BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet, Italia shkaktoi mbi 3 miliardë franga ari dëme në Shqipëri gjatë pushtimit, më 1946 Hoxha kërkoi kompensim dhe riatdhesim të ballistëve

Dokumentet, Italia shkaktoi mbi 3 miliardë franga ari dëme në

Italia ka shkaktuar mbi 3 miliardë franga ari dëme gjatë pushtimit në Shqipëri. DASH ka deklasifikuar një memorandum të qeverisë së Enver Hoxhës, mi mendimin e traktati të paqes Shqipëri-Itali. Aty kërkohej që të kompensoheshin dëmet e shkaktuara. Por një kërkesë tjetër ishte që ballistët të riatdhesoheshin në Shqipëri.

30 gusht 1946

Memorandum i qeverisë shqiptare për draftin e paqes me Italinë

Italia gjithmonë është përpjekur ta bëjë Adriatikun detin e saj dhe Shqipëria ka qenë një urë për objektivat e saj imperialiste të ekspansionit në Ballkan. Pushtimi i një pjese të Shqipërisë nga ushtria Italiane në 1917, marrëveshja Titoni–Venizelos në 1919 dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 me të cilin Konferenca e Ambasadorëve pranonte privilegjet e Italisë, si dhe marrëveshje të tjera të të gjitha llojeve të imponuara nga Italia ndaj Shqipërisë nga viti 1922 deri në 1939, tregojnë ambiciet imperialiste të Italisë ndaj vendit tonë. Agresioni i armatosur në 1939 ishte realizimi brutal i kësaj politike. Kur pas pushtimit pavarësia e Shqipërisë u anulua, Italia përdori çdo mjet për t’i dhënë fund lirive, të drejtave dhe ekzistencës së popullit tonë. Kjo provon se politikat italiane ishin një rrezik konstant për ekzistencën e Shqipërisë, prandaj populli shqiptar përballë këtij rreziku bëri sakrifica të mëdha dha një kontribut të rëndësishëm për fitoren e përbashkët kundër Italisë fashiste. Drafti i Traktatit të paqes i jep Shqipërisë të drejta dhe cilëson detyrimet e Italisë ndaj saj. Për këtë qëllim delegacioni shqiptar propozon amendimin që Shqipëria të përfshihet si, Fuqi e Asociuar. Përveç kësaj qeveria propozon një sërë modifikimesh të tjera.

1.      Siç mund të shihet, në nenin 21 të Draftit kërkohet detyrimi i Italisë për të respektuar sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë, por nuk përmendet integriteti i saj territorial. Për të evituar keqkuptimet në tekstin aktual, delegacioni shqiptar kërkon modifikimin e fjalëve për të përfshirë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

2.      Neni 23 i Draftit trajton heqjen e të drejtave të Italisë nga pronat, interesat e avantazhet në Shqipëri, por nuk i referohet, si në fakt duhej, tolerimeve që janë dhënë herë pas herë nga Shqipëria për institucione para-shtetërore italiane dhe ndërmarrje në vend. Është e ditur se këto koncesione janë marrë në rrethana që favorizonin shtetin italian në kurriz të atij shqiptar dhe nuk janë shfrytëzuar për të mirën e ekonomisë por për qëllime ushtarake dhe për të përshpejtuar absorbimin ekonomik të Shqipërisë dhe kapjen politike të Italisë.

3.      Delegacioni shqiptar vëren se në lidhje me Italinë nuk përmenden borxhet ndaj Italisë apo qytetarëve italiane nga Shqipëria ose qytetarët e saj. Një nga tiparet e politikës imperialiste të Italisë në Shqipëri ishte presioni financiar italian për arsye ushtarake prandaj ne sugjerojmë shtimin e një paragrafi mbi çështjen.

4. Delegacioni shqiptar propozon shtimin e një paragrafi në nenin 25 ku të përmendet se në Draft përfshihen të gjitha traktatet, marrëveshjet dhe konventat e nënshkruara mes Italisë e Shqipërisë para 7 prillit 1939.

5. Së fundi, një numër i madh kriminelësh lufte që kanë bashkëpunuar me pushtuesit, përgjegjës për krime për krime të shumta, gjendet tani në Itali, prandaj propozojmë shtimin e një paragrafi në fund të nenit 38 për rikthimin e kriminelëve të luftës.

6. Duke marrë parasysh dëmet e pësuara në flotën e vogël shqiptare si rezultat i pushtimit fashist, Shqipëria ka nevojë për njësi të reja detare për mbrojtjen e bregdetit të saj gjatë patrullimit të ujërave të saj territoriale, prandaj kërkon një kuotë të arsyeshme të mjeteve italiane për nevojat e saj. Në lidhje me këtë Shqipëria ka dërguar tashmë një letër të këshilli i Ministrave të Jashtëm në 1946.

7. Meqenëse ushtria e lejuar për Italinë sipas traktatit të Paqes mund të vazhdojë të jetë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, delegacioni propozon dy amendamente për reduktim të mëtejshëm të forcave të armatosura italiane. Delegacioni shqiptar beson se këto amendamente, të cilat kanë si objektiv paqen dhe sigurinë kolektive, do të merren në konsideratë dhe do të pranohen.

Neni 21

Ky nen duhet të lexojë si më poshtë: “Italia njeh dhe respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.”

Neni 23

Ky nen duhet të lexojë si më poshtë: “Italia formalisht heq dorë nga favoret në pronat e Shqipërisë, përveç ambienteve konsullore e diplomatike, nga të drejtat, koncesionet, interesat dhe avantazhet e të gjitha llojeve të fituara para ose pas 1939. Italia gjithashtu heq dorë nga pretendimet për interesa apo influencë të veçantë, të fituara si rezultat i agresionit të 7 prillit 1939, ose që ka marrë më herët me instrumente bilaterale ose ndërkombëtare. Italia gjithmonë e ka lakmuar Shqipërinë veçanërisht pas luftës botërore. Konferenca e Ambasadorëve në 9 nëntor 1921 i dha padrejtësisht pozitë të kombit të interesit të veçantë në Shqipëri me anë të së cilës Italia imponoi në Shqipëri nga viti 1922 deri në 1939 një seri konventash, marrëveshjesh e traktatesh për të dominuar tërësisht Shqipërinë. Italia i dha Shqipërisë borxhe për ushtrinë shqiptare, kryesisht për fortifikime imperialiste dhe ndërtime rrugësh si për portin e Durrësit, të cilat u kryen nga shteti italian dhe shërbyen si garanci të fashizmit në Shqipëri. Para agresionit të 7 prillit 1939, Italia fashiste u mundua të kënaqte lakminë e saj për territorin shqiptar duke shfrytëzuar burimet e vendit dhe në vonë duke djegur e bastisur fshatra me anë të njësive të saj të ushtrisë, të Këmishëve të Zeza, Karabinierëve e organizatave administrative e politike, duke e kthyer vendin tonë në një fushë-betejë të luftës së saj imperialiste. Shqipëria është një vend kryesisht bujqësor. Pushtuesit italianë morën misrin tonë për të ushqyer ushtrinë; gjatë hakmarrjeve të tyre kundër popullit që luftonte ata i vunë zjarrin fushave të misrit dhe shkatërruan pyje e vreshta, kryesisht në zonat e Korça, Leskovik e Pogradec; ata vranë dhe sekuestruan bagëti. Masat e shumta të fashistëve me politikat e çmimeve, taksave, bastisjeve dhe sekuestrimeve reduktuan prodhimin shqiptar me 50%. Peshkimi i bë një monopol i grupit italian Pescalba. Industria jonë e vogël vuajti shumë dëme në duart e italianëve nga shkatërrimet e makinerive marrja e materialeve bazë dhe e produkteve të tjera në rajonet industriale. Rrjeti telegrafik i Shqipërisë u shkatërrua gjatë luftës mes Italisë e Greqisë. Thuajse të gjitha mjetet e transportit u shkatërruan ose u sekuestruan nga armiku. Ndërmarrja shtetërore italiane S.A.T.A., mori monopolin e transportit të pasagjerëve duke paralizuar të gjitha ndërmarrjet e vogla shqiptare. Sistemi ynë i rrugëve pësoi dëme të shumta si rezultat i lëvizjes së trupave dhe mjeteve të ushtrisë italiane, nga bombardimet dhe sulmet partizane. Shumë ura u hodhën në erë. Portet tona veçanërisht ai i Durrësit pësuan dëme të pariparueshme. 114 anije u shkatërruan ose u morën, disa prej të cilave janë ende në portet italiane. Pushtuesit italianë dogjën rregullisht fshatrat e qytetet tona, shkolla, kisha e shtëpi, me qëllim të terrorizonin banorët për të ndaluar që ata të luftonin në luftën çlirimtare. Zona të tëra si Peza, Mallakastra, Skrapari, Kurveleshi, u shkatërruan, bashke me kisha të paçmuara historike e artistike, siç ishin ato në Voskopoja, Vithkuq, Berat etj. Muzeumi i Vlorës, institutet arkeologjike të Buthrotum e Pojanit u zhveshën nga punimet e lashta të artit. Italianët nuk paguan asnjëherë për portet dhe aeroportet. Kostoja e pushtimit të tyre ushtarak ishte një barrë e rëndë për Shqipërinë dhe pas kapitullimit të Italisë më shumë se 70.000 ushtarë italianët gjetën strehim këtu nga bujaria e popullit tonë të cilët i mbajtën ata për dy vjet. Anulimi i doganave shqiptare (dekret i 20 prillit 1939), shkaktoi dëme të mëdha për Shqipërinë. Prandaj si komb agresor Italia duhet të shlyejë dëmet e shkaktuara ndaj shqiptarëve, ndaj ushtrisë çlirimtare shqiptare dhe ndaj Aleatëve. Familjet e qindra viktimave të pushtimit dhe të të plagosurve në luftën me Italinë, kanë të drejtë për pensione. Kompensime duhet të paguhen për mijëra shqiptarët e dëbuar ose të detyruar të punojnë gjatë pushtimit. Italia kontrollonte Bankën e Shqipërisë dhe mblodhi floririn e Shqipërisë, rreth 300.000 franga ari dhe i transferoi në Itali. Pas pushtimit italianët shkaktuan inflacion të valutës shqiptare dhe kjo i kushtoi popullit shqiptar 150.128.826 franga ari. Rezervat e arit ishin garancia për 8.062.827 franga ari që ekzistonte në kartëmonedha në vitin 1939, të cilat u transferuan nga Banca d’Italia te Reichsbank në Berlin. Kjo është një përmbledhje e shkurtër e dëmeve të shkaktuar në Shqipëri nga Italia fashiste, të cilat arrijnë në shifrën 3.544.232.626 franga ari. Këto dëme gjymtuan pasivisht strukturën ekonomike të Shqipërisë e cila nuk mund të rikuperohet pa kompensim nga Italia, e cila është përgjegjëse për to. Prej kontributit të saj për fitoren e përbashkët, Shqipëria kërkon që italianët detyrohet të kompensojë në masën më të madhe dhe të rivendosë objektet e hequra nga vendi. Prandaj delegacioni shqiptar në konferencën e Parisit propozon amendamentet e mëposhtme në traktatin e Paqes:

Neni 25/a

Pas nenit 25, të shtohet paragrafi 25/a, si më poshtë: “Italianët rivendosë në Shqipëri pa vonesë të gjitha veprat e artit, historike, arkeologjike apo me rëndësi fetare, që i përkisnin Shqipërisë deh janë marrë nga Italia pas 7 prillit 1939. Qeveria shqiptare do të paraqesë një listë të objekteve për t’u rikthyer. “Italia duhet të kthejë në Shqipëri të gjitha arkivat, dokumentet, dhe planet e punëve të ekzekutuara apo jo në Shqipëri”.

Neni 64

Riatdhesimin e burimeve të mëposhtme:

(a) Pjesë të impiantit industrial italian për prodhimin e materialeve të luftës, të cilat nuk janë të nevojshme për forcat ushtarake dhe as të gatshme për përdorim civil.

 (b) Instalacionet e rafinerisë së Barit të ndërtuara posaçërisht për naftën shqiptare. Flota tregtare italiane, tonazhi total i të cilës është . . . . . , sipas shifrës bazuar në tonazhin mesatar të flotës tregtare italiane.

 (d) Prodhimi aktual industrial italian të transportohet në shtatë dërgesa vjetore

 (e) Çdo tepricë floriri e Bankës së Italisë, pas ndarjes së detyrimeve të kompensimve sipas nenit 65 të këtij traktati;

Uashington, 5 shtator 1946

Sekretari shtetit për përfaqësuesin në OKB (Johnson): Në lidhje me akuzat e bëra në dokumentin ukrainas ne kemi komentet e mëposhtmes: (1) akuzat se grekët kanë kryer incidente kufitare janë vetëm një pjesë e panoramës së situatës. Siç ju e dini qeveria greke ka bërë akuza të ngjashme kundër shqiptarëve. Nëse njëra palë apo tjetra është përgjegjëse për incidentet kjo mund të përcaktohet vetëm me analizën e provave të Këshillit, të cilat do të dorëzohen nga palët e interesuara ose të rezultojnë nga hetimet. Ndryshimet ideologjike mes regjimeve aktuale greke dhe shqiptare, si dhe pretendimet greke për Epirin e Veriut, janë arsyet kryesore të fërkimeve mes vendeve. Sipas një ekzaminimi të Këshillit provat aktuale duket se janë e vetmja procedure me të cilën të verifikohet situata. Ne jemi përpjekur në të kaluarën për të nxitur grekët gojarisht të heqin dorë nga ligji i luftës me Shqipërinë pasi e konsiderojmë këtë pretendim si të dyshimtë për nga vlefshmëria. Por qeveria greke mund të bëjë një tërheqje të sjellshme nga ky pozicion i vështirë. Megjithëse ne nuk e konsiderojmë vërejtjen ukrainase një pikë madhore, besojmë se është domethënëse në lidhje me kushtetutën e OKB pasi reflekton konflikt mes Greqisë e Shqipërisë. Një zgjidhje për çështjen e ligjit të luftës mund të jetë deklarata e vullnetit të mirë të Greqisë për ligjet e OKB. Nëse zbulohet se ligji i luftës ekziston ankesa e Ukrainës për incidentet kufitare nuk do të kishte baza. Ukraina akuzon se Greqia persekuton minoritetet kërkon më shumë qartësime. Është e ditur tashmë se 25,000 shqiptarë janë dëbuar nga Greqia, ndërsa kjo e fundit ankohet për persekutim të grekëve në Shqipëri. Situata për momentin nuk mund të verifikohet por trajtimet që duhet t’i jepen minoriteteve kombëtare janë kryesisht çështje e juridiksionit të brendshëm. Por ne besojmë se disa praktika ndaj minoriteteve, si për shembull dëbimi me forcë, mund të ketë pasoja ndërkombëtare ku përfshihet OKB.

Problemi i minoriteteve në Ballkan është i mbushur me fërkime pro duhet t’i jepet konsideratë mundësisë së hetimit në terren dhe intervistimit të minoriteteve që janë larguar në vendet fqinje.

 

Uashington, 7 shtator 1946

Në lidhje me ankesat e Ukrainës ndaj Greqisë rekomandohet të ndiqet kursi i mëposhtëm:

Mbështesim kërkesën e Shqipërisë para Këshillit, ku përveç bazës së legjislacionit ju mund të shtoni arsyet tuaja. Në fazën e duhur të debatit, pas deklaratës së përfaqësuesit shqiptar, ne sugjerojmë që ju të bëni qëndrimin zyrtar të SHBA, përgjithësisht sipas linjave të mëposhtme:

Qeveria amerikane gjatë 2 javëve të fundit ka studiuar me kujdes akuzat e përmbajtura në letrën e Ukrainës në lidhje me situatën në Greqi. Qeveria ime është habitur nga mënyra sesi Ukraina i ka trajtuar akuzat e rënda ndaj dy vendeve anëtare të OKB. SHBA beson se çdo vend anëtar i OKB që është i shqetësuar për situatën duhet të bëjë përpjekje për tërheqjen e vëmendjes së qeverive para se çështja të kalojë në Këshillin e Sigurimit. Qeveria ukrainase me sa jemi në dijeni nuk ka bërë përpjekje për të tërhequr vëmendjen e qeverive të Greqisë apo Britanisë, për të cilën po ankohet tani. Ne kemi dëgjuar komentet e përfaqësuesve të Ukrainës, Greqisë, Greqisë, BRSS e Shqipërisë dhe në përgjithësi mund të thuhet se ka tre çështje kryesore ka akuza konfliktuese dhe pikëpamje të kundërta. E para është çështja e incidenteve në kufirin shqiptaro-grek, e dyta është trajtimi i minoriteteve dhe e treta lidhet me prezencën dhe aktivitetin e trupave britanike në Greqi. Qeveria ime i konsideron akuzat në lidhje me propagandën monarkiste, gjendjen e luftës me Shqipërinë dhe zgjedhjet greke, si me rëndësi dytësore për Këshillin e Sigurimit, pasi opinionet greke shprehen në terma afatshkurtra. Pretendimin e gjendjes së luftës Greqia e ka bërë dhe në konferencën e paqes në Paris por pa qëllime agresive. Qeveria ime ka marrë pjesë në misionin e monitorimit të zgjedhjeve greke dhe ka nënshkruar raportim bashkë me Francën dhe Britaninë, prandaj mënyra sesi e trajtoi çështjen përfaqësia ukrainase është e pa kuptimtë dhe vjen nga refuzimi i fakteve të raportit, i cili është i hapur për të gjitha ata që dëshirojnë ta lexojnë. Në lidhje me incidentet kufitare dhe persekutimin e minoriteteve, ne besojmë se Këshilli nuk mund t’i hedhë poshtë menjëherë pasi ato duhet të analizohen si simptoma të situatës së trazuar në të gjithë Ballkanin. Në lidhje me incidentet Ukraina (dhe Shqipëria ) pretendojnë se janë kryer nga Greqia e cila nga ana e saj pretendon të kundërtën.

Ne mendojmë se provat e prezantuara deri tani nuk provojnë se as Greqia e as Shqipëria nuk janë përgjegjëse të vetme. Në situata normale problemi i minoriteteve brenda një shteti është çështje e brendshme e vetë shtetit, por duhet gjithashtu se problemi i minoriteteve mund të krojojë probleme serioze në një rajon të caktuar dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin.

Megjithatë ne nuk mendojmë se Këshilli nga faktet e prezantuara deri tani të vendosë se rasti kërcënon sigurinë ndërkombëtare. Përfaqësuesit ukrainas dhe BRSS kanë qenë kritikë të prezencës së trupave britanike në Greqi, duke thënë se rrezikon paqen dhe sigurinë.

Qeveria ime nuk ka këtë opinion por beson se prezenca britanike është një faktor stabilizues. Kjo çështje është diskutuar në takimet e Këshillit të Sigurimit në Londër dhe asokohe përfaqësuesi i SHBA ka thënë: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e kënaqur që pas diskutimeve me fuqi të e tjera u ra dakord se prezenca e trupave britanike në Greqi nuk konsiderohet rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

 

 

 

Më të lexuarat