BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

Dokumentet, ja përplasjet mes Kinës dhe Polonisë për Shqipërinë, liderët kinezë kundër sulmeve ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit komunist

Dokumentet, ja përplasjet mes Kinës dhe Polonisë për

Viti 1960, përveç krisjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, solli dhe tensione me vende të tjera. Në një dokument të deklasifikuar nga qendra e arkivave “Wilson”, tregohet një bisedë mes liderëve polakë dhe kinezë, ku polakët ankohen për marrëdhëniet me Shqipërinë.

29 nëntor 1960

Shënime nga biseda mes delegacionit komunist polak e kinez në selinë e ambasadës polake në Moskë

Liu Shaoqi e Gomulka debatojnë mbi pozitën e Shqipërisë, gjendjen e bllokut komunist dhe ndërhyrjet në Korenë e Veriut më 1956.

Pala polake: Kreu i partisë Gomulka, Cyrankiewicz, Kliszko dhe Ochab

Pala kineze: anëtarët e Byrosë, Liu Shaoqi e Li Jingchuan

Delegacionet këmbejnë përshëndetje dhe përgëzime për fundin e suksesshëm të konferencës së Moskës.

Gomulka: Jam shumë i kënaqur.

Liu Shaoqi: Edhe unë jam shumë i kënaqur.

Gomulka: Gjithmonë uniteti mund të arrihet nëse ka vullnet.

Liu Shaoqi: Këtë mëngjes pata një bisedë me Hrushovin, jemi pranë arritjes së mirëkuptimit me të. Sa i përket çështjes së Kongresit të 20-të, sovjetikët dhe disa nga palët e tjera besojnë se duhet të dalim me një rezolutë të përbashkët. Në konferencën e vitit 1957, shokët sovjetikë dëshironin ta formalizonin Kongresin e 20-të në “Deklaratën e Moskës”. Ne plotësuam nevojat e shokëve sovjetikëve, pro aktualisht nuk ka nevojë për gjëra të tilla.

Gomulka: Këto janë nevoja të të gjithë lëvizjes komuniste.

Liu Shaoqi: Sot nuk ka nevoja të tilla, por ne shkuan në gjysmë të rrugës për të rënë dakord me sovjetikët. Ne pranuam.

Liu Shaoqi: Kina dhe Rusia ndërhynë në punët e brendshme të Koresë në 1956. Delegacioni sovjetik drejtohej nga Mikoyan, kurse ai kinez nga shoku Peng Dehuai. Të dyja delegacionet ndërhynë në çështjet e brendshme të Koresë prandaj dhe marrëdhëniet mes Koresë dhe BRSS, dhe ato mes Koresë dhe Kinës, nuk kanë qenë në kursin e duhur vitet e fundit.

Gomulka: Ne e dimë sesa u dëmtuar lëvizja ndërkombëtare punëtore nga vendimet e padrejta të gjykatave ndaj njerëzve të pafajshëm në vendet socialiste. Mendoj se të gjitha partitë duhet të konsultohen me partitë e tjera para se të japin vendime të tilla kundër komunistëve, dhe kjo të mos quhet më çështje e brendshme e partisë. Gjykimet e rënda kundër komunistëve kanë pasoja te klasa punëtore dhe te e gjithë lëvizja komuniste, aq më shumë kur janë të pabaza. Partia jonë për shembull do të kishte lejuar ndërhyrjen e një partie tjetër në këtë fushë. Kjo nuk do të na kishte dëmtuar. Kjo nuk është shkelje e sovranitetit apo e të drejtave por trajtimi i duhur i parimeve të internacionalizimit proletar.

Liu Shaoqi: Sikur delegacioni i vitit 1956 në Kore të kishte kundërshtuar vetëm kultin e individit të Kim Il Sung kjo do të ishte në rregull, por ata donin ta përmbysnin. Ka pasur opozicion ndaj Kim Il Sung brenda partisë koreane asokohe. Mikoyan dhe delegatët tanë e mbështetën opozicionin ndaj Kim Il Sung. Ne aktualisht besojmë se gabuam atëherë dhe këtë e pranuam para shokëve koreanë.

Gomulka: Ju e konsideroni gabim?

Liu Shaoqi: Po, sepse nuk duhet të kishim ndërhyrë.

Ochab: Jemi duke folur për grupin që u strehua në Kinë?

Liu Shaoqi: Një grup u strehua në Kinë, dy shokë në BRSS dhe të tjerët qëndruan në Kore.

Gomulka: Mund t’ju jap një shembull shoku Liu Shaoqi, në lidhje me marrëdhëniet polako-shqiptare. Shqiptarët na akuzojnë se kemi tentuar të organizojmë një grusht shteti, me dijeninë, pranimin dhe frymëzimin e qeverisë shqiptare, për të vrarë ambasadorin shqiptar në Varshavë. Unë nuk dua të detajohem shumë te e gjithë historia, vetëm nëse shoku Liu Shaoqi e dëshiron. Sidoqoftë, akuzat e shokëve shqiptarë ishin të rreme dhe të pabaza. Çështja nuk mund të zgjidhej në mënyrë kombëtare apo diplomatike prandaj ne iu drejtuam partisë shqiptare duke prezantuar thelbin e çështjes. Shqipëria vazhdonte të mbronte akuzat e saj në letrën që na thyen. Ambasadori i tyre u largua për në Tiranë, por ne nuk e kthyem ambasadorin tonë në Varshavë. Edhe tani, Shqipëria ka në Poloni vetëm të ngarkuarin me punë. Lind pyetja: Si ta zgjidhim këtë çështje? Kjo nuk mund të bëhet me partinë, pasi shokët shqiptarë kokëshkëmb duke përsëritur budallaqet e tyre.

Kliszko: I kemi dërguar një letër të dytë shqiptarëve dhe nuk na kanë kthyer përgjigje.

Gomulka: (konfirmon) Jam kurioz çfarë do të bënte shoku Liu Shaoqi për të zgjidhur çështje të tilla? A do të quhej ndihma e partive të tjera ndërhyrje në punët e brendshme?

Cyrankieicz: Kjo mund të zgjatë vite të tëra.

Gomulka: A nuk dëshirojnë partitë e tjera marrëdhënie të mira mes Shqipërisë e Polonisë?

Liu Shaoqi: Polonia duhet të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, lidhjet duhet të riparohen. Edhe marrëdhëniet tona me BRSS nuk kanë qenë të mira kohët e fundit, por pas konsultimeve mund të përmirësohen. Në bisedën time me shokun Hrushov këtë mëngjes, ai përmendi çështjen e Shqipërisë dhe tha se ata kanë bërë gabime. Hrushov ka thënë të njëjtën gjë dhe në 1956 kur po fliste për vendin tuaj, Poloninë.

Gomulka: Nuk e di çfarë ka thënë dhe nuk më intereson.

Liu Shaoqi: Ju kritikuat shokun Hoxha në sesionin plenar të konferencës, duke thënë se Hoxha ka sulmuar BRSS në mënyrë brutale dhe huligane, dhe thatë se fjalimi i tij ishte i turpshëm.

Gomulka: Është e vërtetë dhe e mbroj këtë.

Liu Shaoqi: Pas bisedës me shokun Zhu Enlai, në janar 1956 ju keni thënë të njëjtën gjë që po thotë Hoxha sot në lidhje me BRSS. Edhe në vitet 1956-1957 keni dëgjuar shumë kritika nga shokët polakë ndaj BRSS, madje edhe më të forta nga ato që tha Hoxha.

Gomulka: Kjo nuk më duket e vërtetë.

Liu Shaoqi: Gjithsesi ne vepruan drejt arritjes së unitetit.

Gomulka: Pikësëpari ne nuk përdorën fjalët që përdori Hoxha. Së dyti ne nuk kemi bërë kurrë prononcime publike në një konferencë të gjerë të partive motra. Së treti ne kishim baza për të folur mbi atë që ndodhi në marrëdhëniet mes BRSS dhe Polonisë.

Cyrankiewicz: Gjatë kohëve staliniste.

Gomulka: Në 1956 Stalini kishte vdekur, por politikat e tij linin e ende pasoja. Ju e dini mirë që Shqipëria ka përfituar nga ndihma e Bashkimit Sovjetik gjatë kësaj kohe, dhe nëse e llogarisin për kokë, ndihma është shumë më e madhe nga ç’kanë marrë vendet e tjera të kampit socialist nga Moska. Edhe ne kemi marrë asistencë nga BRSS dhe vazhdojmë të marrim, por mendojmë se ishte e gabuar të shisnim qymyrin tonë me çmime të ulëta. Stalini e Molotov na detyruam ta bëjmë këtë me një marrëveshje në 1946. Unë nuk isha në Moskë kur kjo u vendos. Më njoftuan të tjerët që kjo u kërkua për mbylljen e marrëveshjes. Unë i kërkova me një mesazh të mos nënshkruajnë, por përfundimisht ata kishin nënshkruar. Prandaj pretendimet tona u justifikuan. Ne menduam se këto ishin marrëdhënie të padrejta. Ndërsa Shqipëria nuk ka pasur nga këto, prandaj baza e dy konflikteve nuk duhet të krahasohet. Kam pasur gjithashtu baza të them atë që kam thënë për shokun Zhu Enlai në dimrin e 1956. Unë e di se kush po e nxiste partinë kineze kundër Polonisë asokohe. Ata njerëz nuk janë më në udhëheqjen e saj, prandaj nuk mund t’i krahasoni rrethanat. Përse nuk e lexoni dhe një herë ju shoku Liu Shaoqi deklaratën e Hoxhës? Atëherë mund të kuptoni se Hoxha ka pasur një ide për eliminimin e njerëzve të arrestuar gjatë kohës së Stalinit, pasi Stalini më kishte ndërmend edhe mua, sepse dhe unë kam qenë i arrestuar atëherë.

Cyrankieëicz: Hoxha në fjalimin e tij përmendi konspiratorë që janë liruar nga burgu dhe janë rehabilituar.

Liu Shaoqi: Shoku Stalin ka bërë disa gabime në periudhën e fundit të jetës së tij, prandaj dhe ne jemi shprehur dakord me kritikat ndaj tij. Por besojmë se mënyra e kritikës nuk ishte më e mira. Gjithsesi nuk mund të thuhet se komentet kritike të bëra nga Hoxha ndaj BRSS janë krejt të pabaza. Këtë mëngjes në takimin me Hrushov, ai tha se marrëdhëniet me Shqipërinë duhen përmirësuar dhe se po punohet në këtë drejtim. Hrushov tha se të gjitha traktatet dhe marrëveshjet mes vendeve janë të vlefshme dhe do të zbatohen. Sa i përket kredive të kërkuara nga shokët shqiptarë, për momentin nuk do të jepen. Për koincidencë mes marrëveshjeve të nënshkruara nga Kina e BRSS ka edhe nga ato të padrejta që janë nënshkruar nën presion. Edhe gjatë udhëheqjes së Hrushov ka pasur tentativa për marrëveshje të tilla, por nuk dua të flas për këtë konkretisht.. aktualisht marrëdhëniet mes BRSS e Kinës po shkojnë drejt përmirësimit dhe mendojmë se ko është diçka e mirë. Për më tepër është çështja e Mongolisë. Ne kemi dhënë kredi dhe shumë asistencë, aty punojnë specialistët tanë. Rreth 10 000 kinezë po punojnë në Mongoli për ndërtime kyçe në industri. Por me gjithë këtë, lideri Tsedenbal dy herë na ka kritikuar në Konferencë. Ai guxoi të thoshte se kur Zhu Enlai ishte në Mongoli u përpoq ta përfshinte në aktivitete përçarëse. Kjo është e pabazë. Ne duam të flasim me Tsedenbal dhe duam të zbatojmë marrëveshjet tona atje. Prandaj si rezultat i kësaj, shokët shqiptarë kanë folur me kritika ndaj BRSS, baza ushtarake është eliminuar, specialistët po rikthehen dhe ndihmat janë ndërprerë. A duhet pra të veprojmë në Mongoli edhe ne si rusët në Shqipëri?

Gomulka: Nuk dua të flas për marrëdhëniet mes Mongolisë e Kinës. Kjo është një çështje krejt tjetër. Linja politike e partisë së Kinës nuk është kritikuar vetëm nga Tsedenbal, por dhe nga shumica e delegacioneve komuniste. Dhe gjithsesi kjo nuk mund të krahasohet me atë që tha Hoxha.

Liu Shaoqi: Përpiquni njëherë, se edhe mund të krahasohen.

Gomulka: Ne mendojmë se nuk e kemi tepruar me asnjë fjalë atë që thamë për shokët shqiptarë. Fjalimi i Hoxhës ishte një prononcimi papërgjegjshëm nga fillimi deri në fund. Në person i përgjegjshëm nuk mund t’i lejojë vetes të sulmojë ministrin e mbrojtjes së BRSS [Roman] Malinovski, apo komandantin e trupave të Paktit të Varshavës, Grechko, apo të sulmojë personalisht Hrushov dhe (Frol) Kozlov? Cili person i përgjegjshëm mund ta bëjë këtë? Ne sigurisht do i rikthehemi fjalimit të Hoxhës në sesionin e Paktit të Varshavës.

Liu Shaoqi: Si do veproni?

Gomulka: Së pari kemi çështjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Çfarë do të thoshit ju sikur partia komuniste kineze të akuzohej për tentativë vrasjeje të ambasadorit tonë në Pekin? Këto çështje janë serioze. Në këtë pikë ne nuk mund të bashkëpunojmë pasi ata nuk pranojnë që akuzat janë të rreme dhe gjithashtu ofenduese. Ata duhet të pranojnë që na kanë ofenduar. Ne mund t’i drejtohemi dhe vendeve simotra për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Por ata (shqiptarët) nuk lejojnë dëshmitarin kryesor, një shofer, të shkojë në gjykatën polake për të treguar atë që ka parë. Në fund të fundit, një shofer nuk ka imunitet diplomatik, kështu që mund ta detyronim të paraqitej, por nuk deshëm ta bënim. Ne veprojmë si liderë të përgjegjshëm.

Liu Shaoqi: Ne nuk dimë gjë për çështjen e ambasadorit. Jemi të interesuar vetëm që mardhniëeet mes vendeve socialiste të jenë të mira, përfshi këtu dhe Shqipërinë.

Gomulka: Jam dakord me këtë. Por ju sigurisht e dini që prononcimi i Shehut gjatë sesionit të OKB, u përhap në të gjithë botën. A ju duk juve fjalim i përgjegjshëm ai? Nga ana tjetër, ju po mbroni Shqipërinë.

Liu Shaoqi: Nuk e kam lexuar atë prononcim.

Gomulka: Lexojeni dhe do ta kuptoni nëse ia vlen t’i mbroni ata.

Liu Shaoqi: I kam kërkuar shokëve tuaj t’i kalojnë shokëve shqiptarë kritikat në lidhje me sjelljen në OKB. Aktualisht ka marrëdhënie të mira mes nesh dhe shokëve shqiptarë; ne mund t’i këshillojmë ata, mund të bëjmë propozime. Por në të njëjtën kohë do t’i kalojmë dhe te shoku Hrushov, duke këshilluar dhe atë edhe ju.

Gomulka: Për çfarë donit të na këshilloni?

Liu Shaoqi: Të përmirësoni marrëdhëniet me Shqipërinë.

Gomulka: Pra të pranojmë se kemi organizuar tentative vrasjen?

Liu Shaoqi: Ajo që ju thatë një moment më parë, se doni të merrni hapa kundër Shqipërisë në Paktin e Varshavës, është e gabuar.

Gomulka: Por është pikërisht këtu, më shumë se kudo tjetër, ku nevojitet uniteti mes anëtarëve të Paktit të Varshavës. Asnjë vend, në asnjë rrethanë nuk mund të mbetet prapa ose të kalojë radhën përpara.

Liu Shaoqi: Linja politike përcaktohet nga Deklarata e Moskës në 1957 dhe nga deklarata e Konferencës sonë.

Gomulka: Kjo është e vërtetë, por përfaqësuesi shqiptar sulmoi kreun e forcave të armatosura të Paktit të Varshavës para të gjithë përfaqësuesve komunistë. Të gjithë agjencitë e botës do e mësojnë këtë? Është e pakëndueshme që diçka e tillë të mos dalë në shtyp nga një konferencë kaq e madhe.

Liu Shaoqi: Jam i bindur se kreu i forcave të armatosura ashtu si dhe Marshal Malinovski po ushtronin presion, deri në një farë mase ndaj shokëve shqiptarë, dhe presioni ka ardhur nga pala sovjetike. Edhe mbi ne është ushtruar presion, për shembull, si në rastin e specialistëve. Tani kjo po ushtrohet ndaj Shqipërisë. Është një vend i vogël dhe një parti e vogël, dhe e ndjen se po vihet nën presion nga jashtë. Për më tepër, unë e konsideroj të gabuar që ju përdorni Traktatin e Varshavës për të ushtruar presion ndaj Shqipërisë dhe për të marrë hapa kundër saj. Një vend i vogël në detin Mesdhe po i shërben bllokut tonë si bazë ushtarake prandaj ne duhet me çdo kusht të ruajmë marrëdhënie të mira me të dhe me të gjitha vendet socialiste, dhe jo t’i përkeqësojmë.

Gomulka: Partia shqiptare është vërtet e vogël dhe nuk do të kishte veruar kështu sikur të mos kishte pasur mbështetjen e një partie të madhe, domethënë të partisë komuniste të Kinës.

Li Jingchuan: Po.

Liu Shaoqi: Shqipëria është shumë larg Kinës, dhe e veçuar nga vendet socialiste, por mund të luajë një rol shumë të madh, prandaj duhet të kemi simpati ndaj saj.

Gomulka: Nuk e kuptoj, si mund të luajë një rol të tillë Shqipëria?

Li Jingchuan: Të gjitha vendet e tjera socialiste janë territore të lidhura me njëra-tjetrën. Ndërsa Shqipëria është e veçuar dhe e rrethuar nga shtete armike. Ajo po mban lart flamurin revolucionar duke mbrojtur veten dhe duke mbrojtur kampin socialist.

Cyrankieëicz: Dhe pikërisht kjo është arsyeja që BRSS dhe vendet e tjera i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin ndihmë Shqipërisë.

Li Jingchuan:Kjo asistencë duhet të jepet edhe tani. Shokët shqiptarë i thanë hapur shokëve të partive vllazërore në Konferencë atë që i shqetësonte. Kjo ishte korrekte nga ana organizative. Nëse ju mendoni se një pjesë e fjalimit të Hoxhës ishte i gabuar, ju mudn ta kritikoni por jo të kritikoni të gjithë fjalimin.

Gomulka: I gjithë prononcimi ishte i gabuar dhe kjo ishte një kritikë shumë e butë nga ana juaj.

Liu Shaoqi: Kemi dëgjuar shumë fjalë të tilla nga shokët polakë në vitet 1956-1957; kjo nuk është botuar në shtyp.

Gomulka: E folëm një herë këtë.

Liu Shaoqi: Këto fjalë janë përhapur gjerësisht mes komunistëve të vendeve të tjera.

Gomulka: Si ta kuptojmë që kemi folur për këtë me dikë tjetër. Këto janë vetëm insinuata. Për çfarë arsyeje po i riktheheni kësaj?

Liu Shaoqi: Ne menduam asokohe se akuzat tuaja kundër BRSS ishin të justifikuara. Ju ishit vënë nën presion prandaj paraqitët pikëpamjet tuaja, dhe ju menduat se kjo ishte e drejtë. Tani që ata po vënë nën presion shqiptarët edhe ne, ju e nuk mendoni se po sillen në mënyrë të gabuar?

Gomulka: Iu përgjigja njëherë kësaj pyetjeje.

Më të lexuarat