BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja si u ashpërsuan marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi më 1959, Tito e cilësonte Enver Hoxhën përbindësh e luftënxitës

Dokumentet e CIA, ja si u ashpërsuan marrëdhëniet

CIA ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Hoxha dhe Tito ishin armiq të betuar dhe kjo armiqësi zgjati për vite e vite me radhë. Në një dokument të vitit 1959 tregohet se si u ashpërsuan tensionet mes tyre. Madje Jugosllavia bëri publik gjyqin e 13 shqiptarëve që dyshohej se ishin spiunë të Enver Hoxhës.

Mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me Bllokun

Veprimet e fundit të Jugosllavisë tregojnë se në kontrast me mendësinë e mëparshme tashmë Beogradi është i gatshëm të ndërmarrë veprime kundër bllokut sovjetik në kundërpërgjigje të sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit kanë degjeneruar në një situatë tensioni të thellë me shkëmbime akuzash dhe ofendimesh. Të dy vendet kanë këmbyer një numër ta madh notash proteste që prej fundit të janarit dhe Beogradi kohët e fundit ka vendosur të publikojë gjyqet e dënimet e 13 shqiptarëve të akuzuar për spiunazh kundër Jugosllavisë. Kjo përfaqëson një ndryshim të konsiderueshëm prej janarit, kur Beogradi anuloi gjyqin publik të 25 jugosllavëve “konformistë” nga frika e efektit në marrëdhëniet e bllokut. Duke folur në Shkup më 6 mars, Tito i bëri thirrje shqiptarëve të përmbysnin Enver Hoxhën, duke e quajtur “përbindëshi luftënxitës i Ballkanit”. Një ditë më vonë në Beograd ai kërcënoi se do të denonconte sulmet irredentiste shqiptare dhe bullgare para këshillit të Kombeve të Bashkuara. Tito shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur kokë më kokë akuzave të bllokut sovjetik dhe duke bërë të qartë se nuk do të ketë mirëkuptim për sa kohë që Moska lejon të ndodhin gjëra të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit në Shqipëri dhe caktimin e tij me detyra të tjera. Me shumë gjasa Shqipëria do të përgjigjet me masa të ngjashme, por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë prishjen e plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme e lidhjeve me Kinën verën e shkuar, nuk rezultoi në ndërprerje të marrëdhënieve. Këto veprime të Beogradit parashikojnë një përkeqësim të marrëdhënieve me bllokun sovjetik, veçanërisht me fqinjët e Shqipërisë e Bullgarisë, me të cilat polemikat janë më armiqësore. Përçarja e thellë ideologjike me vendet e bllokut vazhdon të mos ketë mundësi rikëshillimi. Kjo ndoshta se për Jugosllavinë kjo nuk është vetëm çështje ideologjike por dhe refuzim i dominimit sovjetik, duke sinjalizuar se dhe vendet e bllokut në fakt po ndjekin disa shembuj nga Jugosllavia për politikat e brendshme.

Lidhjet me Moskën

Tito ka thënë më 7 mars se polemikat nuk janë teorike dhe ideologjike, por janë rezultat i “diferencave të opinionit  mbi disa çështje që vijnë nga praktika e zhvillimit të socializmit” si në bllok dhe në Jugosllavi. Megjithë pretendimet sovjetike në kongresin e 21-të se revizionizmi është shkatërruar, Moska ende shqetësohet për teorinë jugosllave si një burim përçarjesh në bllok e ndoshta dhe në vendet e Afrikës e Azisë. Për të diskredituar teorinë jugosllave blloku sovjetik përpiqet të ulë arritjet e saj të brendshme. Për të diskredituar teorinë jugosllave në vendet e paanshme të vizituara së fundmi nga Tito (Indonezi, Burma, Ceilon, Indi, Etiopi, Sudan) blloku i quaj jugosllavët agjentë imperialistë. Kjo bie në kontradiktë me pretendimet e deklaruara të Hrushov për bashkëpunim me Jugosllavinë në përpjekjen kundër imperializmit, sa herë që interesat e bllokut dhe të saj të përputhen. Që prej nisjes së debatit, diferencat partiake janë zgjeruar në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet nga vështirësitë Jugosllavi-Shqipëri.

Marrëdhëniet me Pekinin janë pezulluar që prej verës së shkuar. Tashmë vendi i vetëm       që ruan disa lidhje me Jugosllavinë është Polonia, me të cilën vazhdojnë këmbimet tregtare, kulturore e shkencore. BRSS ka ndaluar ndihmën dhe kreditë për Jugosllavinë, por Gjermania Lindore e Çekosllovakia hezitojnë nisjen e një bllokade ekonomike pasi ishte pa efekt herën e fundit dhe mund të nxisë simpati për Jugosllavinë te vendet afrikane dhe aziatike. Të gjitha vendet e bllokut përveç Kinës e Rumanisë kanë bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse zbatohen kontratat aktuale, Jugosllavia nuk preket shumë në pozitën e saj me Lindjen, por Blloku duket se po ndjek një politikë të pritjes dhe vonesave për dërgesat jugosllave. Dhe në fakt jugosllavët po kërkojnë tregje alternative në rast të humbjes së tregtisë me bllokun. Ndihma nga SHBA vazhdoi në nivel të lartë për vitin 1959, 22.5 milionë dollarë për fabrikën e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e naftës, 14.2 milionë dollarë për arsimin, shëndetin e bujqësinë, 62 milionë dollarë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Në masë më të vogël ndihma ka ardhur dhe nga Britania e Franca. Kohët e fundit përpjekjet kryesore të Beogradit janë përqendruar në zgjerimin e tregjeve dhe të burimeve për lëndët bazë në Azi dhe në Afrikë. Gjatë turneut të tij Tito arriti të merrte marrëveshje parimore nga disa vende afrikane e aziatike, megjithë konkurrencën nga vendet e bllokut sovjetik. Beogradi po tregon gjithashtu këmbëngulje për të mos u lidhur shumë ngushtë me Perëndimin duke ruajtur qëndrimin e tij të mos-anësimit. Pas kthimit në Jugosllavi Tito mohoi me forcë akuzat e bëra gjatë udhëtimit të tij se po përpiqej të krijonte një bllok të tretë ose të përpiqej të ringjallte Paktin e Ballkanit me Greqinë dhe Turqinë, për të cilin Hrushovi ka thënë se e bën Beogradin të përkushtuar te NATO.  Zëdhënësi jugosllav me 13 mars ka sulmuar shtypin turk për “shtrembërimet” ndaj Jugosllavisë, ndoshta për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk po përpiqet të ringjallë Paktin e Ballkanit.

Janar 1953

Minoriteti shqiptar në Jugosllavi

(Vazhdim nga numri i djeshëm)

Në një vend ku kryhen krime të tilla të tmerrshme është e kotë të flitet për liri. Por ngjarjet flasin vetë. Për shembull, kur po përgatiteshin zgjedhjet e përgjithshme, në mbrojtje të lirisë së votës në Kosovë, autoritetet sllave organizuan nga takim në Prizren me delegatë të zgjedhur në mënyrë selektive, të cilët nënshkruan një deklaratë që thoshte se “populli i zonave shqiptare me vullnetin e tij kërkon të mbetet brenda kufijve të Jugosllavisë. Kur gjatë zgjedhjeve njerëzit pyesnin emisarët politikë se përse nuk kishte kuti votimi shqiptare, ata i përgjigjeshin: “Nuk ka përse duhen. E gjithë bota e di se Enver Hoxha, Tito he Stalini janë një e vetme. Nuk do të ketë kufij ndarës mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Ne jemi bërë vëllezër nga gjaku që kemi derdhur së bashku. Asgjë nuk od të na ndajë më”. Panorama e situatës kritike të krijuar në 1944, mund të kuptohet edhe nga deklaratat e bëra nga anëtarët e organizatave sekrete ancionalsite pas arrestimeve të tyre. Anëtarët e grupit të Halim Spahiut, ish-kreu i bashkisë së Prizrenit, u arrestua në korrik 1945. Një nga anëtarët e tij kishte me vete një listë me 72 emra. Pas hetimeve që zgjatën afro një vit, 6 nga 72 emrat, ishin ekzekutuar, mes tyre dhe Halim Spahiu, Tahir Deda dhe Rexhep Kabashi. Tetë persona të tjerë emrat e të cilëve shin gjithashtu në listë, morën dënime të ndryshme burgimi. Një grup mësuesish të drejtuar nga Dr. Sulejman Lleshi nga Tirana, u arrestuan në Gjakovë, dhe 12 nga anëtarët u dënuan me kohë të ndryshme burgimi.Më 11 gusht 1946, të burgosurit e burgut të Peçit, tentuan një arratisje. Për fat të keq ata u kapën dhe për këtë, Sulejman Lleshi, Skënder Curri, Murtesa Kryeziu, Bajram Shllaku dhe dhjetë të burgosur të tjerë u vranë. Anëtarët e grupit nacionalist të Prishtinës, mes tyre Gjon Sereqi nga Ferizaj dhe Sulejman Aliu nga Przreni, u arrestuan në pranverën e vitit 1945. Anëtarët e grupit nacionalist të drejtuar nga At Bernadin Llupi nga Peçi, u arrestuan në verën e 1946. At Llupi kishte ruajtur kontakte me profesor Ymer Berishën, kreun e forcave nacionaliste në Jugosllavi, ku Ndue Përlleshi ishte agjent ndërlidhjeje. Anëtarë të tjerë të grupit të At Llupit ishin Marije Shllaku dhe mësuesi Gjergji Martini, të dy nga Shkodra, të cilët u vranë gjatë një përpjekje me partizanët. Ata ishin agjentë ndërlidhjeje mes nacionalistëve të Shkodrës dhe Gjakovës, Prizrenit e Prishtinës.

 

Lidhjet me Kosovën

Të gjitha organizatat sekrete dhe degët e tyre lokale në vitet 1945-1947 tentuan të ruanin lidhjet me liderët që po fshiheshin në Kosovë. Në këtë mënyrë organizata e Halim Spahiut ruajti lidhjet me Ymer Berishën dhe Muharrem Bajraktarin, kurse organizata e Sulejman Lleshit qëndroi në kontakt me Ymer Berishën dhe Jup Binjakun. Binjaku nga ana tjetër kishte krijuar kontakte dhe koordinohej me grupin e Dem Ali Pozhanit. Aktivistë të tjerë nacionalistë në atë kohë ishin Pashuk Biba, Ndoc Mirajak, Luan Gash, Abdyl Hensini, Mulla Idrizi. Person kontakti për organizatat e Vitinës, Kamenicës dhe Preshëves ishte Sul Hoti. Nacionalistët që po prisnin ndihmë nga jashtë, por kjo ishte e vështirë të realizohej. Më 6 gusht 1946 një takim mbajt mes përfaqësuesve nacionalistë dhe liderit të rezistencës kosovare Ymer Berisha. Delegatët e grupeve nacionaliste ishin Pashuk Bib Mirakaj, Ndoc Kol Mirakaj dhe Nik Sokoli. Por për fat të keq agjentët e forcave komuniste jugosllave të sigurisë OZNA zbuluan vendtakimin dhe sulmuan për arrestimin e pjesëmarrësve. Gjatë përleshjes humb jetën figura kryesore e lëvizjes nacionaliste anti-komuniste profesor Berisha, ndërsa liderë të tjerë u vranë në Shqipëri, përfshi dhe Jup Kazazin dhe Mark Gjonmarkaj. Gjatë gjyqit të mbajtur në Shkup 1946 ndaj anëtarëve të organizatave të nacionalistëve shqiptarë, u bë e qartë se dhe shqiptarët e Maqedonisë ishin po aq aktive për kauzën sa dhe shqiptarët e Kosovës. Organizata nacionaliste e Shkupit drejtohej nga Azem Morava dhe kapiten Hysni Rusi. Asnjë në Kosovë nuk ishte dënuar për pjesëmarrje në organizata monarkiste, pasi të gjithë konsideroheshin anëtarë të organizatës së Xhafer Devës. Në raportimet e tij për Partinë Komuniste të Beogradit, Dushan Mugosa i përshkruante kosovarët si anëtarë të Ballit Kombëtar, dhe si të tillë ata janë konsideruar në gjyqet jugosllave. Mugosha arrinte në këtë konkluzion të cekët prej faktit se kishte disa grupe kosovarësh mes ndjekësve të Xhafer Devës në Shqipëri, që e quanin veten Ballistë. Në Shqipëri, Deva kishte kontakte me Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Abaz Ermenin dhe Vasil Andonin. Kjo pasi, para vitit 1948 këta të katërt dhe ndjekësit e tyre konsideroheshin nga jugosllavët me parime të njëjta politike si të Ballit Kombëtar.

Propaganda

Menjëherë pas konsolidimit të pushtetit komunist në Kosovë, ata nisën një fushatë të gjerë propagande me fletushka dhe takime indoktriminimi në të gjithë rajonin. Ata që nuk merrnin pjesë në takimet akuzoheshin për sabotazh, rriheshin dhe demaskoheshin publikisht, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të OZNA. Popullsia ishte e detyruar të demonstronte në mbështetje të masave kundër “sabotatorëve” dhe kushdo që ndërpriste ceremonialet e demaskimit dënohej bashkë me të burgosurit. OZNA, e cila më vonë njihej si UDB, u bë gjithnjë e më aktive në vitin 1946 me vrasjet dhe zhdukjet e shumë personave. Nga ana tjetër edhe shqiptarët ishin aktivë në krijimin e organizatave sekrete, por meqenëse ende nuk kishte ligje që dënonin individët e pakënaqur me regjimin, OZNA i fuste në kurth si kriminelë politikë. Në rastet kur kjo nuk ishte e mundur, individët akuzoheshin se i përkisnin organizatave politike dhe dënoheshin nga gjykatat rajonale me gjashtë muaj deri në një vit punë të detyruar. Drejtuesit e këtyre gjyqeve ishin agjentë sekretë të emëruar posaçërisht për këtë qëllim. Situata e kosovarëve nuk kishte qenë kurrë më e rrezikshme dhe serioze sa në vitet 1944-1948, kur alternativat e tyre të vetme ishin vetëvrasja ose pranimi i zgjedhës komuniste të Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhë kishte tre herë më shumë shqiptarë në burgjet e vendit, sesa sllavë. Në burgjet e Kosovës kishte rreth 6000 të burgosur. Burgu më i madh, ai i Prishtinës kishte rreth 1000 të burgosur, ndërsa një tjetër burg edhe më i madh është në ndërtim. Burgu më i madh i Serbisë është në Nish dhe ka aktualisht rreth 5000 të burgosur nga të cilët rreth 4000 janë shqiptarë. Aty shpirtit të të burgosurve i jepet formë me anë të torturave të të gjitha mënyrave, me qëllim thyerjen e patriotizmit të kosovarëve. Ndërsa në burgjet e Mitrovicës në Pozarevaç e Kragujevaç, katër të pestat janë shqiptarë. Në burgun Idrizov në Shkup më shumë se gjysma janë shqiptarë, të cilët trajtohen nga rojet maqedonase po aq keq sa dhe kosovarët.

Situata aktuale politike

Duke kuptuar natyrën e vërtetë të ideologjisë dhe taktikave sovjetike, jugosllavët e shihnin se Stalini po vinte në jetë planet e dominimit sovjetik në Shqipëri me anë të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Dënimi me vdekje i komunistit pro-serb shqiptar Koçi Xoxe ishte një sinjal i ndryshimit të kursit të varësisë ndaj Jugosllavisë. Gjithashtu Shqipëria po tregonte keqardhje tani për Kosovën, të cilën e kishte braktisur në mëshirën e sllavëve që në 1946. Shqiptarët që jetonin në Kosovë, në perëndim të Maqedonisë dhe në Malin e Zi e njihnin stilin jugosllav të komunizmit. Regjimi komunist i Tiranës po nxiste mosmarrëveshje mes popullit të Kosovës, tani që kishte prishur marrdhëniet me Jugosllvinë. Gjithashtu regjimi i Beogradit po organizonte kosovarët kundër Enver Hoxhës, edhe pse vetë e kishte sjellë atë në pushtet. Kosovarët do të luftojnë në të ardhmen ashtu si në të shkuarën për bashkimin me vendin amë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse Shqipëria mbetet në orbitën e vendeve të Botës së Lirë. Prej vitit 1948 e tutje, kosovarët që punonin për bashkimin me Shqipërinë, tashmë dënoheshin si mbështetës të sovjetikëve. Kështu ndodhi për shembull me Rifat Berishën nga Drenica, i cili në një moment të përshtatshëm politik arriti të bëhej president i Frontit Popullor të Kosovës (Kosmetit). Ai u arratis në mal por u rrethua në zonën e Istok dhe për të nuk u dëgjua më. Pas vdekjes së tij tre grupe nacionalistësh u arrestuan në Drenicë me akuzat se i përkisnin grupeve të drejtuara nga Berisha.

Më të lexuarat