Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumentet e DASH, Jugosllavia kërkonte në 1949 që Greqia të hiqte dorë nga pretendimet për Shqipërinë

Postuar: 15/06/2019 - 07:10

Në vitin 1949, Jugosllavia mendonte se Greqia duhet të bënte përpjekje realiste për rikëshillim dhe afrim duke propozuar njohjen e kufijve aktualë të rajonit ose të paktën atyre të Jugosllavisë, Shqipërisë e Bullgarisë, me garanci për njohje nga katër fuqitë e mëdha ose OKB. Ambasadori në Jugosllavi (Cannon) i shkruante sekretarit të shtetit të SHBA se komisione të veçanta kufitare mund të propozohen ose jo për kontrollin e kufijve. Sipas Jugosllavisë, Greqia më vonë duhet të shprehte vullnetin e heqjes dorë nga pretendimet për Shqipërinë, edhe pse kjo do të ishte realiste vetëm nëse Jugosllavia, Shqipëria e Bullgaria pranonin mes tyre kufijtë aktualë. Ndryshe, sipas saj, konflikti mes pretendimeve të këtyre shteteve do të përfshinte sigurisht dhe Greqinë.

Beograd, 16 mars 1949

Ambasadori në Jugosllavi (Cannon) për sekretarin e shtetit: Siç shihet nga fatet Beogradi e konsideron apelin SHBA-Britani ndaj Bullgarisë si të parakohshëm. Nëse situata maqedonase zhvillohet siç mendojnë grekët se do të zhvillohet, ne mendojmë se në fazat fillestare ajo do të prezantohet si një lëvizje autonome e përmbajtur për ndarjen dhe pavarësinë nga e cila bullgarët do të distancohen zyrtarisht me lehtësi. Vetëm më vonë në analogji me njohjen e 1948 të Markos në Greqi, ajo mund të shërbejë si një bazë për komente nga SHBA e Britania. Veprimi në lidhje me mbështetjen e revolucionarëve maqedonas nga Bullgaria nuk do të ndalonte që Kremlini të bënte analogji me guerilasit grekë dhe nëse ne nuk ndjekim me vendosmëri rrugën tonë nuk do të arrijmë rezultatet e dëshiruara. Ne e pranojmë se zhvillimet në Maqedoni kërcënojnë integritetin e Greqisë dhe qeveria greke duhet të pranojë se nëse Bullgaria apo Jugosllavia fiton në kontestin aktual të Maqedonisë, presioni do të vazhdojë të rritet më tej edhe për absorbimin e Maqedonisë së Egjeut. Kjo pasojë e ka bërë misionin tonë më aktiv në lidhje me deklaratat greke për Epirin e Veriut. Çështja e jugut të Shqipërisë sigurisht do të dalë përsëri në sipërfaqe nga e cila mund të përfitojnë komunistët që do t’ia prezantojnë opinionit botëror si mungesë tolerance të Greqisë ndaj Shqipërisë. Ne po punojmë për idenë se Greqia ka nevojë për në dispozitë konstruktive. Ata duhet të bëjnë përpjekje realiste për rikëshillim dhe afrim duke propozuar njohjen e kufijve aktualë të rajonit ose të paktën atyre të Jugosllavisë, Shqipërisë e Bullgarisë, me garanci për njohje nga katër fuqitë e mëdha ose OKB. Komisione të veçanta kufitare mund të propozohen ose jo për kontrollin e kufijve. Greqia më vonë duhet të shprehë vullnetin e heqjes dorë nga pretendimet për Shqipërinë, edhe pse kjo do të ishte realiste vetëm nëse Jugosllavia, Shqipëria e Bullgaria pranojnë mes tyre kufijtë aktualë. Ndryshe, konflikti mes pretendimeve të këtyre shteteve do të përfshijë sigurisht dhe Greqinë. Ashtu si çështje të tjera kufitare në Evropën Lindore që gjithashtu kërcënojnë paqen, propozimi mund të zgjerohet për të përfshirë zona të tjera me tensione kufitare, por ne po flasim këtu për Maqedoninë dhe Greqinë. Ne nuk e dimë se me çfarë karremi sovjetikët po i joshin fqinjët e Jugosllavisë, ndoshta shqiptarëve po u premtohet kthimi i Kosovës apo bullgarëve kthimi i një pjesë të Maqedonisë. Këto janë mundësi që sjellin shqetësime prandaj ne preferojmë që BRSS të garantojë kufijtë aktualë të Jugosllavisë, të cilat gjithashtu sigurojnë integritetin territorial të Greqisë. Ne na duket se me këtë propozim humbasim pak dhe mund të fitojmë shumë. Në rastin më të pakët Greqia do të arrinte sukses në iniciativën diplomatike duke vënë bllokun sovjetik në pozitë defensive.

Athinë, 18 mars 1949

Ambasadori në Greqi (Grady) për sekretarin e shtetit: Pipinelis duke diskutuar politikat ekonomike ndaj Jugosllavisë sugjeroi se shpresa jonë për të sjellë ndryshim gradual e të qëndrueshëm në politikat e Jugosllavisë ndaj Greqisë mund të realizohet më shpejt nga sa kishim menduar. Ai i referohej dy zhvillimeve që i konsideronte domethënëse; së pari jë bisedë që konsulli jugosllav në Selanik kishte pasur me një zyrtar grek në lidhje me portin e qytetit. Takimi mes zyrtarëve kishte ndodhur rastësisht, teksa kishin ecur bashkë përgjatë portit. Kur u pyet nga grekët se përse jugosllavët nuk e riparojnë pjesën e tyre të portit, konsulli jugosllav u përgjigj se kjo nuk e shqetësonte pasi mund të bëhet shpejt. Ai shtoi se ajo i shqetëson jugosllavët është se një pjesë e hekurudhës në Greqi pranë kufirit jugosllav është shkatërruar dhe vazhdon të jetë nën kërcënimin e guerilasve. Jugosllavët duhet të sjellin ndryshim në këtë situatë nëse dëshirojnë kalimin e mallrave drejt Selanikut. Ai shtoi se mineralet nga miniera e Trepçës që tani shkojnë në Çekosllovaki shpejt mund të humbasin dhe pikën e fundit të daljes jashtë vendit, ndërsa vendi më me leverdi për t’i eksportuar është Selaniku. Konsulli shtoi se qasja formale e jugosllavëve për potin do të vijë së shpejti. Çështja e dytë është tentativat e Jugosllavisë për të blerë mendjen e grekëve mbi një përmirësim të mundshëm të lidhjeve. Kështu agjenti komunist jugosllav i foli agjentit të inteligjencës greke nëse jugosllavët janë të gatshëm për të diskutuar mbi përmirësimin e lidhjeve (Pipinelis thotë se organizatat komuniste të inteligjencës janë një degëzim më vete në grupet pro-Tito dhe pro-Cominform). Oficeri grek (të cilin jugosllavët e konsiderojnë si person të besuar dhe nuk e dinë që është agjent i inteligjencës) pas marrjeve të udhëzimeve nga Pipinelis u përgjigj pozitivisht dhe më pas u prit nga i dërguari jugosllav Martinovitch i cili së fundmi kishte ardhur nga Beogradi. Atij iu dha një letër e shtypur në frëngjisht që tashmë zotërohet nga Pipinelis i cili ia lexoi dy zyrtarëve të ambasadës. Dokumenti propozon që grekët e jugosllavët të takohen në tokë neutrale për të diskutuar ngrohjen e lidhjeve mes vendeve. Në axhendë nuk sugjerohen kushte. Dokumenti thekson nevojën e ruajtjes së sekretit të çështjes. Pipinelis kërkon që ta sjellë atë në vëmendjen e Tsaldaris, Papagos dhe ambasadorit britanik vetëm pasi të ketë marrë përgjigje pozitive për organizmin e takimit. Ai do të emërojë një përfaqësues grek që nuk do të jetë zyrtar i njohur. Pipinelis tha se incidente të tjera mund të tregojnë për rrezikun e menjëhershëm të veprimit të vendeve të bllokut komunist kundër Titos. Ai tha se përfaqësuesi grek në Berlin ishte kontaktuar nga një person që dëshironte të niste kontaktet mes kabinetit të Bullgarisë dhe përfaqësuesit grek. Përfaqësuesi grek caktoi dikë jozyrtar për t’u takuar me bullgarët, duke u thënë se shkatërrimi i Titos ishte afër prandaj Grekët dhe bullgarët duhet të bëheshin bashkë për interes të ndërsjellët. Në fund të bisedës ai sugjeroi një hartë me ndarjen e Jugosllavisë ku Bullgarisë i jepej një korridor në detin Adriatik duke përfshirë dhe Durrësin. Një pjesë e Jugosllavisë e Shqipërisë poshtë këtij korridori do i jepeshin Greqisë ndërsa pjesa greke e Trakës mbetej e paprekur. Kjo hartë do të dërgohej në Athinë dhe Pipinelis do t’ia tregonte oficerit të ambasadës. Ai sigurisht nuk ka ndërmend të japë ndonjë përgjigje te Bullgaria.

Uashington, 1 prill 1949.

Memorandum bisede nga Leonard J. Cromie i çështjeve greke, turke, iraniane: Subjekti- Propozimi grek për ndërhyrje ushtarake perëndimore në Shqipëri në rast të veprimeve ushtarake të bllokut komunist të Kominform kundër Titos në Maqedoni. Ambasadori grek erdhi sipas takimit që kishim lënë me kërkesën e tij për të prezantuar një memorandum të ministrisë së tij të jashtme, në lidhje me zhvillimet aktuale maqedonase dhe presionin e bllokut të Kominform kundër Titos, si dhe mundësinë e kundërveprimit nga Perëndimi. Memorandumi parashtronte situatën “shumë të rrezikshme të krijuar, dhe pasojat e saj për Greqinë, Jugosllavinë, Turqinë, Italinë dhe vendet e demokracive perëndimore në përgjithësi, në rast se blloku komunist vendoste të përmbyste regjimin e Titos qoftë me forcë qoftë me anë të aktiviteteve subversive në Maqedoni. Në rast të një lëvizjeje të Kominform në këtë drejtim, një deklaratë proteste e fuqive perëndimore për Kombet e Bashkuara nuk do të kishte efekt pasi do të demonstrohej vetëm “paaftësia e perëndimit ndaj nxitjes së re komuniste. Prandaj vendimet duhet të merren menjëherë për të treguar “vendosmërinë e demokracive perëndimore përballë zhvillimeve, në shenjë indinjate të drejtë dhe sipas ligjit ndërkombëtar, me veprim të fortë dhe të vendosur.” Do të preferohej që veprimi të ishte në formën e një operacioni detar i Fuqive Perëndimore kundër Shqipërisë, i cili do të sillte rënien e shpejtë të regjimit të Hoxhës dhe pushtimin perëndimor të Shqipërisë. Ky veprim mund të justifikohet me arsye defensive, së bashku me premtimin për tërheqje të mëvonshme pas përmirësimit të sjelljes sovjetike në Ballkan. Një veprim i tillë do të mbulonte krahun perëndimor të Titos dhe do të mbronte krahun delikat verior të Greqisë, duke i dhënë një peng të rëndësishëm Perëndimit për të negociuar me sovjetikët. Do të dëshirohej dhe pjesëmarrja turke në një operacion të tillë pasi realizimi i mundshëm i objektivave të komunistëve në Maqedoni do të shoqërohej me “lëvizje për kapjen e Ngushticave”. Memorandumi propozon që fuqitë perëndimore të bëjnë kontakte paraprake me turqit për çështjen, pa pjesëmarrjen e Greqisë. Parashikohet që roli grek në operacionet e menduara në Ballkan të jetë shumë i rëndësishëm dhe që sipas këtij roli Greqia të shpërblehet. Ambasadori tha se sipas udhëzimeve që kishte marrë, qeveria greke nuk e konsideron të paevitueshëm agresionin e Kominform kundër Jugosllavisë dhe as ndërhyrjen perëndimore kundër Shqipërisë, por thjesht i propozon fuqive perëndimore të marrin në konsideratë veprimin në rast se kërkohet prej ngjarjeve.

Athinë, 1 prill 1949

Ambasadori në Greqi (Grady) për sekretarin e shtetit: Megjithëse jemi në dijeni të avantazheve që do të sillte heqja dorë e Greqisë nga pretendimet për Epirin e Veriut, kjo duket se është e pamundur për grekët dhe e pakëshillueshme për ne që të vazhdojmë t’i nxisim për këtë. Subjekti është diskutuar së fundmi me Pipinelis, nënsekretari i Jashtëm, i cili është diplomat i vjetër dhe e njeh opinionin botëror dhe atë në OKB mbi Ballkanin. Ai ka deklaruar kategorikisht se asnjë qeveri jo-komuniste greke nuk do të bënte një dorëheqje të tillë, prandaj dhe ne nuk mund të justifikohemi me kërkesat të tilla për grekët ndaj një vendi që është haptazi armik për ta, në një kohë kur Shqipëria po jep mbështetjen kryesore për guerilasit komunistë që vijnë nga Epiri i Veriut. Për më tepër duhet marrë në konsideratë vendndodhja strategjike e Shqipërisë në ngushticën e Otrantos që është rrugëdalja mes Ballkanit dhe perëndimit. Ne besojmë se SHBA nuk duhet të marrë hapa që mund të interpretohen si pranim i heshtur i absorbimit të Shqipërisë në sistemin e satelitëve të Lindjes, prandaj nuk duhet të nxisim formalisht Greqinë të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj Shqipërisë. Këto janë të paktën më të justifikuara sesa pretendimet e vendeve të treta ndaj Shqipërisë. Nëse do të kishte mundësi për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë për Shqipërinë, gjë që për momentin nuk duket në horizont, Greqisë mund t’i kërkohet të heqë dorë nga pretendimet për Epirin e veriut dhe ndoshta do ta bënte këtë nëse vendoseshin marrëdhënie normale miqësore me fqinjin verior. Vetëm mbi një bazë të tillë gjesti do të justifikohej nga qeveria te populli i saj. Në të njëjtën kohë, ne kemi nxitur vazhdimisht grekët të evitojnë agjitacionin e brendshëm për Epirin e veriut dhe ministria e jashtme përgjithësisht e ka bërë. Gjatë bisedimeve të ardhshme në Lake Suçess talks, grekët pritet të përsërisin pretendimet e tyre për Epirin e veriut para këshillit të ministrave të jashtëm. Edhe nga ana e propagandës, vlera e heqjes dorë nga pretendimet do të ishte e diskutueshme. Do të kujtohet se grekët korrikun e shkuar propozuan vendosjen e marrëdhënieve me Bugllarinë me kushtin e refuzimit të të dyja palëve të pretendimeve territoriale, gjë që bullgarët e refuzuan. Por megjithatë refuzimi nuk ndaloi që Kolarov, në një fjalim të kohëve të fundit të thoshte se pretendimet territorial greke janë pengesë e vendosjes së lidhjeve normale mes Bullgarisë dhe Greqisë. Gjithashtu nuk duket se ka gjasa që në bisedimet e ardhshme të bëhen qartësime mbi planet territoriale komuniste në Ballkan.Në konkluzion, heqja dorë e Greqisë nga pretendimet e Epirit të Veriut mund të sjellë një krizë të brendshme qeveritare edhe pse mund të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët veriorë. Por vazhdimi i ndihmave për guerrilasit grekë nga fqinjët veriorë dhe satelitë të tjerë sovjetikë është një shkelje e hapur e traktateve të paqes dhe sinjalizon se nuk mund të pritet që këto aktorë të ndryshojnë sjelljen e tyre nga deklaratat në OKB apo nga opinioni publik botëror.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:13

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi spastrimet gjatë periudhës komuniste. Sipas “The New York Times”, Enver Hoxha spastroi 25 përqind të Partisë Komuniste deri në vitin 1952.

Postuar: 21/07/2019 - 07:29

Amerikanët kanë treguar se si Rusia mori në dorë qeverinë shqiptare gjatë regjimit komunist.

Postuar: 20/07/2019 - 08:27

Amerikanët kanë treguar të tjera detaje nga zhvillimet komuniste në Shqipëri.

Postuar: 19/07/2019 - 07:01

Amerikanët kanë dhënë detaje për përplasjet e Enver Hoxhës me Titon.

Postuar: 18/07/2019 - 08:08

Amerikanët kanë nxjerrë na pah të tjera zhvillime mbi periudhën komuniste në vendin tonë.

Postuar: 17/07/2019 - 07:06

Amerikanët kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje sa i takon situatës në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 16/07/2019 - 07:07

Gazeta amerikane “The New York Times” ka zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në S