BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Shqipëria nisi të afrohej me Kinën, Hoxha në sulm ndaj imperialistëve pas vizitës së Hrushovit në Shqipëri

Dokumentet e CIA, ja si Shqipëria nisi të afrohej me Kinën, Hoxha

CIA zbardh detajet se si Shqipëria nisi afrimin me Kinën. Në një dokument të deklasifikuar, tregohet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik nuk ishin shumë të forta dhe kjo bëri që Shqipëria të shihte nga Kina. Kjo e fundit filloi të ndihmonte ekonomikisht Enver Hoxhën.

Marrëdhëniet me Kinën

Në vjeshtën e 1956 kinezët ishin të shqetësuar për ruajtjen e solidaritetit në bllok, e cila po dobësohej nga politikat arbitrare sovjetike. Kinezët kishin reaguar dhe më parë me rezerva ndaj uljes së figurës së Stalinit në shkurt 1956 dhe po bëheshin gjithnjë e më të alarmuar ndaj zhvillimeve të verës në Evropën Lindore. Në kongresin e shtatorit Liu Shaoqi duke propozuar linjën që Kina duhet të ndiqte për marrëdhëniet në bllok deri në fund të 1956, tha: “Nga njëra anë Partia Komuniste Kineze shpreson dhe punon për solidaritetin e madh ndërkombëtar të proletariatit dhe do të vazhdojë të forcojë solidaritetin mes tyre. Por në marrëdhëniet tona me partitë vëllazërore duhet të tregojmë ngrohtësi dhe të kemi qasje modeste. Me duhet të kundërshtojmë me vendosmëri çdo tendencë negative drejt shovinizmit të kombeve të mëdha apo të nacionalizimit borgjez”. Kjo linjë e dyfishtë kineze, me theksin të solidariteti i bllokut nga njëra anë dhe te dënimi i shovinizmit të kombeve të mëdha nga ana tjetër, ishte një mesazh për udhëheqësit polakë dhe shqiptarë. Kjo sepse në një kohë kur liderët e tyre nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin nga blloku, ato kishin kundërshtuar politikat e BRSS për destalinizimin. Udhëheqësit po kundërshtonin shtytjet e BRSS drejt liberalizimit, më shumë nga sa ato dëshironin. Prandaj duket e arsyeshme se shqiptarët ashtu si dhe polakët, gjenin mbështetje të Kina për rezistencën e tyre ndaj presionit sovjetik në vitet 1955-1956. Kështu që dhe afrimi Kinë-Shqipëri ishte një lëvizje paralele me zhvillime të ngjashme në Evropën Lindore dhe miro domethënie të vërtetë vetëm me dallimin e diferencave Kinë-BRSS dhe me identifikimin e interesave të udhëheqjes shqiptare sipas pikëpamjes së strategjisë ndërkombëtare kineze. Kur një delegacion kulturor erdhi në Kinë në fund të vitit 1956, ndryshe nga pritjet e zakonshme për delegacione të tilla të një viti më parë, të ardhurit u pritën nga kryeministri Shehu dhe anëtarët e Byrosë Politike (Hoxha në këtë kohë nuk ishte në Shqipëri). Delegacione kineze tani priteshin me turma njerëzish me lule nëpër rrugë dhe përcilleshin në aeroport nga e gjithë byroja politike. Në shkurt një delegacion tregtar shqiptar i drejtuar nga ministri Ngjela shkoi në Pekin për të nënshkruar një marrëveshje kredie afatgjatë. Në pranverën e 1957 influenca që Kina po fitonte në Shqipëri dhe në Evropën Lindore po bëhej e dukshme. Ndoshta shqiptarët duke qenë gjithnjë në përpjekje kundër turqve e sllavëve po e gjenin të leverdishme aleancën me Kinën e largët, edhe nuk mund ta konsideronin atë si zëvendësim ndaj BRSS.

Zgjerimi i bashkëpunimit me Kinën

Për pesë muajt e ardhshëm, deri në rinisjen e fushatës anti-jugosllave të të gjithë bllokut në prill e maj 1958, marrëdhëniet shqiptaro-kineze vazhduan të zgjeroheshin. Një delegacion shqiptar mori pjesë në festimet e 12 Majit në Pekin, i drejtuar nga kreu i organizatës së rinisë. Më vonë një delegacion parlamentar i drejtuar nga anëtari i byrosë Rita Marko dhe zonja Hoxha, bënë një turne në Kinë. Më 31 maj u nënshkrua një marrëveshje telekomunikacionesh ndërsa më 9 qershor u bë marrëveshja për linjën radio-telegrafike mes Tiranës dhe Pekinit. Në mars 1958, Kina, ashtu siç kishte bërë një vit më parë BRSS, njoftoi anulimin e të gjitha borxheve të Shqipërisë, që arrinin në 17 milionë dollarë. Influenca kineze po bëhej as e madhe sa që shumë po hidhnin dyshime mbi qëllimet e vërteta të Kinës në Shqipëri. Numri i kinezëve dhe aziatikëve të tjerë në Shqipëri po rritej dhe shumë observues thoshin se kishte dëshirë të kinezëve për të imponuar prezencën e tyre në formë rivaliteti me prezencën e BRSS. Në pranverën e 1958 udhëheqja kineze rinisi sulmet ndaj Jugosllavisë dhe pozita e saj me Tiranën u afrua edhe më shumë. Mbështetja e Kinës në këtë çështje ishte një bazë e sigurt për shqiptarët, të cilët shtuan interesin për çdo gjë kineze. Në një fjalim zgjedhor më 27 maj, Shehu edhe pse duke mos u distancuar nga standardet sovjetike, bëri vlerësime të mëdha për komunistët kinezë dhe shembullin që ata po jepnin për popujt e tjerë të Azisë. “Me më shumë se 600 milionë njerëzit e saj, Kina po marshon me hapa të paprecedentë në rrugën e ndërtimit të socializmit. Me në krye Partinë Komuniste ata po kthehen në një forcë shtytëse për të gjithë popujt e Azisë drejt çlirimit dhe lulëzimit”. Hoxha gjithashtu lavdëroi “hapat gjigante” që Kina po bënte drejt ndërtimit të socializmit. Shembulli kinez po vlerësohej jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga vende të tjera satelite, të cilat po shfrytëzonin inovacionet teorike dhe teknike kineze. Duke mësuar nga praktikat kineze, në nëntor Komiteti Qendror Shqiptar lëshoi një dekret ku kërkonte që të gjithë zyrtarët partiakë dhe administratës të bënin punë fizike për të paktën një muaj në vit. Shtypi shqiptar gjithashtu ngrinte lart punë në komunat kineze. Por kur Bashkimi Sovjetik shprehu disaprovimin për idetë e reja kineze, si Shqipëria dhe vendet e tjera satelite heshtën.

Vizitat në Kinë

Ndërkohë Tirana vazhdonte zgjerimin e lidhjeve me Kinën. Në dhjetor 1958 një delegacion tregtar i kryesuar nga zv. kryeministri Këllezi arriti në Pekin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe më 16 janar u nënshkrua një marrëveshje e re tregtare afatgjatë për një hua 55 milionë rubla për vitet 1961-1965, që ishte më e madhja e dhënë ndonjëherë për Shqipërinë. Rritja e kontakteve vazhdoi dhe në 1959 teksa në mars një delegacion i drejtuar nga anëtari i Byrosë Politike, Spiro Koleka vizitoi Kinën, i ndjekur nga një delegacion në maj i drejtuar nga Hysni Kapo që ishte zyrtari i tretë i vendit, i cili u prit nga Zhu Enlai dhe zyrtarë të tjerë të lartë kinezë. Më 28 maj deri në 2 qershor ministri i mbrojtjes së Kinës, Peng Te-Huai vizitoi Shqipërinë. Një pjesë e kësaj vizite koinçidoi dhe me vizitën e Hrushov në Shqipëri. Prej këtej e tutje marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën po zhvilloheshin, kurse ato me BRSS po zbeheshin. Ishte ndoshta në festimet e 10-vjetorit të partisë kineze në Pekin në tetor 1959 ku udhëheqësit shqiptarë e kuptuan ndarjen e thellë mes Kinës e BRSS. Deri në këtë moment shqiptarët kishin pasur vetëm rezerva me Moskën për çështjen e Jugosllavisë, por nuk kishin devijuar asnjëherë nga linja politike e BRSS. Ashtu si vende të tjera satelite ata ishin dashuruar me “hapin e madh përpara” të Kinës, por menjëherë kishin heshtur kur BRSS kishte shprehur pakënaqësi. Por ndarjet mes Pekinit e Moskës që kishin nisur prej dy vitesh, u shprehën hapur në festimet e tetorit në Pekin, veçanërisht pas vizitës së Hrushovit në SHBA në shtator 1959. Hrushovi mori gjithashtu pjesë në këto festime, me objektivin të bindte udhëheqësit kinezë për korrektësinë e politikës së tij të bashkë-ekzistencës. Por kinezët jo vetëm që refuzuan të binin dakord me të, por në bisedat me delegacionet e huaja kërkuan dhe morën mbështetje për pikëpamjet e tyre në kundërshtim me ato sovjetike, sipas të cilave kampi socialit duhet të mbante një qëndrim më militant dhe revolucionar, nën mbrojtjen e forcës ushtarake sovjetike. Delegacioni polak për shembull u kthye në Varshavë i bindur se mes Kinës dhe BRSS ekzistonin diferenca të thella, por menjëherë u vendosën në krahun e Hrushovit. Ka gjithashtu prova se delegacionet e Çekisë, Gjermanisë Lindore dhe Shqipërisë, kishin simpati për argumentet e Kinës. Marrëdhëniet çeko-sovjetike ishin paksa të tensionuara gjatë dimrit 1959-1960 dhe në takimin e Paktit të Varshavës në shkurt 1960 udhëheqësi çek Novotni ishte i vetmi që nuk pati takim privat me Hrushovin. Përveç bisedave me kinezët dhe delegacionet e huaja në Pekin, shqiptarët kishin mundësinë të mësonin opinionet e udhëheqësve të tjerë gjatë gushtit, shtatorit e tetorit. Hoxha kishte bërë pushime të gjata në Çekosllovaki dhe Bullgari, ndërsa Shehu kishte shpenzuar një muaj në BRSS para se të shkonte në Pekin në shtator. Prandaj duket se diferencat kinezo-sovjetike ishin bërë prej disa kohësh objekt diskutimesh private në bllok dhe Hoxha ndoshta kishte gjetur simpati për çështjen kineze te liderë të tjerë si çekët ose bullgarët. Ndoshta edhe Shehu mendonte se opinioni kinez merrej seriozisht mes vendeve të tjera të bllokut dhe se herët e vonë BRSS do të duhej t’i përshtatej linjës kineze.

Sulmet e Hoxhës

Në fjalimin e 20 shtatorit të Hoxhës, që ishte i pari në gati tre muaj, u dallua se me vizitën e Hrushovit në maj jo të gjitha problemet ishin zgjidhur mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Megjithëse Hoxha kishte mbrojtur propozimet e Hrushovit për çarmatimet dhe takimin Hrushov-Ajzenhauer, në këtë fjalim ai paralajmëroi se me gjithë përmirësimin e situatës ndërkombëtare “është e nevojshme rritja e urrejtjes ndaj armiqve tanë kryesorë, imperialistëve amerikanë dhe shërbëtorëve të tyre revizionistëve jugosllavë”. Ai tha gjitha se Shqipëria nuk mund të relaksohej derisa të gjitha vendet të çarmatoseshin pasi imperialistët “mesi presin mundësinë për të na ngulur thikën pas shpine”. Më 15 tetor Radio-Tirana për herë të parë në një vit iu referua komunave kineze duke i lavdëruar për transformimet dhe duke i përshkruar ato në mënyrë ofenduese për Moskën. “Zhvillimi i komunave kineze është shembulli më i mirë organizativ për ndërtimin e socializmit dhe kalimin drejt komunizmit”, thuhej në artikull, ku gjithashtu lavdërohej ndihma e dhënë nga Kina për Shqipërinë. Në një letër të hapur të Hoxhës për rojet kufitare kërkohej rritje e vigjilencës kundër imperialistëve luftënxitës dhe zagarëve të tyre. Letra thoshte se “bazat atomike të ndërtuara në Itali e Greqi drejtohen kundër Shqipërisë” dhe se jugosllavët janë armiq të betuar të marksizëm-leninizmit që po blejnë avionë nga amerikanët dhe po stërvisin spiunë dhe diversantë kundër Shqipërisë. Në përvjetorin e 15-të të çlirimit të Shqipërisë më 28 nëntor Hoxha dha një fjalim ku theksoi ngrohjen e lidhjeve me Kinën dhe quajti regjimin e Titos “ujk i maskuar si dele”. Edhe Kina nga ana e saj përshëndeste mirënjohjen e Shqipërisë dhe mbrojtjen që ajo i bënte marksizëm-leninizmit kundër revizionizmit modern. Por në të njëjtën kohë udhëheqësit shqiptarë vazhduan një marrëdhënie të sjellshme me BRSS dhe këmbyen disa vizita në dukje të suksesshme me Moskën.

Më të lexuarat