BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Dossier

Dokumentet, Enver Hoxha akuza Hrushovit se po tentonte ta rrëzonte nga pushteti, në krye të partisë do emërohej Liri Belishova

Dokumentet, Enver Hoxha akuza Hrushovit se po tentonte ta rrëzonte nga

Zbardhen të tjera detaje nga takimet e Enver Hoxhës me përfaqësuesit e Koresë së Veriut. Pak ditë më parë gazeta zbardhi një takim të liderit komunist me një delegacion korean, ndërsa sot zbardhet pjesa e dytë e bisedës. Në të Hoxha deklaron për herë të parë se Moska kishte si synim ta largonte nga pushteti dhe në vend të tij të emëronte Liri Belishovën.

7 maj 1964

Raport i takimit mes Enver Hoxha e Li Bieongchan

Enver Hoxha pret delegacionin e Koresë së Veriut dhe diskutojnë politikat e brendshme e të jashtme të Hrushovit, të cilat sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhimit bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën ndaj revizionizmit dhe bashkëpunimin pozitiv me Kinën. Hoxha pret në mesditë në komitetin qendror delegacionin koreano-verior të kryesuar nga kreu i sindikatave Li Bieongçan, të cilët kishin marrë jesh në festimet e 1 Majit në Shqipëri. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm ambasadori korean në Shqipëri, An Jong dhe kreu i bashkimeve profesionale shqiptare Gogo Nushi.

Hoxha: Qëndrimi i partisë suaj është plotësisht marksist-leninist dhe nëse Hrushovi guxon të thotë diçka për partinë koreane, do të jetë katastrofike për të, sepse duhet të përballet me goditjet tuaja të fuqishme. Tani Hrushovi nuk thotë gjë sepse kërkon të bëjë të duket sikur partia koreane nuk është në solidaritet me Kinën. Por ata që i lexojnë artikujt tuaj e kuptojnë se revizionistët drejtohen nga Hrushovi dhe grupi tij. Ata po organizojnë aktivitete kundër marksizëm-leninizmit, kundër Kinës, Koresë dhe Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë po krijojnë aleanca me imperialistët amerikanë. Por ata nuk do të kenë kurrë sukses dhe çdo hap që marrin do të jetë katastrofik, si në fushën ekonomike, ideologjike e të tjera. Ata po përpiqen të marrin kontrollin e bashkimeve profesionale. Kanë fituar në krahun e tyre dhe Luis Sayan. Por shikoni sukseset tona ekonomike! Ne jemi të lumtur të shikojmë që tezat ekonomike të Kim Il Sung kanë krijuar rezerva të rëndësishme që tashmë ju lejojnë ju të zhvendosni vëmendjen të ndërtimi i banesave të punëtorëve e fshatarëve. Kjo është një arritje e madhe në lidhje me reduktimin e ndryshimeve të fshatit me qytetin. Kur ju të nisni debatet tuaja me Hrushovin ai do t’ju akuzojë për “kapërcimin e madh” dhe do të thotë se ajo që po bëni nuk është korrekte, sepse dëshiron që ju të ecni së prapthi. Hrushovi mori një goditje të rëndë nga dështimet bujqësore. Ai po përpiqet të ndryshojë bujqësinë sovjetike në stil kapitalist, duke krijuar polarizimin e fshatarësisë, në fjalë të tjera duke krijuar fshatarët e pasur, krerët e kolkozeve, dhe nga ana tjetër sovkozët e varfër. Ai kërkon të risjellë polarizimin që Lenini eliminoi.

An Jong: Vitin e kaluar në të gjitha vendet me revizionistët në pushtet, kishte rënie të prodhimit bujqësor.

Hoxha: Ju keni dëgjuar për manifestimet e 1 Majit në Çekosllovaki, sipas informacioneve që kemi, ka pasur dhe arrestime. Kriza të tilla po ndodhin kudo në vendet revizioniste si Poloni, Bullgari etj. këto kriza janë të një natyre ideologjike, politike dhe ekonomike. Kur një trëndafil humbet petalet i mbeten vetëm gjembat.

Presidenti Xhonson tha sot përsëri se do të vazhdojë bllokadën ekonomike dhe spiunazhin kundër KUbës. Nga kjo kuptojmë se Krushovi ka bërë tolerime ndaj imperialistëve amerikanë. Gjatë krizës kubane të raketave ai mund të ketë bërë një kompromis me ta pa e ditur lëvizja ndërkombëtare socialiste. Nga ana tjetër, sot McNamara tha se do të shkojë së shpejti në Bon, kur Gjermania Perëndimore dhe SHBA kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Në fjalë të tjera Krushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane. Njerëz si këta janë tradhtarë të lindur dhe duhen varur në shtyllat e telefonit. Do të vijë dita, herët a vonë. Po si duket moti këtë vit për bujqësinë në Kore?

An Jong: Kemi pasur shumë shira deh duket se do të kemi një prodhim të mirë.

Hoxha: Edhe ne parashikojmë një vit të mbarë. Punët e pranverës kanë shkuar mirë dhe këto ditë përfundojmë mbjelljet e pambukut. Kemi mbaruar me mbjelljen e panxharit dhe mbjellja e misrit është në nivel të mirë, bashkë me drithërat e tjera. Kemi nisur studimin e zhvillimit të bujqësisë në zonat kodrinore. Kemi krijuar grupe specialistësh për çdo rajon dhe në fund të vitit studimi do të prezantohet në plenumin e komitetit qendror për të caktuar masat specifike për zgjerimin e kullotave, krijimin e burimeve ujore për kafshët dhe zhvillimin bujqësor të zonave kodrinore. Edhe ndërtimet tona po shkojnë mirë. Shokët kinezë janë shumë të kujdesshëm dhe po na ndihmojnë me projektet e fabrikave dhe materialet e ndërtimit. Meta nuk kemi probleme, nëse kemi vështirësi vijnë nga pala jonë.

Hoxha: Edhe ndërtimet tona po shkojnë mirë. Shokët kinezë janë shumë të kujdesshëm dhe po na ndihmojnë me projektet e fabrikave dhe materialet e ndërtimit. Meta nuk kemi probleme, nëse kemi vështirësi vijnë nga pala jonë.

An Jong: Duke marrë parasysh motin e mriz dhe punën e madhe që po bën populli juaj, mund të themi se këtë vit do të keni prodhime të bollshme. Çështja e bukës është e rëndësishme.

Hoxha: Po, kjo është çështja kryesore. Shokët kinezë na kanë ndihmuar shumë në bujqësi dhe me fabrikën e fertilizuesve, sepse nuk kishim një të tillë. Kur ajo të përfundojë në fund të vitit 1967 atëherë do të kemi bërë një hap të madh në fushën e bujqësisë. Jemi dëmtuar rëndë nga sovjetikët, veçanërisht vitet e fundit. Kur ne ndërpremë marrëdhëniet me BRSS komiteti ynë qendror vendosi të rishikonte të gjitha studimet gjeologjike të bëra nga sovjetikët që kishin vizituar vendin tonë. Kështu që duhet të riktheheshin në kërkimet gjeologjike, në vendet ku kishin punuar grupet sovjetike. Për këtë na është dashur të shpenzojmë 700-800 milionë lekë. Në studimet sovjetike thuhej se një vend apo një tjetër nuk kishte naftë apo materiale të tjera me vlerë, por kur grupet tona kanë bërë kërkimet kanë zbuluar bakër, krom dhe materiale të tjera. Kjo do të thotë se specialistët sovjetikë kishin marrë udhëzime nga Hrushovi për të zbuluar mineralet dhe për t’i mbajtur të fshehta nga shqiptarët duke njoftuar vetëm Moskën. Ata e bënë këtë me qëllim që kur të vinte dita e duhur, të ushtrojnë presion ekonomik mbi ne dhe për të organizuar komplote kundër udhëheqjes duke sjellë Liri Belishovën në pushtet. Ata kërkojnë të nxjerrin këto minerale dhe të thonë se udhëheqja shqiptare është “dogmatike, anti-marksiste e anti-shqiptare”, prandaj më mirë që erdhëm ne. Këtë bëjnë ata.

An Jong: Qëllimet e tyre imperialiste janë gjithashtu të dukshme në Rumani. Rumunët duket se kanë probleme me Këshillin Ekonomik tanë që Shqipëria është përjashtuar. Është e mundur që ata të mbështesin Shqipërinë por do të jetë shumë e vështirë.

Hoxha: Do të jetë e vështirë për ata nëse nuk luftojnë siç lufton Kina, Koreja dhe Shqipëria. Le të ngremë një dolli për vëllazërinë tonë dhe të popujve tanë, për shëndetin e shokut Kim Il Sung dhe për shëndetin tuaj të dashur shokë! Përse nuk qëndroni ca më gjatë në Shqipëri? Do t’ju ndalojmë vizën e kthimit për t’ju mbajtur këtu.

Li Bieongçan: Ne jemi këtu vetëm prej disa ditësh por kemi parë shumë gjëra gjatë kësaj kohe. Kemi bërë takime me shokët e bashkimeve profesionale dhe me punëtorë. Kudo që kemi qenë kemi parë sesi shokët shqiptarë luftojnë kundër bllokadës imperialiste dhe revizioniste. Ne mendojmë se në këtë fushë keni arritur suksese të mrekullueshme duke ndërtuar fabrika vetëm me forcat tuaja. Kemi parë në qytetin e Vlorës dhe Qytetin Stalin punonjës që kishin tejkaluar planin me 112 për qind dhe premtonin që panin vjetor do ta realizonin në ditën e pavarësisë. Ata kishin arritur rezultate të mira si në bujqësi dhe në industri. Ne pamë si ndiqej linja korrekte në kooperativat bujqësore për prodhimin e bukës në vend, për ndërtimin e kanaleve ujitëse dhe për hapjen e tokave të reja të kultivueshme. Në qytetin Stalin ne pamë sesi po punohet për frutat dhe prodhimet bujqësore, ndërsa në Vlorë pamë punën në sektorin bashkiak. Ne vërejtëm se populli shqiptar mund të arrijë që brenda 2-3 vjetëve të plotësojë nevojat e veta si në bujqësi dhe në industri. Në ceremonitë e 1majit ne pamë sesi populli shqiptar i bashkuar si një trup i vetëm nën udhëheqjen e partisë, lufton për ndërtimin e socializmit, duke mbajtur në njërën dorë kazmën, e në tjetrën pushkën. Në Vlorë ne pamë dhe punimet në fushën ushtarake dhe u bindëm se nëse revizionistët do të tentojnë përsëri diçka kundër Shqipërisë, populli juaj është i gatshëm të luftojë kundër tyre. Ne pamë përgatitjen tuaj ideologjike e cila së bashku me arritjet tuaja në fushate tjera do t’ju nxjerrë fitimtarë në cilëndo situatë. Shqipëria ka një parti të shëndoshë dhe liderë të shquar.

Hoxha: Edhe mua më kanë thënë që në Peniani është zbukuruar shumë që prej herës së fundit që kam qenë atje. Por edhe atëherë 8 vjet më parë Peniani ishte shumë i bukur.

An Jong: Nëse do të vini tani ju nuk do ta njihni Penianin, dhe kemi ndërtuar dhe qytete të tjera shumë të bukura. Edhe në fshatra kasollet po i zëvendësojmë me shtëpi moderne. Vitin e kaluar ndërtuam 200 000 shtëpi moderne dhe për dy-tri vjet të gjitha kasollet do të zhduken.

Hoxha: Ju jeni një popull shumë punëtor,e kam parë këtë personalisht.

An Jong: Kemi intensifikuar prodhimin bujqësor dhe brenda disa vjetëve do të reduktojmë edhe më shumë ndryshimin mes fshatit dhe qytetit. Entuziazmi ynë nuk do të shuhet kurrë.

Hoxha: E dini çfarë do të thotë Hrushovi? “Ç’janë këto slogane të gabuara, në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën”

An Jong: Ai mund të na quajë nacionalistë e shovinistë, por ne vazhdojmë punën tonë.

Hoxha: Hrushovi është shovinist, e jo ne.

An Jong: Jemi shumë të lumtur që patëm këtë takim me ju.

Hoxha: Le të ngremë një dolli për shëndetin e udhëheqësit tonë të dashur Kim Il Sung. Ju lutem kalojini urimet shokëve të bashkimeve profesionale.

Li Bieongçang: Ishte një nderi madh që vizituam vendin tuaj dhe që patën këtë takim me ju.

Më pas të ftuarit bënë foto së bashku.

Mbajti shënim Sadik Myftiu

Më të lexuarat