BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Dokumentet e CIA, që më 1947 SHBA e shihte Shqipërinë si vend strategjik në Ballkan, ja pse i druhej bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik

Dokumentet e CIA, që më 1947 SHBA e shihte Shqipërinë si

CIA amerikane ka pasur të dhëna të plota sa i takon zhvillime të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste. Në një dokument të vitit 1947 tregohet se që në atë kohë vendi ynë shihej si mjaft strategjik në Ballkan. Nga ana tjetër, CIA jep të dhëna për të gjithë anëtarët e Partisë Komuniste.

Viti 1947

Politikat ushtarake

Gjatë gjithë historisë së saj të shkurtër, ushtria shqiptare është konsideruar si vegël e ruajtjes së rendit të brendshëm dhe jo si mbrojtje ndaj agresionit të jashtëm. Mbreti Zog vuri themelet e ushtrisë së parë kombëtare dhe me paktin e Tiranës në 1926 italianët do të asistonin në krijimin e saj. Ushtarakët italianë shpresonin që ushtria e vendit të mund të përballonte rrezikun e një pushtimi jugosllav deri në ardhjen e forcave italiane. Por pas pushtimit të vendit ushtria shqiptare u integrua në ushtrinë italiane. Njësi shqiptare kanë luftuar përkrah italianëve në luftën italo-greke, edhe pse dezertimet e shumta reduktuan efektivitetin e tyre. Ushtria aktuale shqiptare rrjedh nga bandat guerile të rezistencës së kohës së luftës. Ajo po organizohet tashmë sipas modelit sovjetik dhe po stërvitet në mbikëqyrjen e sovjetikëve e jugosllavëve. Shqipëria nuk ka flotë detare por ka një forcë ajrore prej 40 avionë gjuajtës Yak-3. Deri në maj 1947 ushtria shqiptare kishte rreth 60 000 njerëz, duke përfshirë dhe forcat e sigurisë, që është një numër shumë i lartë po të vihet në raport me popullsinë. Ushtria ka katër divizione këmbësorie, divizionin e Mbrojtjes Popullore dhe njësitë e mbrojtjes bregdetare. Shumica e trupave janë vendosur në jug të vendit veçanërisht përgjatë kufirit grek dhe përgjatë brigjeve të Adriatikut. Organizimi i forcave të ministrisë së brendshme nuk është i qartë. Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe është gjithashtu zv.kryeministër, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe komandant ushtarak i Tiranës. Divizioni elitar i ushtrisë kryen gjithashtu detyrën e policisë ushtarake, të spiunazhit dhe detyra të policisë normale civile. Gjenerali Enver Hoxha është drejtues i ushtrisë dhe autoriteti më i lartë ushtarak. Komandant i ushtrisë është gjenerali i trajnuar në Moskë, Mehmet Shehu. Por prejardhja e ushtarëve shqiptarë nuk i përgjigjet kërkesave të ushtrisë moderne, pasi shumica e tyre janë analfabetë dhe nuk i njohin armët moderne. Ushtria po merr asistencë nga Jugosllavia e BRSS dhe aktualisht 100-150 këshilltarë ushtarakë sovjetikë janë vendosur në ambasadë për trajnime të shpejta oficerët me mjetet dhe taktikat sovjetike. Në rast lufte Shqipëria mund të arrijë të mobilizojë deri në 100.000 njerëz, pra rreth një të tretën e meshkujve mes 15 e 50 vjeç, por për të paktën edhe 10 vjet të tjerë ushtria e saj do të jetë e dobët dhe e pa pajisur. Me burimet e saj natyrore Shqipëria ka potencial vlerash si aleate në kohë lufte me vendet e bllokut sovjetik. Shfrytëzimi i burimeve të saj të naftës, kromit, hekurit e drurit, kërkon gjithsesi investime të mëdha në makineri e kapital, të cilat mund të vijnë vetëm nga Perëndimi. Prapambetja e sistemi të komunikimeve redukton potencialin e saj për luftë, ashtu siç janë infrastruktura e dobët rrugore. Një ide për lidhjen e hekurudhës në ndërtim mes Tiranës e Durrësit me rrjetin hekurudhor jugosllav, ka mbetur vetëm në letër. Portet shqiptare nuk kanë vlerë të konsiderueshme përveç atij të Durrësit, i cili mund të presë anije të mëdha që mund të dalin në oqean. Vlora ka një gji natyral që ka mundësi të kthehet në një bazë nëndetësesh.

Opinione strategjike sigurie

Influenca politike e Shqipërisë, burimet ekonomike dhe forca ushtarake, nga pikëpamja e interesit të SHBA, janë të vogla. Rëndësia e saj është vetëm te vendndodhja në Adriatik, prandaj interesi i SHBA është si rrjedhojë e interesit tonë te Italia, Adriatiku dhe Greqia. Mohimi i aksesit të SHBA te Shqipëria nga sovjetikët nuk është një problem serioz, por terreni i tij do të ishte një pikë e leverdishme zbarkimi në rast të një konflikti në Ballkan, por edhe ky i një rëndësie të vogël për arsye të infrastrukturës primitive të porteve. Por dhe për BRSS Shqipëria sjell vetëm avantazhe të vogla në rast konflikti madhor. Aksesi në bazat ajrore dhe detare të Shqipërisë do të kishte njëfarë avantazhi vetëm në fazat fillestare të një konflikti por do të ishin të papërdorshme përballë fuqisë superiore detare e ajrore. Por BRSS po përfiton me kontrollin e tij ndaj Shqipërisë për nisjen e sulmeve guerile ndaj Greqisë. Ashtu si operacionet nga Jugosllavia që po lehtëson nga problemi ekzistues i Maqedonisë mes vendeve, edhe për Shqipërinë ato nxiten nga konflikti i pretendimeve greke për Epirin e Veriut. Gjithashtu pavarësia nominale e Shqipërisë mund të shfrytëzohet si votë e mundshme të OKB, si në rastin e incidentit të luftanijeve britanike në kanalin e Korfuzit, duke ndihmuar që BRSS të bëjë ngacmimet e tij pa frikën e përgjegjësisë. Pra kontrolli sovjetik i Shqipërisë ka disa avantazhe lokale por nuk është faktor i rëndësishëm në balancën e fuqisë ndërkombëtare.

Qëllimet ushtarake

Aktualisht Shqipëria nuk ka qëllime të pavarura ushtarake dhe do të vazhdojë të ndjekë urdhrat e Jugosllavisë dhe BRSS. Mundet që sovjetikët të mendojnë të përdorin ushtrinë e vendit për provokime ndaj Greqisë dhe për të dhënë mbështetje ndaj guerilasve komunistë grekë. Megjithëse ushtria shqiptare nuk është e aftë të mbrohet nga armiqtë e detit ose të tokës, ajo ka eksperiencë guerile. Aktualisht batalionet e ushtrisë së vendit kanë shërbyer si batalione pune për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe të komunikimeve. Pritet që në të ardhmen antagonizmi tradicional me Jugosllavinë të rrezikojë marrëveshjet aktuale mes vendeve, por për të ardhmen e afërt regjimi i Hoxhës me mbështetjen jugosllave dhe sovjetike e ka të sigurt pushtetin personal nga përmbysja. Meqenëse avantazhet e një aneksimi të Shqipërisë nga Jugosllavia tashmë janë arritur me kontratat e Beogradit, nuk ka më motive për të prishur gjendjen e pavarësisë sa për të thënë të së Shqipërisë. BRSS dhe Jugosllavia do të vazhdojnë të nxisin pranimin e Tiranës në Kombet e Bashkuara duke kërkuar njohjen e regjimit kukull për të shtuar një votë në këshillin ndërkombëtar. Jugosllavia dhe BRSS do të mbështesin stabilimentin ekonomik e politik shqiptar vetëm sa për të siguruar stabilitetin e regjimit aktual. Mund të ndodhë vetëm një rritje e industrisë së nxjerrjes së mineraleve, por jo në shkallën që ta bëjë vendin strategjikisht të rëndësishëm. Deri sa situata politike në Greqi të qetësohet në një mënyrë ose në një tjetër, Shqipëria do të vazhdojë të përdoret si një bazë për guerilasit komunistë në anën tjetër të kufirit. Edhe Greqia nga ana e saj do të mbajë të gjallë çështjen e Epirit të Veriut për sa kohë që mes dy qeverive do të ketë armiqësi. Rreziku kryesor për paqen shqiptare, është situata në të cilën qeveria e Hoxhës gabimisht mund të hyjë në situata nga ku nuk ka kthim prapa, siç e tërhoqi Serbia Rusinë në luftën e parë Botërore në 1914.

Demografia

Në janar 1947 popullsia e Shqipërisë numëronte 1.140.000 banorë, me një lindshmëri prej 28 në njëmijë dhe vdekshmëri foshnjore prej 17 (nga më të lartat në Evropë). Por më shumë shqiptarë ka jashtë vendit të tyre sesa brenda: rreth 440.000 jetojnë në krahinën e Kosovës në Jugosllavi, rreth 380.000 jetojnë në zonën greke të Epirit dhe në Maqedoninë si greke dhe jugosllave, dhe rreth 400.000 llogaritet se jetojnë në jug të Italisë, ku janë vendosur që prej largimit nga forcat otomane në shekullin e 15-të (shumica e komuniteteve shqiptare në Itali e Greqi janë asimiluar) nga rajoni i Epirit të Veriut rreth 50 000 shqiptarë kanë emigruar në SHBA prej varfërisë ekstreme. Megjithëse rritja aktuale e popullsisë dhe theksi i komunistëve për industrializimin i ka bërë të rëndësishme qendrat urbane, zonat rurale janë ende parësore për vendin. Tre qytetet më të mëdha të vendit Tirana me 80 000 banorë, Shkodra me 35 000 dhe Korça me 30 000, kanë vetëm 15 për qind të popullsisë së vendit. Vendi nuk ka probleme me minoritetet, teksa ka vetëm pakica të vogla si ajo greke (3%) vllahe dhe disa serbë e bullgarë. Vetë shqiptarët e ndajnë vendin e tyre në grupet gegë në veri të lumit Shkumbin, dhe toskë në jug. Si rezultat i dominimit të hershëm turk më shumë se 70 % e popullsisë është e besimit mysliman, por statusi i grave është më i lartë se shumica e vendeve myslimane nga pjesa e mbetur rreth 20% janë ortodoksë grekë dhe 10 për qind katolikë romanë, këto të fundit kryesisht mes gegëve. Shqiptarët kanë arritur të ruajnë gjuhën e tyre, që është përfaqësuese e vetme e grupit trako-ilirian të gjuhëve që është folur më parë në gadishullin ballkanik dhe nuk ka lidhje me grupet kryesore evropiane gjuhësore si ato sllave, latine, gjermanike apo greke. Megjithëse ligji aktual parashikon arsim të detyrueshëm, kjo zbatohet vetëm në qytete dhe zonat më të pasura rurale, pasi në zona të largëta shkollat janë të pakta. Regjim i Hoxhës ka nisur një fushatë për rritjen e numrit të shkollave si dhe me hapjen e shkollave të natës për të rritur analfabetë. Si rezultat i këtyre masave ka pasur një rritje të pjesëmarrje në mësim dhe reduktim të analfabetizmit. Si rezultat është rritur dhe numri i gazetave dhe publikimeve, edhe pse nuk lejohen shtypi i pavarur ose opozitar. Rreth 80% e popullsisë varet nga toka, dhe kryen një përzierje aktivitetesh bujqësie, blegtorie e bulmeterie. Familjet e mëdha të luginave janë thuajse të vetëmjaftueshme për nevojat e tyre. Vendi ka qenë gjithmonë i varfër e i pazhvilluar prandaj sëmundjet epidemike si malaria janë të përhapura. Kujdesi shëndetësor është përmirësuar disi në qytete, por në përgjithësi ambientet klinike kanë shumë mungesa. Shqiptarët kanë tipare fizike të ngjashme me shumicën e njerëzve të izoluar malorë. Të lidhur fuqimisht nga ligjet fisnore ata janë të gatshëm të marrin hak me gjak për nderin e familjes. Këto ligjet e besës ose gjakut kanë bashkuar shumë grupe guerile në lëvizjen kundër gjermanëve dhe italianëve. Shkelja e besës apo e detyrave të mikpritjes mund të prishë një burrë me familjen e tij. Por në qendrat e populluara me influencë moderne këto zakone po humbasin. Historia e shqiptarëve është e mbushur me tregime guximi, heroi shqiptar Skënderbeu, i njohur si “Luani i kristianizmit” ka udhëhequr rezistencën kundër turqve, ndërsa në shekullin e 18-të janë njohur me Ali Pashën i cili gjithashtu i rezistoi perandorisë osmane për një periudhë të shkurtër. Së fundmi ata luftuan në formë guerile kundër pushtuesve gjermanë e italianë. Në përgjithësi shqiptarët kanë treguar aftësi personale në çështjet publike për llogari të qeverive të huaja si ato turke, jugosllave, Italiane e të vendeve të tjera fqinje. 

Më të lexuarat