BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet, ja 6 kushtet që Italia i vuri Ahmet Zogut para pushtimit, Mbreti kishte planifikuar të fshihej në male gjatë sulmit ushtarak

Dokumentet, ja 6 kushtet që Italia i vuri Ahmet Zogut para pushtimit,

Italia i kishte vënë 6 kushte Ahmet Zogut para se të bëhej pushtimi ushtark. DASH ka publikuar raportimet e ambasadorit të saj në Tiranë, i cili tregon se si Italia kërkoi dorëzimin e integriteti territorial të vendit, duke plotësuar 6 kushte. Zogu i refuzoi. Po ashtu tregohet se si pati negociata të ethshme Shqipëri-Itali para pushtimit.

Absorbimi i Shqipërisë nga Italia

4 mars 1939

Tensionet politike në lidhje në marrëdhëniet italo-shqiptare kanë vazhduar me dëbimin kohët e fundit me urdhër të Mbretit të Komandantit Giovani Giro, organizatori fashist i të rinjve që me ndihmën e shumave të mëdha të lirave italiane ka bashkëpunuar me disa shqiptarë të pakënaqur, përfshi dhe një deputet dhe një mik të mbretit Zog, për të nisur një lëvizje për përmbysjen e regjimit. Mbreti Zog menjëherë thirri rezervistët e ushtrisë dhe dëboi Giron. Opinioni mbizotërues në rrethet e informuara është se qeveria italiane ka sponsorizuar këtë lëvizje pasi Giro ka pozitë të lartë në partinë fashiste në Romë dhe është i afërt me Mussolini, edhe pse kjo mohohet nga ambasadori italian.

2 prill 1939, mesnatë

Sipas raportimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, Italia i ka bërë gjashtë kërkesa Shqipërisë:

1) marrjen e kontrollit të financave të vendit

2) kontrollin e xhandarmërisë

3) kontrollin e administratës civile

4) kontrollin e ushtrisë

5) lejen që ushtria italiane të ruajë aeroportet dhe të thajë kënetat

6) lejen e nxjerrjes së mineraleve.

Sipas raportimeve, Mbreti ka refuzuar kategorikisht çdo masë që dëmton sovranitetin dhe integritetin e pushtetit, por ka pranuar që organizata e oficerëve italianë të diskutojë propozimet ekonomike. ambasadori italian në Shqipëri raportohet se ka kaluar përgjigjen e Mbretit te qeveria e Romës. Ai u kthye sot në Shqipëri i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Romë, Gjeneral Sergei. Në Tiranë ka pasur demonstrata që kërkonin nisjen e rezistencës ndaj italianëve, ndërsa ministri i brendshëm dhe sekretari i ministrisë së Jashtme kanë mbajtur fjalime nga ballkoni i Pallatit duke nxitur turmat të shpërndahen deh se të gjitha masat po merren për situatën. Ka raportime të pakonfirmuara se sonte pritet që trupat italiane të zbarkojnë në Vlorë. Raportohet gjithashtu se mbreti ka vendosur të bëjë rezistencë ndaj italianëve. Por sonte në mbrëmje ministri i jashtëm tha “për momenti nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

3 Prill1939

Sipas informacioneve të besueshme, Italia ka kërkuar me anë të ambasadorit të saj të vendosë protektorat në Shqipëri. Mbreti Zog ka refuzuar dhe ka marrë masat ushtarake për të rezistuar me forcë ndaj zbarkimit të trupave italiane në Shqipëri. Një nga këshilltarët e mbretit më ka informuar se madhëria e tij do të strehohet në zonat malore në rast të pushtimit të suksesshëm të vendit, për të vazhduar rezistencën ndaj italianëve. Ambasadori italian ka mbajtur takim dje me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, të cilët në mesnatë mbajtën takim me Mbretin. Këtë mëngjes ambasadori italian u takua përsëri me Mbretin. Me sa kuptohet qeveria shqiptare po përpiqet që me këto takime të reduktojë kërkesat e italianëve. Është pranuar në rrethet diplomatike se situata është shumë serioze. Raportohet se qeveria shqiptare do të japë një deklaratë zyrtare, unë kam takim me ministrin e jashtëm sot pasdite në 4:30.

(Ambasadori në Shqipëripër Sekretarin e Shtetit)

Uashington, 4 prill 1939

Memorandum i bisedës me kreun e çështjeve evropiane(Moffat)

Me kërkesë të zotit Welles u takova me ambasadorin shqiptar këtë mëngjes. I thashë atij se Welles zotohet t’i kalonte çdo informacion të rëndësishëm në lidhje me Shqipërinë dhe i thashë esencën e telegramit të Grant më 3 prill. Ministri më tha se kishte arsye të besonte se një frizë po afrohej me shpejtësi. Ai tha se besonte se Mussolini ishte i detyruar të bënte diçka për të kënaqur popullin e tij dhe për këtë qëllim Shqipëria do të shkaktonte më pak komplikime se çdo lëvizje tjetër. Por një ide ishte dhënë në fjalimet e fundit të Mussolinit ku ai nuk e quante më detin Adriatik “liqeni Italo-shqiptar”. Sipas ministrit shqiptar, tragjedia e madhe e situatës ishte se ministri i Jashtëm paguhej nga Italia. Ai tha se kishte nxitur mbretin Zog të burgoste ministrin e Jashtëm, por Zogu kishte refuzuar. Në mbyllje, ambasadori shqiptar tha e Itali ndoshta do të pushtonte Shqipërinë lehtësisht, por kur të vijë puna për ta mbajtur vendin, çështja do të bëhej ezauruese për Romën. Shqiptarët nuk do ta pranonin kurrë dominimin italian pasi ishin një popull i vogël, por i lidhur dhe këmbëngulës.

 

Tirana, 4 prill, 1939

Megjithëse vazhdojnë negociatat mes qeverive shqiptare dhe italiane, situata në Shqipëri raportohet e rëndë. Konsulli grek në Vlorë thotë se trupat italiane do të zbarkojnë në Vlorë të mërkurën ose të enjten kësaj jave. Raportohet gjithashtu se prefekti shqiptar ka armatosur myslimanët e Vlorës dhe po organizon rezistencën. Më shumë se 60,000 trupa italiane janë bërë gati në Bari sipas raportimeve nga korrierët amerikanë. Situata është gjithashtu e komplikuar nga fakti se Mbreti dhe Mbretëresha presin sot lindjen e bebes.

Tirana, 4 prill, 1939

Pas një takimi sot pasdite me kabinetin dhe liderë të tjerë politikë, Mbreti dhe ish-kryeministri Mehdi Frasheri, lëshuan këtë deklaratë: Kërkesat italiane ndaj Shqipërisë, nëse realizohen do të vendosnin protektoratin në të gjithë vendin dhe rrjedhimisht Shqipëria do të bëhej Itali nga të gjitha këndvështrimet. Kërkesat italiane përfshijnë kontrollin e të gjitha administratave shtetërore të vendit, përfshi dhe ushtrinë, vendosjen e ushtrisë në pika të tjera strategjike në Shqipëri dhe në qendrat e popullatës. Mbreti i ka refuzuar kërkesat duke i quajtur shkelje të lirisë dhe pavarësisë, dhe ka vendosur t’i rezistojë me forcë pushtimit me rreth 15 000 trupa . mbreti i ka bërë apel qeverive të Ballkanit, saktësisht Turqisë, Greqisë, Jugosllavisë e Rumanisë, duke thënë se me pushtimin italian të Shqipërisë, kërcënohet dhe siguria e tyre. Mbreti kërkoi që qeveritë e këtyre shteteve të bëjnë një deklaratë të përbashkët për dënimin dhe ndalimin e veprimit të pritur të Italisë. Mbreti kërkon veprim të ngjashëm dhe nga Franca e Britania, në mbrojtje të interesave të tyre në Ballkan. Ambasadori grek më ka informuar në mënyrë konfidenciale për këtë dhe i ka thënë delegatit se ndoshta apeli shqiptar ndaj vendeve ballkanike është bërë me shumë vonesë.  Ambasadori grek tha se bazuar në lajmet e raportuara nga një anije greke në Brindisi, 10 luftanije italiane dhe 10 mjete transporti ishin ankoruar aty prej të hënës, kudo të zbarkoni 10,000 ushtarë. Sonte në mbrëmje ai i transmetoi qeverisë greke apelin e Mbretit Zog.

(Ambasadori në Shqipëri(Grant) për sekretarin e shtetit)

Romë, 5 prill 1939
Sipas informacioneve të dhëna nga zyra e jashtme italiane, qeveria shqiptare ka kontaktuar me Italinë për të sugjeruar ndryshime në traktatin Italo-Shqiptar të aleancës. Qeveria italiane ka qenë e shqetësuar në lidhje me zhvillimet që sipas saj rrezikojnë “investimet e saj të rënda” në Shqipëri dhe ka përgatitur një seri sugjerimesh që do të lejonin dërgimin e trupave ushtarake në rast të rrezikimit të investimeve të saj në vend. Në përgjigje të këtyre sugjerimeve të bëra nga ambasadori italian, i cili është kthyer në Tiranë në 2 prill, deklarohet se Mbreti Zog ka urdhëruar mobilizimin e ushtrisë dhe ka refuzuar marrjen në konsideratë të propozimeve italiane. Më tej shpjegohet se megjithëse qeveria italiane nuk dëshiron ndryshim të statusit aktual juridik të Shqipërisë, ajo mund të detyrohet të ndërhyjë nëse interesat italiane vihen nën kërcënim.

Nuk kemi informacione të tjera nga burimet zyrtare në lidhje me qëllimet e Italisë, por radio italiane ka njoftuar se po zhvillohen negociata drejt forcimit të aleancës ushtarake Italo-shqiptare, edhe pse në përgjithësi shtypi italian është çuditërisht i heshtur për të gjithë situatën.

Nga ana tjetër raportimet nga Bari e Brindisi flasin për përqendrim të trupave ushtarake në këtë zonë. Një anëtar i legatës së Greqisë i kthyer dje nga Bari i raportoi ambasadorit të tij se katër anije italiane, Zara, Fiume, Trento e Goritzia, si dhe katër luftanije kishin ardhur aty të hënën, kur transportuesja Giovanni delle Bande Nere, dhe gjashtë luftanije të tjera ndodheshin që më parë në port. Ai tha se ishte habitur nga numri i ushtarakëve që pa në zonë. Por shtoi se i ishte thënë se këto ishin përgatitje për ta kthyer Barin në një bazë përforcimesh detare. Nga ana tjetër, konsulli jugosllav në Bari i ka raportuar legatës së tij se është informuar se trupat ushtarake kanë marrë urdhra për ndalimin e të gjitha lëvizjeve, pasi planet kundër Shqipërisë janë anuluar.

Kur ambasadori britanik takoi dje, Ciano i kërkoi garanci mbi qëllimet e Italisë ndaj Shqipërisë. Ciano tha se Italia nuk do të vepronte në rast se interesat e saj në Shqipëri nuk kërcënohen dhe ndërhyrja ushtarake bëhet e nevojshme.

Ambasadori në Itali (Phillips) për sekretarin e shtetit

Më të lexuarat