BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si nisën të krijohen lëvizjet e para opozitare më 1948, Mit’hat Frashëri më 1949 arriti të “pushtojë” zonën e Qafë Shtamës

Dokumentet e CIA, ja si nisën të krijohen lëvizjet e para

 CIA ka nxjerrë detaje sa i takon viteve të par atë krijimit të regjimit komunist. Në disa dokumente të viteve 1948-1949 tregohen se si nisën pakënaqësitë e para. CIA jep detaje mbi krijimin e Bllokut Kombëtar Indipendent, ndërkohë që dhe në vend nisën lëvizje kundër regjimit. Po ashtu tregohet se si Mi’that Frashëri arriti të “pushtojë” më 1949 zonën e Qafë Shtamës.

Tetor 1948

Situate e brendshme

Situata e ushqimit në Shqipëri po përkeqësohet. Raportohen raste vdekjeje nga uria. Përkeqësimi është shkaktuar nga dështimet në të mbjellat prej kushteve të këqija të motit dhe nga ndalimi i ndihmave jugosllave për Shqipërinë. Qeveria i ka urdhëruar fshatarëve shqiptarë të mbjellin të gjitha tokat e kultivueshme pa përjashtim dhe ka kërcënuar me penalitete të rënda të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhrin. Banorët grekë në jug të Shqipërisë besojnë se ushtria greke do të ndjekë guerilasit komunistë deri brenda Shqipërisë dhe rrjedhimisht do të çlirojë dhe Epirin e Veriut. Puna “vullnetare” për veprat publike po bëhet me masa gjithnjë e më të ashpra dhe kohët e fundit ka arritur në përmasa terrorizmi. Mes datave 10 e 15 shtator 1948 një anije sovjetike me avull mbërriti në postin e Vlorës me një ngarkesë mielli. Më 16 shtator nisi shkarkimi i saj. Zhurmat në Shqipëri flasin se Hungaria i ka dhënë vendit trena për hekurudha, që do të përdoren në linjën Tiranë-Durrës.

Situata ushtarake

Një brigadë ushtarake është vendosur në fshatin Pogon pranë kufirit grek. Fortifikimet ekzistuese në këtë zonë u inspektuan në fillim të shtatorit nga kolonel Tahur Nandare, kryeinxhinieri i ushtrisë. Në vizitën e tij në Pogon ai shoqërohej nga një grup oficerësh shqiptarë dhe një kolonel rus. Fortifikime të përhershme janë ndërtuar në malin e Kalabarit dhe në një vend të quajtur Gropa e Kazanit. Një forcë prej 800 ushtarësh është vendosur në një vend të quajtur Platania në fshatin e Kardhikaq, gjatë rrugës për në Delvinë. Një njësi e mekanizuar e divizionit të Gjirokastrës me gjshtë pjesë artilerie është vendosur në divizionin e Gjirokastrës.

Hidrocentrali

Pas një urdhri të qeverisë shqiptare ka rinisur puna më 30 gusht 1948 për kompletimin e stacionit hidroelektrik të Selitës. Punimet po kryhen nga një kompani shtetërore, e cila ka rinisur aty ku puna u ndërpre nga një kompani jugosllave, e cila tërhoqi makineritë e saj për prishjes së marrëdhënieve mes Titos dhe Enver Hoxhës.

Gusht 1948

Emigrimi i refugjatëve shqiptarë në Siri

Në një seri letrash nga figura të Ballit Kombëtar shqiptar në kampin e refugjatëve në Lavrion të Greqisë, argumentohet emigracioni shqiptar drejt Sirisë. Arsyet e përmendura prej tyre për destinacionin e ri të emigracionit janë njëfarë urrejtjeje e perceptuar nga italianët për arsye të ngjarjeve të luftës, kryesisht prej bashkëpunimit të anëtarëve të Ballit me pushtuesit gjermanë pas kapitullimit të Italisë. Urrejtja e autoriteteve italiane për anëtarët e organizatës është demonstruar në disa raste, veçanërisht kohët e fundit me arrestimin e 20 ndjekësve tanë nga policia në përvjetorin e ditës së largimit të forcave aleate nga Italia. Në një situatë të tillë është e pamundur që anëtarët e ballit Kombëtar të mbeten në Itali. Organizata Ndërkombëtare e Refugjatëve gjithashtu i ka trajtuar në mënyrë turpëruese shqiptarët në kampet e personave të zhvendosur, veçanërisht anëtarët e Ballit Kombëtar. Ata kanë qenë objekt propagande dhe makinacionesh nga autoritetet italiane dhe nga vetë zyrtarët e organizatës së refugjatëve në Reggio Emilia. Në Itali jetojnë qindra-mijëra refugjatë dhe qeveria përpiqet të parandalojë lirinë e organizimit mes tyre pasi kjo mund të krijojë rrezik për italianët. Urrejtja e italianëve mund të vijë dhe prej interesave të tyre të humbura në Shqipëri. Gjithashtu ambasadat jugosllave e greke në Itali po punojnë në mënyrë aktive për të përçarë refugjatët shqiptarë dhe për të paralizuar lëvizjen nacionaliste. Për këto arsye shqiptarët në Itali nuk mund të punojnë për bashkimin dhe organizmin e tyre për hir të interesave kombëtare. Nga ana tjetër qeveria italiane ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rënë dakord dhe për të bashkëpunuar me qeverinë e Enver Hoxhës. Disa janë më parë mësova se një delegacion i qeverisë së Hoxhës kishte ardhur në Romë për të vazhduar diskutimet tregtare. Jo vetëm ne të Ballit Kombëtar por dhe italofilë të njohur tashmë po tremben se qeveria e Romës mund të na dorëzojë të gjithëve te Koçi Xoxe, në këmbim të disa qindra italianëve që raportohet se mbahen të burgosur nga regjimi komunist. Për arsye morale e politike, si dhe për arsye mbijetese është e domosdoshme që ne të largojmë shokët tanë sa më parë nga Italia. Ne besojmë se Siria është vendi më i përshtatshëm për grumbullimin e refugjatëve shqiptarë. Së pari njerëzit dhe qeveria këtu janë absolutisht anti-komunistë dhe komunizmi është armiku i tyre kryesor. Kur ne erdhëm fillimisht këtu një grup nacionalistësh sulmoi një qendër komuniste dhe e shkatërroi. Siria është një vend me liri të plota demokratike, nuk ka pretendime ndaj Shqipërisë por përkundrazi prej kujtimit të lidhjes së popullit shqiptar me perandorinë otomane, kanë simpati për ne. Gjithashtu refugjatë shqiptarë nga Kosova i janë bashkuar përpjekjes së popullit sirian kundër trupave franceze, dhe kjo është diçka që ka lënë përshtypje këtu. Nga pikëpamja ndërkombëtare politike dhe strategjike, Siria është jashtë linjave të frontit anti-sovjetik por është fqinje me Turqinë dhe e afërt me Greqinë. Këto shtete mund të konsiderohen sot si bastione të botës së lirë në Lindjen e Mesme. Prandaj Siria është vend i përshtatshëm jo vetëm për ata që mbajnë armë por dhe për ata që nuk janë të aftë të luftojnë, pasi ne duhet të evitojmë që shumica të jetojë në kurriz të pakicës. Në lidhje me Argjentinën, unë e refuzoj tërësisht si propozim pasi është shumë vend i largët dhe jashtë sferës së aktivitetit tonë politik dhe ushtarak. Nuk e kuptoj se përse duhet të pengohet një marrëveshje me Greqinë nëse ne vijmë këtu në Siri, një vend që nuk ka interesa të veçanta ndaj Shqipërisë, ose përse të mos pengohet një marrëveshje e tillë nëse ne mbetemi në Itali, vend i cili është kundërshtari natyral i Greqisë në lidhje me politikat për Shqipërinë. Rrethet zyrtare greke nuk e kuptojnë se rrethet italiane e konsiderojnë marrëveshjen greko-shqiptare një katastrofë. Rrethet greke nuk e kuptojnë se një nga arsyet që Italia e lufton Ballin Kombëtar përveç kujtimeve të kohës së luftës, është tendenca e kësaj organizate për t’u afruar me Greqinë. Shumë gazeta italiane e kanë theksuar këtë në artikujt e tyre, duke akuzuar se Balli Kombëtar është italofob dhe grekofil. Për këtë arsye vazhdimi i qëndrimit të refugjatëve shqiptarë në Itali do të ishte jë pengesë për mirëkuptimin Greko-Shqiptar. Nga ana tjetër arritja e tyre në Siri nuk mund ta pengojë një marrëveshje të tillë. Është bindja ime e plotë që grumbullimi i refugjatëve këtu është mënyra e vetme për të arritur marrëveshjen me Greqinë, nëse mund të arrihet. Unë mendoj se sapo të formojmë Frontin Kombëtar, për të cilin po përpiqem, jo vetëm në Romë por dhe në Athinë e qendra të tjera të rëndësishme si Parisi, Gjeneva e Londra, duhet të krijojmë qendra organizimi dhe propagande kombëtare. I vetmi ndryshim do të jetë se ata që flasin dhe veprojnë sot në Romë dhe Athinë do ta bëjnë në mënyrë të pavarur dhe me iniciativën e tyre. Nëse do të krijojmë një organizatë të vetme zyrtarët tanë do të zgjidhen dhe do të shprehin opinionin e të gjithë organizatës, duke evituar shfrytëzimin e burimeve të popullit dhe duke fituar besimin e të huajve. Këta të fundit do të kuptojnë që jemi vetëm një grup patriotësh që kërkojnë vetëm të mirën e vendit të tyre.

Shtator 1949

Objektivat e qëllimet e BKI

Partia shqiptare Blloku Kombëtar Indipendent ka dy qëllime kryesore në programin e saj politik: të përdorë të gjitha mjetet për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha sovjetike dhe të nxisë çdo mundësi për të aftësuar popullin shqiptar të fitojë lirinë për të zgjedhur vetë të ardhmen e tij. Me sa kuptohet BKI është një organizatë politike me natyre të përkohshme, aq sa grupet dhe personat e bashkuar në të kanë qëllimin e përbashkët të përpjekjes kundër regjimit komunist. Gjithsesi ata janë tashmë prej tre vjetësh në aktivitetet dhe janë të bashkuar në objektivat e tyre prandaj mund të supozohet se pas çlirimit të mundshëm të vendit nga diktatura e kuqe, kjo organizatë e përkohshme mund të dalë me një program të përshtatur sipas demokracive perëndimore, me reforma sociale sipas nevojave të vendit apo traditave të tij, të cilat do të ishin një barrierë ndaj ideve subversive apo bolshevizmit. Komunizmi në Shqipëri ka më shumë natyrë racore sesa shoqërore dhe gjithashtu shërben si një maskim për imperializmin sllavo-sovjetik. Rreziku i presionit sllav mbi popullin e vogël shqiptar, qoftë në formën e carizmit apo bolshevizimit, mbetet i njëjtë. Partia Komuniste Shqiptare u krijua dhe organizua nga agjentët jugosllavë Mugosha e Popoviç, me qëllim infiltrimin e saj nga sovjetikët. BKI përbëhet nga shumica e atyre emigrantëve shqiptarë që me anë të lidhjeve familjare, fetare apo kulturore, kanë bindje anti-komuniste teorike dhe praktike. Çfarëdo opinioni pro apo kundër të mund të shprehin kundërshtarët e BKI, ata nuk mund të mohojnë natyrën anti-komuniste të grupit. Kohët e fundit disa anëtarë me influencë të BKI kanë pranuar kompromise politike me grupet e tjera kryesisht prej presionit të rrezikut jugosllav, pasi populli shqiptar është tepër i vogël për t’u mbrojtur i vetëm dhe gjatë gjithë historisë së tij, i është dashur të zgjedhë atë që ka konsideruar si të keqen më të vogël. Sot liderët e BKI janë të bindur se rreziku më i madh për shpërbërjen e Shqipërisë vjen nga lindja prandaj e shikojnë Amerikën me më shumë pozitivitet për ekzistencën dhe zhvillimin në paqe të vendit.

Liria e popullit

Disa kritikë thonë se në këtë organizatë ka anëtarë të kastës së vjetër feudale apo individë që kanë pasur autoritet të ngjashëm me atë të kohës së lashtë. Është e mjaftueshme të shohim disa emra të listës së anëtarëve të saj dhe të kuptojmë se këto akuza nuk kanë baza pasi numri i intelektualëve në parti e kalon bindshëm numrin e familjeve historike. Këto të fundit edhe nëse merrnin pjesë në komitetin drejtues, e kanë plotësisht të drejtën e tyre prej kulturës së tyre që është e barabartë me fisnikërinë. Fakti që grupi është i përfshirë i gjithi me një kulturë dhe frymë demokratike (të ngjashme me atë të demokracive perëndimore) demonstrohet nga objektivi i dytë në programin e BKI, që ka të bëjë me lirinë e vendosjes së popullit për të zgjedhur sistemin që dëshiron. Deri tani rezistenca ndaj regjimit sovjetik në Shqipëri ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të bijve dhe mbështetësve të BKI. Grupet e shumta partizane anti-komuniste që strehoheshin në malet e Shqipërisë janë përsëri të gatshëm të veprojnë nëse u jepet urdhri nga liderët e tyre të vjetër. Por për të evituar hakmarrjet mizore të regjimit kundër fshatrave dhe lënien e tyre pa ushqim e furnizime nga komunistët, ata kanë qëndruar inaktivë, duke pritur momentin e duhur. Të gjitha figurat e BKI kanë mbështetje të gjerë në Shqipëri dhe shumë nga aktivistët e tyre vuajnë në burgjet e persekutimit të anti-komunistëve.

Përbërja

 BKI përfshin anëtarë nga të tre besimet fetare në Shqipëri dhe vlerësohet nga figura të larta në Vatikan, kryesisht prej politikave të moderuara në aktivitetet e saj. Përveç presidentit Islamil Verlaci, figura të tjerë me influencë në BKI janë Gjon Markagjoni, kreu i katolikëve shqiptarë dhe anëtar i familjes së vjetër Gjon Markaj, të cilët janë trashëgimtarë të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Përfaqësues të familjes Gjon Markaj kanë pasur lidhje me Napoleonin e I e të III. Influenca e tyre është e madhe në zonën e Mirditës dhe është rritur më shumë pas humbjes së dy bijve Marko e Aleksandër në luftë me forcat komuniste në betejën e qershorit 1949. Sot ata kujtohen në këngë të njohura të zonave malore. Ndue Markagjoni është biri i dytë i Gjon Markagjonit dhe është me të në Romë. Dr. Ekren Vlora është shkrimtar mysliman, ish-senator, ish-deputet në Vlorë dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Athinë e Londër. Spiro Sheko nga Korça është i fesë ortodokse greke, nga një familje e vjetër tregtare që ende ndihmon sot financiarisht BKI në Itali. Profesor Ernest Koliqi është katolik nga Shkodra, shkrimtar e poet dhe profesor universiteti; profesor Namik Resuli, mysliman nga Fieri, shkrimtar e profesor universiteti; profesor Ndue Paluca, katolik nga rajoni i Shkodrës, i njohur në arsimin shqiptar; profesior Karl Gurakuqi katolik nga Shkodra, njeri i letrave e profesor universiteti; Anastas Gegaj, katolik nga Malësia e Madhe, shkrimtar e historian; Stefan Gazulli katolik nga Zadrima, autor i fjalorit shqip, i ekzekutuar nga komunistët; Ago Agaj, mysliman nga Vlora dhe ish-ministër; Vasil Allarupi, ortodoks nga Korça, gazetar; Eduard Liço mysliman nga Korça, gazetar dhe botues në “L’Albanie Libre”.

Janar 1949

Opinion publik, rezistenca anti-komuniste

Armiqësia ndaj regjimit aktual komunist në Shqipëri po përhapet në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo nuk është e kufizuar vetëm te anti-komunistët por dhe te personat pa parti dhe te shumica e atyre që më parë kishin besim te komunizmi. Kjo rritje e opozicionit tregohet nga raportimet se deri një vit më parë as miqtë e vjetër nuk i besonin njëri-tjetrit për të diskutuar për politikë, ndërsa sot spiunët dhe komunistët janë aq të njohur sa askush nuk heziton më të flasë kundër regjimit kur është me miqtë e tij. Edhe vetë propaganda e qeverisë, përkundër objektivit të saj, po inkurajon opozicionin duke bindur popullatën se lufta mes Lindjes dhe Perëndimit është e pashmangshme, dhe si rezultat do të çlirojë vendin nga dominimi komunist. Një pjesë e popullatës është e gatshëm të ngrihet në kohën e duhur dhe kjo sjellje nxitet nga numri i madh i organizatave nacionaliste. Më e organizuara prej tyre është ajo e mësuesve dhe intelektualëve, të cilët mund të influencojnë masat e të rinjve. Kjo organizatat e ka selinë në Tiranë dhe ka disa degë ne vend. Nuk besohet se ka një lëvizje rezistence në ushtri, por ka shumë elementë mes oficerëve të lartë dhe në ushtri në përgjithësi, që në rast të konfliktit botëror do të luftonin për përmbysjen e regjimit komunist. Qeveria është e ndërgjegjshme për opozicionin prandaj ka kufizuar shpërndarjen e municioneve për njerëzit e patrullave, të cilët mund të mbajnë jo më shumë se pesë plumba. Nga ana tjetër, shumica e oficerëve të ulët janë besnikë të regjimit pasi vijnë nga klasa të ulëta dhe shumica janë analfabetë, prandaj u leverdis ekzistenca e tij. Organizata e mësuesve e intelektualëve nuk është e përhapur në degët e ushtrisë, por ka mbështetjen e disa elementeve në ushtri. Kjo organizata kryen propagandë të gjerë anti-komuniste dhe ka krijuar depo klandestine armësh. Politikisht ajo ka karakter demokratik e nacionalist, dhe favorizon veprim të bashkuar mes partive anti-komuniste. Në zonat malore të veriut grupe të shumta të veçanta të armatosura anti-komuniste. Ato shtrihen deri në zonën pranë Elbasanit por më të fuqishmet janë në Mirditë, Pukë e Mat. Grupi i Pukës drejtohet nga Ndoc Mirakaj dhe Pal Bibë Mirakaj, grupi i Mirditës drejtohet nga major Ndue Bajraktari, ndërsa ai i Matit nga kapiten Bilal Kola. Një grup i vogël në rajonin e Dukagjinit drejtohet nga kapiten Mark Tunxhi dhe lejtnant Nik Sokoli. Gjithashtu gueriles ka në rajonet e Peshkopisë, Dibrës, të drejtuar nga militantë si Cen Elezi dhe Dan Kaloshi. Këta të fundit kanë bashkëpunuar me autoritetet jugosllave dhe aktualisht nuk dihet nëse janë prezentë në territorin shqiptar apo jugosllav. Në jug në rajonin e Tepelenës ka një grup gueril me influencë, i cili më 16 nëntor 1948 u përfshi në një betejë 20 orëshe me elementë të Divizionit të Mbrojtjes Popullore. Në betejë u vranë tetë nacionalistë dhe numër i padeklaruar oficerësh komunistë. Komunisti i njohur Dine Hoxha, mësues në Tepelenë, u kap rob gjatë betejës dhe u mbajt për dy ditë. Ai më pas u lirua pasi premtoi të mos merrte më pjesë në aktivitete antikombëtare. Më 7 nëntor 1948 në një incident përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës u vranë tre nacionalistë dhe gjashtë komunistë. Në të njëjtin muaj kapiten Rustem Toto nga Delvina dhe katër oficerë të tjerë qeveritarë u kapën duke udhëtuar nga Peqini për në Durrës.

25 mars 1949

Njësi anti-qeveritare në Shqipëri

Marshall Tito ka liruar nga burgu myslimanët në Kosovë me qëllim formimin e një qeverie paralele anti-Hoxha në Dhivri. Qeveria e drejtuar nga Mithat Frashri ka njësitë e saj ushtarake që kanë hyrë në Shqipëri dhe kanë pushtuar vargun malor Qafë Shtama. Ushtria shqiptare ka tentuar pa sukses rimarrjen e kontrollit të zonës. Ata organizuan mbrojtjen duke hedhur ne erë urën e Zogut në rrugën Krujë-Qaf Thanë, ndërsa të tjera forca nga jugu i Shqipërisë erdhën për sprapsur sulmet e njësive të Frashrit. Ka një rritje të aktivitetit të grupeve të rezistencës në zona të ndryshme dhe qeveria ka rritur kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak nga dy në katër vjet. Gjatë një zënkë mes Hoxhës dhe gjeneralit Tuk Jakova për politikat ushtarake përfundoi plagë pistolete për ministrin e brendshëm Mehmet Shehu, i cili ndërhyri për t’i ndarë. Ndërsa Jakova u arrestua. Enver Hoxha i ngjit në një luftanije në portin e Vlorës dhe nuk u pa të zbriste nga anija kur ajo u kthye, çka i dha zhurmë zërave se ai mund të ketë shkuar në Bashkimin Sovjetik. Deri në mes të shkurtit nuk ka pasur zbarkime trupash ushtarake. Misioni sovjetik është rritur vetëm me 40-50 persona kryesisht teknikë, të cilët e çojnë numrin total të personelit në rreth 200. Ardhja e trupave sovjetike në janar për të mbushur luftanijet italiane mund t’i ketë dhënë zë raportime për ardhje trupash. Fortifikimet e vjetra italiane në ishullin e Sazanit po riparohen dhe po hapen hendeqe të reja. Po ndërtohen rreth njëzet poste për topa kundërajrorë.

Më të lexuarat