Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet e CIA, ja si nisën më 1954 aksionet për ndërtimin e hekurudhave, minierave dhe hidrocentraleve, ndëshkim për këdo që dilte kundër

Postuar: 12/09/2018 - 07:03

 CIA ka nxjerrë detaje për aksionet gjatë periudhës komuniste. Në një dokument të deklasifikuar së fundmi, tregohen aksionet në shumë qytete të vendit, që nga ndërtimi i hekurudhave, hidrocentraleve, hapja e minierave, ndërtimi i shkollave, etj. Po ashtu, tregohet se për këdo që kishte ankesa kishte masë ndëshkimore.

 

 

 

Maj 1954

Shtypi sovjetik

Infrastruktura shqiptare

Deri në korrik 1953 dy brigada punëtorësh që punojnë në hekurudhën Papër-Cërrik po rivalizonin njëra-tjetrën për të fituar Flamurin e Kuq. Një nga brigadat e kishte realizuar planin me 200 për qind deri në maj 1953, prandaj norma e saj u rrit me rreth 250 për qind. Kjo brigadë përfundoi ndërtimin e një dige të vogël dhe bazën e parë të urës, ndërsa brigada tjetër përfundoi këmbën e dytë të urës. Deri në 4 gusht ndërmarrja rrugore kishte nisur ndërtimin e një ure mbi Gjole në linjën hekurudhore Vorë-ura e Zezë pranë Durrësit. Deri në 16 shtator rritësit e panxhar sheqerit në Devoll të zonës së Korçës, po ndërtonin dhe riparonin rrugët dhe urat për të ndihmuar në transportin të korrave të tyre. Në këto punime përfshiheshin segmentet rrugore Plase-Pojan dhe Bilisht-Vishorice, si dhe ura e Babanit. Kooperativa shtetërore e Maliqit ka nisur ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej 5 km nga Vlonishta deri në fushat e panxharit, 3 km të së cilës janë përfunduar. Deri më 16 qershor kishte nisur puna për shtrimin e trasesë së hekurudhës Vlorë-Memaliaj, e cila do të kalojë përmes fshatit Nartë ku po ndërtohen disa objekte industriale. Për ndërtimin e hekurudhës janë ngritur disa ndërmarrje dytësore siç është kompania Perlat Rexhepi. Në korrik plani ishte realizuar me 130 për qind nga ndërmarrja e hekurudhës në Durrës e cila përfundoi në kohë montimin e lokomotivave dhe plotësoi normën ditore me 120 për qind. Metodat sovjetike të prodhimit si ajo Levçenko-Mukanov i kursyen shtetit 44 360 lekë dhe një sasi të konsiderueshme nafte e lubrifikuesish. Ndërmarrja e transportit automobilistik të Elbasanit plotësoi planin e korrikut me 105 për qind. Kreu i një prej brigadave kishte bërë rekordin prej 31.490 ton/km dhe e gjithë brigada kishte tejkaluar planin me 1.200 ton/km. Tre brigadat e tjera të kësaj ndërmarrje arritën të tejkalonin planin me 1000 ton/km. Një punonjës Stankonvit në parkun e Korçës kishte bërë me Zizin e tij 126 532 km pa asnjë riparim. Më pas shembulli i tij u ndoq dhe nga 71 shoferë të tjerë. Deri në 6 gusht punonjësit e transportit të Sarandës kishin arritur rekorde në numrin e transporteve pa riparime si dhe në sasinë e ton/kilometrave. Disa shoferë Stankovitë po punonin në gusht për llogari të planit të shtatorit ose nëntorit. Parku i automjeteve në Shkodër deri në 14 gusht kishte 11 shoferë që ishin duke përfunduar planin e të gjithë vitit 1954. Një prej tyre kishte përshkuar 81 000 km pa riparime në automjet dhe po punonte për llogari të vitit që vjen.

Shërbimet telefonike

Qyteti i Beratit pritet të ketë një përmirësim të sistemit telefonik me linja që do të kalohen nën tokë. Deri në 11 qershor ishte kryer rreth 50 për qind e punës së hapjes së kanaleve dhe shtrimit të kabllove. Sistemi i ri do të eliminojnë vështirësitë në bisedat telefonike dhe do të reduktojë shpenzimet e zëvendësimi të shtyllave. Autoritetet po shpenzojnë 1 milionë lekë në këtë detyrë. Në selinë e postës qendrore të Beratit do të instalohen kuadro automatike dhe tre kabina të reja telefonike. Deri më 16 gusht kishte nisur puna për linjën e re elektrike Berat-Qyteti Stalin. Shtyllat u prodhuan nga kombinati i drurit Nako Spiro në Elbasan. Linja e re do të shtojë furnizimin me energji elektrike të qytetit të Beratit. Në qershor ka nisur dhe ndërtimi i një nënstacioni elektrik në periferi të Elbasanit, i cili do të shtojë energjinë për industrinë e qytetit. Më 22 qershor Brigada 9 Shtatori e përbërë nga 68 gra, u kthye në Kukës pasi kishte punuar në ndërtimin e hidrocentralit Enver mbi lumin Mat. Punonjëset e brigadës morën titullin Punonjëse të Dalluara për të tretin muaj radhazi dhe u pritën në Kukës nga sekretari i partisë Latif Shehu i cili i dha atyre një flamur për punën e shkëlqyer. Deri në 8 korrik ndërmarrjet e vogla të Korçës kishin arritur të prodhonin turbina të vogla hidrocentralesh që parë vinin nga eksporti. Ndërmarrjet tashmë do të furnizojnë me turbina stacionet hidro-elektrike të ngritura në Dhërmi, në qarkun e Vlorës, në Baban pranë lumit Devoll dhe në stacionet e fshatrave pranë Gjirokastrës, Skraparit e Peshkopisë. Në fillim të gushtit një hidrocentral kishte nisur punë në Zergan të Peshkopisë, i cili ndihmon në elektrifikimin e zonës. Fshatarët vendas kanë kontribuar në ndërtimin e tij me 25 000 orë punë dhe 62 000 lekë. Në maj një tjetër stacion elektrik u vu në punë në Shupenxë dhe së shpejti pritet të përfundojë hidrocentrali në Fushë-Muhër i cili do të ndriçojë fshatrat Fushë-Muhur, Kalaj dhe Vojmëdhenj. Në fund të shtatorit një turbinë e madhe po instalohej në Qytetin Stalin e cila do të trefishojë sasinë e energjisë për industrinë e nxjerrjes së naftës që prej kohës së para-luftës. Themelet për turbinën ishin të gatshme. Inxhinierët hidraulikë të Tiranës kanë informuar tashmë banorët e Dhërmiut në rrethin e Vlorës së ka nisur ndërtimi i hidrocentralit dhe i devijimit të ujit të lumit Falkoj. Fshatarët e zonë kontribuan në ndërtimin e hidrocentralit me materiale dhe punë krahu, duke përfshirë burra, gra, të rinj e madje dhe fëmijë shkollash. Ndërmarrja e ndërtimit në Vlorë përfundoi ndërtimin e ndërtesës së hidrocentralit në pjesën e parë të 1953 dhe thuajse ishte hapur kanali 300 metra për devijimin e ujit. Në korrik kooperativa Ylli i Kuq në Kamëz të Tiranës dhe ajo e Sukthit pranë Durrësit ishin elektrifikuar në të gjitha njësitë. Ato kishin marrë gjithashtu disa mjelëse elektrike nga Bashkimi Sovjetik. Makineri të tilla pritet të instalohen dhe në kooperativa të tjera. Ylli i Kuq ka gjithashtu një inkubator elektrik me kapacitet 20 000 vezë, siç ka dhe kooperativa Irakli Terova. Në 1953 disa kooperativa u pajisën me qethëse elektrike për bagëtitë.

Mekanizimi

Partia dhe qeveria ka investuar miliona lekë në mekanizmin e minierave të qymyrit me kompresorë elektrikë dhe martel shpues modernë që kanë ardhur nga BRSS të cilët kanë rritur ndjeshëm prodhimin. Miniera e asfaltit në Selenicë është lidhur tashmë me rrjetin e ujit dhe rrymës elektrike dhe do të mekanizohet plotësisht deri në 1955. Deri në 20 gusht në Selenicë ishin ndërtuar rreth 170 apartamente për minatorët dhe familjet e tyre. Të tjera ndërtime pritet të kompletohen në vitin që vjen. Selenica ka gjithashtu një shkollë 7-vjeçare për fëmijët e minatorëve dhe një shkollë teknike për rreth 180 teknikë e inxhinierë. Ka një spital, maternitet, kopsht, klub social e kinema. Një shkollë nate në qytezë mëson rreth 600 minatorë. Një brigadë e minierës së qymyr-gurit në Mborje-Drenovë të Korçës tejkaloi planin e korrikut me 20 për qind. Të tre turnet e minierës prodhuan 2-3 karroca me qymyr më shumë se plani. Në fillim të shtatorit dhe një brigadë e minierës së qymyrit në Krrabë tejkaloi planin me 15 ngarkesa më shumë.

Mangësitë në miniera

Në minierën e Memaliajt vetëm pak më shumë se gjysma e minatorëve kanë marrë pjesë në kurset e veçanta sovjetike për përmirësimin e prodhimit dhe teknikës. Për këtë është fajësuar si organizata e partisë dhe sindikata. Kontratat kolektive të punës specifikojnë mësimin dhe aplikimin e metodave sovjetike por drejtuesit u justifikuan me faktin se mungesës së krahut të punës, edhe pse vetë metodat kishin të bën me përmirësimin e efikasitetit të krahut të punës. Partia dhe qeveria nxit përmirësimin e standardeve të jetesës së punonjësve por drejtuesit e mesën kanë qëndruar indiferentë ndaj direktivave. Në një raport mbi kontratat kolektive të punës thuhet se ka shumë defekte në sistemin e kontratave kolektive por nuk jepen sugjerime për përcaktimin apo eliminimin e shkaqeve. Vetë punëtorët kanë bërë disa sugjerime të vlefshme duke përfshirë dhe kritikën e autokritikën. Një punonjës u ankua se drejtuesit nuk nxisin konkurrencën me anë të flamurëve, tabelave të emulacionit apo lavdërimit të punonjësve të dalluar. Një tjetër u ankua se sugjerimet e punëtorëve merreshin në konsideratë me shumë vonesë. Punonjës të tjerë u ankuan se nuk është bërë shumë për përmirësimin e kushteve kulturore dhe për strehimin. Mes të tjerash u theksua mungesa e banjave dhe disinfektimit të banesave, si dhe mangësitë ushqimore në fruta e perime. Drejtuesit u akuzuan për mendjemadhësi dhe burokraci, për mungesë koordinimi dhe mospranim të kritikave. Sekretari i partisë Tosum Mazllëmi u akuzua se po përpiqej t’ia hidhte fajin të tjerëve dhe asnjëherë nuk i kritikonte eprorët e tij për arsye të anësisë, gjë që është e pafalshme për një komunist.

Rafineria e Cërrikut

Më 8 gusht njësia e distilerisë e rafinerisë së Cërrikut ishte gati për instalimin e makinerive. Stacioni i pompimit, laboratori dhe reparti i riparimeve kishin përfunduar në gusht, së bashku me një nga oxhakët e bitumit rreth 40 metra i lartë. Brigada Stankovite e oxhakëve ka gjashtë persona dhe ka fituar eksperiencë në ndërtimin e oxhakëve në kombinatin e sheqerit 8 Nëntori dhe në kombinatin e tekstileve Stalin në Tiranë. Disa brigada të rafinerisë e kanë realizuar planin në më shumë se 120 për qind. Një metodë e re për punimet e betonit ka kursyer lëndën drusore. Inxhinierët sovjetikë kanë drejtuar punën për rezervuarët dhe instalimin e makinerive. Një inxhinier sovjetik i mësoi punonjësve vendas përdorimin e një motori Skoda 560 kilovat.

Linja e naftës Cërrik-Qyteti Stalin

Më 24 korrik brigade e ndërtimit të linjës naftëmbajtëse Cërrik-Qyteti Stalin nisi shtrimin dhe izolimin e tubave. Prej ditës së parë, ku norma ishte 120 metra, brigade shtroi 189 metra tubacione. Deri në fund të gushtit pritet të shtrohen dhe të izolohen 6 km tubacione. Për transportimin e tubave po përdoren traktorë sovjetikë të tipit Stalinet. Ndërsa në rafinerinë e naftës Stalin kuotat kanë nisur të realizohen në masën 101-105 për qind. Në një periudhë prej 3 ditësh në qershor është prodhuar 9 ton naftë bruto më shumë se plani. Pusi nr, 165 i cili nuk punonte prej 2 muajsh, është vënë në prodhim në qershor dhe prodhon qindra litra naftë bruto në ditë. Naftëtarët që punojnë në këtë pus kanë shpuar 93 metra thellë në 6 orë dhe përfunduan punën e tyre 19 ditë para afatit. Për suksesin e tyre ata u shpërblyen me 25 000 lekë. Dy puse të tjerë u rivendosën në punë në qershor. Me anë të punës vullnetare punëtorët gjithashtu kishin mbledhur deri në 24 qershor 8 ton hekur skrap. Deri në 25 gusht njësitë e shpimit dhe nxjerrjes kishin realizuar 91 për qind të planit dhe shumë njësi kishin tejkaluar kuotat e tyre ditore. Reparti i makinerive të rafinerisë Stalin ka zbatuar kontratat kolektive të punës dhe ka krijuar kushte të shkëlqyeshme për punonjësit. Çdo makineri pakushtet e nevojshme të ndriçimit dhe sigurisë, ndërsa punëtorëve u jepen veshjet dhe ushqime suplementare. Në qershor administrata shpërndau 180 komplete me veshje pune ndërsa për të rritur nivelin e tyre kulturor drejtorët kanë krijuar një dhomë leximi me gazeta, libra dhe revista. Mijëra lekë janë shpenzuar gjithashtu për aspektin e kulturës fizike dhe sporte si volejboll, basketboll e futboll. Apartamente të reja janë ndërtuar për shumë familje, ndërsa punëtorët po kryejnë detyrën e tyre duke realizuar planin. Ushtarët, teknikët, ndërtuesit dhe punonjësit e tjerë kanë tejkaluar planin e muajit maj me 9 për qind. Por gjithsesi ankesa janë shprehur mbi punonjësit e furnizimit për mangësi të mallrave të konsumit si fruta, perime dhe qumësht. Punëtorët kanë kritikuar shpesh ndërmarrjen për organizim të dobët ndërsa drejtuesit janë justifikuar me mungesën e mallrave të kërkuara në treg, edhe pse prodhimi i vitit 1953 ka qenë i bollshëm. Kooperativa Partizani pranë impiantit ka furnizuar qytetin me prodhime të bollshme bujqësore dhe blegtorale dhe thotë se nuk ka furnizuar impiantin për arsye organizimi. Cilësia e frutave dhe perimeve në treg nuk është gjithmonë e mirë, prandaj punonjësit e rafinerisë preferojnë ushqime të sjella në qytet nga kooperativa. Bukëpjekësit dhe restorantet në qytet kritikohen për mungesë pastërtie dhe cilësi të dobët. Autoritetet shëndetsore për shembull kishin ndaluar shitjen e birrës më 11 shtator, por restoranti vazhdoi shitjen e saj për të evituar rënien në deficit.

Qarku i Gjirokastrës

Fondet për ndërtime ekonomike dhe arsimore në qarkun e Gjirokastrës ishin 27 për qind më të mëdha në vitin 1953 në krahasim me 1952. Mes projekteve të përfunduara është kinemaja prej 4 milionë lekë në qytetin e Gjirokastrës, shtëpia e lindjes në Cepune, dhe shkollat 7-vjeçare në Golem e Peshkop. Në gusht 4 shkolla të tjera po zgjeroheshin dhe në të gjitha qarkun janë planifikuar tre biblioteka, një tjetër maternitet dhe disa shkolla. Puna për tharjen e tokave vazhdon dhe deri në gusht sasi të konsiderueshme toke ishin përftuar në kooperativat Arshi Lena dhe atë të Nepravishtës. Një hidrocentral i vogël është ngritur në Selo-Klishar. Fshatarët e Peshkopit dhe Glinës po ndërtonin një hidrocentral të vogël për ndriçimin e tre fshatrave.

Qarku i Korçës

Ndërmarrja lokale e ndërtimit të Korçës tejkaloi planin për 6 muajt e parë të vitit 1953 me 1 për qind në projektet kryesore të ndërtimeve në lumin Devoll, në punishtet e artizanëve të kooperativës dhe në ndërtimet për strehimin e punonjësve në qytetin e Korçës dhe në Voskopojë. Deri më 24 korrik puna po vazhdonte për ndërtimin e një kanali të ri për lumin drejt qytetit. Përdorimi i gjashtë metodave sovjetike i ka kursyer shtetit rreth 150 000 lekë duke reduktuar kostot me rreth 11.1 për qind.

Qarku i Kukësit

Ndërmarrja lokale e ndërtimit në qarkun e Kukësit ka plotësuar planin për gjashtë muajt e parë të 1953 vetëm me 75 për qind prej organizimit të dobët se sensit të përgjegjësisë nga drejtorët. Gjithashtu Kujtim Sabedini tekniku i ndërmarrjes ka bërë gabime në zbatimin e planit për kanalin e Orgjeshtës në Shishtavec, të cilat kanë kushtuar disa dhjetra mijëra lekë. Seksioni bujqësor i qarkut është gjithashtu përgjegjës për vonesat në punime e kanalit dhe projektet e tjera. Puna në kanalin e Brutit gjithashtu është vonuar me 3 muajt për arsye të planifikimit të dobët nga drejtuesit dhe mungesës së interesit nga autoritetet lokale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 09:27

Në vitin 1947 CIA paralajmëroi se mund të krijohej Federata Ballkanike dhe Shqipëria të ishte pjesë e saj. Në një dokument të deklasifikuar tregohet se mund të kishte një bashkim Shqipëri-Jugosllavi.

Postuar: 19/09/2018 - 07:18

Për amerikanët, komunistët erdhën në pushtet përmes dredhive.

Postuar: 16/09/2018 - 07:40

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1955.

Postuar: 15/09/2018 - 08:25

CIA ka renditur 5 arsye kryesore q mund të kenë sjellë fundin e bashkëpunimit Shqipëri-Kinë më 19

Postuar: 14/09/2018 - 07:11

CIA i ka kushtuar një rëndësi edhe marrëdhënieve me Kinën.

Postuar: 13/09/2018 - 07:06

 CIA tregon me detaje se si qeveria komuniste nisi të përçahej në fillimet e saj.