BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si Tirana dhe Pekini u bënë bashkë më 1963 kundër Moskës dhe Beogradit, Hrushov akuza të forta Hoxhës

Dokumentet e CIA, ja si Tirana dhe Pekini u bënë bashkë më

Më 1963 Shqipëria dhe Kina nisën një koordinim të përbashkët në përballjen me Moskën. Gazeta zbardh një dokument të CIA, i cili tregon përplasjet mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, ku në mes ka ndërhyrë dhe Tirana. Ndërkohë kjo bëri që Hrushov të shpërthente në akuza ndaj vendit tonë.

Janar 1963

Gjendja e raporteve BRSS-Kinë

Prej fundit të gushtit ka pasur një përkeqësim të dukshëm në lidhjet Kinë-BRSS, kryesisht si rezultat i iniciativave kineze. Këta të fundit nisën të aludojnë ndaj prishjes me Hrushovin si e paevitueshme dhe kanë nisur lobingun mes partive pro-sovjetike të Evropës perëndimore. Kina është koordinuar me Shqipërinë për sulmet publike ndaj revizionizmit të Moskës dhe të Jugosllavisë. Në një plenum të Komitetit Qendror të Kinës është diskutuar mbi përgatitjet për prishjen e mundshme dhe ka thirrur në vend një numër të paprecedentë ambasadorësh për konsultime. Gjatë shtatorit dhe tetorit partia sovjetike tregoi përmbajtje, por në javën e fundit të tetorit ata u detyruan të kundërpërgjigjen publikisht. Sovjetikët ende nuk kishin vendosur se çfarë linjë kundërshtimi të mbanin në kongresin e partisë në nëntor, por për këtë i ndihmoi vetë Kinë me sulmet e ashpra për tërheqjen e Hrushovit nga kriza e Kubës dhe për mos-mbështetjen e Kinës në debatin kufitar me Indinë. Në kongreset e partisë në nëntor dhe fillim të dhjetorit kishte një përshkallëzim të suleve sovjetike ndaj Kinës. Në fillim të dhjetorit udhëheqësit komunistë lindorë dhe perëndimorë (por jo sovjetikët) po sulmonin drejtpërdrejtë Kinën. Kina protestoi ndaj sulmeve dhe për këtë bëri përgjegjës tërthorazi BRSS dhe Hrushovin. Disa ditë më vonë në një fjalim të rëndësishëm Hrushovi denoncoi ata që kishin nxitur Shqipërinë në reagimet e saj dhe foli me përçmim dhe nervozizëm ndaj qëndrimeve të Kinës. Në deklaratën e dorëzuar ndaj kongresit cek, Pekini i kujtoi audiencave se kishte bërë thirrje për konferencë ndërkombëtare, si mënyra e vetme korrekte për zgjidhjen e debateve, dhe sulmoi qëndrimet sovjetike në terma të ashpra. Kinezët konfirmuan se nuk do të heqin dorë nga pozitat e tyre dhe se ishin të gatshëm edhe për ndarjen. Partia sovjetike kishte nisur të publikonte artikujt dënues të partive të tjera ndaj Kinës, dhe tashmë duhet të vendoste nëse të merrte hapin final për ta sulmuar drejtpërdrejt udhëheqjen kineze në shkrimet e saj.

Lëvizjet e Kinës

Ne nuk besojmë se Hrushovi mund të ketë argumente të mjaftueshëm për prishjen me Kinën, por herët a vonë ai duhet të vendosë për këtë. Me shumë gjasa ky vendim do të mbrohet me argumentet se udhëheqësit kinezë nuk mund të rrëzohen nga pushteti ose të binden të ndryshojnë politikat e tyre. Mbështetësit e Pekinit nuk do të dezertojnë dhe Moska ka më shumë për të humbur nga qëndrimi hezitues sesa vendimmarrja e vendosur. Gjithashtu shansi më i mirë për të ndryshuar tendencën ishte shkëputja e qartë nga Kina, që do të thoshte sulmi i hapur ndaj Pekinit dhe përdorimi i të gjitha mjeteve politike e ekonomike kundër tyre. Në fillim të vitit 1963 dy palët po denonconin publikisht njëra-tjetrën, që po sinjalizonte ndarjen në dy kampe të organizuara të lëvizjes botërore komuniste. Kinezët e kishin llogaritur këtë mundësi që prej kongresit të 22-të sovjetik dhe ndoshta e shihte të paevitueshme që prej gushtit 1962. Pekini tashmë shqetësohej vetëm që një pjesë sa më e madhe e vendeve komuniste të mendonin se përgjegjës për këtë ishte Hrushovi dhe BRSS, dhe përpiqej të shtonte kampin e saj të vogël komunist ose të dobësonte BRSS. Përmbajtja e gjatë e sovjetikëve përballë sulmit kinez vinte mes të tjerash prej shqetësimit për solidaritetin e disa vendeve anëtare të kampit në rast të ndarjes finale me Pekinin. Por pas dënimit të ashpër nga Kina të politikave sovjetike në Kubë dhe Indi, qëndrimi sovjetik po ashpërsohej. Kina po përpiqej që me sulmet e tërthorta të detyronte Moskën në marrjen e hapit final të ndarjes e rrjedhimisht dhe të përgjegjësisë për formalizimin e prishjes së lidhjeve. Nëse kujtojmë ciklin e sulmeve të BRSS kundër Shqipërisë dhe sulmet e kufizua ndaj Kinës në dimrin 1961-1962, kishte një periudhë kur partia kineze dhe ajo sovjetike u konfliktuan me anë të letrave ndaj njëra-tjetrës, por që në fakt kishin si objektiv audiencat e gjera ndërkombëtare të lëvizjes komuniste. Të dyja palët deklaroheshin në mbrojtje të unitetit të lëvizjes por secila kërkonte kushtet e saj për këtë, që nuk përputheshin me kushtet e tjetrës. Partia kineze kërkonte një konferencë ndërkombëtare ku të diskutohej konflikti Shqipëri-BRSS në mënyrë të paanshme, por BRSS nuk e dëshironte këtë dhe preferonte një konferencë më të kufizuar sipas rregullit të maxhorancës, dhe jo për të diskutuar konfliktin me Shqipërinë por për të dënuar qëndrimet antagoniste të Kinës ndaj politikave sovjetike. Gjatë kësaj periudhe dy palët, secila për arsyet e saj, pranuan një propozim të Vietnamit të Veriut për zbutjen e polemikave publike, por në të njëjtën kohë intensifikuan përpjekjet prapa skenës në lëvizjen komuniste. Në qershor BRSS bëri një hap drejt ndarjes formale të bllokut me pranimin e Mongolisë në organizatën ekonomike të bllokut CEMA, teksa Kina, Shqipëria, Korea e Veriut dhe Vietnami i Veriut mbetën jashtë. Në fillim të korrikut Kina u bë e ndërgjegjshme për ndihmën ushtarake të BRSS prej frikës së mbështetjes së SHBA ndaj lëvizjes nacionaliste kineze, prandaj në kongresin e paqes dhe çarmatimit në Moskë përfaqësuesi kinez u tregua i përmbajtur në prezantimin e politikave. Por një muaj më vonë në takimin anti-bërthamor në Tokio, përfaqësuesit kinezë privatisht ankoheshin se ishin detyruar të përmbanin pikëpamjet e tyre në takimin e Moskës dhe zotoheshin se kjo nuk do të ndodhte më.

Ofensiva kundër Moskës

Kështu më 23 gusht nisi një ofensivë e re kineze kundër Moksës që vazhdon edhe sot. Në tre fjalime në Pekin në fillim të shtatorit ministri i jashtëm kinez Çen Ji tha se BRSS kishte shkelur normat e sjelljes partiake dhe kishte zëvendësuar diskutimet shoqërore me ndërhyrjet në punët e brendshme të partive komuniste. Ai përmendi aktivitetet subversive të BRSS kundër Shqipërisë dhe prej kësaj mori hov dhe Tirana duke nisur një sulm të ngjashëm një ditë më pas. Një tjetër faktor që shtynte sulmet e Kinës ndaj BRSS ishte afrimi i tyre me Jugosllavinë. Më 1 shtator u publikua data e vizitës së Brezhnjevit në Beograd dhe më shumë gjasa Tito do të vizitonte Bashkimin Sovjetik në fund të vitit. Këto vizita trembnin Pekinin se Moska po anonte gjithnjë e më shumë nga e djathta e bashkë me të dhe satelitët e saj. Por përveç rrezikut që ato përfaqësonin Pekini i konsideronte lëvizjet si një mundësi më shumë për të sulmuar BRSS. Një tjetër zhvillim që solli ankesa formale nga Pekini ishte shitja e avionëve sovjetikë MIG te India që ashtu si më herët simbolizoi qëndrimin sovjetik në konfliktin kufitar Indi-Kinë. Gjithashtu pjesëmarrja e BRSS në një takim me SHBA për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore simbolizonte dështimin e ndihmës së Moskës për Pekinin mbi këtë çështje, për të cilën Pekini kishte këmbëngulur. Në një notë proteste të 4 shtatorit Pekini tha se kundërshton pjesëmarrjen e BRSS si përfaqësues i bllokut komunist në samitin e ndalimit të përhapjes bërthamore. Në frontin partiak, Kina e vazhdoi përpjekjen e saj edhe brenda bastionit evropian të BRSS. Ata thuhet se i kanë treguar dokumente konfidenciale partisë komuniste holandeze dhe partive të tjera. Ata vazhduan propagandën e tyre anti-sovjetike dhe në mbrojtje të Shqipërisë. Kreu i komunistëve norvegjezë Emil Loevlien bëri një vizitë të gjatë në Pekin nga mesi i tetorit dhe diskutoi thuajse me të gjithë udhëheqësit kinezë, përfshi dhe Mao Cedung. Kinezët gjithashtu ruajtën kontaktet me partitë e frontit të tyre si Shqipëria, Vietnami, Japonia e Indonezia.

 

Situata në Shqipëri

Ndërkohë në Shqipëri, ambasadori kinez që ishte kthyer në Kinë në verë, u rishfaq publikisht në 17 shtator, dhe po atë ditë Pekini dhe Tirana nisën një sulm të koordinuar shtypi kundër Titos, kundër politikave sovjetike në Jugosllavi dhe në përgjithësi kundër pikëpamjeve revizioniste të Hrushovit, me ndryshimin e vetëm se kinezët aludonin ndaj Hrushovit me referenca të afërta, ndërsa shqiptarët e përmendnin me emër. Sulmi ishte llogaritur për vizitën e 24 shtatorit të Bezhnjevit në Jugosllavi. Më 13 tetor “Zëri i Popullit” për herë të parë bëri thirrje publike për ndarje në lëvizjen komuniste, për të cilën thoshte se “megjithëse do të jetë e dhimbshme është rruga më e mirë”. Shqiptarët bënë këtë kërkesë pas plenumit të parisë kineze ku mesa duket ishin marrë vendime të rëndësishme. Duke ndjekur kursin kinez Hoxha po përpiqej gjithashtu të influenconte kinezët për zgjerimin e aktivitetit të tyre anti-Krushov. Provat sugjerojnë se plenumi kinez mund të ketë pranuar mundësinë e ndarjes përfundimtare me BRSS dhe masave për avancimin e interesave kineze në pritje të ndarjes. Në fund të tetorit raportohej se partia sovjetike po konsultohej me aleatët pasi kinezët po përpiqeshin të ndanin miqtë dhe armiqtë e tyre në lëvizjen komuniste. Hoxha bëri një hap në këtë drejtim kur më 25 tetor denoncoi hapur udhëheqësit e partive komuniste italiane e franceze. Gjithashtu udhëheqësi koreano-verior Kim Il Sung në një fjalim në parlament e vendosi më qartësisht vendin e tij në anën e Kinës dhe i bëri jehonë akuzave të Pekinit ndaj BRSS për subversion, organizim komplotesh, lojë të dyfishtë dhe imponim të vullnetit te partitë e tjera. Përgjatë gjithë kësaj partia sovjetike qëndroi çuditërisht e përmbajtur, duke dënuar “nacionalizimin mendje ngushtë” dhe duke insistuar më shumë në përpjekjen ekonomike sesa politike. Moska nuk u përpoq t’i përshtatej intensitetit të sulmeve shqiptare dhe kineze pasi pikësëpari, ndryshe nga dy të parat, Moska e dinte se një konfrontim i rëndë mund të ndodhte në çdo moment me Shtetet e Bashkuara në Kubë, dhe nuk mund të angazhohej në këtë debat pa krye punën delikate të vendosjes së raketave në Kubë duke detyruar SHBA të tërhiqet. Prandaj BRSS kishte vendosur që ofensivën kundër Shqipërisë ta niste në kongresin e nëntorit, nën shkëlqimin e fitores së tij të mundshme në Kubë.

Më të lexuarat