BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si nisi implementimi i kooperativave dhe problemet që hasi regjimi i Hoxhës, Tito përplasje me Greqinë e Italinë për fatin e Shqipërisë

Dokumentet e CIA, ja si nisi implementimi i kooperativave dhe problemet që

CIA i ka kushtuar një rëndësi dhe hapjes së kooperativave. Dihet që Hoxha pasi mori pushtetin nisi shtetëzimin e tokës dhe CIA ka treguar detaje nga problemet e pra që u hapën. Në një tjetër dokument tregohen përplasjet në Ballkan për fatin e regjimit. Tito kishte qëndrime të ndryshme nga Greqia e Italia.

3 janar 1952

Zëri i Popullit

Forcimi i lidhjes shitblerje mes fshatit e qytetit

Plani i parë pesë-vjeçar kërkon krijimin e kooperativave të shitblerjes dhe të aktiviteteve tregtare në fshat. Në ndjekje të parimeve të Marksit e Leninit, si dhe eksperiencën sovjetike të kooperativave, këtyre të fundit duhet t’i jepet rëndësi e veçantë pasi konsiderohen si lidhja kryesore mes fshatit e qytetit. Enver Hoxha ka thënë në raportin e tij në plenumin e komitetit qendror: “Rëndësi e veçantë duhet t’i jepet zgjerimit të tregtisë në fshat. Furnizimi i fshatit me mallra industriale duhet të rritet. Kooperativat për shitje e blerje duhet të forcohen për të krijuar një lidhje të fortë mes fshatit e qytetit”. Duke furnizuar fshatin me mallra të mira të prodhuara në qytet dhe duke blerë nga fshati prodhimet bujqësore, kooperativat krijojnë një lidhje vitale mes fshatarit e punëtorit. Zhvillimet industriale dhe bujqësore do të inkurajohen nga plotësimi i nevojave personale të fermerëve siç është ajo për vegla pune. Nga ana tjerr ata furnizojnë qytetin dhe qendrat e punës me prodhime bulmetore. Zhvillimi ekonomik kombëtar kërkon organizim më të mirë dhe metoda të reja për forcimin e lidhjeve mes fshatit e qytetit për lehtësimin e këmbimit të mallrave. Por arritja e kthimi të kooperativës në një furnizues mes fshatit e qytetit ka ende mangësi të cilat kanë dobësuar rolin e saj në forcimin e ekonomisë. Një nga këto dobësi është se ende kooperativat nuk konsiderohen si një organizatë kolektive ekonomike dhe parimet e themelimit të tyre shpeshherë shkelen apo nuk ndiqen. Stafi dhe agjencitë e kooperativës nuk i kanë zbatuar detyrimet e përcaktuara në statutet e organizmit dhe as nuk kanë prezantuar raporte të aktivitetit të organeve përgjegjësi për diskutimin e kritikës. Ato nuk kanë bërë inventare të rregullta dhe si rezultat jo të gjithë anëtarët e kooperativës kanë treguar interes në çështjet e rëndësishme të tregtisë kolektive dhe luftës kundër spekulimeve.

Problemet

Si rezultat i dobësive organizative volumi dhe zhvillimi i tregtisë së kryer nga kooperativat nuk ka plotësuar nevojat e fuqisë blerëse të punonjësve ruralë. Në dyqanet e kooperativave fermerët jo gjithmonë kanë gjetur mallrat e nevojshme bujqësore dhe ato shtëpiake. Nga ana tjetër kooperativat e shitblerjes nuk janë siguruar që industria dhe prodhimi artizanal të plotësojë nevojat e fshatarëve. Sidomos kooperativat e zonave më të largëta nuk kanë arritur të blejnë prodhimin e tepërt të fermerëve. Kjo ka ardhur prej dobësisë së organizimit dhe moskryerjes së direktivave të kontraktimit. Funksionimi i kooperativave varet gjithashtu nga iniciativa e personelit dhe anëtarëve të tyre. Pa një interes të vërtetë dhe pjesëmarrje aktive të anëtarëve në çështjet e kooperativës këto institucione nuk mund të forcohen. Trupat administrative duhet të kryejnë obligimet e tyre dhe t’i mësojnë anëtarëve të vlerësojnë anëtarësinë e tyre dhe avantazhet e ekonomisë kolektive. Stalini na mëson: Bashkëpunimi në shitje, furnizim, në kreditim edhe prodhim, çon në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të fshatit”. Kooperativa nuk duhet të kufizohet vetëm në shitjen e produkteve të blera në distancë apo të mallrave të furnizuara nga shteti, por duhet të mbledhë dhe mallra të industrisë lokale dhe ndërmarrjeve artizanale të prodhuara sipas sistemit të kontraktimit. Kështu kooperativa forcon zgjerimin e saj me ndërmarrje të tjera të fshatit si punishte të vogla të përpunimit të ushqimit. Së fundmi është e rëndësishme të bëhen më shumë përpjekje për trajnimin e personelit në detyra të veçanta të menaxhimit të shitblerjeve në kooperativë.

Gusht 1952

Bashkimi: Konferenca e organizatës paramilitare shqiptare SHNUM

Më 18-19 maj 1952 organizata paramilitare shqiptare SHNUM (Shoqëria për Ndihmë të Ushtrisë dhe Mbrojtje) mbajti konferencën e dytë vjetore. SHNUM është krijuar në dhjetor 1949 me dekret të Komitetit Qendror dhe është modeluar sipas grupit sovjetik DOSARM. Sipas statutit të saj ka si objektiv ngritjen e frymës së patriotizmi dhe shpërndarjes së njohurive teknike ushtarake mes masave punëtore dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ajo inkurajon sportet ushtarake dhe përgatit masat për mbrojtjen e Shqipërisë. Nën drejtimin personal të Enver Hoxhës organizata ka bërë avancime të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit teksa mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në kurset e veçanta. Konferenca e fundit raportoi për progresin e SHNUM. Në fjalimin e hapjes kolonel Sadik Bekteshi analizoi arritjet dhe statusin e organizatës, duke theksuar trajnimet në përdorimin e radios dhe telefonit, të mjeteve motorike, ndihmës mjekësore dhe sporteve ushtarake. Bektashi përmendi punë e bërë nga organizata në Tiranë, Shkodër Durrës, Korçë, Fier, Berat e Elbasan. Nga ana negative ai përmendi punën e pamjaftueshme në mbajtjen e lidhjeve me njësitë lokale dhe organizata të tjera të masave, dhe nivelin e ulët të disiplinës të disa njësive. Të tjera kritika u bënë dhe nga delegatë të rretheve, veçanërisht delegati i Pogradecit i cili sulmoi mungesën e asistencës për selinë e zonës së tij. Sipas tij kishin kaluar 9 muaj në 1951 kur autoritet qendrore nuk kishin dërguar përfaqësues për të vëzhguar punën e kryer në Pogradec. Një tjetër folës, kolonel Taki Koloneci, theksoi faktin se organizata SHNUM ashtu si homologia e saj sovjetike DOSARM vepronte mbi baza vullnetare dhe pa pagesë. Ai diskutoi me mprehtësi faktin që drejtuesit dhe instruktorët e saj duhet të merrnin rroga. Myfit Tabore anëtar i komitetit të Tiranës së organizatës, tha se çështja e parave mund të evitohet duke u mbështetur në përpjekjet vullnetare dhe në përdorimin e materiale të tepërta të tipeve të ndryshme, siç ishte bërë në disa rrethe. Një drejtori e re e organizatës me 11 persona u zgjodh në konferencë.

Gusht 1951

Broshura e propagandës së emigrantëve në Jugosllavi

Kjo fletushkë propagandë është dërguar në Shqipëri nga organizata e refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, siç raportohet nën mbikëqyrjen e Dushan Mugoshës, organizatorit jugosllav të kohës së luftës, që do të thotë se fokusi i saj janë politikat jugosllave përballë Shqipërisë. Vlen për t’u theksuar se përpjekja për diskreditimin e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut bëhet duke i identifikuar ata me partinë komuniste shqiptare e cila nuk përfaqëson interesat e komunistëve të vërtetë shqiptarë dhe as të kombit shqiptar.

Teksti i saj thotë:

Re të errëta kërcënimi dhe fati të keq po sillen mbi popullin shqiptar. Shqipëria megjithëse e vogël është bërë kohët e fundit fokus i luftës mes interesave të ndryshme të huaja, ndërsa populli shqiptar i cili e fitoi vetë lirinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, po kërcënohet nga një rrezik i ri. Tradhtia e qeverisë së Enver Hoxhës e cila e shiti pavarësinë e Shqipërisë të Bashkimi Sovjetik, po rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar duke kërcënuar nderin dhe pronën e popullit shqiptar. Qeveria djallëzore e Enver Hoxhës ka tradhtuar vendin tonë për të cilin paraardhësit tanë të Skënderbeut luftuan me vetëmohim për disa shekuj, dhe për të cilën patriotet më të mirë dhanë jetën gjatë luftës çlirimtare kundër pushtuesve fashistë dhe shërbëtorëve të tyre. Më shumë se 3000 “ekspertë” nga BRSS kontrollojnë popullin tonë falë politikave tradhtare të qeverisë , dhe me ndihmën e policisë së Mehmet Shehut ata kontrollojnë të gjithë jetën e brendshme të vendit. “Ekspertët” sovjetikë mbajnë postet kyçe në ushtrinë shqiptare dhe spiunazhi e puna e tyre destruktive e mban popullin tonë të përçarë, i detyron ata të punojnë kundër interesave të vendit dhe i shfrytëzon ata për interesave të tyre të errëta në Ballkan. Ekspertët sovjetikë kontrollojnë të gjithë ekonominë shqiptare me anë të të ashtuquajturave “ndërmarrje të përbashkëta”. Dhe kështu aspiratat tona për ndërtimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e progresive nuk mund të realizohen pasi ekonomia e vendit nuk drejtohet për t’i shërbyer interesave të popullit por atyre sovjetike. Falë këtyre politikave ekonomike na mungojnë dhe gjërat më elementare që duhet të ishin me bollëk në vendin tonë. Këto politika anti-kombëtare e detyrojnë popullin të hajë më pak në mënyrë që ekspertët sovjetikë të paguhen më shumë, shumë herë më tepër sesa zyrtarët shqiptarë. Dhe kështu pas një periudhe të shkurtër tradhtie nga Enver Hoxha dhe persona të tjerë të shitur, ne kemi humbur lirinë të cilën e paguam aq shtrenjte. Sot popullit tonë i mohohet liria dhe atyre nuk u mbetet gjë tjetër përveçse të luftojnë përsëri për liri dhe pavarësi. Qeveria e Enver Hoxhës, në zbatim të urdhrave të BRSS, po bën gjithçka për të lënë popullin tonë të pambrojtur në luftën për liri dhe pavarësi. Ajo ka prishur marrëdhëniet me mikun e sinqertë të popullit shqiptar, Federatën e Jugosllavisë, dhe me popujt jugosllavë të cilët luftuan përkrah saj kundër armikut të përbashkët dhe i ka ndihmuar vëllazërisht gjatë dhe pas luftës. Duke u varur nga Bashkimi Sovjetik, qeveria e Hoxhës e ka izoluar Shqipërinë duke e vënë para një rreziku të madh. Qeveria sovjetike i ka hequr Shqipërisë pavarësinë ekonomike e politike por nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për Shqipërinë duke nënshkruar ndërkombëtar traktat asistence. Edhe pse dihet që traktatet sovjetike nuk kanë më shumë vlera sesa letra ku janë shkruar, Shqipëria është i vetmi vend i dominuar nga BRSS që nuk ka një traktat të shkruar miqësie me të, dhe aq më pak traktat ndihme reciproke. Kjo nuk është një rastësi por një konfirmim i natyrës imperialiste të shfrytëzimit të Bashkimit Sovjetik, si dhe i politikave të ndarjes së sferave të interesit, i detyrimit me forcë dhe i trafikimit me vendet e tjera imperialiste të fateve të vendeve më të vogla. Qeveria e Enver Hoxhës me politikat e saj po bën të mundur që elementët reaksionarë që kanë bashkëpunuar me pushtuesit fashistë, tashmë të bashkëpunojnë me shtetet e huaja reaksionare për të shitur Shqipërinë në këmbim të pushtetit, ashtu siç bënë me herët duke u shitur te pushtuesit. Popull i Shqipërisë!

Shtator 1952

Deklaratë e Cedo Mijoviç

Mijoviç deklaron se është autorizuar nga eprorët të mbrojë se politika e Jugosllavisë është ajo e ruajtjes së gjendjes aktuale me Shqipërinë dhe Ballkanin, dhe se cilido që tentonte të prishte balancat kufitare ne Ballkan do të haste në kundërmasat ushtarake të Beogradit. Mijoviç thotë më tej se pavarësia dhe integriteti territorial i Shqipërisë do të mbrohen nga Jugosllavia kundër çdo kërcënimi. Ky parim, thekson ai është qartësuar në një artikull zyrtar në 1951 të të përditshmes së Beogradit Borba. Mijoviç gjithashtu përfitoi nga rasti për të përsëritur propozimin e Randolf Çërçil që Shqipëria të ndahet mes Greqisë dhe Jugosllavisë, të cilit Tito iu përgjigj se Jugosllavia i gëzohet pavarësisë dhe integritetit të saj territorial por dëshiron të kërkojë respekt për të gjithë popujt, të madhej e të vegjël. Prandaj vendi i tij në asnjë mënyrë nuk do të përfshihej në eliminimin e vendit të vogël, bujar e fisnik të Shqipërisë. Fakti që shqiptarë të të gjitha feve, rajoneve e bindjeve politike marrin pjesë në Komitetin e refugjatëve të Prizrenit, është një provë e sigurt se kjo organizatë është e motivuar të realizojë qëllimet jugosllave për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar. Shqipëria sot është në një situatë të vështirë, pasi nuk ka qenë kurrë kaq e izoluar dhe pa asnjë vend mik. As Rusia sovjetike dhe as vendet satelite nuk duan të bëjnë pakte asistence të ndërsjellë me të. Ajo gjithashtu nuk ka asnjë garanci nga vendet Perëndimore. I vetmi traktat që ajo kishte me Jugosllavinë u prish nga Hoxha në 1948. Por sot vetëm, Jugosllavia po mbron të drejtat e Shqipërisë, megjithëse nuk ka ndërmend të ndërhyjë në çështjet e brendshme. Jugosllavia i ka organizuar refugjatët shqiptarë mbi bazën sa më të gjerë të mundshme dhe kjo duket qartë në statutin e Komitetit të Prizrenit. Mijoviç thotë se në një nga rastet, po punonte në raportin mbi çështjet shqiptare për partinë komuniste, kur Milovan Xhilas tha se shqiptarët duhet të lihen të lirë të organizohen sipas interesave të tyre patriotike, pa marrë parasysh bindjet prej kohës së luftës. Patriotët shqiptarë duhet të binden se kanë mbështetjen dhe miqësinë tonë të plotë, tha Xhilas. Prandaj refugjatët shqiptarë në Jugosllavi janë të lirë të shkruajnë e të flasin si të dëshirojnë. Mijoviç përmendi miqësinë që kishte me Ndue Pjetër Gjonmarkaj dhe Lutfi Spahiu, të cilët i respektonte për patriotizmin dhe sinqeritetin e tyre, megjithëse nuk ishin komunistë. Ata nuk kishin nevojë të fshihnin idetë apo ndjenjat e tyre politike në Jugosllavi. Mijoviç tha se opinioni i tij personal ishte se BRSS nuk do të hynte në luftë për Shqipërinë, e cila kishte një vlerë të madhe strategjike si një pikë mesdhetare qendrore, por me daljen e Jugosllavisë nga blloku kishte mbetur e izoluar. Ai tha se çdo tentativë tjetër për çlirimin e Shqipërisë, përveçse me anë të Komitetit të Prizrenit do të ishte shumë e kushtueshme dhe nuk do të arrinte rezultatet e dëshiruara. Është detyra e çdo patrioti të japë mbështetejen e tij për Komitetin e Prizrenit. Për arsye të vuajtjeve e sakrificave të pësuara në terren, udhëheqësit e Ballit Kombëtar Indipendent kanë fituar të drejtën që zëri i tyre të dëgjohet në arenën politike shqiptare. Në lidhje me komentin e tij se Greqia preferon ndarjen e Shqipërisë, Mijoviç tha se është shumë më tepër e këshillueshme të tolerohet regjimi i Hoxhës sesa të pranohet ndarja e Shqipërisë.

Maj 1952

Jugosllavi/Shqipëri

Prej rreth një viti tashmë refugjatët shqiptarë në Jugosllavi po marrin trajtim dhe asistencë më të mirë. Më parë ata ishin subjekt i torturave dhe burgosjeve të njëjta me ato që njerëzit vuajnë nën regjimin e Enver Hoxhës, ndërsa tani të motivuar nga rrethanat politike dhe ekonomike autoritetet jugosllave kanë ndryshuar politika e tyre dhe po i trajtojnë refugjatët me konsideratë. Të sapoardhurve menjëherë u jepen rroba dhe banesë. Çdo refugjat merr 3000 dinarë dhe një kartë racionesh ushqimi në restorant, për të cilën ai mund të paguajë paraprakisht 1500 dinarë në muaj. Kuponët për veshje shpërndahen sipas besimit që UDB ka mbi secilin individ (Kohët e fundit ka raste kur kuponët e veshjeve eliminohen dhe në vend të tyre krijohet një listë me individë që u nevojiten veshje të caktuara, si për shembull pallto, këpucë etj.) disa individë marrin shpërblime shtesë për aktivitete politike, që arrijnë në 400 dinarë në muaj. Agjentëve shqiptarë që punojnë për UDB u jepen shpërblime të fshehta për shërbimet e fshehta që ngarkohen të kryejnë, dhe kjo zakonisht reflektohet në rrobat e tyre që janë më të mira. Nëse një refugjat është teknik ose specialist dhe gjen punë, ai merr rrogën përveç asistencës si refugjat. Një nga këto raste është dentisti H. Bekteshi dhe gruaja e tij. Në rast sëmundjeje refugjatët me profesion marrin kujdes mjekësor. Qeveria jugosllave ndihmon të gjithë ata që kanë ndihmuar miqtë ose familjarët për t’u arratisur nga Shqipëria. Që prej dy muajsh refugjatët janë të lirë të udhëtojnë për të vizituar bashkatdhetarët e tyre. Disa prej tyre jetojnë në hotele, të tjerë në shtëpi private, ish-banorët e të cilave janë nxjerrë janë për të akomoduar refugjatët. Një pjesë e refugjatëve janë punësuar në miniera. Vlen të theksohet se një refugjat shqiptar me mesatarisht një asistencë prej 3000-4000 dinarë në muaj. Kjo asistencë nuk i mbulon kostot e jetesës por është aq sa merr një punëtor i zakonshëm për tetë orë në ditë. Deri kohët e fundit refugjatëve nuk u jepej asnjë asistencë pasi ata konsideroheshin të mbështetur me asistencë nga grupe si ai i kolonel Çunit apo Gjon Gjinajt.

Më të lexuarat