BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet e DASH: SHBA zotohej në 1949 të mos lejonin ndërhyrjen e Greqisë dhe Jugosllavisë në Shqipëri

Dokumentet e DASH: SHBA zotohej në 1949 të mos lejonin ndërhyrjen

“SHBA të veprojë në koordinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare, ashtu si ajo do të zhvillohet. SHBA do të bëjë ç’është e mundur në rrugë diplomatike, për të vepruar mbi çështjen greke në OKB, dhe do të marrë masa ekonomike për të dobësuar pozitën e regjimit të dominuar nga sovjetikët në Shqipëri si dhe të mos bëjë asnjë ofertë rikëshillimi me të. SHBA dhe kombe të tjera perëndimore do të paralajmërojnë Greqinë e Jugosllavinë kur të jetë e nevojshme, për të mos ndërhyrë në Shqipëri. SHBA dhe fuqi të tjera perëndimore, në kohën e duhur, do të bëjnë qasjen e përshtatshme ndaj Titos për të kuptuar qëllimet e tij ndaj Shqipërisë”, janë këto disa nga zotimet e SHBA në 1949 për Shqipërinë, të cilat zbardhen në disa dokumente të DASH.

Uashington, 25 gusht 1949

Sekretari i shtetit për ambasadën në Itali: Letra e zyrës së jashtme britanike për ambasadorin Peake në Beograd me të cilën është sugjeruar dhe koordinimi ynë: “Nëse kontaktoheni, mund t’i thoni jugosllavëve se Komiteti Shqiëpria e Lirë ka aprovimin tonë në parim por ne nuk e konsiderojmë si qeveri në ekzil e vendit dhe as ata nuk pretendojnë të jenë të tillë. Nëse dëshironi mund të përmendi komitete të ngjashme që janë krijuar dhe për qeveritë hungareze, rumune e të tjera që ekzistojnë këtu në Londër ose në SHBA. Ne thjesht i mirëpresim ato si një vend grumbullimi të opozicionit në rast se regjimi në Shqipëri rrëzohet dhe vendi zhytet përsëri në kaos megjithë rreziqet që kjo sjell për paqen ndërkombëtare”. Teksti i mësipërm përmban gjithashtu fjalinë: “Ju duhet të mohoni se formimi i Komitetit Shqipëria e Lirë nënkupton marrjen e masave aktive kundër qeverisë së Shqipërisë”. Ne nuk besojmë se një deklaratë e tillë duhet të bëhet vullnetarisht te jugosllavët dhe kemi udhëzuar për këtë dhe britanikët.

 

Dokument politikash i përgatitur nga kreu i çështjeve të Evropës juglindore

Përcaktimi i kursit të veprimit të SHBA në lidhje me Shqipërinë në rast të zhvillimeve të ardhshme, duke përfshirë revoltën e brendshme dhe ndërhyrjen e huaj. Shqipëria tashmë qeveriset nga një qeveri komuniste, e dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Ajo po përdoret si gazë e operacioneve guerile kundër Greqisë. Marrëdhëniet e saj me Jugosllavinë që prej prishjes Tito-Kremlin kanë qenë të këqija dhe janë karakterizuar me këmbime të rënda propagande dhe incidente të dhunshme kufitare. Brenda në Shqipëri tensioni ekonomik po rritet dhe ka pakënaqësi të gjerë me regjimin, ndërsa në zonat malore raportohet për rezistencë të hapur nga autoriteteve komuniste. Interesi i BRSS është ta mbajë sa më gjatë pozitën aktuale në Shqipëri, e cila është e rëndësishme për arsye të vendndodhjes strategjike si hyrje në detin Adriatik por është gjithashtu e rëndësishme për të ruajtur presionin sovjetik kundër Greqisë dhe tashmë dhe Jugosllavisë. Megjithëse Shqipëria është fizikisht e shkëputur nga blloku sovjetik, Moska nuk do të heqë dorë kollaj prej saj pasi do të ishte një humbje e madhe prestigji në botën komuniste. Interesi afatshkurtër i Jugosllavisë është kundërveprimi ndaj kërcënimeve të sigurisë që vijnë nga regjimi kukull shqiptar në krahun jugor të Titos. Në terma afatgjatë Tito sigurisht që ka plane për përfshirjen e Shqipërisë në republikën Federale të Jugosllavisë. Tito ka organizuar shqiptarët në ekzil që janë larguar në Jugosllavi, të cilët ai me siguri do të jetë i gatshëm t’i përdorë në kohën e duhur. Dhe në fakt Jugosllavia ka një minoritet të madh shqiptar që jeton në zonat pranë kufirit verior të Shqipërisë që mund t’i japë Titos mundësi të shfrytëzojë situatën në të ardhmen. Dhe brenda Shqipërisë mund të ketë organizata të fshehta pro-Tito por nuk kemi informacion të saktë për këtë. Interesi i Greqisë është në eliminimin e Shqipërisë si një bazë për operacionet guerilase kundër Greqisë dhe gjithashtu ajo dëshiron fundin e dominimit sovjetik të Shqipërisë, edhe nuk do të preferonte as dominimin e saj jugosllav apo italian. Grekët janë shumë të ndjeshëm për çështjen shqiptare pasi në të kaluarën janë sulmuar nga ky drejtim. Greqia ka gjithashtu pretendime territoriale për jugun e Shqipërisë por ne nuk besojmë se pretendimet e saj kanë baza të forta edhe kemi pranuar që ato të merren në konsideratë. Interesi i Italisë është të ketë një Shqipëri të lirë nga dominimi fuqive që janë armiqësore me Italinë. Mussolini e kishte zgjidhur këtë problem duke vendosur dominimin italian, por tashmë pësimi është bërë mësim dhe Italia kërkon të shohë një Shqipëri të pavarur që të shërbejë si një pengesë ndarëse mes Italisë dhe shteteve të Evropës Lindore. Italia nuk do të dëshironte vendosjen në Tiranë të një regjimi të varur nga Greqia apo Jugosllavia. SHBA e cila që pas luftës ka vepruar në përputhje me linjën Britanike në lidhje me Shqipërinë, zyrtarisht mbështet një Shqipëri të pavarur me qeveri përfaqësuese të popullit shqiptar. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me regjimin aktual pasi ai ka refuzuar të njohë detyrimet e traktateve të mëparshme mes dy vendeve dhe ka ndihmuar operacionet e guerilasve komunistë në Greqi. Një qasje paraprake nga regjimi i Hoxhës prillin e kaluar për rivendosjen e marrëdhënieve nuk u ndoq më prej nesh për të njëjtat arsye. SHBA do të dëshironte që regjimi aktual i dominuar nga Moska të zhdukej, por çështja është se çfarë tip regjimi tjetër do ta zëvendësonte atë. Më e preferueshmja do të ishte një regjim i orientuar nga Perëndimi, siç do të ishte Komiteti Kombëtar shqiptar në ekzil, që tani ndodhen në Romë e Paris. Megjithëse nuk mund të pritet që Shqipëria të qeveriset në mënyrë tërësisht demokratike, këta elementë pro perëndimorë do të kishin më shumë gjasa të vendosnin një regjim që të punonte drejt demokracisë, sesa elementët në panoramën aktuale të vendit. Momentalisht nuk kemi mjete për të llogaritur popullaritetin e tyre. Një regjim komunist pro-Tito i cili do të ishte po aq jo-demokratik sa ai aktual, përsëri do të ishte një përmirësim nga pikëpamja strategjike dhe politike. Nëse ai do të ishte tërësisht shqiptar në karakter dhe jo një shtojcë e Jugosllavisë, me shumë gjasa do ta pranonim si një qeveritë lirë e të pavarur. Ne duhet të supozojmë se Tito do të përgatitet të veprojë në Shqipëri kur ai ta besojë situatën e duhur për këtë, por aktualisht ai nuk mund të marshojë brenda Shqipërisë pa rrezikuar konflikt të hapur me sovjetikët dhe pa justifikuar vetë çështjen e tij të synimeve sovjetike ndaj Jugosllavisë, si para botës komuniste dhe para opinionit botëror. Nëse jugosllavët hyjnë në Shqipëri ose arrijnë të shkaktojnë përmbysje të regjimi atje, me siguri që grekët do të marshonin në Shqipëri nga jugu. Nga ana tjetër nëse grekët vendosin të marshojnë të parët, Tito do të tundohej të bënte të njëjtën gjë nga veriu. Zhvillime të tilla ndoshta do të rezultonin në një përplasje mes dy fuqive pushtuese dhe do të shkatërronin tentativat tona për t’i bashkuar ato kundër frontit sovjetik. Edhe nëse ato pranojnë paraprakisht një ndarje të përkohshme të Shqipërisë kjo do të ishte shumë e paqëndrueshme dhe kundër politikave tona të deklaruara për ruajtjen e pavarësisë së saj.

Rekomandime:

(1) SHBA të veprojë në koordinim të plotë me Britaninë dhe Francën për situatën shqiptare, ashtu si ajo do të zhvillohet;

(2) SHBA do të bëjë ç’është e mundur në rrugë diplomatike, për të vepruar mbi çështjen greke në OKB, dhe do të marrë masa ekonomike për të dobësuar pozitën e regjimit të dominuar nga sovjetikët në Shqipëri si dhe të mos bëjë asnjë ofertë rikëshillimi me të;

 (3) SHBA dhe kombe të tjera perëndimore do të paralajmërojnë Greqinë e Jugosllavinë kur të jetë e nevojshme, për të mos ndërhyrë në Shqipëri.

 

 (4) SHBA dhe fuqi të tjera perëndimore, në kohën e duhur, do të bëjnë qasjen e përshtatshme ndaj Titos për të kuptuar qëllimet e tij ndaj Shqipërisë.

 (5) Në lidhje me një revoltë të mundshme në Shqipëri, SHBA do të kërkojë menjëherë si objektiv parësor eliminimin e udhëheqjes së dominuar nga sovjetikët, duke marrë në konsideratë pozitën tonë tradicionale në favor të pavarësisë së Shqipërisë në të njëjtën kohë duke evituar paragjykimin e interesave të Jugosllavisë, Greqisë e Italisë.

 

 (6) SHBA do t’i japë mbështetje morale e materiale elementeve pro-perëndimorë në Shqiprëi por pa bërë premtime apo përkushtime ndaj atyre;

(7) Debatet territoriale greko-shqiptare për Epirin e veriut nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë në objektivat primare të eliminimit të dominimit sovjetik në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënieve normale mes dy vendeve.

 

Uashington, 12 shtator 1949

Sekretari i shtetit për disa zyra diplomatike: Llogaritjet tona ushtarake për potencialin e konfliktit të mundshëm mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik është se sovjetikët rrjedhimisht do ta nënshtrojnë Jugosllavinë por kjo do të kryhej në një operacion të gjerë dhe jo me një sulm të shpejtë e të rrufeshëm. Në rast të një sulmi të hapur sovjetik, ekspertët tanë ushtarakë besojnë se ushtria jugosllave do të kryente një tërheqje strategjike në zonën qendrore malore të vendit, ku do të mund të organizonte veprimin e gjerë të mbrojtjes në formacion të rregullt beteje. Nëse ky formacion rrjedhimisht do të prishej ekspertët tanë parashikojnë se do të kishin një luftë guerile që do të vazhdonte për disa muaj. Gjatë luftës së fundit forcat e Aksit nazist u detyruan të përdorin rreth 500,000 trupa dhe disa nga gjeneralët e tyre më të mirë për të luftuar kundër aktiviteteve të partizanëve jugosllavë, udhëheqësit e të cilëve vazhdojnë të jenë edhe sot në krye të ushtrisë së vendit. Aktualisht pesë divizione sovjetike janë të vendosura në afërsi të Jugosllavisë, dy në Austri, Dy në Hungari e dy në Rumani. Akumulimi i forcave të mjaftueshme sovjetike për ofensivë do të kërkonte kohë pasi do të nevojite të paktën 20 divizione. Shenjat e një akumulimi të tilla ushtarak do të jenë të qarta në një periudhë prej gjashtë javësh. Për këtë sovjetikët mund të presin vetëm ndihma të vogla nga vendet satelite, u forcat e armatosura nuk kanë liderë, pajisje apo stërvitje. Dhe në fakt ekspertët tanë ushtarakë besojnë se sovjetikët mund të eliminojnë të gjitha forcat ushtarake të satelitëve periferikë për t’u përballur vetëm me jugosllavët. Ne besojmë se Shqipëria nuk përbën një problem për jugosllavët dhe edhe gjatë kohës që ata përballen me një ofensivë të plotë sovjetike, Beogradi mund të pushtojë lehtësisht Shqipërinë.

Më të lexuarat