CIA ka deklasifikuar së fundmi një sërë dokumentesh sa i takon situatës së regjimit komunist pas