BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, ja varësia që kishte Shqipëria ndaj Bashkimit Sovjetik dhe si banorët e Veriut u arratisën drejt Jugosllavisë për shkak të regjimit komunist

Dokumentet e CIA, ja varësia që kishte Shqipëria ndaj Bashkimit

Amerikanët kanë dhënë detaje për marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar, Shqipëria ishte e varur ndaj Moskës për shkak të situatës ekonomike. Po ashtu CIA ka treguar dhe shumë emra të banorëve të Veriut të vendit që u arratisën drejt Jugosllavisë.

Varësia nga BRSS

Varësia e Shqipërisë ndaj ndihmës sovjetike apo të vendeve satelite reflektohet në tregtinë e jashtme. Në vitin 1959 BRSS dhe vendet satelite furnizuan Shqipërinë me 95 për qind të importeve të saj, dhe megjithë prishjen me Moskën, tregtia e Shqipërisë me vendet e tjera komuniste ka vazhduar. Shqipëria do të vazhdojë kërkimin e asistencës nga jashtë, sidomos për importin e drithërave dhe modernizimin e ekonomisë. Ky prezantim për Shqipërinë është vlerësuar nga ekspertët tanë, të cilët besojnë se vendi do të mbetet disi “i nxehtë” dhe problematik për disa kohë. Ne mendojmë se çështja e minoriteteve në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët mund të jenë një pikë e leverdishme, siç ekzistenca apo jo e një minoriteti grek në Epirin e Veriut, dhe nëse Hoxha është duke trazuar ujërat me pretekstin e autonomisë së shqiptarëve në Jugosllavi. Projekt propozimi nuk sugjeron diskutime të veçanta për aspektet e ndryshme të çështjes. Ulja e vlerësimit për Shqipërinë nga Hrushovi dhe mbrojtja shqiptare nga Kina komuniste, vënë në dyshim vetë të ardhmen e Shqipërisë. A do t’i rezistojë regjimi i Hoxhës presionit sovjetik vetëm me asistencën kineze? Po nëse në vend vendoset një regjim më i favorshëm ndaj Moskës, çfarë pasojash do të kishte kjo në marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë, Greqinë dhe Perëndimin? Po nëse ndodh ekstremi dhe vendoset një qeveri anti-komuniste pro-perëndimore, si do ndikonte kjo te marrëdhniet e fqinjëve të saj me Perëndimin? Për këto pyetje duhen më shumë ekzaminime të kontekstit gjeografik, lidhjeve të Shqipërisë me fqinjët dhe vende të tjera.

Ndër faktorë që kontribuojnë në destabilitetin e brendshëm janë:

1. Masa aktuale e ndërgjegjësimit kombëtar, sipërkundër atij lokal dhe fisnor

2. Rivaliteti i mundshëm mes toskëve dhe gegëve

3. Feja si një faktor destabiliteti: Myslimanë, ortodoksë, katolikë dhe masa e antagonizmit të regjimit komunist ndaj secilit prej tyre

4. Zhvillimi i ulët ekonomik, transportet, terreni, burimet

Në lidhje me fqinjët:

1. Lidhjet e transportit me Jugosllavinë e Greqinë

2. Minoriteti shqiptar në Jugosllavi dhe anasjelltas

3. Pretendimet territoriale greke

4. Minoriteti grek në Shqipëri dhe anasjelltas

5. Interesat italianë dhe vendeve të tjera perëndimore

Roli i sovjetikëve

Bashkimi Sovjetik duket se ka shtuar masat e kontrollit mbi Shqipërinë vitin e fundit, çka tregon se jo vetëm është i ndërgjegjshëm për dobësitë e regjimit aktual, por dhe për rëndësinë e BRSS i jep satelitit të tij të izoluar ballkanik. Përveç goditjes që i dha prestigjit sovjetik ndarja me Jugosllavinë, ajo shtoi dhe rëndësinë e Shqipërisë për BRSS, si një bazë e mundshme për operacione kundër Titos dhe si baza kryesore e organizimit të operacioneve guerile në Greqi. Shqipëria mund të kthehet në një bazë të rëndësishme detare sovjetiken Mesdhe dhe gjithashtu një pikë e fortë mbështetjeje për komunizmin në Itali. Prandaj Kremlini po merr masa të shumta për të siguruar vazhdimin e dominimit të tij në Shqipëri. Spastrimet e shumta dhe të vazhdueshme në parti dhe qeveri kanë reduktuar ndjeshëm mundësitë e nacionalistëve anti-komunistë, ndërsa dhe vetë Hoxha raportohet se i trembet një zëvendësimi arbitrar nga Kremlini. Mbikëqyrja sovjetike e punëve të brendshme, e sigurisë dhe ushtrisë në Shqipëri, është më e hapura dhe më e drejtpërdrejta në vendet satelite. Këshilltarët teknikë dhe ushtarakë rusë, dhe në masë më të vogël ata bullgarë, janë vendosur në pika kyçe të infrastrukturës. Blloku sovjetik ka raportuar dërgimin e rreth 60 anijeve me ngarkesa prej 250 000 ton drejt Shqipërisë në gjysmën e parë të 1949, pjesa më e madhe e të cilave janë pajisje ushtarake si artileri, tanke dhe mjete të blinduara. Llogaritet gjithashtu se është shkarkuar grurë i mjaftueshëm për ushqimin e popullatës për gjashtë muaj, me të cilin qeveria mund të shuajë pakënaqësitë e publikut. Kremlini po vazhdon forcimin e ushtrisë dhe forcave shqiptare të sigurisë, të cilat besohet se arrijnë deri në 80.000 njerëz, të përbërë nga tre divizione ushtarake, besnike ndaj regjimit. Me gjithë antagonizmin e vjetër të popullatës, regjimi Hoxha duket se është i aftë të përballet me aktivitetet sporadike të rezistencës, të cilat mbizotërojnë kryesisht pranë kufirit me Jugosllavinë në veri. Frika e qeverisë nga Greqia dhe Jugosllavia duket se është shtuar muajin e fundit, pas deklaratave të liderëve shqiptarë për zbulimin e tentativave të Titos për organizmin e një grushti shteti në Shqipëri. Gjithashtu, armiqësia e kohëve të fundit e Greqisë ndaj Shqipërisë ka ngjallur shqetësim të konsiderueshëm mes qeverisë, deri në pikën ku thuhet se Hoxha i ka propozuar këshilltarëve sovjetikë që guerrilasit grekë që hyjnë në Shqipëri të internohen ose të zhvendosen në Bullgari, nga ku të rihyjnë në Greqi.

Janar 1950

Raportimet e mëhershme të informatorëve për rezistencë të shkallës së gjerë në zonën e Mirditës rezultuan të ekzagjeruar. Vrasja e Bardhok Bibës u pasua nga ekzekutimet e 17 personave të tjerë me influencë dhe me largimet e rreth 200 familjeve nga zona. Prej fillimit të vitit rreth 20 persona të tjerë, të kërkuar nga komunistët, megjithëse janë ende në arrati gjendja e tyre është e vështirë. Mes të larguarve në Jugosllavi janë Bajraktar Marko, Bajraktar Ndue Lufi dhe Marka Bib Vokri, kurse ata që nuk ia dolën të largoheshin janë tashmë ose në burg ose në kampet e internimit. Nga zona e Lumës, e cila ka qenë një nga zonat me pak rezistente ndaj regjimit, në Shqipërinë veriore, 300 familje janë larguar për të kërkuar strehim në Jugosllavi. Në to përfshihen familjet e Hazbi Dane, Mal Hoxha Mehmeti dhe Lutfi Spahija. Ky i fundit është në ish-mbështetës i regjimit të Hoxhës. Në zonën e Lumës po rritet dita ditës influenca e Gani Baj Kryeziut. Shumë besojnë se ai ofron të vetmen shpresë për një ndryshim të situatës në Shqipëri. Shumica e banorëve të veriut janë nacionalistë ndërsa më pak janë me Zogun. Balli Kombëtar nuk është i mbështetur, por ndjesia e përgjithshme është se çdo parti apo qeveri tjetër që premton ndryshim, do të pranohej në vend të qeverisë aktuale komuniste. Individët e mëposhtëm besohet se kanë qenë aktivë në luftën ndaj qeverisë aktuale dhe janë vrarë gjatë vitit 1948: Frrok Mëlydhi; Bardhok Marka Gjoka; Pjetër LLeshi; Marka Cara; Ludovik Saregi; Pjetër Paloka;Ded Vila; Nikollë Gjeta; Ndue Preng Gjini; Gjok Doda; Ded Kziu; Frano Zeimiri; Zef Dodë Pervuka; Dod Bibë Prendoca; Frrok Mëlyshi rtj. Bardhok Marka Gjoka, Nikollë Gjeta, Ded Kaziu, Zef Dodë Pervuka dhe Dod Bib Prendoca kanë qenë krerë bandash të rezistencës, dhe përshkruhen si nga liderët më të rëndësishëm të rezistencës kombëtare. Përveç personave të sipërpërmendur, lideri i rezistencës Preng Gjergj Kegi dhe nipi i tij raportohet të jenë kapur nga forcat qeveritare në vitin 1948. Raportimet flasin gjithashtu për ekzekutimin e Bajram Bajraktarit dhe vdekjen e Bajraktar Marka Ndue. Rezistenca është shtuar dhe pas kërkesave të qeverisë për kontribute prej 1000 lek ose më shumë në formë bonosh 20-vjeçare. Për zbatimin e masave ministria e brendshme ka angazhuar dhe përdorimin e civilëve që shërbejnë pa pagesë dhe pa uniforma. Më 5 janar punishtja e sharrave të fshatit Kryezi mori zjarr dhe ata që duhet ta shuanin i hodhën zjarrit vajguri në vend të ujit. Një numër i madh personash u arrestuan dhe dëmi llogaritet deri në 10 milionë lekë.

Gusht 1949

Informacione ekonomike ushtarake

Gjatë riorganizimit aktual të ushtrisë shqiptare, një grup prej 127 oficerë sovjetike kanë nisur mbikëqyrjen e trajnimeve të ushtrisë për përdorimin e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera sovjetike. Rreth 20 komisarë të ushtrisë sovjetike merren me indoktrinimin e trupave sipas linjës aktuale politike sovjetike, që me sa duket është “fushatë urrejtjeje” kundër Jugosllavisë, Greqisë e Bullgarisë. Bullgaria është përfshirë në këtë të fundit prej armiqësisë tradicionale që ekziston mes shqiptarëve dhe bullgarëve, dhe mund të shfrytëzohet për intensifikimin e armiqësisë kundër të huajve jo-sovjetikë. Sovjetikët duket se po hasin rezistencë të ashpër nga populli shqiptar, sidomos n vendet ku oficerët sovjetikë janë vënë në komandë të njësive ushtarake përgjegjëse për ruajtjen e rendit. Mes tyre ka dhe oficerë të huaj të njësive ndërkombëtare, për të cilët sovjetikët kanë siguruar qytetarinë shqiptare. Platformat e lëshimit të raketave të tipit V-2 raportohet të jenë ndërtuar në Las në Perëndim të Elbasanit, ndërsa një tjetër pikë raportohet të jetë ngritur në Iballije në verilindje të Shkodrës. Armë të reja të mbrojtjes bregdetare me origjinë sovjetike e çekosllovake janë instaluar në brigjet shqiptare, të cilat edhe më parë ishin pjesërisht të mbrojtura me mina magnetike detare dhe bateri anti-ajrore. Thuhet se ka plane për instalimin e një stacioni të madh radarësh në zonën e Gjirokastrës. Forcat policore të policisë raportohet të jenë organizuar nën drejtimin e katër ish-oficerëve të ushtrisë gjermanë të paidentifikuar, të kapur rob në Stlingrad por më pas që kanë shërbyer me devotshmëri në Ushtrinë e Kuqe. Sovjetikët po kryejnë monopolizimin e naftës së Shqipërisë, e cila po dërgohet në BRSS, së bashku me mineralin e kromit që po dërgohet në BRSS dhe Çekosllovaki. Qeveria shqiptare ka autorizuar kohët e fundit ndërtimin e kombinatit tekstil me teknologji çekosllovake, në periferi të Tiranës. Kombinati do të ketë makineri gjermane dhe disa teknikë çekë kanë ardhur tashmë në Tiranë për nisjen e projektit.

Rebelimet

Shumica e komunistëve duket se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë që ka në plan përmbysjen e regjimit për arsye të zhgënjimit me qeverinë, besimit se BRSS nuk do të rrezikojë të futet në luftë për shkakun e Shqipërisë apo sepse besojnë se pushteti i Hoxhës do të bjerë së shpejti dhe presin t’i japin llogari qeverisë tjetër që do të vijë më pas. Qeveria nuk i beson më as policisë dhe raportohet se më shumë se një e katërta e policisë janë në favor të revolucionit. Raportohet se nëntëdhjetë për qind e njerëzve janë gati të veprojnë kundër qeverisë, por kërkojnë siguri se nuk do të ketë lëshime territoriale ndaj Greqisë, Jugosllavisë e Italisë. Popullata është konfuze prej sponsorizimeve të ndryshme që kanë grupet e huaja që hyjnë në vend fshehtësisht, prandaj besojnë se nëse këto grupe nuk bashkohen, vendit mund t’i shkaktohet më shumë dëm sesa favor. Qeveria ka bërë shumë propagandë gjatë kësaj kohe, duke akuzuar se Komiteti për Shqipërinë e Lirë punon për Greqinë dhe ka ndërmend t’i kthejë asaj Epirin e Veriut. Gjithashtu, ajo propagandon se grupet italiane do të kthejnë në vend influencën italiane dhe ato jugosllave do t’i japin rajonin e Kosovës Jugosllavisë. Meqenëse anëtarët e arrestuar të grupeve të mëparshme të agjentëve kanë treguar te hetuesit për ata që i kanë ndihmuar brenda vendit, qytetarët kanë frikë të ndihmojnë grupet e ndryshme të agjentëve dhe i kanë raportuar ato te autoritetet. Grupet jugosllave nuk kanë influencën e pretenduar në zonat veriore dhe as ato të dërguara nga grekët nuk konsiderohen të favorizuar.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij. Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj, prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura. Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin.

Aktivitete rezistence nëntor 1950

Gjatë natës së 2-3 prillit një post i rëndësishëm policie u sulmua në veri të Librazhdit nga një grup prej 22 partizanësh nacionalistë, të drejtuar nga njëfarë Blloshmi, ata morën kontrollin e postës policore dhe vranë komandantin. Mes dokumenteve të gjetura në ndërtesë ishte dhe një urdhër për të ndaluar çdo aktivitet të rezistencës në rajon dhe të raportonin pa vonesë për çdo të dyshuar mes popullatës apo dhe mes vetë anëtarëve të policisë, që mund të influencojë apo sabotojë zgjedhjet. Gjatë natës së 30-31 marsit një grup me agjentë të Ministrisë së Brendshme u sulmua nga rreth 15 anëtarë të rezistencës shqiptare, teksa po udhëtonin nga Tirana drejt Elbasanit. Në incidentin rreth 30 kilometra larg Tiranës, policia pësoi 12 të vrarë ose të plagosur, mes tyre dhe njëfarë Poda, komandant i batalionit të ministrisë. Gjatë vdekjes ai raportohet të ketë thënë: “Ju mund të më vrisni por ju siguroj se jam në anën tuaj, prandaj po vdes pa asnjë mendim hakmarrjeje”. Mes dokumenteve të kapura pas sulmit ishte një urdhër për kontrolle të pozicioneve apo forcës së grupeve të rezistencës në këtë zonë. Aktualisht rreth 85 për qind e popullsisë urbane dhe rreth 95 për qind e popullsisë fshatare janë antikomuniste. Por popullsia qytetare është kryesisht apatike, pranua ka asnjë iniciative, në ndryshim nga zonat fshatare, kryesisht ato të veriut të vendit, të cilat kanë dispozitë të ndihmojnë aktivitetin e rezistencës (deri në muajt mars-prill 1950)

Rezistenca kushtet ekonomike (1951)

Megjithëse populli shqiptarët jeton në kushte të mjerueshme dhe varfëri, rezistenca e përgjithshme në vend kundër liderëve komunistë nuk po merr përmasat e një revolte të organizuar. Në zonën e Korçës rezistenca është më aktive në pjesën myslimane të qytetit, ndërsa në veri të Shqipërisë rezistenca është aktive mes popullatës katolike. Përplasje me armë dhe incidente të tjera të prishjes së rendit janë të shpeshta në të gjithë vendin. Gjyqe të veçanta lëvizëse shkojnë drejt vendndodhjeve të caktuara pas një revolte dhe japin vendime të shpejta arbitrare për të kapurit. Një tjetër informator raporton se nuk ka shenja të një revolte të gjerë të organizuar, dhe se gjithsesi diçka e tillë konsiderohet e pamundur. Disa nga shqiptarët më të arsimuar janë të djathtë radikalë por shumica e njerëzve nuk mendojnë për programe politike, përveçse për të qenë antikomunistë. I njëjti informator thotë se komunistët në Shqipëri kanë zhdukur ushqimin e vendit dhe mallrat e tjera. Fshatarët jetojnë vetëm me ato që mund të fshehin nga zyrtarët e shtetit që mbledhin prodhimin e të vjelave. Fshatarët mbajnë në shtëpi ushqim vetëm sa për dy-tre ditë, dhe rifurnizohen nga rezerva të fshehura në mal. Dyqanet e fshatrave janë të zbrazura, nganjëherë rrallë kanë kripë ose vajguri. Në zonën e Korçës, sa herë që vjen një dërgesë ushqimi apo mallrash të tjera, autoritetet e ndajnë në dy pjesë, një për fermat kolektive dhe tjetrën për vete dhe anëtarët e partisë, duke mos lënë asgjë për popullatën. Këtë vit priten të korra të mira.

Më të lexuarat