BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, Mehdi Elezi i shkruan Hasan Dostit: Aqif dhe Mustafa Lleshi na futën në kurth, ja si na dorëzuan te jugosllavët në ’48

Dokumentet e CIA, Mehdi Elezi i shkruan Hasan Dostit: Aqif dhe Mustafa Lleshi na

Nacionalistët që e deshën vërtetë Shqipërinë e gjenin njëri tjetrin dhe pse mund të jetonin në shtettë ndryshme. Në numrin e sotëm, dokumentet e deklasifikuara të CIA na njohin me raportet mes Hasan Dostit dhe Mehdi Elezit. Më 1955, ky i fundit i shkruan Dostit një letër të gjatë, ku i tregon historinë e luftës dhe përpjekjeve të familjes së tij për çlirimin e atdheut nga regjimi i Enver Hoxhës. Elezi rrëfen gjithashtu për kurthin që përgatiti Aqif dhe Mustafa Lleshi ndaj tyre, në bashkëpunim me palën jugosllave.

13 shkurt 1950

Fjalimi i Dostit për vitin e ri

Motra dhe vëllezër shqiptarë, në emër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e lirë ju uroj nga zemra gëzuar vitin e ri. Për lirinë e vendit tona, për miqenien e popullit dhe rritjen e forcave demokratike në Shqipëri, qoftë ky vit pa komunizëm! Shumë vite gjakderdhjeje e vuajtjesh kanë kaluar në kalendarin shqiptar, por as vitet më të errëta të barbarizmit nuk kanë shkaktuar një shkatërrim të tillë në tokën tonë, sesa uria e kuqe dhe frika nga regjimi i ri, ku një grup agjentësh kanë nënshtruar popullin me forcë. Sot ata po jetojnë nën regjimin e draprit e çekanit sepse disa kriminelë janë bërë tiranët e vendit me qëllim vendosjen e Shqipërisë nën zinxhirët e imperializmit sovjetik. Duke mbrojtur me fjalë të drejtën, ata kanë kryer veprat më të gabuara, dhe duke folur për barazinë at akant ngritur një klikë aventurierësh që po zhdukin ndjenjat humane e vllazërore duk shtypur popullatën e varfëruar. Duke folur për reforma ata po i marrin tokën fshatarit dhe mbledhin pasurinë për shtetin komunist me punë të detyruar, nënshtrim e taksa të rënda. Shqipëria po jeton në kohën kur vëllai i trembet vëllait dhe prindi fëmijëve të tij. Çdo ditë, çdo plumb e çdo thikë heq nga zemra e Shqipërisë një pikë gjaku nga të varfrit e pashpresë që kanë mbetur atje. Agjentët kriminalë pas pesë vjetësh në pushtet lëshojnë plumba ngado e kujtdo, duke na kujtuar zërin e martirëve që vjen nga varri i tyre dhe i jep shpresë e besim mijëra shqiptarëve. Në këtë situatë Ushtria Klandestine po përgatitet me hapa të matura për tronditjen e fortë të komunistëve shqiptarë, të injorantëve që duan vetëm të dobësojnë të ndajnë e të tmerrojnë, duke i bërë jehonë zërit të Enver Hoxhës e Mehmet Shehut. Por ata po humbasin dhe forcën dhe shpresën e tyre, komunizmi po dorëzohet sepse Shqipëria nuk i është bindur kurrë dhe nuk i bindet komunistëve, Shqipëria nuk është një fushë për eksperimente bolshevike. Për këtë arsye fronti i kuq që ka fituar me aën të një grupi djajsh që predikojnë për lirinë, të drejtën e barazinë, por përçahet dhe po dridhet para ushtarëve të gënjyer, punëtorëve e fermerëve të mashtruar dhe popullit shqiptar që e shikon rrezikun për tokën e tyre. Kundra abuzimeve me drejtësinë dhe forcave të keqorganizuara komuniste, Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë qëndron si një forcë e vetme patriotësh të bashkuar, e cila po përgatitet të sulmojë dhe të çlirojë atdheun tonë. Viti 1950 na duket ne këtu jashtë atdheut më i rëndësishëm se vitet që kanë shkuar. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit tonë po përfshihen në fushën e betejës me vendosmëri të hekurt, me sakrifica me besim, nder dhe burri. Viti i ri gjen një Shqipëri të gjallë dhe të paralajmëruar, të patrembur brenda dhe jashtë saj, si një dëshmi për trimërinë dhe papërkulshmërinë e saj. Viti i ri na pret me një zotim të ri dhe një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Roli që Shqipëria do të luajë do të jetë ai i çlirimtarit të vetes, simboli i forcave të lirisë për vendet prapa Perdes së Hekurt. Ky vit i ri vjen me shpresën e mrekullueshme se pak nga pak ne po bëhemi realitet. Këto shpresa janë në zemrat e popullit në atdhe dhe në zemrat e shqiptarëve të devotshëm që janë jashtë atdheut. Sot ne nuk jemi vetëm, nuk po luftojmë vetëm: Forcat demokratike janë në anën tonë pasi ata i njohin sakrificat tona dhe e dinë se ne e duam lirinë. Ne jemi Fronti i Botës së Lirë dhe marrim pjesë të barabartë të luftën kundër frontit komunist. Atëherë, nuk do të ketë më shqiptarë që kanë frikë nga shteti, nuk do të ketë më ekzekutime, burgosje e kampe përqendrimi apo njerëz të turpëruar. Nuk do të ketë mbyllje të kishave e xhamive, por do të ketë njerëz me fe dhe besim dhe nderim të zakoneve të vjetra. Nuk do të ketë më fshatarë pa tokë sa për të jetuar si duhet. Shqipëria jonë do të lindë e do të jetë përgjithmonë, do të jetojë në paqe me fqinjët dhe vendet e tjera.

20 shtator 1954

Fjalimi i kreut të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, Hasan Dosti

Zoti president, zonja e zotërinj!

Asambleja e Kombeve të Kapura Evropiane, kjo organizata e re që po krijohet në vendlindjen e Xhorxh Uashington, në zemrën e civilizimit e demokracisë po inaugurohet sot në këtë ndërtesë të emërtuar sipas filantropistit të madh dhe të ndriçuar nga rrezet e statujës së lirisë. Asambleja e Vendeve të Kapura Evropiane është vepër e komiteteve nacionaliste dhe këshillave që përfaqësojnë nëntë vende të Evropës prapa Perdes së Hekurt. Programi i saj ka dy pika kryesore: koordinimin e forcave në përpjekje për krijimin e kushteve të nevojshme për rivendosjen e pavarësisë në kombet e skllavëruara nga Moska dhe krijimin e kushteve për ndërtimin e institucioneve liberale e demokratike. Ne, komiteti drejtues i saj në ekzil dhe elementë të tjerë të diasporës së nëntë vendeve të nënshtruara, jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që na jepen nga historia. Ne jemi të lidhur nga vëllazëria e armëve kundër regjimeve të vendosura me forcë brutale në nëntë shtetet evropiane. Ne tashmë jemi të sigurtë se në vendet e lira dhe veçanërisht në botën anglo-amerikane, as eksperiencave të shumta, e kemi mësuar kuptimin e komunizmit dhe kupti9min e Kremlinit. Kremlini nuk është vetëm një fortese e ndërtuar në qendër të Moskës në epokën mesjetare, pasi pas kryengritjes së 1919 ai u bë i lartë si një mal, dhe në këtë Olimp të ri u ngrit një fron ku zotët njerëzorë pasuan njëri-tjetrin. Por vetë froni mbeti i patundur pasi mbrohet nga njëra anë psalmet e dogmat e rreme, dhe nga ana tjetër skeptri i forcës kundër civilizimit perëndimor. Por kjo nuk do të triumfojë kurrë, pasi vlerat, virtytet dhe forca e civilizimit perëndimor janë të destinuara të jetojnë përgjithmonë. Dihet se Rusia cariste ka pasur në plan rivendosjes e saj në Mesdhe, si baseni i civilizimit perëndimor. Për të realizuar këtë program prej dy shekujsh ata kanë luftuar kundër perandorisë otomane, e cila zotëronte Bosforin dhe Dardanelet që ishin porta e hyrjes në Mesdhe. Për të siguruar pozicionin e saj të dominimit në Mesdhe, Rusia e Romanovëve në shekullin e 19-të tentoi në shumë raste me pretekste fetare e racore të ushtronte kontrollin direkt mbi Rumaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, duke anuluar pavarësinë e tyre. Një problem i tillë mund të kishte një zgjidhje paqësore, por Rusia dhe sovjetikët kanë plane satanike. Me një dalje në Mesdhe ata po tentojnë të krijojnë kushtet e favorshme për të intensifikuar propagandën e tyre dhe balancimin e politikave për të vënë nën kontroll Mesdheun. Unë flas në emër të një kombi të vogël, të Shqipërisë së pafat, në të cilën është vendosur një regjim komunist. Ky regjim është vendosur kundër vullnetit të popullit dhe me ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm. Pas vitit 1948 Moska mori kontrollin e drejtpërdrejtë të vendit, edhe pse në fakt ai drejtohet nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Por ata jënë3 vetëm njerëz prej kashte pasi agjentët sovjetikë nga Moska me tituj të ndryshëm si këshilltarë, teknikë e organizatorë, qeverisin në fakt Shqipërinë. Mekanizmi shtetëror drejtohet nga misioni ushtarak sovjetik, që është vetëm një degë e ushtrisë së Kuqe. Prandaj e gjithë bota ka arsye të mirë për të besuar se Rusia me anë të kontrollit të saj mbi Shqipërinë ka siguruar tashmë daljen në Mesdhe, që ishte një testament i Pjetrit të Madh dhe tashmë është plani dashakeq i Moskës së Kuqe. Nga jashtë kjo mund të duket si e vërteta, por nuk është tërësisht kështu. Mund të bëhet një dallim mes qeverisë dhe popullit, sepse historia na mëson se me anë të forcës dhe disa rrethanave të shansit, qeveritë mund të ngrihen kundër vullnetit të popullit. Kjo ndodh shpesh edhe në vendet me eksperiencë të madhe civilizimi, prandaj populli nuk duhet bërë përgjegjës për aktet e personave të instaluar në pushtet me forcë. komunizmi është një forcë e tmerrshme e imponuar ndaj të tjerëve. Gjatë shekujve Shqipëria ka ruajtur individualitetin e saj dhe nuk është asimiluar gjatë periudhave të dominimit latin të Romës apo Greqisë bizantine. Ajo i ka rezistuar valëve pushtuese të racave të ndryshme nga veriu e nga lindja. Hyjnitë kanë dashur që Shqipëria të ketë një funksion në Ballkan dhe në detet Jon e Adriatik. Shqipëria është e destinuar të jetë një urë mes civilizimit perëndimor dhe juglindjes së Evropës. Populli shqiptar, besnik ndaj historisë dhe misionit të tij, ka rezistuar ndaj presionit të Moskës dhe tentativave të saj për ta përdorur si bazë ekspansioni në Ballkan. Sakrificat e popullit shqiptar në këtë drejtim janë të mëdha; dhjetëra mijëra njerëz janë burgosur në kampe përqendrimi e mijëra të ekzekutuar në burgje e poligone. Në ketë përpjekje për rivendosjen e pavarësisë dhe kontribut në fitoren e demokracisë ndërkombëtare, Shqipëria ka dhënë gjashtë martirë të mëdhenj, priftërinj të lartë të Kishës Katolike, dy kryepeshkopë, tre peshkopë dhe një zyrtar françiskan. Një prej tyre ishte dhe kryepeshkopi i Durrësit monsinjor Vincent Prenushi. Ne ndjehemi të detyruar të informojmë botën se qeveria komuniste e Shqipërisë në kodin e saj penal dënon me vdekje minorenët nga 12 vjeç e më lart. Ky ligj është vënë në praktikë në seminarin katolik të Shkodrës. Por megjithë aktet barbare të regjimit komunist rezistenca e popullit shqiptar vazhdon dhe malet e Shqipërisë mbeten fortesa e njerëzve të guximshëm që luftojnë kundër regjimit komunist. Populli shqiptar ka besim në fitoren finale të demokracisë dhe me ndihmën e Zotit ata do të arrijnë objektivin e tyre.

30 gusht 1955

Mehdi Elezi,

Via Monalda 8, Firence, Itali

I Dashur zoti Dosti,

Dua t’ju informoj se në 22 prill të këtij viti unë pata fatin të largohesha nga Jugosllavia e të vija në Itali. Aktualisht jam në Firence dhe besoj se do të mbetem këtu për disa kohë. Me këtë letër dua t’ju jap një përmbledhje dhe t’ju informoj që vëllai im Cen Elezi ka vdekur, si dhe për vuajtjet e familjes time e të miat personalisht. Nga viti 1946 deri në gusht 1948 kam qenë në male bashkë me vëllain tim Cen dhe disa miq të tjerë, duke luftuar kundër komunizmit në malet e Dibrës. Gjatë kësaj kohe kemi vuajtur nga ndjekjet e shumta dhe policia e Sigurimit ka ekzekutuar shumë nga miqtë tanë me pretekstin se kanë strehuar apo ndihmuar të larguarit si ne. Në qershor të vitit 1948 kur qeveria jugosllave doli hapur kundër Bashkimit Sovjetik dhe qeverisë sovjetike të Tiranës, u krijua organizata për kryengritjen dhe përmbysjen e pushtetit, pasi mendohej se ishte koha më e favorshme. Morali i popullit dhe i ushtrisë në Shqipëri ishte shumë i ulët. Në korrik 1948, ne kemi udhëtuar në të gjithë zonën e Peshkopisë, duke kaluar në malet e Reçit, Dardhës, Lurës, Lumës e të tjerë. Kontaktuam dhe formuam grupin e armatosur në fshatin Selane, një orë larg Peshkopisë dhe në një pikë të përshtatshme. Pas kësaj u përballëm me nevojën për armë e municione, pasi pushkët ishin të rralla dhe ato që gjendeshin ishin të ndryshkura. Në këtë situatë kritike ne nuk kishim lidhje me popujt perëndimorë dhe as nuk kishim komunikim me jashtë, por koha nuk priti për ne. Vështirësitë na detyruan të kontaktonim me qeverinë jugosllave me anë të Aqif Lleshit, me qëllim të siguronim armë e municione. Beogradi e priti mirë propozimin tonë dhe brenda disa ditësh na dërguan një delegacion me tre oficerë, një kolonel, një major dhe një lejtnant, të shoqëruar nga Mustafa Lleshi, i biri i Aqif Lleshit. Oficerët ishin të lidhur me Ministrinë e Brendshme dhe vareshin nga Aleksandar Rankoviç (?). Ata ishin të shqetësuar për çështjen e Shqipërisë. Me ta u takuam fshehtësisht në fshatin Sharmic pranë kufirit jugosllav. Nga pala jonë ishin Ceni, Don Kalloshi dhe gjashtë miq të tjerë nga malet. Koloneli jugosllav foli i parë, përkthyes ishte Mustafa Lleshi. Ai tha se ishim të mirëpritur në tokën jugosllave dhe se ishte dërguar personalisht nga Rankoviç i ministrisë së brendshme për të garantuar dërgesat e armëve, municioneve e asistencës, por me kusht që një marrëveshje të nënshkruhej për këtë në Shkup, e nënshkruar nga një gjeneral jugosllav dhe nga Cen Elezi për palën tonë. Koloneli foli ashpër për Rusinë dhe ngriti lart anglo-amerikanët. Ai sulmoi Enver Hoxhën dhe njerëzit e rrethit të tij. Më tej lavdëroi Ballin Kombëtar dhe udhëheqësit e tij duke thënë: “Ata janë të bashkuar nga afër me amerikanët. Ne e kemi refuzuar yllin e kuq të Moskës së bashku e portretet e Stalinit. Në ushtrinë tonë kemi organizatorë amerikanë”. Me propozimin e tyre ne shkuam në Shkup. Një ditë më vonë u ftuam për darkë, në një banket të gjeneralit në Beograd, por aty u arrestuam. Do të flas më gjerë për këtë pasi kam shumë për të thënë. Të them të drejtën ne bëmë gabim, dhe këtë e paguam shtrenjtë. Tradhtarët ishin Aqif Lleshi dhe i biri i tij Mustafa. Sikur të mos kishim hyrë në tokën jugosllave ne do të kishim vazhduar rolin tonë në Shqipëri, që mund të kishte sjellë zgjerimin e lëvizjes së rezistencës anti-komuniste. Ceni vdiq në burgun e Shkupit më 18 maj 1949. Dan Kalloshi gjithashtu vdiq në burg në korrik 1950. Pas tyre shumë shqiptarë të tjerë të arratisur kanë vdekur në territorin jugosllav. Disa prej tyre kaun vdekur prej vuajtjeve e madje nga mungesa e ushqimit. Unë me disa të tjerë u lirova nga burgu në 22 shkurt 1951. Në lidhje me kushtet e vendosura mbi shqiptarët nga Jugosllavia, unë nuk do të shkruaj kësaj radhe pasi në Llugor, në Gerovë pranë Zagrebit kam shtatë nipër dhe shumë miq. Ata janë të rinj të fortë dhe të gatshëm për veprim. Në Llugor ka shumë emigrantë që kërkojnë të largohen nga Jugosllavia pasi jetojnë në mjerim. Kushtet e ushqimit e strehimit janë të mjerueshme. Ju lutem të ndërhyni me miqtë amerikanë që këta njerëz të kenë të drejtë të largohen nga Jugosllavia dhe të hyjnë në Itali. Unë jam i gatshëm të hartoj një raport në lidhje me atë që Beogradi mendon për çështjet në Shqipëri, dhe gjithat të raportoj për aktivitetet e Dushan Mugoshës që përpiqet të fitojë mbështetjen e emigrantëve shqiptarë. Në të gjitha konferencat ata flasin kundër Ballit kombëtar dhe Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Kam nevojë t’ju takoj personalisht kur ju të vizitoni Italinë, ju lutem më njoftoni. Jam shumë i shqetësuar për kushtet e rënda të miqve tanë në Jugosllavi, dhe gjithashtu jam i trishtuar të mësoj se në Itali ka keqkuptime dhe mosmarrëveshje mes grupeve dhe partive shqiptare. Këto gjëra janë të këqija për ne dhe kënaqin qeverinë e Tiranës dhe Beogradin. Në lidhje me situatën time këtu, ju lutem të interesoheni se jam në gjendje të vështirë financiare. Për këtë ju apeloj vetëm ju pasi gjithmonë kam pasur shumë respekt për ju. Ju jap fjalën e nderit se atdheu ynë shqiptar do të më këtë gjithmonë të gatshëm të ngrohem në çdo moment. Kam marrë lajme nga Shqipëria se kohët e fundit një kushëriri im është arratisur në Jugosllavi. Ai ishte dënuar me pesë vjet burg në Shqipëri. Nuk arrita të mbaja shënime kur ai fliste pasi kisha frikë mos më kontrollonin. Ai ka luftuar ashpër më parë kundër Dushan Mugoshës. Do t’ju informoj për gjithçka, por për momentin do të kufizohem me kaq.

Me respekt, Mehdi Elezi

Më të lexuarat