Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet e CIA, ja si Moska tentoi të rrëzonte Hoxhën në vitet ’60, të parët që e pësuan Liri Belishova dhe Koço Tashko

Postuar: 05/04/2019 - 07:06

Amerikanët japin të tjera detaje nga marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Në vazhdën e dokumenteve që janë deklasifikuar jepen detaje nga prishja përfundimtare e marrëdhënieve. Hoxha akuzonte Moskën për grusht shteti, ndërsa më pas nisi dhe spastrimet në parti.

Kongresi i Bukureshtit

Në kongresin Partisë Rumune në Bukuresht (18-27) qershor, Hrushovi foli i pari, duke promovuar politikën e tij të bashkëekzistencës paqësore me SHBA dhe Perëndimin, si kusht i domosdoshëm për avancimin drejt komunizmit. Pas kundërsulmeve kineze ideologjike e personale ndaj tij, Hrushovi dha një reagim të nxehur dhe bëri thirrje që pas tij të gjithë delegatët të japin mendimin e tyre për çështjen. Folësit ishin në rend alfabetik dhe Shqipëria (Albania) ishte e para për të folur pas Hrushovit por kreu i delegacionit Kapo kërkoi të shtynte për më vonë fjalën e tij, edhe pse nuk është e qartë nëse foli apo jo. Ai mbajti një fjalim në këtë Kongres, i cili u publikua dhe ruante linjën e përgjithshme shqiptare pro-kineze, që prej prishjes së 1959. Kapo vlerësoi udhëheqjen e bllokut nga BRSS por nuk u tregua entuziast për parimet e bashkë-ekzistencës paqësore dhe mundësisë së shmangies së luftës. Ai sulmoi revizionizmin në mënyrën tipike shqiptare. Të tjera raportime asokohe thonë se Kapo foli shumë pozitivisht për Kinën, por në konferencën e Moskës në nëntor 1960 Hoxha tha se Shqipëria nuk ka folur në Kongresin e Bukureshtit, pasi aty loja ishte e manipuluar dhe as Kina apo vendet e tjera komuniste nuk patën kohë të analizonin qëllimet e akuzat sovjetike. Kapo u kthye nga Bukureshti më 27 qershor por mbledhja e komitetit qendror për të dëgjuar raportimin nuk u mbajt deri më 11-12 korrik. Në kthim ai u prit nga disa anëtarë të Byrosë Politike por jo nga Hoxha e Shehu. Në fillim të korrikut delegacioni shqiptar i drejtuar nga Lleshi e Belishova u kthye nga turneu në Kinë dhe disa vende aziatike, por gjatë rrugës së kthimit ata qëndruan në Moskë më 2 korrik, ku u nderuan me një dark nga kreu i presidiumit Brezhnev. Hoxha tha më vonë se me këtë darkë autoritetet sovjetike kishin tentuar të fitonin mbështetjen e shqiptarëve në debatin me Kinën. Sovjetikët duket se arritën njëfarë suksesi me zonjën Belishova por jo me anëtarë të tjerë të delegacionit.

Raporti i Kapos mbi kongresin rumun, së bashku me atë të delegacioni të sapo-kthyer nga Kina forcuan edhe më shumë vullnetin e udhëheqësve për t’i rezistuar Moskës. Më 11 korrik komiteti qendror i partisë më në fund u mblodh nën drejtimin e Hoxhës. Komunikata e lëshuar prej tij e bënte të qartë se Shqipëria ishte e vendosur tërësisht në anën e Kinës. Aty thuhej: “Pleniumi tërësisht dhe unanimisht aprovoi qëndrimin e delegacionit të partisë në takimin e përfaqësuesve të partive komuniste, si deh komunikatën e Bukureshtit në qershor 1960”. Tashmë udhëheqësit shqiptarë e kishin flakur gunën dhe ishte radha e sovjetikëve për t’iu përgjigjur sfidës. Ata e bënë këtë në dy kanale; së pari Maurice Thorez, kreu i Partisë Komuniste Franceze dhe njohëse e vjetër e komunistëve shqiptarë, u dërgua në Shqipëri në gusht për të bindur shqiptarët për vijën e tyre të gabuar. Megjithëse Hoxha në fund të vizitës së Thores dha një fjalim ku mbështeste politikën e jashtme sovjetike, ai nuk bëri referenca ndaj dogmatizmit.

Tentativa e puçit

Pak pas vizitës së Thores, BRSS duket se përdori forcën në Shqipëri për të përmbysur regjimin Hoxha-Shehu. Sipas Hoxhës, Partia Sovjetike dërgoi një letër në gusht ku kërkonte që Shqipëria të bashkohej për të dënuar Kinën. Kur Shqipëria refuzoi, BRSS nisi një “sulm të papritur” duke bërë presion ndaj zyrtarëve të caktuar të pushtetit për t’u kthyer kundër qeverisë, si dhe duke nxitur krerë të ushtrisë të përmbysnin pushtetin. Këto akuza të Hoxhës kanë baza të mjaftueshme për t’u besuar. Në shtator ambasadat franceze, italiane e turke në Tiranë kishin marrë të gjitha lajmin e grushtit të dështuar të shtetit në Shqipëri. Disa informacione u dhanë dhe nga dezertues në Greqi, të cilët thanë se komploti përfshinte komandantin e forcave detare Admiral Sejko, tre gjeneralë të ushtrisë, disa oficerë të tjerë të rangut të mesëm dhe zyrtarë provincialë të partisë. Komploti raportohet të jetë shtypur në fazat e tij të hershme dhe rreth 200 persona besohet të jenë arrestuar. Përfaqësuesit perëndimorë në Tiranë flisnin asokohe për shenja tensioni dhe ndryshimi në sjelljen e diplomatëve, të cilat kishin të bënin me histori të treguara për kolegët perëndimorë mbi pakënaqësinë publike dhe vështirësitë me të cilat po përballet regjimi. Është përmendur gjithashtu se ambasadori sovjetik Ivanov u thirr në Moskë në gusht dhe nuk u kthye më. Më në fund ai u zëvendësua në janar 1961 nga Shikin. Ekzistenca e komplotit për përmbysjen e regjimit u deklarua publikisht nga Hoxha në Kongresin e Partisë në shkurt 1961, ku ai u tregua i kujdesshëm duke e etiketuar “komplot imperialist”. Tre muaj më vonë, në gjyqin e komplotistëve të mbajtur në Tiranë, ku u përfshi dhe Sejko, një zyrtar i partisë së Elbasanit dhe tetë njerëz të tjerë, u dhanë dënime të rënda. Shtypi sovjetik nuk i përmendi kurrë komentet e Hoxhës për “komplotin imperialist” apo as gjyqin. Një ditë para mbylljes së gjyqit, më 27 maj, BRSS tërhoqi tetë nëndetëset e saj nga baza e Vlorës dhe rrjedhimisht largoi të gjithë personelin detar prej saj. Më pas nisi tërheqja e të gjithë personelit ushtarak, diplomatik e teknik nga Shqipëria. Me zbulimin dhe shtypjen e komplotit të gushtit, as Moska e as Tirana nuk bënë më përpjekje serioze për të përmirësuar lidhjet e tyre apo për të fshehur çarjen që kishte lindur. Moska nisi të përdorte të gjitha levat përveç ndërhyrjes ushtarake për të rikthyer vendin në linjën e saj politike, ndërsa Shqipëria me shpejtësi nisi spastrimin e të gjithë elementëve pro-sovjetikë nga organet e partisë.

Spastrimi i Belishovës dhe Tashkos

Në Plenumin e Komitetit Qendror në 9 shtator, dy zyrtarë të vjetër të partisë, Liri Belishova dhe Koço Tashko u akuzuan për “gabime të rënda” dhe “aktivitete armiqësore” dhe u larguan nga organet drejtuese të partisë. Pak pas kësaj burri i Liri Belishovës, Maqo Çomo u hoq nga posti i ministrit të Bujqësisë. Belishova kishte bërë shkollën e partisë në Bashkimin Sovjetik në BRSS nga 1952 deri në 1954 dhe kishte qenë në kontakte me liderët sovjetikë. Sipas fjalëve ajo ishte përpjekur të bindte kolegët e saj në Shqipëri të hiqnin dorë nga rezistenca kundër Moskës dhe politikave të saj. Ndërsa Tashko, pas diplomimit në Harvard ku kaloi rreth 16 vjet në Shtetet e Bashkuara, ishte cilësuar si një nga grupeve të para komuniste të pas-luftës. Ai kishte drejtuar delegacionin në Kinë në 1959 por me sa duket nuk i kishin pëlqyer shumë metodat shqiptare aq sa vizitorëve të tjerë. Madje edhe në maj 1960 ai ishte programuar të fliste në kongresin e partisë shqiptare që dot zhvillohej në nëntor. Largimi i këtyre zyrtarëve të lartë nga partia u pasua nga një tronditje e aparatit qendror dhe lokal teksa u shoqërua me shumë arrestime. Në mes të shtatorit regjimi njoftoi se Shehu do të drejtonte delegacionin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku do të merrnin pjesë Krushovi dhe udhëheqës të tjerë të vendeve satelite. Refuzimi i Hoxhës për të marrë pjesë ishte një tregues i çarjes që ishte krijuar në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Pas dështimit të grushtit të brendshëm të shtetit në gusht, BRSS nisi të aplikonte më ashpër presionin ekonomik dhe të satelitëve të tij ndaj Shqipërisë. Blloku sovjetik refuzoi një kërkesë të Shqipërisë për furnizim me 75 000 ton drithë për nevojat e brendshme, dhe në vend të saj BRSS ofroi vetëm 15 000 ton, Bullgaria 3000 ton dhe asgjë nga vendet e tjera të bllokut. Ndërkohë BRSS vazhdonte tërheqjen e teknikëve të mbetur nga Shqipëria dhe Kina. Për të zbutur presionin sovjetik ndaj Shqipërisë, Kina ofroi të furnizonte me 45 000 ton grurë, nga të cilat 9000 ton erdhën në 10 tetor.

Zhvillimet në OKB

Në sesionin e asamblesë së OKB në Nju Jork, Shehu u injorua nga udhëheqësit e tjerë të bllokut. Në një pritje të Çekosllovakisë më 27 shtator, Hrushovi nuk takoi fare Shehun. Në fjalën e tyre shqiptarët refuzuan propozimet e bllokut për çarmatim dhe pas kthimit të Shqipëri Shehu dënoi hapur këto politika. Në një fjalim në parlament më 25 tetor ai e quajti ‘absurd’ propozimin e kryetarit bullgar të partisë Zhivkov që trupat ushtarake të reduktohen në nivel trupash kufitare. Shehu tha se propozime të tilla për çarmatosje lokale apo të plotë në Ballkan ishin “dorëzim para imperializmit agresiv që është i armatosur deri në dhëmbë deh që na rrethon”. Ai përmendi gjithashtu rezolutën e qeverisë polake për ngrirjene bazave ushtarake të territoreve të huaja, duke thënë se “kjo tezë mund ta ketë origjinën në kokën e dikujt që kërkon legalizimin e bazave amerikane”. Në fjalimin e tij Shehu nuk kufizua në sulmin ndaj propozimeve satelite dhe por dhe denoncoi disa deklarata të mëparshme të Hrushovit. Shehu argumentoi se përpjekja e vazhdueshme kundër revizionizmit “nuk e shton autoritetin e revizionistëve, siç pretendojnë disa”, siç kishte thënë Hrushovi në qershor 1958, edhe shtoi se revizionizmi duhet luftuar pasi po përdoret nga imperializmi për të futur përçarjen në bllok. Në një tjetër sulm të tërthortë ndaj Hrushovit, Shehu deklaroi se partia shqiptare qëndron e vendosur në pikëpamjen leniniste, sipas të cilës imperializmi është burimi i luftërave, dhe se për sa kohë që imperializmi do të ekzistojë, qoftë dhe në një pjesë të vogël të botës, do të ekzistojë gjithmonë baza për nxitjen e luftës dhe agresionin imperialist. Në kongresin e partisë së Rumanisë në qershor Hrushovi kishte thënë: Ndoshta historia do të dëshmojë një kohë kur kapitalizmi të ketë mbijetuar vetëm në një pjesë të vogël të botës ... në shtete aq të vogla sa kopsa e palltoje .. ato do të jenë të pafuqishme dhe do të jetë e lehtë për t’i bërë të padëmshme”. Më në fund, në një sfidë të hapur ndaj kritikave të Moskës për linjën e partisë komuniste kineze, Shehu tha se Kina është ajo që o ndjek linjën korrekte, linjën marksiste-leniniste, si dhe iu referua udhëheqësit kinez Mao si “militant i pamposhtur marksist, bir i popullit të madh kinez”. Me këtë fjalim nuk kishte më dyshime se udhëheqja shqiptare do të merrte një rrugë tjetër ndaj bllokut sovjetik në konferencën e pritur të nëntorit në Moskë. Kapo, kreu i delegacionit shqiptar në Bukuresht kishte shkaur tashmë në BRSS për të negociuar pozicionin e Tiranës në konferencën e nëntorit. Tirana dhe Moska vazhdonin ende të ruanin një fasadë marrëdhëniesh miqësore, në një kohë kur lidhjet me Kinën po forcoheshin dita-ditës. Shqipëria ishte i vetmi vend evropiano-lindor që dërgoi delegacion të nivelit të lartë në përvjetorin e 11 të partisë kineze në tetor. Në fjalimin e tij të rastit më 4 tetor, kreu i delegacionit shqiptar, anëtari i Byrosë Politike Këllezi, ngriti lart pikëpamjet e partisë kineze për të cilat tha se “bazohen në linjën korrekte politike, ideologjike dhe ekonomike” si dhe përmendi filozofinë e komunave kineze si pjesë integrale e kësaj linje korrekte.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 07:21

Amerikanët nxjerrin në dritë të tjera të dhëna sa i takon pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Postuar: 19/04/2019 - 07:07

Amerikanët kanë treguar të tjerë detaje nga pushtimi italian në Shqipëri.

Postuar: 18/04/2019 - 07:05

Dalin në dritë të tjera detaje nga sulmi ushtarak i Italisë ndaj vendit tonë më 1939.

Postuar: 16/04/2019 - 07:07

Zbardhen detajet e lojës diplomatike gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill.

Postuar: 14/04/2019 - 07:33

Italia i kishte vënë 6 kushte Ahmet Zogut para se të bëhej pushtimi ushtark.