BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e CIA, zbardhen përpjekjet amerikane për të ndarë Shqipërinë nga Bashkimi Sovjetik, ja skenarët

Dokumentet e CIA, zbardhen përpjekjet amerikane për të ndarë

Shërbimet amerikane e kanë mbajtur nën vëzhgim Shqipërinë gjatë gjithë udhëheqjes së vendit nga Enver Hoxha. Raportimi i agjentëve amerikanë të instaluar në Shqipëri asokohe tregon se SHBA madje ishte përpjekur jo pak herë në rrëzimin e pushtetit të Hoxhës, por nuk kishin mundur t’ia dilnin mbanë. Në dokumentet e sotme tregohen përpjekjet për shkëputjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik.

7 qershor 1951

Pas diskutimit me Joyce, u takova me Higgs dhe Campbel nga Departamenti i Shtetit, për t’i tërhequr vëmendjen në pikat e mëposhtme: Rritja e karakterit militant në veprimet e organizatës shqiptare të emigracionit të sponsorizuar nga Jugosllavia, po shkakton emocione dhe në Komitetin Shqipëria e Lirë dhe në rrethet e tjera shqiptare në botë. Njoftimi i dhënë në radion e Beogradit për ekzistencën e grupit jugosllav të shqiptarëve e bënte të qartë se qëllimi i tij është përmbysja e regjimit të Hoxhës. Për më tepër, qasja e zyrtarëve jugosllavë e ka bërë të qartë për emigrantët shqiptarë se jugosllavët janë të gatshëm të mbështesin një program shumë më aktiv se ai i Komitetit Shqipëria e Lirë. Si rezultat i mundësisë së veprimit të forcës në të ardhmen e afërt, ka rrezik që shqiptarët te të cilët ne mbështetemi për zbatimin e programit tonë, të joshen nga programi jugosllav dhe si rrjedhojë Komiteti Shqipëria e Lirë të humbasë mbështetjen e udhëheqësve të tij dhe të opinionit shqiptar në përgjithësi. Aktivitetet jugosllave, siç prezantohen nga publiciteti i tyre dhe fushata e rekrutimit, tregojnë se shprehja e shqetësimit nga jugosllavët se aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë mund të shkaktojnë zemërimin dhe ndërhyrjen e sovjetikëve, ishte e rreme. Kjo sepse vetë ata po përfshihen në aktivitete shumë më provokative sepse çdo veprim që ne ose britanikët kemi ndërmarrë deri tani. Në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Jugosllavia në Shqipëri, do të ishte e vështirë që të detyronim grekët të mos ndërhyjnë për të marrë ato që ata konsiderojnë interesa legjitime në Shqipëri, dhe me këtë mund të krijohet një situatë turpëruese për të gjithë. Unë kam sugjeruar që ambasadori ynë në Beograd të kërkojë qartësime në lidhje me paqëndrueshmërinë e deklaratave jugosllave në lidhje me rrezikun e nxitjes së ndërhyrjes sovjetike prej grupeve të rezistencës të sponsorizuara nga Perëndimi, në një kohë kur ata vetë kanë lejuar krijimin e një organizata shumë më tepër militante që po rekruton hapur forca të armatosura për përmbysjen e qeverisë komuniste shqiptare. Duke sugjeruar veprimin diplomatik, unë po tentoja të ndihmoja në qartësimin e qëndrimit jugosllav teksa me reagimin e tyre ata mund të na jepnin informacionet e kërkuara për formulimin e politikave tona për Shqipërinë. Unë gjithashtu sugjerova që meqenëse masa e pezullimit dymujor të lëshimit të fletushkave ka skaduar, do të ishte mirë rinisja e tyre për të ruajtur prestigjin e organizatës sonë Komiteti Shqipëria e Lirë, në sytë e shqiptarëve, dhe për të ruajtur një fasadë aktiviteti për të mbajtur lart moralin e grupeve dhe popullatës për të evituar dezertimet e mundshme drejt kauzës jugosllave. Është rënë dakord nga anëtarët përfaqësues së Departamentit të Shtetit që kjo çështje të ngrihet me qeverinë jugosllave dhe zoti Higgs ka thënë se do të kalojë së shpejti instruksionet te ambasadori jugosllav. Në lidhje me rinisjen e lëshimeve Higgs ka thënë se do të ishte mirë që kjo të shtyhej edhe ca deri në marrjen e reagimit të ambasadorit jugosllav. Në rast se përgjigja e tij është jo e favorshme ne mund të rinisim lëshimet e fletushkave me efektet e dëshirueshme jo vetëm për Shqipërinë por dhe ndaj qeverisë jugosllave. Zoti Joyce ka pyetur nëse është e dobishme ngritja e çështjes së organizatës shqiptare të sponsorizuar nga Jugosllavia me gjeneralin Popoviç. Unë u përgjigja se duke marrë parasysh karakterin në përgjithësi anti-produktiv të Popoviç, kjo do të ishte e kotë në këtë pikë. Unë shtova se çështje është më mirë të ngrihet përmes kanaleve diplomatike me Beogradin.

Reagimet e mundshme të BRS

Duke marrë parasysh pozicionin e izoluar të Shqipërisë, po bëjmë më poshtë një vlerësim të reagimeve të mundshme të Bashkimit Sovjetik në rast të përmbysjes së regjimit në Shqipëri: BRSS nuk do të përdorë forcën ushtarake sovjetike apo të satelitëve për të shtypur një revolucion të mundshëm në Shqipëri. Ato as nuk do të sulmojnë vende perëndimore apo Jugosllavinë si një pasojë e përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Por BRSS mund të dërgojë elemente ushtarake për të ndihmuar autoritetet shqiptare, dhe ndoshta mund të nisin veprime hakmarrëse tjetërkund. Me shumë gjasa, BRSS do të ngrejë akuza kundër SHBA dhe Britanisë duke i prezantuar ato si agresorë në OKB, me ose pa prova për përfshirjen e tyre në operacione. Prandaj rekomandohet që për të zbatuar direktivat e politikës së SHBA dhe të DASH përpjekjet për përmbysjen e regjimit shqiptar të sponsorizuar nga Kremlini, të vazhdojnë. Për të realizuar objektivat shqiptare duhet përgatitur një plan tërësisht i ri operacional, duke pasur parasysh eksperiencat e deritanishme. Faza e zbulimit në operacionin shqiptar duhet të zhvillohet sipas parimit të “zbulimit të armatosur” ku theksohet përshpejtimi i krijimi të bërthamave të rezistencës. Programi dytësor i luftës psikologjike të zhvillohet sipas direktivave dhe në datat më të hershme të mundshme.

Pjesëmarrja e agjencive të tjera të huaja

Shërbimet franceze të Ribiere janë të gatshme t’i bashkohen të gjitha operacioneve tona në Evropën lindore dhe kanë sinjalizuar se dëshirojnë të dinë më shumë për BGFiend. Francezët mund të na ndihmojnë me bazat e tyre në zonat franceze në Afrikën Veriore apo ato të Gjermanisë dhe Austrisë, ku mund të qëndrojnë dhe të stërviten shqiptarët e rekrutuar për fazën e tretë finale të operacionit. Ka një mundësi të largët që as ne dhe as britanikët të mos arrijmë të sigurojmë një bazë të përshtatshme për arsye të vështirësive të përfshira. Shërbimet franceze do të ndihmonin për këtë pasi veprojnë me më shumë fleksibilitet e pavarësi në menaxhimin e operacioneve dhe nuk kanë nevojë për lejet e shumta nga ministria e jashtme, në krahasim me ne dhe britanikët. Ne mendojmë se është e këshillueshme të bashkëpunojmë me francezët për operacionet e ardhshme në Evropën Lindore dhe për të treguar vullnetin e mirë mund të kërkojmë pjesëmarrjen e tyre në operacionet tona të përbashkëta në Shqipëri. Ata tashmë njohim shumë nga detajet dhe pas bashkëpunimit mund t’i kërkojmë asistencë në lidhje me çështjen e bazës së qëndrimit. Britanikët kanë bërë ankesat e tyre në lidhje me masën e përfshirjes së francezëve por më vonë i tërhoqën ato. Fillimisht ata i thanë francezëve se nuk ishin fare të përfshirë në operacione të tilla. Megjithëse objektivat e përgjithshme të operacionit BGFiend fillimisht njiheshin nga italianët, grekët e francezët, siguria e operacioneve aktuale do të bëhet edhe më e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll nëse fuqi të tjera aleate do të përfshihen. Ka pasur një numër ndryshimesh në qeverinë franceze dhe ka mundësi që Ribiere të zëvendësohet nga një njeri i papranueshëm si nga ne ashtu dhe nga britanikët, gjë që do të komplikonte operacionet. Përveç kësaj, mundësia e depërtimit të komunistëve në shërbimet franceze nuk duhet nënvlerësuar. Aktualisht Ribiere është i gatshëm të veprojë por çështjen e rezistencës klandestine në Evropën Lindore brenda kuadrit të pakteve të Brukselit ose atij Atlantik, çka përsëri do të krijonte probleme sigurie për operacionet. Ka gjithashtu mundësi që Ribiere të tentojë të marrë kontrollin e përpjekjeve të tilla në Evropën Lindore. Mendohet se pjesëmarrja e francezëve nuk është e dëshirueshme, përveç përdorimit të bazave të tyre afrikano-veriore për operacionin. Megjithëse disa nga arsyet e përmendura mund të aplikohen gjithashtu në lidhje me grekët e italianët, pjesëmarrja e tyre e plotë mund të krijonte probleme të pakontrollueshme sigurie. Por nëse kjo do të ishte e nevojshëm për të marrë leje përdorimi të bazave të tyre, atëherë do të përdorej dhe njëfarë bashkëpunimi i kufizuar me ta.

4 janar 1955

Ndarja e Shqipërisë nga blloku sovjetik

Nga Holmes, për Merchant

Sipas udhëzimeve tuaja, ne kemi studiuar çështjen e ndarjes së Shqipërisë nga blloku Sovjetik. Bashkë me CIA-n kemi analizuar detajet e propozimit dhe mendojmë se për të pasur njëfarë suksesi real, çdo plan i tillë do të kërkonte burime njerëzore dhe material të përafërt me një operacion ushtarak të gradës së plotë. Përgatitjet për një operacion të kësaj mase nuk do të arrihej kurrë të mbaheshin sekrete dhe as nuk do të mund të prezantohej për botën si një iniciativë e natyrës vetëm shqiptare. CIA nuk ka kontakte të vazhdueshme brenda vendit dhe gjithashtu nuk ka figura të njohura ushtarake ose politike që mund t’i kthejnë në udhëheqës të një rebelimi kundër Enver Hoxhës. Përpjekjet për vendosjen e lidhjeve brenda vendit nuk kanë pasur suksese prej mbikëqyrjes së ashpër të autoriteteve vendore dhe atyre sovjetike. Ka rreth 1000 zyrtarë rusë të ndarë në mënyrë të njëjtë mes institucioneve ushtarake dhe civile. Unë jam dakord me konkluzionet e memorandumit të Thurston në nëntor 1954, dhe nuk e konsideroj të nevojshme përsëritjen e refuzimit politik për veprim në kohën aktuale. Unë rekomandoj se çështja duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Bashkë me Ministrinë e Jashtme britanike të hartohet një plan afat-gjatë me qëllim përcaktimin e objektivave tona afatgjatë në Shqipëri. Të hartohen gjithashtu plane dytësore për t’u ndjekur në rast të plasjes së konflikteve, të përgjithshme ose lokale, ku të përfshihet tipi i veprimit diplomatik me Francën, Italinë, Jugosllavinë, Greqinë e Turqinë. Të hartohen gjithashtu planet e veprimit operacional dhe diplomatik për t’u ndjekur në rast të ndryshimesh të situatës në Shqipëri, dhe situata të mbahet vazhdimisht nën mbikqyrje. Të përmirësohet efektiviteti i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, të vazhdohet përmirësimi i kontakteve me figura politike e ushtarake brenda Shqipërisë, të cilët të mund të përdoren në të ardhmen si udhëheqës të lëvizjes së rebelimit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, sado e largët që mund të jetë perspektiva. Të tentohen gjithashtu depërtimet në misionet shqiptare të dërguara jashtë shtetit. Në bashkëpunim me misionin britanik, të zhvillohen plane të koordinuara për sugjerimet e mësipërme.

Koment nga Aleko

E kam njohur në shkollën klasike franceze në Korçë, Enver Hoxha ishte mësues i filozofisë morale. Unë atëherë isha në klasë të tretë në këtë shkollë. Hoxha dha mësim për një vit dhe pas u përjashtua prej ideve të tij të majta. E takova Enverin pesë vjet më vonë pasi mbarova shkollën, nga nganjëherë takoheshin gjatë kohës së pushtimit. Sa herë takoheshin flisnim për njohjet e përbashkëta por nuk kishim shumë miqësi. Njëherë gjatë pushtimit unë me ndihmën e dy rojeve të tij, e drejtuam Hoxhën drejt një shtëpie të sigurtë në Korçë. Në 1946 e takova Hoxhën në Beograd herën e fundit. Ai drejtonte një delegacion shqiptar që po negocionte traktatin e paqes, bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Unë asokohe isha zëdhënësi i shtypi i ambasadës shqiptare në Beograd. E shoqërova Hoxhën në turneun e tij në Jugosllavi për një javë në të gjithë Jugosllavinë, në Serbi, Bosnie, Kroaci e Sloveni. Prej atëherë e kam parë vetëm duke kaluar me makinë në Tiranë ose në ndonjë rast në paradat në bulevard. informacionet e mëposhtme për Hoxhën janë vetëm opinioni im nga ato që kam dëgjuar në Shqipëri nga miqtë e të njohurit. Që prej themelimit të partisë ai ka qenë i pari i partisë dhe i vetmi person që ka mbetur në komitetin qendror të partisë që kur u zgjodh në nëntor 1941 nga Miladin Popoviç. Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha ishin të dërguarit jugosllavë që themeluan, drejtuan dhe mbikqyrën partinë komuniste shqiptare. Popoviç u vra në 1945 në Kosovë nga shqiptarë anti-komunistë. Hoxha ka qenë gjithmonë sekretari politik i partisë komuniste. Vetëm një herë pozita e tij ishte në rrezik, kur Koçi Xoxe u bë sekretar organizativ i partisë në 1948. Në përgjithësi, veçanërisht këtu në Greqi, njerëzit besojnë se njeriu që mban nën kontroll situatën në Shqipëri është Mehmet Shehu, por unë nuk mendoj kështu. Unë besoj se situatën e kontrollon Hoxha dhe Shehu është bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, dhe krahu i djathtë. Sipas shtypit perëndimor, Hoxha përshkruhet me karakter më të butë se Shehu, por unë nuk jam dakord. Hoxha është i pamëshirshëm dhe e di punën e tij. Dhe Mehmet Shehu është i ashpër por këto karakteristika janë thelbësore për të udhëhequr në një regjim diktatorial. Por të mos harrojmë se përveç meritave Shehu ka dhe të meta, është kapriçoz, është tepër agresiv dhe ka nevojë për dikë që të kontrollojë tërbimin e tij. Shehu i konsideron të gjitha dëshirat e tij realitet dhe nuk di të përmbahet, ndërsa Hoxha është më shumë politikan, më diplomatik dhe më realist. Hoxha ka thënë se në jetë drejtohet nga parimet, siç thotë shprehja “mate shtatë herë dhe preje një herë. Hoxha e di ku qëndrojnë kufijtë e debatit, por ai nuk ka kurajën e një ushtari të vendosur, si Shehu, por ka talentin diplomatik. Hoxha e di se njeriu duhet t’i nënshtrohet nevojës dhe të bëjë tolerime, kurse Mehmet Shehu është ekstremist i papërkulshëm. Hoxha ka më shumë logjikë dhe është shumë i respektuar në parti dhe në popull. Por përveç meritave statusi i tij te masat është kultivuar me anë të kultit të individit. Hoxha gjithmonë i shmanget pozitave të sikletshme, për shembull kur duhet të marrë vendime delikate ai ngarkon dikë tjetër të zbatojë masa të ashpra (si për shembull Shehun), dhe vetë nuk përzihet. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka evituar për përfshihet në vendime të sikletshme dhe gjithmonë ka arritur të manovrojë duke ngarkuar të tjerë për të ekzekutuar politikat. Për shembull në ekzekutimin e Koçi Xoxe, Hoxha tregoi aftësi mjeshtërore. Në vitin 1952 komiteti qendror diskutoi mbi problemin e sikletshëm bujqësor, dhe për këtë Hoxha ngarkoi Mehmet Shehun të përgatisë raportin për masat. Dhe si rezultat plenumi i bëri të ditur masave për kolektivizimin integral të bujqësisë. Por dhjetë ditë më vonë, sipas këshillave të Moskës, komiteti qendror, kësaj here bazuar në raportin e përgatitur nga vetë Hoxha, dënoi përdorimin e fjalës “kolektivizim integral”. Edhe për çështjen e luftës së klasave, të gjitha përgjegjësitë që ishin në natyrë anti-popullore si ekzekutimet pa gjyq, arrestimet masive dhe shkarkimet në administratë, Hoxha ngarkonte Shehun, dhe e fshihte qëllimisht veten. Ndërsa disa muaj më vonë në kongresin e partisë kur lufta e klasave ishte përkeqësuar shumë, Hoxha e shfaqi veten para masave si shpëtimtar i situatës. Kur Hoxha propozoi përbërjen e byrosë së re politike ai foli për Mehmet Shehun duke e quajtur “një nga liderët më të mirë në parti, njeriu më i talentuar dhe më i domosdoshëm, por që në të njëjtën kohë ka nevojë për dikë që përmbajë zemërimin e tij”. Kur mendoj për Hoxhën që unë kam njohur si mësues në shkollën e Korçës, habiten që ai njeri i parëndësishëm sot drejton fatin e Shqipërisë. Ai ishte një njeri i thjeshtë, por duhet të pranoj se Hoxha kishte ndryshuar tërësisht që kur e takova në pyll gjatë kohës së luftës. Ai kishte karakter she ishte imponuar mbi masat, ishte një demagog i lindur dhe folës i mirë. Dinte të emociononte më mirë se kushdo tjetër njerëzit, partizanët, komunistët, barinjtë, gratë e të rinjtë. Por ashtu si të tjerët dhe kishte të metat e tij, të cilat nuk të dallohen kollaj në Shqipëri. Hoxha është një megaloman dhe kulti i individit i ka rënë në kokë. Ai nuk është më njeriu i kohës së luftës partizane pasi atëhere ishte shumë i dashur dhe i sjellshëm kur fliste me njerëzit, ndërsa sot Hoxha është kthyer në një robot. Në Greqi kam dëgjuar se Hoxha është homoseksual. Këtë nuk e kisha dëgjuar për të në Shqipëri. Shumë grekë besojnë se Hoxha është plotësisht homo dhe ka kryen marrëdhënie seksuale me Hari Samnarxhiu, një tregtar lëkurash që ka emigruar në Greqi në 1943 dhe sot jeton në Selanik. Ai është njeri i pasur. Unë nuk mund të konfirmoj këtë imoralitet të Hoxhës, por kam dëgjuar se dhe gratë ishin dobësi e tij. Kur Hoxha ishte mësues në Korçë, njihej si Don Zhuan. Një nga të dashurat e tij Tanca Mishu (mbiemri i vajzërisë Manu) jeton aktualisht në Selanik. Por Hoxha nuk ka ndjenja fisnike, ai zhduku dhe vrau bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe nuk iu bë vonë as për të afërmit e tyre. Ai dënoi me vdekje Bari Omarin, kunatin e tij, një nga udhëheqësit e Ballit Kombëtar, edhe pse ishte strehuar në shtëpinë e tij gjatë kohës së pushtimit gjerman në 1943, pasi gjatë pushtimit italian Hoxha ka punuar nga Tirana. Për më shumë informacione mbi Hoxhën mund t’ju them se dy persona e njohin mirë personalisht, si për imoralitetin dhe aspekte të tjera. Ata janë Ramazan Qosja, lindur në Tiranë rreth 1920, i martuar, me një fëmijë, emigruar në Greqi në 1956 dhe aktualisht jeton në Nju Jork. Qosja ishte kampist valute dhe e njeh mirë Hoxhën. Gjithashtu Loro Brahimi, rreth 60 vjeç, i cili në 1945-46 ka qenë roje personale e Hoxhës kur ishte për vizitë në Paris. Në 1948 Brahimi u kthye në Shqipëri dhe në 1949 u arratis drejt Jugosllavisë, e më pas drejt Italisë. Ai jeton sot në Paris dhe di gjithçka mbi Hoxhën 

Më të lexuarat