BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova të parët që dolën kundër Jugosllavisë, ja si nisën klanet brenda Partisë Komuniste

Dokumentet e CIA, Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova të parët

Amerikanët kanë dhënë detaje mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1955. Në disa dokumente të deklasifikuar nga CIA, tregohet se si nisën klanet në Partinë Komuniste. Sipas tyre, të parët që u rreshtuan kundër bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik ishin Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova.

 

Janar 1955

Rezistenca, disidenca, devijimet

Në Shqipëri nuk raportohet për rezistencë të organizuar kundër regjimit, por për grupe ose elemente të izoluar në zonat malore të cilët nuk janë efektivë. Sistemi i sigurisë në vend e bën të pamundur organizimin e opozicionit. Mes popullit ka mjaft disidencë dhe pakënaqësi, kritika ndaj padrejtësive, metodave apo veprimeve individuale të individëve, por asnjë nuk mund të shprehet kundër regjimit jashtë shtëpisë së tij apo rrethit të ngushtë shoqëror. Një grup komunistësh, zyrtarë dhe oficerë me grada kolonel deri te lejtnant, të cilët kanë qenë mes partizanëve të vjetër, takoheshin shpesh dhe flisnin për politikë mes tyre. Ata nuk kritikonin komunizmin si sistem dhe as sovjetizimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kritikonin veprimet individuale dhe interesat personale të disa komunistëve të nivelit të lartë që janë të paarsimuar dhe arrogantë. Ata ankohen se njerëz të tillë janë vënë në krye të hierarkisë ndërsa intelektualët në nivele të ulëta kryejnë të gjithë punën në vend të tyre. Tensione dhe rryma të ndryshme në parti janë zhvilluar që prej kohës së luftës. Pas çlirimit influenca e Bashkimit Sovjetik në Shqipëri ishte e vogël në krahasim me atë të Jugosllavisë. Këta të fundit ishin shumë aktivë në çështjet shqiptare por komunistët shqiptarë nisën ta kundërshtonin influencën jugosllave në një lëvizje që drejtohej fillimisht nga Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova. Shehu më pas u shkarkua nga posti i lartë i komandantit të ushtrisë dhe u caktua në ministrinë e Komunikacioneve pasi u akuzua si anti-jugosllav dhe anti-sovjetik. Belishova humbi postin e saj ndërsa Nako Spiru u raportua se bëri vetëvrasje. Pas prishjes së vitit 1948 me Jugosllavinë, Hoxha mbajti njëfarë kohë një pozitë neutrale dhe më pas doli hapur si mbështetës i Moskës. Ndërsa Shehu rifitoi pozitën e tij të influencës.

Organizimi politik

Pas 1948 udhëheqja ra në duart e Hoxhës me numër 2 Mehmet Shehun e më tej Liri Belishovën, Bedri Spahiu e Tuk Jakova. Nga Partia Komuniste Shqiptare u larguan Pandi Kristo, Ramadan Çitaku dhe Pëllumb Dishnica. Në sytë e publikut raportohej se udhëheqësit e vërtetë të vendit ishin Hoxha, Jakova, Spahiu e Shehu. Mes Hohxës e Shehut kishte rivalitet teksa Hoxha mbështetej nga Jakova, Spiro Koleka, Gogo Nushi, Kiço Ngjela, Manol Konomi e Teodor Heba, ndërsa Shehu mbështetje nga Hysni Kapo, Manush Myftiu, miku i ngushtë Kadri Hazbiu, Vito Kapo, Josif Pashko, Eleni Terezi, Maqo Çomo, Bilbil Klosi e Mihal Zicishti. Çdo udhëheqës kishte grupin e tij në parti ndërsa të tjerë si Spahiu dhe deri diku Jakova, Bakteshi, SH. Peçi, Balluku e Rita Marko, tregonin njëfarë pavarësie. Hoxha ishte i pëlqyer në parti, por nuk kishte aftësitë ushtarake të Mehmet Shehut, ai nuk kishte komanduar kurrë brigada partizane, por kishte punuar nga selia e partisë gjatë luftës. Ndërsa Shehu kishte bredhur të gjithë vendin me brigadën e tij dhe ishte kthyer në një figurë terrori që njihej në të gjithë Shqipërinë. Për sa kohë që Hoxha të jetë sekretari i partisë ai duhet të konsiderohet si kryesuesi i saj, edhe pse Shehu mund të ketë më shumë autoritetet dhe gjithmonë ka qenë impresionues në takimet e partisë. Sipas zhurmave në Tiranë në 1954 qeveria do të bënte ndryshime për të vënë në zbatim parimin e udhëheqjes kolektive, por largimi i Hoxhës nuk është një detyrë e lehtë. Në 1953 Hoxha humbi pozitën e tij si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe tani nuk është më kryeministër. Me shumë gjasa do të ketë të tjera ndryshime në gjashtë muajt në vijim dhe me shumë gjasa Hoxha do të shkarkohet nga përgjegjësitë. Që prej 1948-ës nuk ka pasur më sinjale titizmi brenda udhëheqjes por vetëm disa raste mendimi të pavarur. Major-gjeneral Gjin Marku, një njeri i aftë, dinamik e ambicioz, ka diskredituar Beqir Ballukun kur ai u bë komandant i ushtrisë dhe gjithashtu ka kundërshtuar Mehmet Shehun. Pas prishjes së 1948 Marku doli hapur si një mbështetës i Moskës dhe u përpoq të largonte nga komiteti qendror shumë figura me argumentimin se ishin titistë. Por kjo fushatë i solli atij shumë armiq dhe si rezultat nuk u zgjodh më në Byronë Politike. Në 1953 ai humbi postin e drejtorit të artilerisë dhe u bë drejtor i shkollës ushtarake Enver Hoxha, por Marku pritet të ngrihet përsëri. Shqipëria ende nuk ka bërë përpjekje për hapje tregtare me Perëndimin, dhe nëse ndodh diçka e tillë nuk do të vijë prej politikës së Shqipërisë por me rekomandim nga BRSS.

 Mars 1955

Propaganda radio e lëshuar drejt Shqipërisë

Radio-Beogradi

Para normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, Radio-Beogradi ishte një nga transmetimet më të efektshme të propagandës anti-shqiptare. Gjatë kësaj kohe deh Radio-Tirana i kushtonte shumicën e kohës së saj propagandës anti-jugosllave. Muajt e fundit Radio-Beogradi ka reduktuar numrin e transmetimeve në gjuhën shqipe nga dy në një. Edhe Radio-Tirana ka bërë reduktime të ngjashme. Aktualisht asnjëra nga të dyja nuk është e përfshirë në sulme direkte. Efektiviteti i Radio-Beogradit mund të përmblidhet në arsyet se Jugosllavia është në brendësi organizatave dhe udhëheqjes së partisë së Shqipërisë, prandaj sulmet e saj janë të drejtuara te liderët individualë dhe jo anëtarët e zakonshëm të partisë. Ata gjithashtu përdorin në maksimum librat e korrespondencës mes Titos dhe Hoxhës për të treguar qëllimet miqësore të Titos ndaj Shqipërisë përkundër atyre të udhëheqësit shqiptar Hoxha. Jugosllavia gëzon ende prestigj në Shqipëri pasi përfaqëson as bllokun lindor as at perëndimor, prandaj ndodhte populli beson se Jugosllavia është më objektive për çështjet aktuale. Radio Beogradi nuk përfshihet në polemika me organet shqiptare të propagandës por i drejton sulmet e saj kundër segmenteve të veçanta të popullatës, veçanërisht brenda partisë së punës së Shqipërisë. Ndër dobësitë e propagandës së Radio-Beogradit mund të përmendim pasaktësinë e shpeshtë të informacioneve të dhëna nga refugjatët shqiptarë prej bindjeve të tyre radikale anti-komuniste. Gjithashtu në tentativat e saj për të treguar njohje të thellë të aktualitetit shqiptar, bëhen shpesh gabime dhe deklarata të pasakta. Kjo vjen si rezultat i tendencës së përgjithshme të propagandës komuniste për të mbledhur sa më shumë fakte dhe detaje për të provuar argumentet e saj.

“Zëri i Shqipërisë së Lirë”

“Zëri i Shqipërisë së Lirë” ka valë të mira në SHqipëri pro materialet e transmetuara prej tij kanë disa dobësi, të ngjashme me ato që duken dhe të “zëri i Amerikës”. Pro folësit e Zërit të Shqipërisë së Lirë duket se janë më të aftë, me një gjuhë më të kuptueshme dhe rrjedhimisht më tërheqës për audiencën vendase shqiptare. Gjithashtu shumë kohë dhe materiale shpenzohen në polemizimin e Sigurimit. Pesë minutat që aktualisht shpenzohen për të trembur oficerët e sigurimit nuk kanë asnjë efekt në dëgjuesin e zakonshëm, përveç një përqindjeje të vogël anti-komunistësh mes tyre. Sulme të tilla ndaj Sigurimit do të kishin më shumë efekt nëse nuk do të bëheshin kaq shpesh e rregullisht, pasi përsëritja e tyre nuk është e mirë. Radio-Moska është një ent i pajisur mirë për aktivitete propagande dhe ka mbështetjen e propagandës së brendshme shqiptare por dëgjohet gjerësisht nga populli shqiptar. Temat lajmeve të Radio-Moskës nuk kanë efektin e duhur pasi transmetohen pas publikimit të tyre nga Radio-Tirana. Radio shqiptare i regjistron ato në fillim të ditës dhe i transmeton rreth orës 3.30 pasdite dhe më pas ato kalojnë te Radio-Moska, përveç një transmetimi të dielave kur bëhet një transmetim direkt nga Moska për dëgjuesit shqiptarë. Radio-Moska nuk ofron lajme specifike për shqiptarët për të evituar të shfaqë lidhjen e saj të ngushtë me regjimin në Shqipëri. Shumica e materialeve të saj është e një natyre të përgjithshme dhe në përgjithësi kanë të bëjnë vetëm me progresin ekonomik. Transmetimet janë të një stili të njëjtë me atë në të gjithë bllokun sovjetik dhe nuk i drejtohen dëgjuesit shqiptar në mënyrë specifike.

Rekomandime

Transmetuesit perëndimorë do të bënin mirë te drejtonin përpjekjet e tyre të propagandës ndaj problemeve aktuale në Shqipëri, sipas ose përkundër fakteve që reflektohen në “Zërin e Popullit” dhe jo sipas informacioneve të vjetra e të shtrembëruara të refugjatëve anti-komunistë. Përdorimi i emrave të njohur nga refugjatët shqiptarë ka efekt negativ në propagandën shqiptare pasi këto emra janë përdorur prej kohësh në anti-propagandën komuniste kundër këtyre personave. Ata janë përmendur nga autoritetet vetëm në lidhje me “organizatat armike” si Komiteti i Shqipërisë së Lirë. Kohët më të mira për transmetime në Shqipëri janë rreth orës 18.30 deri në 21.00 gjatë sezonit të dimrit si dhe në ora 22.00 deri në sezonin veror. Programet pas orës 23.00 nuk kanë vlerë pasi njerëzit janë në gjumë. Orët e punës në verë e në dimër kanë dallim dhe ndryshohen shpesh nga autoritetet. Në kryeqytetin Tirana një në çdo pesë familje besohet se ka aparat radio. Zotëruesit e aparateve duhet të regjistrojnë mjetet e tyre dhe të paguajnë një taksë vjetore. Ligji e ndalon dëgjimin e transmetimeve të huaja dhe dëgjuesit kanë frikë të diskutojnë hapur lajmet e transmetuara nga Perëndimi.

Komente: Dushan Mugosha ka thënë në një takim të lidhjes së refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, se transmetimet e propagandës shqiptare do të ndalohen. Referenca ndaj Librit të Bardhë i përket aktiviteteve agresive nga qeveria e BRSS, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Bullgarisë e Shqipërisë kundër Jugosllavisë. Ky ishte një libër i publikuar në 1951 nga Ministria e Jashtme e Jugosllavisë.

 

31 janar 1955

Personeli i projektit: Kraja, Shyti, Gjon Markagjoni

 

Ernest Koliqi nga Shkodra, intelektual, anëtar i kabinetit që ka bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe ka lidhje të mundshme në Vatikan. Mund të jetë në nën-agjent i inteligjencës gjermane. I biri i subjektit në vitin 1949 raportohej se ishte në kontakt me inteligjencën italiane për operacionet kundër Shqipërisë. Objektivat e projektit janë shqiptarët me qëndrim në Shqipëri, Jugosllavi dhe Italia. Kontaktet me individët e zonave të shënjestruara janë mbajtur me anë të postës së hapur. Në vitin 1953 ka pasur dyshime mbi efikasitetin e operacionit, pasi përpjekjet e BKI (Balli Kombëtar Indipendent) u gjykuan si jo-operacionale dhe jo-produktive. Gjatë kësaj periudhe hezitimi u pranua se projekti nuk do të krijonte infiltrime agjentësh, por mendohej se do të forconte masën e ndërlidhjes ndërmjet CIA dhe inteligjencës italiane. Një nga aspektet interesante të projektit ishte përdorimi i nëntë agjentëve në Jugosllavi, çka besohet se do të hidhte dritë mbi qëllimet e vërteta të Jugosllavisë në lidhje me Shqipërinë dhe gjithashtu të zbuloheshin mënyrat e veprimit të UDB.

Kontrolli mbi agjentët

Gjatë viteve të para të bashkëpunimit CIA-BKI (1950-1953) agjentët interesoheshin më shumë për politikat shqiptare të emigracionit, përfshi dhe intriga apo skema për rritjen e prestigjit personal. Nga eksperienca ne e dimë se kjo është normale për grupet politike në emigracion dhe që atëherë CIA i shihte me dyshim. Projekti përfshinte një mbështetje të konsiderueshme financiare. Shumica e informacioneve të marra ishin mbi aktivitetet jugosllave kundër individëve shqiptarë. Kontrolli ynë mbi agjentët shqiptarë vjen prej bindjes së tyre të fortë ideologjike se SHBA është kampione e vetë-këmbënguljes dhe shpresa e vetme e çlirimit të vendit, ndërsa disa agjentë të veçantë kontrollohen prej nesh nga fakti se mund të ekspozohet qëllimisht si bashkëpunëtorë të SHBA. Por problemi i kontrollit nuk mund të zgjidhet tërësisht kur kemi të bëjmë me figura apo parti politike, apo me nën-agjentët e tyre, prandaj ne dhe në komunikimet tona me BKI ne përdorim frazën e mjegulluar “burime të shumta në numër për t’u përmendur”, disi e ngjashme me operacionet negative të emigracionit polak me mungesë kontrolli, shpenzime të shumta dhe terren pjellor për agjenturë të dyfishtë. Përveç disa raportimeve për transportet, informacioni nga shqiptarët e Jugosllavisë përmban vetëm aktivitetet e sherret brenda Komitetit për Shqipërinë e Lirë, NCFA, si dhe lëvizjet, thashetheme apo vuajtjet e shqiptarëve në Jugosllavi.

Përplasja e agjentëve

Iliaz Kraja (i sponsorizuar nga CIA) na prezantoi një mundësi për depërtim në Ambasadën e Shqipërisë në Romë, me anë të funksionarit Alek Shyti, por mendohej se qëllimi i vërtetë i Shytit ishte rekrutimi i Krajës në një agjent të dyfishtë. Kjo lojë psikologjike mes Krajës e Shytit na sjell në mendje tre objektivat kryesorë të operimit: informacionet mbi personalitetet dhe funksionet e tyre, mësimi i politikave të kundërshtarit, dhe mënyrat e tij të operimit. Kështu do të ishte me interes të njihnim arsyet e vërteta të kërkesës së hapur të Shytit ndaj Krajës për informacione mbi misionet e mundshme kundër Shqipërisë apo kohën dhe vendit e të dërguarve.

Pyetjet që ngrihen janë: A është përgjuar ai takim? A mund të organizojmë një përgjim të takimit të ardhshëm mes tyre? Në çfarë forme i merr CIA informacionet mbi takimet? Kur dhe si është instruktuar Kraja nga CIA për të luajtur me Shytin? Një detaj me interes është takimi i tyre më 10 maj ku Kraja pranoi 20.000 lira në formë huaje nga Shyti. Në rast se nuk provohet e kundërta, kjo është një provë e fortë se Kraja kontrollohet nga oficeri i tij shqiptar. A mund të jetë e vërtetë që NCFA të jetë i infiltruar nga shërbimet sekrete shqiptare? Çfarë dimë ne për anëtarë si Kodra, Mufti, Bineri, të cilëve iu mohua mundësia të ishin agjentë të Shytit?

Dyshimet për Alek Shytin

Me anë të kontakteve të tij Shyti ka vazhduar të gërmojë për informacion mbi Gardën Shqiptare në Gjermani, dhe beson se agjentët rekrutohen prej saj siç bëhej disa vite më parë. Kraja duket tepër i hapur në diskutimet e tij me Shytin dhe ky i fundit e ka hapur temën në të gjitha takimet e kohëve të fundit. Kraja në vend që të hiqet si injorant, ka pranuar shumë gjëra, madje edhe për ato që nuk ka informacion. Lista e kërkesave të Shytit për ne funksionon si lista e prioriteteve të shërbimeve shqiptare të inteligjencës. Prishja e marrëdhënies Kraja – Shyti rreth 28 qershorit tërhoqi vëmendjen e gjashtë shqiptarëve që ishin në dijeni të Krajës dhe operacionit të tij. Për këtë rast oficerët tanë duhet të pranojnë një mungesë vigjilence në ruajtjen e sigurisë. Tentativa për caktimin e takimit me Shytin më 4 shtator dështoi. Dy ditë më vonë Kraja u takua me oficerin e ri të çështjes, duke treguar se ai vëzhgohej nga inteligjenca shqiptare dhe se ata mund të kontaktonin me të në çdo kohë. Është interesante të përmenden referencat e shpeshta të Mersinit (oficerit të ri të sigurimit) për integritetin territorial të Shqipërisë, siç bëjnë edhe komunistët, që është një nga faktorët kryesorë të mbështetjes së popullit për pushtetin komunist.

Më të lexuarat